“Janë të rrallë ata meshkuj që zgjedhin të kenë në krahun e tyre femra me botë,
sepse ato që janë sipërfaqësore dhe më së shumti të përqendruara tek pamja e jashtëme,
shkaktojnë më pak probleme dhe janë më të menaxhueshëm.
Një grua me botë, nga ana tjetër, kërkon dialog dhe përballje konstruktive, dëshiron dhe krijon intimitet, e njeh potencialin e saj, i njeh limitet dhe fuqinë që ka.
Një grua me botë e urren sipërfaqësoren dhe vulgaritetin.
Ajo nuk e ka problem që t’ju pëlqejë të gjithëve, ajo nuk kënaqet por është në kërkim,
ajo e di se vlerat e saj nuk lidhen me pamjen por me këmbënguljen e zemrës së saj.
Gratë me botë janë si uragane.
Nuk ndalen përpara asgjëje. Asgjë nuk i ndal.
Qeshin dhe qajnë pa u turpëruar dhe nëse iu teket mund të ulen në mes të rrugës apo të ecin zbathur sikur kjo të jetë gjëja më e natyrshme në botë.
Ato nuk kanë frikë nga sfidat kur kërkojnë atë që duan, as nuk lodhen në kërkimin e idealeve të tyre.
Kur janë çift nuk kërkojnë një lidër për ta ndjekur, as një fëmijë për ta shpëtuar. Por një mik me të cilin të ecin bashkë.
Gratë, të gjitha gratë, duhet të kuptojnë gjithmonë se cilat janë dhe për çfarë janë të afta.
Ata nuk duhet të kenë frikë të tregohen inteligjente, të qëndrojnë me sytë ngulur tek yjet, mbështetur në ballkonin e qiellit!
Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim, një sfidë që nuk të mërzitet kurrë.”
Oriana Fallaci