Sot 31 vjet pas daljes së numrit të parë të “RD”-së gazetës së parë opozitare doli lajmi që askush nuk e priste që stafi i kësaj gazete nuk është lejuar të futet në zyrat e tyre nga Grupi Soroist i PD-së apo anëtarët e shoqatës BB.
Kjo nuk do mend të kuptohet se kjo gazetë nuk është më mjet propagande i shoqatës BB, por për herë të parë pas shumë vitesh është bërë sadopak zë i lirë i demokratëve shqiptarë.
Të jem i sinqertë me ju miq unë nuk e dija se akoma botohej kjo gazetë sepse qoftë edhe më militantët nuk besoj se lexojnë jo më gazeta partiake por as shtypin që konsiderohet si i pavarur.
Për neve që kemi përjetuar 5 Janarin e vitit 1991 dalja e kësaj gazete që ishte simboli i fjalës së lirë pas 45 vitesh terror komunist ishte një ngjarje që akoma më ngjall emocione të forta kur e kujtoj.
Ka qenë Janar i acartë e i ftohtë e njerëzit shumica të mësuar me radhët e qumështit kishin zënë radhë si asnjëherë tjetër që pas mesnate duke pritur numrin e parë të Rilindjes Demokratike. Për herë të parë lexonim shtyp të lirë. Gjatë gjithë ditës së 5 Janarit në rrugët e Tiranës dhe kudo nuk kishte temë tjetër diskutimi.
Me gjestin e sotëm të pas 31 viteve porositësit e mbylljes së RD-së kanë realizuar një akt hakmarrjeje që më në fund pas kaq kohësh ju ka dhënë sado pak kënaqësi. Them porositësit sepse unë besoj se çdo gjest apo veprim që ndërmerr shoqata BB nuk e bën jashtë skenarit që hartohet dhe shkruhet në selinë e ish Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
Unë po ashtu besoj fort që kjo pjesë e skenarit ashtu si gatimi i ‘non-gratës’ do ketë efektin e kundërt dhe do ju kthehet në bumerang!
Për RD-në ky është një moment FATLUM që nga një gazetë që deri para pak javësh mbarte vetëm simbolikën e saj duke mos e lexuar askush ka rastin që si vetë PD-ja e rithemeluar të shëndërrohet në tribunë e vërtetë jo vetëm të demokratëve shqiptarë por të ZËRIT më të gjerë OPOZITAR të munguar prej vitesh nē Shqipëri.
Shtypi i shkruar dhe media audiovizive me përjashtime sporadike sot në Shqipëri janë mjete dhe zëdhënës të interesave mafioze.
Ky është një moment FATLUM që kjo ngjarje që ka ndodhur sot e rasti nuk duhet humbur që kjo gazetë të bëhet edhe njëherë zëri i vërtetë i lirisë.
Këtij mediumi që ka simbolikën më domethënëse RILINDJA DEMOKRATIKE do ti duhet të grumbullojë zëra dhe intelektualë të pavarur por të besueshëm për publikun shumë skeptik shqiptar që nuk i beson sot thuajse askujt dhe asgjëje të ngjallē shpresën se ai vend i nëpërkëmbur kaq keq nga mafia rilindase mund të bëhet.
Mos e humbisni shansin e artë!
Komentet