Në kohën e internacionalizmit, Radio Tirana, ku kam kaluar rininë time, transmetonte këngë nga të gjitha shtetet ballkanike. Nga sondazhet e bëra në atë atë kohë dilte që asnjë Radio Zyrtare e ndonjë shteti ballkanik nuk transmetonte këngë shqiptare. Pra Shqipëria nuk i bëri dot internacionalistë shtetet e tjera ballkanike.
Sot në kohën e kozmopolitizmit Radio Tirana transmeton këngë nga të gjitha shtetet ballkanike. Nuk e di a është bërë ndonjë sondazh për të parë nëse Radiot Zyrtare të shteteve ballkanike japin këngë shqiptare. Jam kurioz të di nëse sot Shqipëria i ka bërë kozmopolitë shtetet e tjera ballkanike.
Komentet