Bisedë në distancë me Sopranon FERIDE ISTOGU GILLEBERG mbi regjistrimin e 50 këngëve operistike të aranzhuara nga pjanistja e parë shqiptare LOLA GJOKA ALEKSI (1910-1985)
Feride Istogu Gillesberg:- Unë e nisa atë me mësimin e këngëve, shpejtë dhe mirë. Fillova t’i luaj në piano dhe të punoj me to dhe vura re tërheqjen në to. Sa të mira janë! Sa këngë të bukura!… dhe pyesja veten pse nuk po i njoh dhe mendoja me vehte se pse nuk janë bërë më të njohura?
AM: – Ju si shqiptare u lidhët pas tyre dhe bëtë me vehte dhe një grup danez që ju mbështetën. Si e shihni këtë?
Feride Istogu GILLESBERG: – Mendoj se ka? Me njërin nga tenorët danez shumë të njohur arrita të lidhem dhe e pyeta se; -A mund që danezët të këndojnë shqip? Pra falë njohjes së mëparshme në periudhën kur ndiqja master me interpretuesit operistikë të njohur në Danimarkë dhe mbarë botën Stig Fogh Andersen dhe Tina Kiberg dhe mbajtjes së lidhjeve ju kërkova një mendim. Unë po njihem me muzikën e aranzhuar nga një muzikante shqiptare e quajtur Lola Gjoka dhe Lola Gjoka është pianistja e parë, që para 100 vitesh dhe se Danimarka dhe Gjermania shumë kohë më parë Italia (shek. XVI), ishin të lidhur me kulturën operistike, kujtoj Bah dhe shumë të tjerë në Evropë dhe mendoja përse erdhi tek ne kaq vonë, pra një shekull më parë. Pra më tërhoqi vëmendjen. Thashë që Lola Gjoka ishte dikush që solli kulturën klasike në Shqipëri, në vendet tona. Vetë historia e jetës së saj është shumë e prekshme dhe prindërit e saj emigrantë në Krime dhe që vendosën të ktheheshin në Shqipëri pasi Bashkimi Sovjetik i përzinte në qoftë se nuk ndryshonin shtetësinë. Ajo pati mundësi të kthehej dhe kishte dhe kujdesin e të atit për edukimin muzikor si njohës, dashamirës dhe interpretues i muzikës. Lola ishte 9 vjeçe kur mësoi të luante piano. Veç formimit dhe me mendje dhe zemër në muzikën shqiptare ajo donte të përcillte një kulturë të zhvilluar në vendin e saj. Atë që kuptova ishte se Lola Gjoka me Tefta Tashkon dhe të tjerë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm duke mbledhur këngët shqiptare, popullore qytetare e folklorike dhe Lola i shkroi, i hodhi në sistemin e notave sipas burimeve të cilat këto këngë ishin kënduar. Ajo i shkroi dhe i aranzhoi për piano dhe i mundësoi për t’u dhënë si koncerte të muzikës lirike.
AM: – Si zakonisht idetë lindin dhe marrin jetë, Juve si artiste vutë në qendër Lola Gjokan dhe pikërisht pas regjistrimeve me mbledhjen e një grupi të mirënjohur artistësh dhatë që në ditët e para të 2022 një koncert?
Feride Istogu GILLESBERG:– Ishin si fillim katër ditë regjistrime dhe pamundësi dhënie koncerti prej “koronës”, por në Kishë ne dhamë një koncert të vogël i cili u regjistrua nga Izeti dhe Ibrahimi (RTK) dhe ata paraqitën këtë dokumentar. Projekti i Lola Gjokas është i bukur dhe ka disa rëndësi. Së pari, Lola Gjoka është pianistja e parë shqiptare dhe s’më kishte shkuar në mendje. Së dyti, ajo si muzikante dha e para shoqërimin me piano. Një muzikë e pa provuar deri atëherë pasi Shqipëria ishte vuajtur pushtimin shekullor otoman për 500 vjet ku gjuha, kultura dhe muzika ishin nën atë ndikim dhe përzierje. Lola dhe bashkëkohësit e saj artistë atëherë si Mihal Ciko e të tjerë donin të vilnin këngën lirike shqiptare nga burimet origjinale. Pra risollën këngë të padëgjuara dhe shumë të bukura, të thjeshta dhe shqip, me melodi shqiptare dhe jo turke, arabe…
AM: – (orientale). Kur mësova se do të prodhohen rreth 50 këngë nga ky grup dhe projekti mendova se kjo vazhdimësi pra atë të Lola Gjoka kërkonte dhe aranzhonte në muzikën shqiptare juve po e bëni realitet dhe për më shumë ta shpërndani atë, kudo në mjediset shqiptare dhe më gjerë?
Feride Istogu GILLESBERG:– Po, më gjerë. Kur nisëm regjistrimet në Danimarkë në Kishën e Virumit, ato u bënë nga danezët, bab e bir, tenori të cilët në përfundim dhanë vlerësimin se këto këngë janë shumë të bukura dhe ju bashkuan mendimit të Ermira Lefort që do të dëshironte t’i kishte këto këngë. Këngët e Lola Gjokas janë një thesar për shqiptarët. Ne duhet të hulumtojmë më shumë pasi ato janë dhe një dhuratë për kulturën Evropiane. Unë mendoj dhe ndjej se kjo do të jetë me shumë interes.
AM: – Sa ju ka ndihmuar historia e jetës së Lola Gjokës. E lindur jashtë Shqipërisë në Krime, e rritur dhe e shkolluar jashtë dhe rilidhet me rrënjët e prejardhjes së saj sikurse edhe ju vet keni rrënjët shqiptare?
Feride Istogu GILLESBERG:– Po, unë jam nga Kosova dhe jemi rritur përjashtë vendit. Kujtoj gjithmonë kur vizitonim shtëpinë tonë në Kosovë, njerëzit na thoshnin ne fëmijëve ;-MOS NA HARRONI!… Mos na harroni, juve jetoni jashtë dhe keni një jetë më të mirë, por mos na harroni neve. Kjo shprehje më ka mbetur që herët. Dhe jo që nuk dua me ju harru, por unë pyes vazhdimisht veten se si individ dhe si komb them se ata që kanë një jetë më të mirë mbase kanë edhe një përgjegjësi më të madhe. Unë pashë veten time tek Lola dhe Lolan tek unë. Mendova se sa interesante është kjo lidhje. Lola, Tefta Tashko, Mihal Ciko, Kristaq Koço dhe të tjerë, të gjithë ata e kishin mundësinë edhe për të bërë një jetë më të mirë përjashta, por u kthyen në shtetin e ri shqiptar që sapo ishte krijuar pas 500 vitesh pushtimi. Pra si ata atëherë edhe ne tani kemi të njëjtën pyetje se çfarë mund t’i japim vendit tonë siç u drejtohej presidenti amerikan Kenedi “… mos pyetni se ç ‘mund të bëjë vendi juaj për ju,—pyetni se ç ‘mund të bëni ju për vendin tuaj”. Pra ishte ky lloj frymëzimi që ata kishin.
AM: – A keni lidhje me familjarë dhe trashëgues të artistes kur dihet se grumbullimi i buqetës me rreth 50 të tilla është bërë dhe gjindet një libër i botuar? Çfarë ju kanë mundësuar dokumentet historike, arkivat audio-vizive dhe si i keni shfrytëzuar ato?
Feride Istogu GILLESBERG:- Pas zhvillimit të koncertit në Tiranë Qershorin e kaluar, sapo u ktheva mendoja se përse këto këngë nuk janë kaq të njohura? Përse nuk janë incizuar? A mundet t’i incizojmë dhe për këtë gjeta mbështetjen e burrit tim i cili më tha që ishte një ide e mirë. Duke qenë kaq të bukura kjo ishte një ide e mirë. Unë fola me Rudinën dhe burrin e saj Zhani Cikon të pranishëm në koncert dhe në bisedat më pas. Aty u njohëm më mirë me njëri tjetrin dhe mësova se Zhani Ciko ishte njëri nga organizatorët e Koncertit të parë me Bethovenin në Shqipëri (Simfonia e 9-të). Pra unë po bisedoj me një njeri të tillë që është edhe pasardhësi, fëmija i këtij grupi me Mihal Cikon, Lola Gjoka etj. Pra si fëmija e kësaj rilindjeje. Unë shtrova pyetjen për të marrë një mendim dhe menjëherë gjeta mbështetjen si një ide shumë e mirë dhe unë do t’ju ndihmoj. Pra ishte ai që organizoi dhe mblodhi një grup të mirënjohur artistësh nga Shqipëria. Unë vazhdova bashkëpunimin me pianisten nga Zvicra dhe Zhani organizoi ardhjen e të gjithë artistëve nga Shqipëria për të ardhur këtu në Danimarkë për këto incizime. Bashkëpunimi ynë kërkon që ky projekt të realizohet. Prej këtej unë jam lidhur me Juki vajzën e Lola Gjokas që nuk e mendonte deri atëherë se dikush do ta bënte këtë. Juki më tha se historia ka pritur për dikë. Ja jeni juve. Dëshira e Lola Gjokas ishte që këto këngë të luheshin, regjistroheshin dhe të bëheshin të njohura për brezat e ardhshëm. Ajo arriti t’i përpunonte rreth viteve 70-të me sa kam ndjekur dhe dëgjuar deri tani si edhe incizimet me Tefta Tashkon ato e japin idenë, por janë me orkestër pra jo si ato origjinalet si ato që kishte shkruajtur dhe interpretuar si atëherë Lola Gjoka. Kështu që unë i vura detyrë vetes që po i shikoj këto këngë po i jetoj ato deri edhe me mënyrën se si interpretohet poezia dhe se si këndohet teksti i këngës.
AM:- Kujtoj këtu tenorin Andersen që u shpreh për veçorinë e tingujve të shqipes që ndodhen bashkë dhe për të kënduarit duhet një teknikë?
Feride Istogu GILLESBERG:- Po, ai ishte kërkues dhe donte shpjegimin e secilës fjalë në mënyrë që ta këndonte me zemër. Pra kur ti din së çfarë po këndon, ti mundet të interpretosh me zemër. Pra kështu kemi punuar duke marrë kuptimin më të plotë për secilën fjalë.
AM: – Lola Gjoka, Tefta Tashko, Jorgjie Truja një ansambël që nuk ndahen nga njëri tjetri, po juve dhe artistët e tjerë si i keni ndarë rolet në këtë projekt?
Feride Istogu Gillesberg:- Ja pra pse edhe unë kam shumë dëshirë për të dhënë koncertin. Unë mendoj se këta njerëz kaq të shquar, artistë të mrekullueshëm dhe të mëdhenj duhet me krijuar dhe patur mundësinë për t’u njohur në botë. Pra nëse kemi një thesar të çmuar ai nuk është vetëm i yti, ju duhet ta ndani me të tjerët. Kujtoj se kur po i përgatisja këngët shkova tek një nga mjeshtrit e mi, më duhej edhe opinioni i tij. Matti Borg ë është i martuar me sopranon e Orkestës Mbretërore Daneze Gitta Marie Sjöberg, më tha se ajo do t’i pëlqejë shumë dhe do t’i këndojë ato. Pra deri tani njerëzit që janë njohur me këto këngë janë prekur dhe i kanë bërë për vete këto këngë. Shpresoj koncertet janë të domosdoshme dhe njohja nga ana e profesionistëve është një inspirim për ne që i këndojmë si edhe të tjerë më të rinj që duan të bëhen këngëtarë, duan t’i këndojnë këto këngë. Unë shpresoj se gjenerata edhe e gjallë përfaqësues e kësaj rilindjeje duhet shfrytëzuar me këtë kuptim të muzikës dhe kulturës. Edhe unë dua që t’ia japim botës dhe ta njohë këtë trashëgim të bukur që kemi. Ne duhet të jemi një zë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve se ne që jemi jashtë kemi më shumë mundësi.
AM: – Synoni të jepni koncerte dhe të bëheni të dëgjueshëm, nga do t’ia fillonit?
Feride Istogu GILLESBERG:- Juve si mendoni? P.sh. unë kurrë nuk e mendoja se do të isha në një koncert me Mariana Leka. Rasti mu dha në një koncert me rastin e kushtetutës daneze në Tiranë. Ajo këndoi atje dhe unë gjatë ditëve të qëndrimit mësova se do të ishim në një koncert. Thash O Zot çfarë rasti që të jem me një këngëtare shumë të madhe , e njohur dhe e mrekullueshme. Kënduam bashkë u njohëm dhe u gëzova shumë pasi ajo është një artiste e ëmbël, e vërtetë. Këtë mund ta them edhe për këngëtarët e tjerë sepse secili kur të jep shpirtin me këngën ata të japin diçka, po ju japin zërin si dhuratë, një pjesë të këtij njeriu. Ne ishim dhe punuam bashkë për pesë ditë me një harmoni të bukur dhe një surprizë shumë e bukur nga bashkëpunimi e të gjithë. Në fillimet e projektit nuk je i sigurt për ecurinë, por duke parë se secili ishte serioz dhe të përkushtuar për të dhënë më të mirën kjo tregoi se regjistrimet ishin përpjekja e promovimit të një kulture. Dhe kjo është e jona. Zërat e këngëtarëve po kaq të bukur. Unë mendoj se me mundësinë për të kënduar jashtë ata do të kenë një sukses të madh.
Mendoj se edhe CD e prodhuar do të ketë sukses pasi do të mishërojë muzikën me këngëtarin dhe të gjithë këta njerëz, pjesë e këtij incizimi ata i kanë dhënë shpirtin këngëve. Pra dhe njerëzit arrijnë të dallojnë një këngë të Erindës, të Marianës duke bashkuar këngën me artistin. Mendoj dhe shpresoj se ata do të njihen si artistë shumë të mirë.
AM: – Kur dhe ku e mendoni një koncert zyrtar, në Evropë apo SHBA?
Feride Istogu GILLESBERG:- Po si jo, e duam një koncert. Amerika është shumë e veçantë. Me qenë se regjistrimet i bëmë këtu, mendoj se e kemi më së pari një borxh këtu. Ta bëjmë koncertin në Danimarkë. Dhe prej këtej unë jam shumë e hapur për të realizuar sa më shumë koncerte, kjo është reciproke njerëzit do të interesohen për këngët dhe do të njohin artistët dhe kulturën tonë. Pra fillon një vazhdimësi procesi shoqërohen të tjera ide e punime të tjera. E rëndësishme është ta nisim. Unë shpresoj se do të ketë frymëzim, do përqafohet nga rinia. Njerëzit që do të vijnë në këto koncerte do të flasin për to do të duan që ata vetë dhe fëmijët e tyre t’i njohin dhe këndojnë këto këngë të bukura. Dëshira ime është pas pak kohësh edhe realizimi i një koncerti me të tjerë artistë që mund t’i këndojnë ato kam besim se publiku do t’i dashurojë këto këngë këtë muzikë. Një rilindje sikur të ishte muzika e Verdit në Itali me njohje shumë të gjerë në popull, qofsh edhe njeri i thjeshtë apo punëtor i thjeshtë, ti e njeh melodinë.
AM: – A mendoni se edhe mund ta fillonit me një koncert në Uster. Ne kemi këtë vit 300 vjetorin e qytetit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe lidhjen me SHBA-në. Një publik që e vlerëson muzikën operistike krah Bostonit dhe NJ dhe ku ka shumë bashkatdhetarë?
Feride Istogu GILLESBERG:- Po është një mundësi e bukur dhe poetike. Me shumë dëshirë pasi është edhe historike ne e lidhim atë me vendin dhe njerëzit ku shkojmë dhe i japim një peshë më të madhe. Atje ka shumë shqiptarë dhe mendoj se dhe shumë prej tyre nuk i njohin ato. Ndjesia ime si emigrante e rritur jashtë si dhe muzikën që dëgjojmë nga vendi ynë t’i jepet publikut këtu në Danimarkë apo Gjermani dhe në vende të tjera se ne kemi një thesar, të zhvilluar dhe se ka thellësi dhe se është e bukur. Muzika që dëgjojmë sot kur marrim pjesë në festa duket si e ndikuar, muzikë turke apo arabe, diçka mungon na mungon ky thesar. Mendoj se ata që do ta dëgjojnë do të befasohen dhe do ta shpërndajnë si kulturë kudo dhe si muzikë të bukur të vendit të tyre.
AM: – Ju siguruat njohje dhe me pasardhësit e atij brezi artistësh patriot të kulturës shqiptare, çfarë solli kjo edhe tek ju si soprano dhe studiuese njëkohësisht dhe po të krahasoj një muzikë e pastër shqiptare duket se ruhet tek arbëreshët? Ashtu sikur bashkë muzika origjinale shqiptare ruhet dhe në ngjyrimet e bilbilit të Kosovës Nexhmie Pagarusha. Pra jeni në një kërkim dhe sipërmarrje që kërkon bashkëpunim?
Feride Istogu GILLESBERG:- Përmes vajzës së Lola Gjokas, unë u njoha dhe me librin e këngëve të grumbulluara prej saj. Pra siç i kishte renditur Lola që atëherë. Librin që u botua në 2007 unë pata mundësi ta merrja prej Rudinës para pak kohësh dhe unë do të mundohem t’i përmbahem asaj renditje që dha vetë Lola që atëherë, janë më të natyrshme se si ajo i ka organizuar, shumë origjinale. Krahasimi që bëtë me këngët arbëreshe unë shpresoj se ky projekt do të hapë një oreks dhe njerëzit janë të uritur për diçka të mirë, të bukur dhe që kanë brenda histori. Unë nuk njoh aq shumë këngë arbëreshe por e di që janë shumë të prekshme dhe nuk e di se pse nuk i këndojmë. Por përsëri besoj dhe shpresoj se ky do të jetë fillimi i një rilindjeje i muzikës klasike shqiptare. Klasike dhe folklorike e të përpunuara dhe po të shihen me seriozitet zhvillimi i melodisë pasqyron zhvillimin e trurit. Ai është një udhëtim dhe jo një rritëm monoton bum,…bum,…bum. Është një udhëtim i bukur dhe një tregim që sjellin vargjet e vjershave.
AM: – Kur ju pyesin për emrin e projektit si i përgjigjeni juve në këto fillime?
Feride Istogu GILLESBERG:- Projekti tani duket më shumë se Lola Gjoka. Unë e shoh si një rilindje të muzikës tradicionale kombëtare.
AM: – Nga kush mendoni se mund t’ju jepet ndihma në këtë sipërmarrje?
Feride Istogu GILLESBERG:- Me shumë nga njerëzit që kam biseduar them se janë shprehur se duan të më ndihmojnë. Ideja është pëlqyer dhe veç pëlqimit çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Dhe kur gjërat lëvizin atëherë është edhe besimi se do të bëhet. Kjo e dallon njerëzimin e qytetëruar, respekt dhe bashkëpunim. Dhe nëse na mundësohet koncerti në SHBA periudha më e mirë do të ishte gjatë verës. Ne do të bashkëpunojmë dhe gjejmë mbështetje pasi e kemi një qëllim të bukur.
AM: – Unë shpresoj që të gjindet mbështetja dhe koncertet të jepen kudo dhe sëbashku me grupet tuaja të arrini suksese në njohjen e muzikës operistike shqiptare.
Feride Istogu GILLESBERG:- Unë e shpreha më parë se ne që ndodhemi jashtë e kemi dhe një obligim për vendin tonë, si shqiptarë ne duhet t’i japim zë një populli që nuk është shumë i njohur dhe t’i japim zë një kulture më të mirë.
AM: – Faleminderit Feride. Sa më shumë mbështetje për punën tuaj dhe sukses.
Feride Istogu GILLESBERG:– Faleminderit. Hajde se do dëgjohemi dhe natën e mirë.
AM: – Edhe për juve. Natën
3 janar 2021 — Një përfaqësi e mirënjohur artistësh shqiptarë nga Tirana, Shqipëri, bashkoi forcat me një pianist zviceran-shqiptar dhe muzikantë danezë, për të regjistruar 50 këngët tradicionale shqiptare, të aranzhuara nga pianistja e parë shqiptare, Lola Gjoka (Aleksi). Këngët e Lola Gjokas janë një shkrirje e këngëve autentike popullore shqiptare dhe muzika klasike një thesar kulturor që tani do të shohë dritën e ditës, pas 7 dekadash. Lola Gjoka (Aleksi) 1910-1985, ishte pianistja e parë shqiptare, e cila luajti një rol vendimtar për praninë e muzikës klasike në Shqipëri. Lola mundi të mbledhë dhe renditi rreth 50 këngë shqiptare, bazuar mbi këngët burimore popullore shqiptare që ishin ende gjallë, që këndoheshin nga banorët vendas në mbarë kombin. Lola Gjoka (Aleksi) i shkroi notat dhe kompozoi për piano dhe bëri shoqërimin e këngëve duke u mbërthyer sa më pranë vërtetësisë së këngëve. Këto këngë u bënë pjesë e koncerteve klasike që ajo dha, së bashku me të parët këngëtarë operistikë në Shqipëri. Në vitin 1912, Shqipëria më në fund mori pavarësinë e saj, pas 500 vjetësh të një pushtimi të egër nga Perandoria Otomane. Ishte një pavarësi e arritur kundër të gjitha gjasave. Turqit më në fund u dëbuan, vendet fqinje provuan gjithshka mundën për të copëtuar Shqipërinë mes tyre dhe pjesërisht përfituan. Kur më në fund ne kishim një komb, dëshira për të dalë nga prapambetja e skajshme politikisht, ekonomikisht, ngritjen kulturore këto gjallëronin në shpirtin e popullit të shqiptar. Por Si arriti muzika klasike në Shqipëri? Lola Gjoka (Aleksi) ka lindur në Sevastopul, Krime. Prindërit e saj ishin shqiptarë emigrantë. Babait të saj i pëlqente të këndonte këngët popullore shqiptare dhe ai ishte i pasionuar në lojën e mandolinës. Babai i Lola Gjokas e donte muzikën dhe donte që vajza e tij të kishte mundësinë për t’i rënë pianos, kështu që bleu një piano për Lolën. Kur ajo ishte 9-vjeç, Lola filloi të merrte mësime pianoje në shkollë, dhe mësuesja e saj e pianos ishte shumë e emocionuar për talentin muzikor të Lolas. Lola Gjoka studioi në konservatorin e muzikës në Sevastopul. Asaj i kishte mbetur edhe një vit nga përfundimi, kur studimet e saj u ndërprenë. Në vitin 1932, një ultimatum, në formën e një ligji, iu dha emigrantëve: ose të bëheshin shtetats të Bashkimit Sovjetik, ose të largoheshin. Ndjenja patriotike e familjes për të mos lënë identitetin shqiptar dhe duke e ditur se sa e vështirë kishte qenë arritja e pavarësisë për njerëzit e tyre, refuzuan. Kështu, familja u largua për t’u kthyer në Shqipëri. Lola ishte 21 vjeçe. Ajo mbërriti në Shqipëri si pianistja e parë shqiptare. Më vonë, ajo përfundoi diplomën e saj në Athinë dhe pasi fitoi një konkurs pianoje në Vienë. Kur familja e Lolas u largua nga Krimea morën me vete pianon, pasi e dinin se nuk kishte piano në Shqipëri. Turneu përfundoi tragjikisht, kur vëllai i vogël i Lolas vdiq në udhëtimin e tyre. Duke mbërritur në Korçë, Shqipëri, miqtë e vjetër ndihmuan familjen të vendosej dhe Lola filloi t’u jepte mësime vajzave dhe djemve të familjeve më të pasura, për të bërë një jetesë për familjen e tyre, e cila kishte humbur të gjitha kursimet e tyre për shkak të zhverësimit të parasë. Kur Lola erdhi në Korçë, një farë për një rilindje kulturore ishte mbjellë tashmë nga këngëtari i parë lirik shqiptar i operas Mihal Ciko, i cili ishte kthyer nga jashtë në vitet 1920. Ai ishte i pari shqiptar që studioi në Milano në
Konservatorin Guiseppe Verdi. Mihali krijoi dhe përcolli shumë emocion, jo vetëm në Shqipëri. Ai mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të këngës popullore në “Fiera di Milano” në vitin 1924, ku ai interpretoi këngë popullore shqiptare, këngë që nuk ishin kënduar kurrë më parë jashtë Shqipërisë. Interpretimi i Mihal Cikos ishte kaq prekës dhe ai fitoi konkursin.
Komentet