Në gjermanisht “Sturm und drang” do të thotë “Stuhi dhe vrull”. Kështu quhej edhe një rrymë letrare në gjysmën e dytë të shekullit të XIX,që përfaqësohej nga shkrimtarët e mëdhenj gjermanë Gëte dhe Shiler, Lenc, Klinger etj., qëi hapi shtigje të reja letërsisë së këtij vendi, duke e shpënë atë në majat mëtë larta të letërsisë botërore.
Por edhe përfaqësuesja e Gjermanisë Perendimore, pas fitores së beftë, të bujshme dhe të paparashikuar në botërorin e vitit 1954 ndaj Hungarisë së Pushkashit, Ciborit e Kocishit më shokë, titullit nënkampion të botës në botërorin anglez më 1966, falë një “sturm und drangu” që shfaqi në Euro ’72-in,i shtoi në Euro ’72, i shtoi emërtimin ”kampion i Evropës” për ta përligjur në Botërorin ’74, të zhvilluar në stadiumet gjermane me titullin “i plotfuqishmi i botës ”.
Edhe në Euro ’72,finalet e të cilit u vendos të zhvilloheshin në Belgjikë, skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në tetë grupe nga ku të parat do të formoninkatër cifte, të cilat me sistemim e mënjanimit dotë vazhdinin betejat deri në finale, për të përcaktuar mbretëreshën e ere të kontinentit plakë.
Në grupin e parë Rumania dhe Cekosllovakia grumbulluan nga 9 pikë duke fituar secila në fushëne vet;Cekosllovakia në Pragë 1-0 dhe Rumania në Bukuresht 2-1. Por u kualifikua e para për golaverazh më të mirë. Vendin e tretë e zuriUellsi me 5 pikë dhe të fundit Finlanda me 1 pikë.
Me 9 pikë kundrejt 7 pikëve të Bullgarisë dhe Francësnë vendin e parë në grupin e dytë e rendit Hungaria. Vendin e fundit e zuri Norvegjia me 1 pikë.
Për vendine parë në grupin e tretë luftuan Anglia dhe Zvicra. Anglezët fituan në Bernë 3-2 ,barazuan në Londër 1-1 dhe zunë vendine parë më 11 pikë, të pasuar nga zviceranët me 9,grekët me 3 dhe maltezët me 1 pikë.
Ndryshe nga finalja e Euro ‘64 –ës në Madrid,kur Spanja dhe dhe B. Sovjetikishinndeshur në finale dhe ku spanjollët kishin fituar 1-0 dhe ishin shpallur kampionë,këtë radhe ata“u kacagjelosën”në grupin e 4-t. Në Moskë fituanrusët 2-1, kurse takimii zhvilluar më Madrid u mbyll në barazim1-i. Kjo u dha mundësi rusëve të zininvendine parë me 10 pikë, të ndjekur nga spanjollët me 8, veri-irlandezët me6 dhe qipriotët me 0 pikë.
Grupi i 5-të u përshkua nga epërsia e belgëve që më 8 pikë lanë pas Portogalinë me 7,Skocinë me 6 dhe Danimarkën me 2 pikë. Fati i vendit të parë u vendos nga takimet Belgjikë-Portogali 3-1 dhe Portogali-Belgjikë 1-1.
Italianët nuk e patënproblemtë kualifikoheshnnë grupine 6-të me 10 pikë, kundrejt 7 pikëve të grumbulluara nga Austria që u rendit në vendin e dytë. Cuditërisht në Vjenë italianët fituan 3-2, kurse në Romë barazuan1-1.
Në grupin e 7-të vendi i parë i takoi Jugosllavisë që barazoi më Hollandën0-0 në fushën kundërshtare dhe fitoi2-0 në fushën e vet dhe ua la hollandezëve vendin e dytë. Të tretin e zuri RD Gjermane më 7 pikë dhe vendin e fundit Luksemburgu me 1 pikë.
Dhe ja më së fundi tekat e shortit vunë përsëri në një grup,të 8-in dhe të fundit, Shqipërinë bri skuadrës së prirë nga Bekenbaueri ose “kaizeri”i futbollit gjermano-perendimor, së bashku me skuadrat e Polonisë dhe Turqisë. Për trajnerin Shën,që kishte zënë vendin e Dervalit “të rrahur me vaj dhe me uthull”,u rishfaqën retë e murrëtyera të barazimit të stëmundishëm 0-0 në Tiranë…Aq më tepër që takimi i parë nuk zhvillohej para publikut gjermano-perendimor ,si më 1967 kur vendasit kishinfituar 6-0,por para publikut shqiptar,po në atë stadium të Tiranës, ku legjioni i gjermano-perendimorëve ishte larguar gati i mundur, po të rikujtojmë golin në portën e tyre, të “pa vënë re” nga gjyqtari austriak,Marshall,sic është vënë në dukjë në shkrimin e kaluar.
Ishte kjo arsyeja që Shëni,zbriti më 17 shkurt të vitit 1971 në Tiranë një pasdite e murrme, me një skuadron që edhe sot numërohet si ndër mëtë mirët e historisë së futbollit gjerman dhe boëtëror:Majer,Fogst,Packe,Shnelinger,Veber,Bekenauer,Netcer,Overat,Grabovski,Myller,Heinkes,përballë së cilës u vunë: Dinella Gjika,Dhales,Cani,Kasmi,Ragami,Vaso,Bizi,Ziu,Ceco dhe Pano,me trajner Loro Boricin,me një reshtim taktik shumë të mencur, sic e kam vënë re gjatë komentimit të kësaj ndeshjeje që bëra në TVSH dhe në librin tim”Nga 2-3-5 në 4-4-2” shumë të mëncur- me vendosjen e Ziut si sulmues i majtë, i maskuar, për të frenuar vërshimet e mbrojtësit Fogst,në krahun e djathtë dhe mbulimin thuajse të plotë të mesfushorvë Bekenbauer,Netcer dhe Overat nga Vaso, Bizi dhe Ragami… Gjermano-perendimorët fituan vetëm falë një goli të rastit të shënuar në pjesën e parë nga Myleri i famshëm…
Mjerisht nëndeshjen e kthimit skuadra jonë, ngafrika se mos pëonte ndonjë”goleadë” u reshtua krejtësisht neë mbrojtje dhe humbi 0-2, por shumë larg lojës së zhvilluar në Tiranë.
Në këtë grup Shqipëria zuri vendin e katërt duke grumbulluar 3 pikë,një fitore në më Turqinë 3-0 dhe barazim me Poloninë 1-1 në Tiranë. Natyrisht e para u rendit skuadra e Shënit me 10 pikë.
Në 1/8 e finaleve të zhvilluara në 29 prill të po atij viti, cifti më intriuges ishte Angli-Gjermani. Këto dy skuadra ishin përplasur në finale të Botërorit ’66 në Londër, ku gjatë shtesës anglezët kishinshënuar një gol fantazmë pastaj dhe një tjetër që u kishte dhuruar kupëne botës(4-2). ishin përpladur pastaj sërishmi në cerekfinalen e botërorit Meksikë ’70 kukëtëradhë Bekenbaueri me shokë ishin hakmarrë dhe kishin mënjanuar kampionët botërorë (3-2). Tani ishte e treta e vërteta, dhe me dy takime.
Në qoftë se deri atëherë veprimtaritë sportive ndërkombëtare shiheshin në Shqipëri “vjedhurisht” me antena e pastaj me “kanoce”, ndeshja Angli- RF Gjermane dhe tjetra para saj, Itali –Belgjikë, u panë edhe nga sportdashësit tanë nëpërmjet ekranittë vogël, port ë trasmetuara këtë radhë nga TVSH-jë,pra “ligjërisht”.
Për hir të së vërtetës, upata propozuar më parë drejtuesve të këtij institucioni se i pajisur me kufje në studio, isha në gjendje të përkthjeja nga italishtja dhe disi nga serbo-kroatishtja dhe doemos të komentoja edhe vetë cdo veprimtari sportive, sidomos ndeshje futbolli. Dhe Todi Lubonja, aso kohe drejtor i përgjithshëm i TVSH-së, e pati miratuar menjëherëkëtë propozim.
Kështusportdashësit, kur unë në orën 17. 00 së pasditëssë 29 prillit të vitit 1972, fillova të komentoja takimin Itali-Belgjikë, që zhvillohej në Milano, nëpërmjet të komentit të Nando Martelinit,gazetarit të njohur italian të mikrofonit dhe kameras, u habitëndhe pandehën se edhe unë po kryeja të njejtën punë si ai nga stadiumi “San Siro” i Milanos. (Sa për kurreshtje ndeshja u mbyll 0-0). Por kur më 20,30 përsëri zura të komentoja ndeshjen Angli-RF Gjermane që luhej në Londër, atëherë kuptuan se ishte e pamundur që për jo më shumë se një orë e gjysmë nga Milanoja të kisha fluturuar në Londër, e që aty në “Uembli”, ku zhvillohejkjo ndeshje, që përfundoi 3-1 për djemtë e Shënit, të cilët u dhanë një mësimshembullor të zotëve të shtëpisë, që shumë rrallë kishin humbur nëkëtë stadimtë mbi quajtur “Meka e futbollit anglez”. Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar pas dy javësh, gjermanët u mjaftuan me një barazim 0-0 dhe kështu u ndodhën në cerekfinale.
U kualifikuan edhe belgët, që mundën italianët, kampionët në fuqi 2-1. (Një humbje katastrofike për axurrët që nuk do tëngrinin kokën as në Botërorin ’74). Po kështu edhe Hungaria me dy barazime me Rumaninë, 1-1 në Budapest dhe 2-2 në Bukuresht, pra meqë kishte shënuar më shumë gola në fushën kundërshtare. Cerekfinalist i fundit ishte Bashkimi Sovjetik që pas barazimit në Beograd 0-0, fitoi 3-0 kundër Jugosllavisë në Moskë.
Faza përmbyllëse u zhvillua, sic thamë, në Belgjikë,nga 14-18 qershor i vitit 1972, nëstadiumet e”Heisel” dhe “Emil verse” të Brukselit, me nxënësi përkatësisht 60. 000 42. 000 shikues,Sclesin të Liezhit. ( 43. 000 shikues)dhe Bosui të anversës. ( 60. 000 shikues).
Në takimin e parë Belgjikë-RF Gjermane,që u luajt në Anversë, Myleri me dy të shtëna të sakta në 24’ dhe 71’ siguroi fitoren ndaj vendasve, të cilët nuk mundën vecse të shkurtonin rezultatinnë 2-1 në 83’ me anë të Poleunisit.
Në gjysmëfinalentjetër,të luajtur në Liezh, Bashkimi Sovjetik,me shumë vështirësi mënjanoi Hungarië 1-0, me gol të shënuar nga Konkovi.
Para finales së madhe RF Gjermane -Bashkimi Sovjetik për vendin e tretë,në takimin e zhvilluar në stadiumin”Heisel” të Brukselit , Belgjika mposhti Hungarinë 2-1, me gola të Lamberit në 24’ dhe Van Himstit në 28’, kurse hungarezët shënuan të ashtuquajturin gol të “ngushullimit” në 53’ në anë të Kusë.
Kështu më 18 qershor, po në stadiumin e mësipërm,nën drejtimin e gjyqtarit austriak, Marshall,pikërisht ai që kishte gjykuar takimin Shqipëri-RF Gjermane 0-0, të 17 dhjetorit të vitit 1967,ku “i kishte shpëtuar pa vënë re” një gol i rregullt i tanëve, që do të na kishte dhënë fitoren, “kryqëzuan shpatat” RF Gjermane dhe Bashkimi Sovjetik.
Eshtë interesant të vihet në dukje se këto dy skuadra një muaj më parë ishin ndeshur në Stadiumin e ri Olimpik të Mynihut, stadium ku në shtator të po atij viti do të zhvilloheshin Lojërat Olimpike Verore. Atë mbrëmje menjë lojë të mahnitshme skuadra gjermano-perendimore kishte fituar 4-1.
I njejti skenar u përsërit edhe nëkëtëfinale. EkipiiShënit,i përbërë nga Majer,Hëtges,Bekenbauer,Shvarcenbek,Brajtner,Uli Hënes,Vimer,Netcer,G. Myler dhe Heinkes fitoi 3-0, me gola dy të Mylerit në 27’ dhe 58’ dhe të Vimerit në 52’.
Kështu Gjermania Federale vuri për herë të parë në kokë kurorën e “mis Evropës” .
Disa minuta para mbarimit të ndeshjësngatribunat e “Heiselit” drejt e në hapësirat e ngushta rrethonin fushën, kuzhvillohej ndeshja, u rokullisën mijëra tifozë, kryesishttë rinj . Policia belge u përpoq t’i përmbante, por nuk qe punë që bëhej. Atbotë këtë e bënë vetë futbollistët gjermanë,vecanërisht portieri Majer që i rrokte përqafe tifozët dhe kësisoj ata si me magji u qetësuan dhe i ndoqën idhujt e tyre disi larg vijave kufizuese.
Por gjendja u bë alarmuese fill pas mbarimit të ndeshjes ,kur tifozët u sulën në fushë për të të përqafuar gjermanët, tashmë kampionë të Evropës. I mbaj mend mirë këto pamje, që shfaqeshin në ekranin e televizorit në studion nga ku me kufje në veshë komentoja ketë ndeshje.
Nga frika se mos pësonin gjë futbollistët e të dyja skuadrave me buzëqeshje të drojtura u shmangeshin përqafimeve të tifozëve dhe suleshin nga tuneli drejt në dhomat e zhveshjes edhepse turmat dukeshin të paqme dhe për fat tëmirë nuk shkaktuan trazira…
”Do të doja që skuadra ime të ruante këtë formë edhe në Botërorin ‘74”,-u shpreh Shëni pas kësaj finaleje. Kishte të drejtë,po të kemi parasysh se shumë specialistët, pasi skuadra gjermane në atë botëror u bë edhe “mis bota”,theksuan:”Fitorja ishte e gjermanëvë, por nderi i holandezëve”. Këta të fundit, edhepse humbën 1-2, dëshmuan se ishin të barabartë me skuadrën e Shënit.
Sidoqoftë, ato vite futbolli gjermano-perendimor dëshmonte se ishte fuqia më e madhe e botës.
X
Golshënuesi më i mirë i Euro’72-sht ishte sulmuesi GerdMyller,(RFGJ) me 4 gola.
Skuadra simbolike euro’72:
Rudakov,(B. Sovjetik),Xoxuashvili,(B. Sovjetik),Bekenbauer,( RF Gjermane),Brajtner,(RF Gjermane),Brajtner,( B. Sovjetik),Hurcilava, (B. Sovjetik),Hënes,( RF Gjermane),Netcer,(RF Gjermane), Vimer,(RF Gjermane),Lamber,(Belgjikë),Hajnkens, (RF Gjermane), Myler( RF Gjermane).
Komentet