Kosova ka nevojë që cdo shqiptar në diasporë ta thotë.
Jo cdokush, ai mendimi i njeriut të thjeshtë ulur diku në një ndërtesë europiane o në një shtëpi përtej oqeanit, nuk e njeh sa duhet historinë tonë.
Ia kemi detyrim këtë përgjigje Kosovës.
S’ka shqiptar mos të ndjehet kosovar.
Kosova ka nevojë që cdo shqiptar në diasporë ta thotë se ka qytetarë në Europë e botë, qeveri të tyre, që nuk e dinë e bëjnë sikur s’dinë se Kosova sot është shtet!
Në këtë gadishull Apenin, është pozicionuar vendi më besimtar në botë, Vatikani.
E megjithatë, Vatikani, Kosovën nuk e njeh si shtet.
Ku je o Zot?
Në këtë territor që quhet Itali, qeveria e saj e trupat aleate të Natos, më 1999, dhanë dritën për ta shpëtuar kombin tonë, Shqipërinë e Kosovën, ndërsa jugu i tij mbushej me familje kosovare që strehoheshin nga organizatat humanitare për t’i shpëtuar genocidit serb.
Shumica gra, vajza, nëna me fëmijë.
Kishin me vete vec teshat e trupit e plot dinjitet.
Kur locka u clirua tê gjithë u kthyen, të gjithë e askush nuk kërkoi strehim humanitar o mbrojtje.
“Po na pret locka”, thonin para syve të habitur të aktivistëve e vullnetarëve që s’kuptonin se si shqiptarët rrezikonin jetën me gommone për të emigruar në Itali e shqiptarët e Kosovës ishin këtu e po prisnin me padurim të ktheheshin në shtëpi.
E megjithatë ka ende njërëz, qytetarë europiane, botërorë, që nuk e dinë se cdo shqiptar është kosovar, pasi qeveritë e tyre nuk ia njohin pavarësinë.
Cdo shqiptar në diasporë duhet me thënë sot se vi dhe prej Kosove.
E ka detyrim derisa politika përtej kufirit të marr vlerën e saj fisnike në promovimin e dinjitetit të një kombi, të një personi, arti i regjisë së një jetese në harmoni me pëlhurat më të cmuara të së drejtës.
Kosova ka nevojë që cdo shqiptar në diasporë e troje tona ta thotë se jam dhe kosovar.
Nuk ka shqiptar pa u kredh qoftë një herë në jetë si vala e Drinit që shtrihet në ijet e Kosovës.
S’ka shqiptar mos të jetë kosovar në vargjet e Podrimes, në talentin e Fehmiut, në ritmin e valles së Rugovës, në dhimbjen e Jasharëve, në trimninë e Ademit e luftëtarëve UCK.
S’ka vajzë shqiptare mos të jetë ndjerë Shota me gërshetin mbi gjoks e plisin mbi krye e rini shqiptare me duar kryqëzuar shqiponjë që thërrasin ; Jemi një komb!
Kosova ka nevojë që cdo shqiptar në diasporë ta thotë se ka qytetarë në Europë e botë, qeveri të tyre, që nuk e dinë e bëjnë sikur s’dinë se Kosova sot është shtet!