A.. ishte një pedagoge dhe intelektuale arabe ose palestineze që punonte si profesioniste e vërtetë në entët ose institucionet e ndryshme përkatëse ose respektive të Gjermanisë. Kështu që fati kishte vendosur asisoit që tek po punoja për disa kohë në një büro ose ent të specializuar gjerman, për udhëheqëse (scheficë) të kisha palestinezën (araben) e bukur, intelergjente, eksluzive ose ekzotike, e cila me të kuptuar se isha shqiptar, disi mbante një distancë ose qëndrim të matur, të ftohët dhe të rezervuar ndaj meje.
Ndërkohë që ishte një grua intelektuale, profesionale dhe shumë intelegjente, saqë nuk i linte vend mosnjohjes ose jointeresimit te saj si të thuash për të gjitha vendet, fetë, kombet dhe kulturat e ndryshme të globit ose planetit tonë.
Dorën në zemër ishte edhe shumë e bukur, sfiduese, tunduese ose atraktive.
Një ditë e pyeta përse (pse) ishte aq e ftohët, e përmbajtur ose e ndrojtur me mua? Pasi me shikoi pak nga sytë tek këmbët, me tha: Po si mund të jenë të afërt një shqiptarë dhe një palestineze ose arabe, kur ju shqiptarët neve arabëve ose palestinezëve na keni shpalllur pushtues dhe armiq shekullor ose historik pa u takuar kurrë në vijat e frontit ose fushën e luftës!” Duke me lënë të menduar për disa kohë, se si t´i përgjigjëm arabës (palesinezes) së bukur dhe shumë intelegjente, e cila po shikonte dhe lexonte diçka në laptopin ose kompjutorin e saj pa me shikuar fare më në sy.
” I njihni ju Jaser Arafatin, Abu Nidalin, Abu Abasin, Abu Amarin, Jerusalemin, Nablusin, Naazaretin, Gazen, Yafen, Betlehemin, Damaskun, Alepon, Bagdatin, Amanin, Mbretërshen Rania të Jordanisë së bashku me Marokon dhe vendët tjera të Magrebit dhe kështu me radhë…duke ia radhitur ose numruar të kaluarën, traditat dhe historinë e tyre.”-e pyetazonjeshen e bukur.
“Nga po i njihni ju ju lutëm të gjithë këto emra, gjarje, figura dhe histori ?!” me pyeti në vazhdim palestinezja( arabja ) e bukur dhe intelegjente me një, mençuri dhe elegancë të përsosur që nuk e kisha parë dhe ndjerë deri atëherë.
Paj, shikoni, për kulturën, traditat dhe historinë e botës arabe ose muslimane kam lëxuar dhe mësuar dikur si student në Zagreb të Kroacisë ku kam patur edhe shokë dhe shoqe nga Palestina, Libani, Siria, Jordania, Libia, Marokoja dhe vendët tjera arabe ose muslimane.”, iu gjegja në vazhdim.
” Ahaaa! Me vjen (vije) fortë mirë që paskësh (paska) shqiptarë që e njohin dhe respektojnë kulturën dhe historinë tonë.”, ma ktheu ajo me një shikim të rreptë drejtë meje, si për të mos i lerë vend kurrfarë dyshimi që ajo po mbante shënime nga ati që po ia thoja.
” Ne arabët ose palestinezët jemi të marrë ose gati tepër naiv. Aty ku Zoti dhe natyra kanë falur ose blatuar me aq bujari resurse, pasuri dhe bukuri të shumëta njerëzore dhe materiale, shumë njerëz vuajnë edhe për bukë goje!”, shtoi në vazhdim ajo si për të me nxitur ose provokuar për bisedë, apo për debat.
” Nuk është ashtu, por historia i ka fajet. Arabët dhe berberet në mesjetë e edukuan, emancipuan, ndriçuan dhe eksploruan Europën ose tërë globin ose planetin tonë. Këtë fakt e njohin dhe pranojnë edhe shumica absolute e kokave me të mençura (gjeniale) të Perëndimit. Në instancë të fundit, nuk janë Arabia ose Lindja e Mesme vetëm çerdhe ose djep i kulturës muslimane, por edhe i asaj kartagjenase, kristiane ose katolike.
Se këndejmi, në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik, thuhet se kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë së bashku me ligjët e para njerëzore (qytetare), politike ose administrativo-juridike në Antikë. Në Babiloni, Mesopotami, Medi (Përsi), Asiri dhe kështu me radhë… Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nebukardenazori, Aka (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandor të tjerë, shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, adminstrative ose juridike për t’i bindur, bashkuar ose bërë bashkë grupet ose komunitetët e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve etj… para mëse 6OOO vitësh. Bëhet fjalë mbi trekëndëshiin e njohur të kulturave dhe civilizimëve të moçme’ të Mesopotamisë, Asirisë, Babilonisë dhe Persisë (Medisë), respektivisht, Gjirin (Golfin) e njohur Përsiko-Arbabik ku thuhët se ndodhën rezervat ose pasuritë më të mëdha të naftës dhe benzinës në globin tonë tokësor.” i thashe ne vazhdim, duke shtuar: “Ndërkaq, në Mbreterinë e njohur të Marokut (Marako), e vetmja mbretëri në Afrikë, si për shëmbull mundë të hasni plot apologji dhe analogji të shumëta në mes iliro-shqiptarëve dhe popullit krenar të bërberëve (marokanëve të sotëm) ose kartagjenasve antikë, ku sipas shënimëve ose historive të njohura të Herodotit, Tukididit dhe të tjerëve: Në fillim nën Kartagjenën dhe me vonë nën Romën-Maroku ishte Provinca me e njohur dhe me e famshme e Perandorisë Romake, ku fiset autoktone, indogjene dhe autentike të berberëve, kohë pas kohe i kishin pranuar fetë ose ritualet e huaja fetare, por i kshin ruajtur dhe kultivuar me plot fanatizëm, patriotizëm dhe xhelozi të madhe traditat, doket dhe zakonet e veta. Edhe pse Marokoja deri në vitin 1912-193, ishte nën protektoratin francez: Falë luftës, guximit, krenarisë dhe herozmit të pashoq të popullit trim, heroik, liridashës (çlirimtarë) dhe patriotik të Marokos: Mbretëria e Marokoso, në vitin 1956 e kishte fituar pavarësinë e plotë shtetërore dhe nacionale-nën udhëheqjen e mbretërve Hasan dhe Muhamadi VI.
Se këndejmi, i rrahur nga erërat, murlanet dhe stuhitë e forta të Atllantikut, në perëndim, nga erërat dhe pluhuri i paparashikuar i shkretëtirës së Saharasë në veri, si dhe i përkëdhelur dhe përqafuar nga rrezet dhe valët e ngrohëta të Mesdheut ose Mediteranit në jug-lindje të tij: Aty eshte Maroko dhe qyteti ose metropoli i lashte i Marakeshit, i cili dikur ishte qendra ose metropola kryesore e Marokos dhe Andaluzise ne Spanje, ku fiset e njohura arabo-berbere kane lene gjurme te pashlyera dhe histori te shumeta ne te gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Edhe pse Rabati eshte kryeqyteti ose rezidence mbreterore dhe qeveritare e Marokos: Qytetet e lashta te Fezit dhe Marakeshit, thuhet se jane zemra dhe shpirti i shtetit dhe popullit krenar dhe historik te Marokos, perderisa Casablanca ( Kasablanka); Rabati dhe Agadiri- jane truri (mendja) dhe syte e tyre. Apo, i shin sot Alepon dhe Damaskun ( ishte kohë lufte qytetare ne Siri) -me afro 3 mijë vite histori dhe traditë të lashtë kulturore dhe qytetare: Damasku ( kryeqytet i Sirisë) dhe Bagdadi ( kryeqytet i Irakut) -për shumë shekuj dhe dekada me radhë vazhdojnë të bartin epitetin e kokave krenare dhe kryengritë të botës, kulturës dhe qytetrimit të njohur arab ose musliman, e sot ne ruina ose germadha! Mos harroni se në Damask (Siri)-u ngritë ose themelua Kalifati i njohur arab”Omejada”, i njohur si “Kalifati i Damaskut”, ndërkaq në Bagdad (Irak)- u ngritë ose themeluar Kalifati tjetër arab “Abasida”, i njohur si “Kalifati i Bagdadit”. Pa i harruar këtu edhe biblotekat dhe Univerzitetët e famshme të Damaskut, Alepit (Halep ose Alepo), Bagdadit, Kajros, Amanit dhe kështu me radhë, ku për shumë shekuj lulëzuan dhe shkëlqyen arti, kultura, letërsia, filozofia, medicina, farmacia, matematika, astronomia, logjika, psikologjia dhe shkencat tjera.
Damasku, apo kryeqyteti ose qëndra rezidenciale e Serisë, me 1.9 milion banorë, qyteti i dytë (pas Alepit) për nga madhësia dhe numri i banorëve në Siri, respektivisht selia e njohur e “Dinastisë Omejada”ose “Kalifatit të Damaskut” në mesjetë. Qyteti i sheshëve, rrugëve, bulevardëve, distriktëve, tempujve, pallatëve ose objektëve të panumërta sakrale, monumentale ose historike. Me Xhaminë e famshme “Omejada (Umayyada) në qëndër të tij, pallatin e njohur “Azim”, tempujt ose kështjellat e njohura si “Suq Al Hamidia”, “Xhabal Qasiyn”, “Çan As’sad Pasha”, Xhaminë e njohur “Sayydah Raqayya”, “Baba Sharki”, sheshin “Omejada” (Umayyada), rrugën e famshme “Al Hamra”, Muzeun e Sulltan Salajdinit, pallatin e Zajnib bin Aliut, Xhamitë dhe Medresët e shquara si “Al Zahra, “Abu Rrahman”, Babë Musalah”, Sheikh Sahdi”, shtëpinë e bekuar kristiane të Shën Aninisë, distriktin e njohur ebraik ose izraelitë, masivin e ndërtesave monumentale të Univerzitetit të shquar të Damaskut, citadelat e njohura të Damaskut, biblotekat dhe libraritë e shumëta, hotelet, rezidencat dhe pallatët e praruara dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadare prej neoni, kristali ose porcelani që rrijnë ndezur dhe bëjnë dritë ditë e natë….Universiteti i famshëm i Damaskut si shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor i shtetit dhe popullit sirian ose asirian etj. Të njohura gjithashtu janë edhe vëra dhe dredhëzat siriane.
Alepi (Alepo ose Halep), me afro 6 mijë (6OOO) vite histori dhe traditë të lashtë dhe aq të lavdishme: Alepi (Halep ose Alepo) -ishte qyteti më i madh dhe më i njohur i Sirisë së para luftës. Dhe, jo vetëm i Sirisë, por njeri prej qytetëve ose metropolave më të lashta, më të bukura dhe më interesante në të gjithë globin tonë tokësorë. I njohur ose konsideruar përndryshe si Perlë e Lindjes së Mesme dhe më largë, apo, siç e quanin shpeshherë qyteti i citadelave, arkeduktëve, muzeve (muzeumëve), kështjellave, pallatëve, rezidencave, hoteleve, biblotekave, librarive ose medresëve të shumëta…. Qyteti i Salajdinit, Nuredinit, Al Naserit etj….Duke menduar në Xhaminë dhe Medresën e Madhe “Al F. Madrasal” ose “Omejada” (Umayyada) në Alep, Muzemumët (Muzetë) e njohura “Bejt Gazelah”, “Al Rrahman”, Muzeun Nacional të Alepit, “Babë Al Naser”, “Babë Al Hadid”, “Babë Al Faraj ( Faraxh)”, Kullën e Sahatit”, ndërtesën impozantë të Univerzitetit të lashtë të Alepit, Selinë e Kishës Katolike të Sirisë, Parkun Nacional (Sabël Public Park) të Alepit, “Biblotekën e Nuredinit” , hotelet “Baron”, “Sheraton” etj. Alepit i cili me 2.2 milion banorë, ishte edhe qyteti më i madh i Sirisë së paraluftës, sot pjesa me madhe e tij në ruina ose gërmadha lufte, apo?! Mjerisht!” i deftova në vazhdimi arabës (palestinezes) së bukur dhe intelegjente, te ciles te nesërmen, ia dhuraova nje veshtrim te mehershem, mbi kulturen, historine dhe filozofine e njohur arabe te publikuar dikur me heret ne revisten e njohur shqiptare “Eurozeri” me sa vijon:
…../´
“Ata që kanë studiuar farmacinë, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë dikur herët kishin themeluar, në principe shkencore, farmakologjinë si shkencë. Gjithashtu arabët e shpikèn (zbuluan) metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Vetëm në Damask, Alep dhe Bagdad, ishin me tepër se 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Vetëm Bagdadi, Alepi dhe Damasku kishin me tepër se katër spitale të mëdha. Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm edhe në mendimin dhe intelektin e njohur evroperëndimorë. Në astronomi, ata ishin të parët qè ndanë globin tokësor në meridianë. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfaqen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhte eklipsi i Diellit dhe i Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm. Ata të parët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Të parët, i studiuan trupat qiellorë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mësohej se Toka është e rrafshët.
Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyeera edhe në Spanjë. Sidomos në Kordobë, Granada, Kadiz, Alikante, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj.
Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada,Toledoja etj. i kishin me mijëra banjo. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimensionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë.
Profesorë, shkenctarë ose studiues eminent nga Perëndimi, pohojnë se nga “Sunna” dhe libri i shënjë i “Kur’anit”-kanë lëxuar dhe mësuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhamet dhe pas gjithë kësaj, e tërë kjo mund të përmbledhet në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut (Hyjit) dhe nuk ka ngadhënjyes tjetër, përveç Zotit (Hyjit). Kjo është baza e besimit islam.
Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijuesit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij me të varfër, ose në nevojë. Pas atyre të dyjave, vjen Agjërimi ose Ramazani, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi.Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mëkatet.
Bagdadi, Damasku, Alepi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga ku iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencèn. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandia,Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot universitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me laboratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodoogjike.
Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë. Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte prezente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundimtarit të Konstandinopojës (Stambolli sot), për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.
Ndryshe nga kjo, duke filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së lashtë Antike (Tunizi ), për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje..nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash “harkun” ose “katerkëndëshin e madh” të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë (Persise) ose Mesopotamisë: Revolucioni Dialektik dhe Metaestetikë” së bashku me Logjikën e Re (“Logicae Novae”) shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të njohur Persiko-Arabik. Duke i veçuar këtu shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Al Bagdadit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit , Al Hakimit dhe Al Mansurit ( themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabit ose Al Xhebrilit ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit ) …dhe të tjerëve në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisë, oftamologjisë, otorinolaringlogjisë, farmacisë, kirurgjisë, anatomisë, obduksionit, disekcionit, psikologjisë, bakteriologjisë, botanikës, histologjisë, psikologjisë, didaktikës etj.
Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e ” Dinastisë Omejada”, gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të ” Kalifatit të Kordobës” (në Spanjën e sotme)-Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 45O.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj. Ishte Universiteti dhe bibloteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.
Meqë fjala mbi “Dinastitë” ose “Kalifatët” e njohura “Omejada” dhe “Abassida” të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në vazhdim se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi, asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë, metropolën e njohur të Bagdadit e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartè kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinën e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte “gjuhë e lartë”shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë.
Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola mè e madhe dhe më e famshme e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur në msjetën e vonë; përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera. Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e “Kalifatit Abassida” me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, univeersitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab “Omejada” me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë). Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjërë.
Problemet e trashëguara nga e kaluara:
U mor vesh se në botën arabe ose muslimane, githashtu ekzistojnë edhe problemët, luftërat, konfliktët, antagonizmat, divergjencat, diskrepancat disonancat e njohura kognitive, sektare, konceptuale, ideologjike etj., në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si dhe pse kjo?
Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: “Anno Higrae” 15 -16 .O7. 622 )-Profeti Muhamet, asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë, ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar, konvencionalizuar, bartur (inkorporuar) dhe interpretuar parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane -krahas librit të shënjtë të Kuranit, në kuadrin e “Sunnës” (mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet): Të cilat asokohe u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë.
Ndonëse, kishte edhe të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot. Sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë “Sunnën”, gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit. Për dallim të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve do të thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me “Dinastinë” e njohur mbretërore ose familjare “Omeja”( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite, dikund në vitin e largët 651, të Osmanit në vitin 656 etj.
Pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të “Dinastive” ose “Kalifateve” te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve “Omejada”, Abbasida” dhe “Fatimida” dhe të ngjajshme.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, historike, militare, paramilitare, ideologjike dhe të tjera, të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane.
Në Siri si për shëmbull, pas një kohë të gjatë të luftës qytetare dhe sundimit te Sirisë nga Assadët që i takonin klanit ose sektës së njohur të “alevitëve” (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve dhe të tjerëve: Me në fund tirani dhe diktatori Bashar el Assad, u përmbys dhe iku nga Siria në Moskë, ku thonë se i mori me veti dhjetëra ose qindra miliona dollar amerikan qe u mori ose vodhi popullit dhe shtetit te tij.
Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite.
Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike në Sana ose Aden, se sa mbi luftëra të mirëfillëta fetare ose ideologjike.
Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina, ku Mbretërsha e bukur, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh.
Në Irak luftërat dhe konfliktët e përditshme (të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura, janë faktorë.
Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve, edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin.
Në Palestinë grupimet paramilitare ose revolucionare të “Hamasëve”,” Hizbollahëve” ,” Fidainjëve” ( Martirëve) dhe të tjerëve.
Në Libi, kaos dhe konfuzion total pas vrasjës së Kolonel Gadafit.
Në Egjipt, as me Naserin, as me Sadatin, as me Mubarakun , as me Sisin ose ithëtaret e tyre.
Në Damask, Alepo ( Siri) Bagdad (Irak);, Amman (Jordani) Kajro ( Egjipt), Kasablnca ose Agadir( Maroko), Oran ose Konstantin ( Algjeri); Jafa ose Nablus (Palestinë) etj… keni edhe famlje të lashta urbane ose qytetare me të vjetra se 5 mijë vjet tradit të shkëlqyer dhe histori.
Ndonëse, duke venë theksin në ´arabo-berberët´e Algjerisë, Marokos dhe Tunizisë” së bashku me spefikat e tradheguara nga rajoni i njohur i Magrebit ose Kartagjenës. “Me kujtohet se i erdhi forte mire arabes ( palestinezes) se bukur, intelegjente, intelektuale, eksluzive dhe ekzotike per veshtrimin dhe fjalet e mia mbi kulturen dhe historine e botes arabe ose muslimane, e cila me tha se i kishte arkivuar dhe derguar neper institucione te ndryshme atje…per perkthime, studime dhe analiza te metutjeshme.