Në këto ditë lufte në Ukrainë, kujtimi i poetit të madh Taras Sheçenlo, frymzon luftëtarët ukrainas për mbrojtjen e atdheut kundër agresionit rus.
Poeti dhe piktori i madh, akademik Taras Shevçenko ,gjatë sundimit rus, me urdhër nga lar iu hoqën gradat e oficerit dhe e si ushtar vuajti në stepa e shkretira, i fyer dhe i munduar nga oficerët e kapterrët rusë .U ndalua të shkruante e të pikturonte. por në fshehtësi ai krijoi poezi malli nga më të dhimbëshmet për Ukrainën.
Sipas një dëshire të shprehur në një poezi, tashmë ai, duket mbi Kiev me shtatoren e tij, si gjeneral i madh çlirimtar.
Shtatorja e Taras Shevçenkos mbi Kiev
LART NË MAL KUJTOJ UKRAINËN
.
Kur vjen e diela, ia mbaj pas shkrepave
E fushave, si kusar në fshehtësirë,
Përmes shkurresh zallit të Uralit*
Dal te stepë e gjerë e shfreh i lirë…
.
Zemra e tronditur, përpëlitet
Posi peshk mbi ujë, i sëmurë.
Qesh në heshtje e fluturon
Si pëllumb i bardhë, dikur.
.
Në liri te hapësirë e huaj
Përtërihem, gjaku më gufon,
Ngjitem e ngjitem
Malit lart vrapoj
Të kujtoj Ukrainën,
Tmerr kur e kujtoj!
.
Stepat këtu- të kuqe e gjembore,
Të kaltra e qiellore atje.
Livadhet endur me blerim,
Lugina nën muzg në perëndim.
Këtu- gëmusha, driza, rërë e shkretë,
Një kodër-varr,
Për të shkuarën flet.
.
Ndoshta nga fillimi i jetës
Frymë njeriu s’ka pasur askund
E kjo shkreti fshihej nga bota.
Gjithsesi mbërritëm këtu
E ngritëm fortesa – qyteza kudo,
Pra edhe varre do të ketë
E punët do të ecin më shpejt!
.
O vendi i dashur, fati im,
Kur do të kthehem në Ukrainë?
O Zot, medet, do të kalbem,
Larg te kjo humbëtirë!
.
PA LIRI
.
Mos nëm , mos i jep askujt
Atë që fati i jep plakut.
I dëbuar larg e në vetmi
Vitet ikin kot e pa liri.
.
Tej në stepa do të vete
Të harroj çdo trishtim më vete.
Por oh! ç’ prapësi e sa mërzitje!
Kapterët, të ndalin në çdo shetitje.
.
MIRËMBETSH, O KOS ARAL!
.
U hapën velat…
Tartana me sandallin
Si rrëshqitën nëpër ujëra,
Mes kallamesh në Sir Dar,
Lundrojnë tashmë në kaltërsi.
Mirëmbetsh, o Kos Aral i mjerë,
Dy vjet trishtimin tim të thellë,
Sadopak, munde ta lehtësoje!
Faleminderit, krenohu, pra,
Se njerëzit, pasi të gjetën,
Se ç’duhej bërë për ty, e dinin!
Mirë mbetsh, o mik!
Jo, atë vend
As e lëvdoj, as e mallkoj!
E ndoshta brenga,
Do t’më ngacmoj sërish.
Ajo që njoha te ajo tokë!
Veç tashti prej saj jam larg.
.
Fortesa Orska 1847
.
MENDIMET E MIA
.
Mendime, mendimet e mia,
Mjerë, me ju!
Ç’u shtruat në letër kështu
Me radhë të zymtë ashtu?
Pse era s’u shpërndau,
Si pluhur në hapësirë?
Pse mjerimi s’u shtroi të flinit
Si fëmijë të mirë?
Mos u lindëm nga mjerimi?
E lotët derdhëm çurk …
Si s’u mbytëm?
Si s’vërshuam si det e nuk gërryem fushat?
Njerëzit s ‘pyetën ç’më dhemb në gji,
E përse mallkoj fatin tim të mbrapsht,
Përse mundohem…“S’prish punë, ec!”
As me të qeshur nuk thanë.
Lulet e mia, fëmijtë e mi,
Pse ju kam ledhatuar, pse ju kam mbrojtur?
Vallë a qan zemra ime e vetme në botë,
Ashtu siç kam qarë dhe unë me ju?
A mud të gjendet një vashë
Zemra e saj e sytë e zi,
Të qajnë me ju mendime?
A lypset më tepër?
Vetëm një lot të binte….
Mendime, mendimet e mia.
Mjerë, me ju!
.
Kur të vdes më vendosni
Ne një kodrinë
Mbi hapësirën
E të dashurës
Nënë Ukrainë
Të sodis fushat pa kufi
Të dëgjoj Dnieprin kur buçet
Teksa nga Ukraina
Gjak armiqsh mbart në det
Atëherë fushat e malet,
Do t’i lë të gjitha
Në qiell do te ngjitem
Të falem në gjunjë
Para Zotit!
Me lini në kodrinë
Mandej ngrihuni!
Prangat këputni!
Me gjak t’armikut mizor
Lirinë spërkatni!
.
Në familjen e madhe,
Të re e të lirë
Mos më harroni,
Më kujtoni
Me fjalën e mirë
E të urtè.