Pas emërimit të Biznesmenit Ramiz Kelmendi nga Kryeministri Isa Mustafa në postin e Zëvendës Kryeministrit, vetëm dy ditë pasi ai aderoi zyrtarisht në LDK, ka reaguar Donika Gërvalla:
Ja çfarë shkruan ajo:
“Nga këndi i zuzarëve…
qe dy ditë në LDK tipi.
E deri pardje me xhep e me mandat financues dhe mbështetës i atyre që e terrorizuan LDK-në dhe i vranë burrat e saj më të mirë.
Jo që kishin bërë gjë të keqe, por vetëm pse kishin autoritet të pakontestueshëm dhe ishin besnik ndaj Kosovës, LDK-së dhe Presidentit Rugova.
E tash hajt kryeministër, ministra të LDK-së, kryetarë komunash, funksionarë të tjerë të pakurriz… ngrini gotat dhe mos na kurseni me fjalë të mëdha për Ukë Bytyçin.
Veç vazhdoni.
Vjen kutia e votës, vjen!”
Komentet