Në Kosovën e pasluftës, pavarësisht rezultateve zgjedhore, të gjitha qeveritë janë formuar me ndërhyrje ndërkombëtare. Zgjedhjet për më tepër se lojë, kanë shërbyer si “dekor” demokratik që s’ka përfillur asnjëherë vullnetin e qytetarëve të vendit.
Kështu, të huajt kanë vendosur për koalicionet paszgjedhore si dhe për postin e kryeministrit të vendit,…madje edhe presidenten na sollën nga zarfi si zgjidhjen më “fatlume” për vendin !
Kosova e pas-pavarësisë është shëndrruar në një tabele shahu, ku ndërkombëtarët luajnë lojen më një palë figura të zeza politike (qeveritarët), ndërsa në anën tjetër duke e lënë të pafuqishëm, në PAT-pozicion popullatën shumicë të Kosovës (shqiptarët) me figura të bardha.
Ndërkombëtarët i kanë shëndrruar të gjithë liderët vendor në figura politike (me përjashtim të presidentit historik Ibrahim Rugova), që me lehtësi i levizin para-mbrapa. Sa herë që ju duhen “rrokadat” i shrytëzojnë zgjedhjet si mekanizëm justifikues para opinionit publik për arritjen e qëllimeve të tyre afatëgjata mbi Kosovë.
Siq ishte rasti i fundit i “kapsllëkut” politik mbi pesë mujor për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, të cilin më lehtësi e evitoj ambasadorja amerikane Trecey Ann Jacobson, përmes vrejtjës famoze “…mos e dhi punën…”.
I pari që nuk mundi të përmbahet ishte lideri i partisë së parë opozitare të asaj kohe (LDK),…i mbërthyer nga epshet karrieriste shkojë në “jashtëqitje” të ngutshme,…për të kënaqur egon e tij i ktheu pabesisht shpinën bllokut paszgjedhor VLAN, me ç’rast realizoj marrveshjen e fshehtë me liderin e PDK-së dhe projektin më të keq (ndërkombëtar) për vendin !
Tashmë, opinioni publik është mësuar të shofë korin diplomatik ndërkombëtar (ambasadat e huaja) në Kuvendin e Republikës së Kosovës sa herë që merrën vendime në kundërshtim më vullnetin e tyre si bie fjala; rezoluta për fillimin e bisedimeve më Serbinë, shitjen e KEK-ut, ratifikimin e marrveshjes së 19 prillit 2013-të (që prodhoi Asociacionin e komunave serbe) apo miratimin e ndonje rezolute tjetër,…e deri te rasti i (mos) votimit të Gjykatës Speciale.
Pikërisht presioni i shtuar i ditëve të fundit ndaj liderëve shtetërorë për themelimin e Gjykatës Speciale e vërteton edhe një herë varësinë e tepruar të institucioneve tona ndaj mekanizmave të caktuar ndërkombëtar.
Kosova e sotme, më tepër i gjason një burgu kolektiv se sa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje lokale se sa një shteti sovran,…kuvendi i gjason një koloseumi, ndërsa populli një kopeje delesh të ngujuara,…përderisa politikajt u ngjajnë barinjve të uritur !
Zot shpie ,dihet janë bërë ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës sonë !!!
Ketë që themë e dëshmon fakti së përfaqësuesit e zyrave diplomatike (ambasadat), EULEX-i, KFOR-i, etj, hyjnë e dalin sa herë dojnë nëpër institucionet më të larta shtetërore, pa pasur nevojë të trokasin fare,…
Qeveritarët tanë janë mekanizmi i fundit ekzekutues i urdhërdhënësve të jashtëm,…në mes kanë qeveritë më të fuqishme evropërendimore, përderisa timonin e kontrollit të plotë mbi ta e mbajnë ambasadorët e shteteve përendimore në Prishtinë!
Qeveritarët në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj përiudhes së pas-pavarësisë, varfanjakët e djeshëm, supermenët apo milionerët e sotëm janë shëndrruar në “supermen” zbatues të skemave politike të të tjerëve në dëmë të interesave të vendit dhe popullit të vet !
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizoni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur vendin ashtu siç e kemi pritur apo jo ?
Jo, dhe kjo është një JO shumë e madhe. Qytetarët, nuk është se kanë pritur që 16 vjet pas lufte të hajnë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prap pas dere ata që na vranë e prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli !
Sikurse nuk e kemi pritur në asnjë rrethanë që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve, mbi idealet tyre si; liria, pavarësia e vendit dhe ideja kulmore për bashkimin e trojeve etnike.
Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor , shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…këtë ua mundësojnë pagat mujore prej disa mijëra euro dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Si vertetim i kësaj shikojini villat dhe shtëpijat luksoze të disa prej politikajve të pasluftës,…nga kasollat kanë kaluar në villa luksoze më vlera milionshe, makinat e blinduara e deri të bizneset e tyre (e pista) anë e kënd vendit.
Mirëpo fatkeqësisht ende një pjesë e popullatës nuk është këndellur, dhe prap vazhdojnë të vrapojnë pas të korruptuarve, banditëve, kriminelëve në kërkim të një lëmoshe të pavlerë që nuk ua ndryshon jetën në asnjë rrethanë !
Përderisa të vazhdoj pasurimi i paligjshëm i supermenëve vendor, për aq do të vazhdoj varfërimi i popullatës dhe zbrazja e Kosovës nga shqiptarët.
Sjellja e ambasadave të huaja në Kosovë i kalon kufijtë e përzierjes në punët e mbrendshme të një shteti sovran,…dhe për sa kohë sa të vazhdoj varësia e tepruar e liderëve vendor ndaj tyre, për aq kohë Kosova do të qeveriset nga të huajt dhe për aq kohë do të kemi keqeverisje dhe katandisje të vlerave tona kombëtare.
Komentet