ITAKA
Nëse sërish i duhemi fjalës së artë
Para syve të agimit të jemi t’zgjuar
Me diellin do t’i pëlcasim zotnat
E marrë është Itaka pse u bë tokë e huaj
Nuk vdiqem edhe kur e vërbuan Homerin
Gjallë na mbajti flaka e qiriut të Naimit
Asnjë fuqi djajësh nuk na munden
Pse patëm besë e fe edhe para Krishti
Dhe një atdhe ku zot e mbret ishim vet
Asgjë e bukur nuk i përngjanë fatziut
Kur fytyrën e barazon më të tradhtarit
E na iku Itaka deri sa lindën luftëtarët
S’është vonë t’i mundim këta birë zagarët
Legjendat e thonë sa herë na ikën zotnat
Dhe ç’na vrau krenaria kur ishim vetë diell
U lamë në detin e plagëve të Gj.E.Alisë
Det kryqzimi i shpatave për çdo bajloz
Do të ju rrëfej brezave Lulin e Migjenit
Krenarinë e vdekjes burrërisht për Doruntinën
Kam besim në ngrohtësinë e diellit
Të eci i lirë Rrugës së Kombit tim.
23 shtator 2020 AGIM DESKU
THEMBRA E AKILIT
apo e shfletoj historinë
Larg
e shfletoj historinë
Pluhurin çdo ditë ia fshi
Kam frikë
nëse s’di ta ruaj
Të ma vërshoj
ndonjë lumë i huaj
Këmbëkryq
i rri historisë sime
E përqafoj
dhe e puthi n’ballë
Krenohem për betejat
që na i ka falë
Duke shërue plagë
deri këtu kemi ardhë
Pa i harrue betejat
e shekujve të Gjergjit
Që emrin tim
ta thërras të lirë
Agim
Më duhet ta mbaj
besën e Konstadinit
Ta shoh
a është gjallë
a rron thembra e Akilit.
21 shtator 2020 AGIM DESKU
E DI
Nëse një ditë
Kam më pasur mallkim
E di nga më vie
Jo nga fluturat
Që fluturojmë së bashku
Krue me krue
E trëndafil në trëndafil
Mallkimi nuk më vie
As nga yjet e qiellit
As nga drita e diellit
As nga zemra e ndarë
Në copa copa
Ku pak këtu e më shumë
Ma ka marr bota
E di së kush më mallkojnë
Sot në lutjet e së dielës
Lutem
Fali o Zot ato duar të zeza
Që s’dinë kurrë bardhë
Veç Zi.
E diel 20 tetor 2020 AGIM DESKU
PËLLUMBAT
Mos u thëntë ma
ta shoh sërish diellin ëndërr
A nuk mjaftoj jeta ime
n’shekujt t’ferrit
Dëshmitar
kisha veç pëllumbat e lirë
Të vetmit që fluturonin
afër diellit dhe për diellin
Dëshmitarë tjetër
i kisha sytë e vërbuar
Të nënës sime pa liri
Që u shndërrue n’legjendë
Për lirinë e popullit tim
Dhe dëshmitarë famëkeq
I kam sytë e çmendur të Apokalipsit
që më vrisnin jetën çdo ditë
Veç pëllumbat i kam pasur jetë
Dashurinë e bëra flakë dielli për ta
Edhe nëse vdes n’beteja çlirimtare
E di së pëllumbat s’kanë vdekje
Atdheun ma mbajnë në zemër
Më flasin me ngrohtësi dielli
Atje ku veç engjëjt kan emrin Erna
Deri ku nuk shkel këmba e tradhtarit
Është toka dhe dashuria ime e pëllumbeshës.
Dhe dëshmitare tjetër kam gotën e dehjes
Për një natë të bukur sheshit të Tiranës
Unë rebeli i bërë det loti për dashurinë e vrarë të Annes.
Ps-Anna dhe Michel të vrarë diku në Mallësi
18 tetor 2020 AGIM DESKU
E KISHA NJË MIK
Njëherë e kisha një mik
Mik dhe shkuar miku
Por ai kishte veç veten
Së bashku
I mbijetuam betejat
Çlirimtare
Plagët e luftës
Ende nuk i shëruam
Më besoni
Sa herë e pyes veten
Eh ç’lloj njeriu jemi
Çdo çast të jetës
Më vie në mendje Fishta
e Konica
Sërish pyes
Cila është e vërteta
Pse nuk mund të bëhemi
Bashkë
As edhe dy veta.
17 shtator 2020 AGIM DESKU
KËTU DO TË QËNDROJ
Këtu qëndrova dhe do t’qëndroj
Edhe pas sëcilit shekull t’mjerë
Edhe kur ishim në Ferr t’ferrit
Eshe ma n’ferr së ferri i Dantes
Qëndrova më e rujtë tokën e gjyshit tim
Për pasaportën e Shqipnisë së bashkuar
Unë qëndrova këtu fal plisit të bardhë
Mbi kokën e Gjergjit dhe bac Ademit
E sot plisi qëndron në Kullat e lirisë
Në Prekaz e Gllogjan
Kudo nëpër viset e Ilirisë
Për plis e fis besën ia fala
Atdheut e dashurisë
Këtu do të qëndroj me frymë
A pa frymë t’jetës
Ta di bota të vertetën
Së para Krishti jemi këtu
Kur Adami dhe Eva shpirtnisht
Shqipërinë time me zemër e krijuan
Këtu do të qëndrojnë edhe breza tjerë të artë
Agimi,Liridoni,Dardanie me plisa të bardhë
Përandorët do t’i lenë në demonë të mjerë
Sëcili gur i shqipeve do të ngritët në hyjni
Ku tradhtarët s’kanë vend ma për varr
Atëherë Shqipëria do të rikthehet mbarë.
15 shtator 2020 AGIM DESKU
PLISI
Sot e çdo ditë po mbetët relikt muzeu
Dikur e vetmja shenjë që na bënte krenar
Veç me plis bota na nderoi për shqiptar
Djall u bëfsha nëse nuk i përkulëm plisit
E mos qofsha n’lëkurën e djall o pisit
Mbi kokë po së vuri kurorën e lashtësisë
Krenar që e ruajmë n’zemrat e Shqipërisë
13 shtator 2020 AGIM DESKU
NDALO DET ATO VALË
Ndalo det ato valë bajlozësh që t’shitojnë
Sërish pas pesë shekuj t’ferrit mallkojnë
Rrugën e Kombit tim do të rikthejnë
Në çmendurinë e Via Egnaties së djajve
Ec e mos u bën rebel Agim kur t’i shoh
Kah të kalojnë karvanët pranë syve t’mi
Ata që me shekuj ma bën dheun ferr t’zi
Më sërvon bota të dehem e të ngriti dolli
Veç ti o det si t’i ndalon piratët e xhelatët
Ata që më lanë pa gjysmën e vëllëzërve
Që m’i ndanë dritat e fëmijëve nga sytë e mi
Nënën ma lanë të pragu me duar në gji
Edhe sot si dje e besa edhe nësër jetojnë
Demonët asnjë zot nuk di si t’i ndalon
Kanë marrë ca fytyra nga njeriu ynë
Bota po ngrit dolli me bukurinë korbiane.
11 shtator 2020 AGIM DESKU
SEA STOP THOSE
Sea stop those waves of behemoth that punish you
Again after five centuries of hell they curse
The path of my Nation will be restored
In the madness of Via Egnaties of devils
Walk and do not rebel Agim when I see them
Towards the caravans pass near my eyes
Those who for centuries make the earth hell black
The world makes me guard,drunk and toasts me
Except you o sea how to stop pirates and executioners
Those who left me without the half of brothers
That separated the children’s lights from my eyes
My mother left me on the doorstep with her hands on breast
Even today, as yesterday, I believe, and if the
Demons live, no god knows how to stop them
They got some faces from our man
The world is toasting with raven’s beauty.
September 11, 2020 AGIM DESKU
Translated by
Marjeta Shatro Rrapaj
E DI KU JE ZOTI IM
(Teologut korçar Kleo Betsokou-mërgimtarit nga Londra
E di ku të gjej zoti im
Në valixhet plotë lot të mërgimtarëve
Aty çdo ditë të takoj në rrugën t’pakthim
Në një atdhe je ku secili bëhet Promete
Dhe liria e zëvendëson ferrin e Dantes
Zoti im ti u shndërrove në zana
Dhe nga toka ime shporre mijëra sulltanë
Nga Azia e Karpate që këtu bënin pallate
Në cilën dëshirë e di ku të gjej më mirë
Në fjalën që i thua nënës në çdo mëngjes
Të dua perëndesha ime që më fal gëzime
Në çdo kohë zotin tim e gjej më të ri
Kur vëllezër luftojnë së bashku për liri
Kur motrat tona të jetojnë si shqiponja
Zoti im është vetë Shqipëria e bashkuar
Pa asnjë kufi dikur të ndarë e të sharë
Por janë Kullat e Prekazit e Gllogjanit
Flaka e luftëtarëve që na ndriçojnë lirinë
Kudo jeton zoti im si hero i Arbërisë
Në bamirësinë e patriotit të kombit tonë
Hasan Prishtinës e Haxhi Zekës
Që i falën tërë pasurinë për liri t’Shqipnisë
Në kujtesën e Gjergjit që u kthye shqiptar
Edhe në madhështinë e Nënës Terezë
Botës ia shëroi varfërinë e vetes lavdinë
09 shtator 2020 AGIM DESKU
I KNOW WHERE YOU ARE MY LORD
(Korça theologian Kleo Betsokou-emigrant from London
I know where to find my lord
In suitcases full of tears of emigrants
There every day I meet you on the way back
You are in a homeland where everyone becomes Prometheus
And freedom replaces Dante’s hell
My Lord, you became fairies
And expel thousands of sultans from my land
From Asia and the Carpathians they made palaces here
In which desire do I know where to find the best
In the word you say to your mother every morning
I love you my goddess who gives me joys
Every time I find my master younger
When brothers fight together for freedom
When our sisters live like eagles
My Lord is the united Albania itself
Without any boundary once divided and cursed
But they are the Towers of Prekaz and Gllogjan
The flame of the fighters who illuminate our freedom
Everywhere my lord lives as a hero of Arberia
In the charity of the patriot of our nation
Hasan Prishtina and Haxhi Zeka
That they forgave all the wealth for the freedom of Albania
In memory of Gjergji who became Albanian
Even in the greatness of Mother Teresa
Healed the world of poverty and her own glory
Translated by
Marjeta Shatro Rrapaj
09 September 2020 AGIM DESKU
Thank you President Trump, but we are Albanians
ALBANIAN
Albanians o miserables we are
Sixteen centuries BC
Tanagra and I spoke Albanian
Generation after generation we are here Albanians
Mountains and plains shout in Albanian
Except in the language of the god we speak
In an Albania and eagles of mountain
The deities have transformed us
In fairy tales they have blessed us
I know before the gods except Homer was here
The centuries of hell are not far away
That comes from me once and for all
They turned into apocalypse of horror
How it hurts me when I look like you to black ravens
Not like I am an eagle of blessed soil
Let the world burst if it wanted to
Albania will not be dismantled
One day our Gods will return to us
We trusted the white and black man enough
Eh that I believe in the young devil himself.
5 September 2020 AGIM DESKU
Translated by
Marjeta Shatro Rrapaj
Faleminderit president Trump,por jemi shqiptarë
SHQIPTAR
Shqiptarë ore të mjerë jemi
Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti
Unë dhe Tanagra folëm shqip
Brez pas brezi jemi këtu shqiptarë
Mali e fusha shqip bërtasin
Veç pse n’gjuhë t’perëndisë ne flasim
Në një Shqipni e n’shqipe mali
Hyjnitë na kanë shndërrue
N’zana t’legjendave na kanë bekue
E di para zotnave veç Homeri ishte këtu
Nuk janë larg shekujt e ferrit
Që ikën nga unë njëherë e përgjithmonë
Se u shndërruan në Apokalipsa të tmerrit
Sa më dhemb kur ju ngjaj në korba të zi
E jo siç jam shqipe e dheut të bekuar
Le të plasë bota po deshi
Së Shqipnia s’ka për t’u zhbërë
Një ditë do të na rikthehen zotnat tanë
Mjaft i besuam njeriut të bardhë e të zi
Eh që besa edhe vet djallit të ri.
5 Shtator 2020 AGIM DESKU
E PREMTJA E MADHE
Nënë sot rri zgjuar dhe mos ke frikë
Ditë e ngohtë bën në Amerikë
Janë ba bashkue tokë e qiell
E janë çel sytë e mi
N’Rozafat Ajkunë edhe ti mirë e di
Më thanë së lgjendat kishin ardhë
Më të marrë Ty
Sa e deshta burrërinë e Prometheut
Ah Venedikut i raftë pika
Si na i la Bajlozët n’këto anë
Sot n’Kala po të bëjmë mbretëreshë
Për nuse t’shqipeve të vëhet kurora
Në legjendë për zanë të mora.
4 shtator 2020 @gim DESKU
Marie Tuci,mësuesja mirëditore që u masakrua duke e futur në një thes,lakuriq,bashkë me një macë të egër!
(Po vdes nanë, sot po vdes
Nan’ e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace)
**********************
E NË VDEKËSHA NËNË
-dedikim Marie Tucit
-motiv popullor
E në vdekësha nënë
Dashninë e atdheun kujt t’ia lemë
Asnjerit Marie mos ia le
Së do e mbysin sikur ty dje
A s’më thua ti Shqipni
A të qajë ma për ty
Sa herë e kam ba gjamën
Në ty e kam ditë nanën
Dhe çdo ditë e mira Shqipni
Po e lexoj nga një parodi
Për pesëdhjetë vite kumunizmi
U shquve ti a për mua është marrëzi
Tani i besoj Fishtës si i shkoi jeta
Me shpirt të plasun nga këto t’vërteta
E si vritet në pik ditës drita e diellit
Kur mësuesja Marie falte lule t’prillit
Pa më thuah Shqipni a je zgjue nga gjumi
Kurrë mos të pafsha që të ka marr lumi
Mos lexofsha ngjarje as si t’at Zef Pllumit
Vraje vet këtë ligësi që na ndan mua e ty.
28 gusht 2020 @gim DESKU
NË NJË KOHË TJETËR
Në një kohë kur rrinim bashkë
Mu në mes kishim bjeshkët e larta
Mua më duhet të flas o t’bërtas
Se jam pak gegë e veç me za zanash jetojmë n’këto anë
Kur ulëm të mendoj më duhet të shkruaj
Se jam pak toskë veç me sy valët i shikoj
Ndaloj për të bukurën e detit ta pikturoj
Në një kohë t’jetës sime isha mbret tjetër
Ngado që shkoja kisha zemër Gjergji
Fytyra m’i ngjante fytyrës se tij heroike
Ëndërr e lexoja lirinë shkronjave biblike
Fjalët e zemrës i ruaj për një kohë tjetër
Më të dashtë aq sa plagët e Titanikut
Nëse kjo kohë e ka ngrohtësinë e diellit
Nuk ecët ma nëpër Via Egnatia si n’kohë t’vjetër.
G R I S J E
Copëza trëndafili i mblodha
Të grisurat i ruaj
Vargut të kujtimeve
Për një kohë e botë tjetër
E di cilët i grisin çdo çast lulet
I shoh kah sjellin stuhi shiu
Sa plagë ia shtojnë tokës
Kanë fytyra Apokalipsash
M’i grisen fluturat
Tradhtisht n’fluturim
Në një natë ëndrrash
S’më lanë të dehem
Çfarë ju vjen në dorë
Gjithçka grisin
Për vrimë gjilpëre më tretin
Ku e jetoj t’zitë e ullirit
Nuk e desha botën
Pa pranverë t’luleve
Historinë e heshtjes
Askush s’di ta shkruaj
E di unë për fajësinë e fjalës
Kur dhemb pse i besova shumë
Sa lartë i ngrita dhembjet e yjeve
Zjarr ferri i bëra vetes
Nuk besova që e grisin Çakorrin
Për të cilin u kënduan këngë kreshnikësh
Ku i kanë varret gjysh e stërgjysh
Çlirimtarët e fytyrave t’atdheut t’Gjergjit
Sa mëkat t’i grisen lulet e dashurive të atdheut.
22 gusht 2020 AGIM DESKU
NJERËZIT JANË TË MARRË
Kam mendue të shndërrohem n’trëndafil
Më thanë së qenkam i krisur dhe rebel
Përse vizatova hartën e dheut të lirë
E desha ta di ku e kam një vend për varr
Ç’më sjellin ëndrrat sonte në mendje
Jetën e mëkatit e paskna bërë deri tani
Pse më thonë jam i tepërt në tokën time
Sikur s’kam fat të jetoj në diell e për diell
Mund të bëhem flutur e Kopshtit t’Edenit
Të ngritëm veç këtë herë t’i flas Ernes
T’i them së njërëzit e marrë të humben ty
As unë s’dua të jetoj ma me lot ndër sy
Kur njërëzit urrehen e vriten mes vete
Ç’më mbetët mua në një shoqëri hileqare
Ku paraja në heshtje më vërbon e shiton
Neriu ka veshur njëqind fytyra demonësh
Kam ba be më t’dashtë ty më shumë lulet
Me fluturue e me u bashkue me fluturat
Të jetoj Alpeve shqiptare veç me zana
T’i ruaj fjalët për Shqipëri si m’i thot nëna
S’më mbetet merak pse s’jam njeri si Ti
Pse s’ ‘i besove fjalës as nuk ishe fjalë
Nē mua e lexove një përrallë të gjatë
S’dua ta shoh fytyrën asnjë ëndrra t’gjallë.
29 Gusht 2020 AGIM DESKU Pejë
Ç’MË THUA A Ç’TË THEM POET
MË SHUMË SË POEZI
Në ditëlindjen time
Më vijnë çdo çast urimet e më të mirëve
Mëzi presin të zbresin nga retë e shiut
E besoj më sjellin ngrohtësinë e diellit
Dhe me fjalët e bukura t’hyjnive arrijnë
Sot s’janë më mua mbretërit e pranverës
Dikush i bën sehirë botës me covid 19
Ndoshta pse sa herë u bëra kryeneq jete
I padegjueshëm i pushteteve të shteteve
Kam mbetur peng i besës së burrit
Në një kohë kur s’dëgjohet ma burrënia
E kam pague shtrenjtë heshtjen e fjalës
Jetës ia shtova edhe një rebël ma shumë
E kam dashur veç jetën e luftëtarit të lirë
Dashurinë e vashës së tij e bëra varg t’jetës
Ç’m’u kujtue çlirmtarja që nuk fali tokë
Nuk do që varri i trimit të bëhet mish qeni
Sot në mua ndriçojnë agimet r’shenjta
A kam jetë të shoh qytetin veç trëndafila
Pa re të zeza të shekujve që na mallkuan
Të rikthehen zanat e dashuria e shqipeve
25 gusht 2020 AGIM DESKU
LIRIA NË SYTË E HAVZI NELËS
-Poetin që e varën në litar veç pse ish poet
Të kam ditur
e dashur
për faqe t’bardhë
Shqipni
Ti më dole
Faqe e zezë
Nuk ju besova syve t’mi
Kur ma vëre litarin n’fyt
Nuk e kuptove se jam poeti yt
Si ta shoh lirinë pa sytë e mi
Vdekja e fundit të qoftë Shqipni.
10 gusht 2020 AGIM DESKU
POPULL
Popull
me sy a pa sy
Popull
Me vesh a pa vesh
Popull
I lashtë sa vetë jeta
Popull
I pafuqishem për të urrye
Asnjëherë marionetë e dikujt
më i shërbye
Popull
Me histori plagësh homeriane
Me dritë dielli në vend të llambës
Popull
Krenar për krenarinë e plisit
Të shqiponjës dhe t’fisit
Popull
Edhe pas pesë shekuj të ferrit
E rujte emrin bac e Ademit dhe t’Gjergjit
Popull
Sot më shumë së kurrë të duhen sytë
Për t’i pa bajlozët e detit dhe t’malit
Kah na vjedhin tokën e t’parit
Popull
Zgjohu me uratën e luftëtarëve n’beteja
Shih lapidarët në çdo cep të Shqpnisë
Do duhej të ishte krenaria e lirisë
Populli im i mirë
Nepër të gjitha kohët dhe stuhitë
Kurrë nuk u ligështove as nga tradhtitë
Populli im
Më shiko në fytyrë dielli
Në të njëjtin djep me Yll Davidi
Nënat tona na rritën për këtë ditë.
5 gusht 2020 AGIM DESKU
Ç’ËSHTË ME NJERIUN SOT
Çështë me njeriun sot
Kur të thotë ,ah sa të dua
Aq larg shkon sa të kapet
Si mishi n’thua
Dhe ti i beson fjalëve të tij
E mendon veten së je vetë ti
Jo,ma mos beso në asnjë fjalë
Beso në botën së qenka përrallë
Nëse do t’i besosh të vertetës
Janë lapidarët që i flasin jetës
Nëpër fytyrat tona jetojnë
Është tjetër gjë nëse na i kujtojmë
Beso në një det të madh shumë
Ku thellësisë së tij s’i matet fundi kurrë
Kështu njeriu ka gënjeshtrën e tij pa kufi
E verteta është kur si hero t’ikën nga jeta.
4 Gusht 2020 AGIM DESKU
SA SHUMË U LARGUAN YJET
Dikur jetoja mes tyre
Të njëjtën frymë e kishim
Asnjë dhembje shpirti s’na rëndonte
As edhe tytat e plumbave të armikut
Jetonim me bukë e kripë e zemër
Në të vetmen sofër shqiptare
Së bashku bënim dritë naimiane
Se ishim “den baba den” shqipe e zana
Sot sa larg ikën yjet
Edhe mbi vet dritën e diellit shkuan
S’çajnë kokën për verbërinë e syve
As lotin e tokës që i rriti nuk e shohin
Jetojnë bulevardeve evropiane
Me gotën e dehur të tragjedive shekspirjane
Të krisur për fjalën e bukur të atdheut
Kam qarë kur lindën yjet
Më dukej së botën e kisha në shpirt
Jetoja dhe vdisja veç për yjet e diellin
Çdo ditë mbaroja nga një lumë loti
Tani sërish po bëhem plagë deti
E di që demonët kurrë nuk flejnë
Ata prapë kanë marrë dritën time
Ndoshta një ditë më rilind zoti im
Mjafton që dikur linda në kohën e yjeve
I rrita dhe i putha më shumë se dritën e diellit
Tani i them vdekjes ja ku më ke
Pa yjet e qiellit s’dua asnjë çast t’jetoj.
3 gusht 2020 AGIM DESKU
NJË NATË VARGU
Mikes së mikut tim Lanit
Një natë ajo me Lanin
Unë me vargun ngritëm dolli
Afër kalasë ku rrinë zanat n’Vushtrri
Folem për kohën e shejtë të çlirimtarëve
Folem pa dorëza sikur të ishim pa një shekull
Shëtitem brigjeve të Lumit të Bardhë
Pimë ujë t’Cemit e hymë n’Kullë t’Oso Kukës
I thamë mendimet deri n’kufi t’shpirtit
Ku rëndojnë plagët e Çamërisë sonë
Një gjysmë Shqipni e kemi me dhembje
Për lirinë pa kufi ndarjesh folem të tre
Një natë më e bukura natë që s’kthehet ma
Në shpirtin tënd e paske pas shpirtin e Lanit
E di je luanesha e vargut të mikut tim
Ah vdekja nuk të takon ty as poetit
Takimin e sërishem do ta bëjmë prapë aty
Tani me gotën për librin tënd të dashnisë
Do e ngritim tërë poetë e Dardanisë deri n’Çamëri
E di je lodhë nga fytyrat e shumta të tradhtisë
Ike për mos më u pa kurrë ma më këta demonë
Mbete një luftëtare e shejtë e adheut tonë.
Një natë vargu në Amazona 2013
1 gusht 2020 AGIM DESKU
QERPIKËT T’U BËNË MUZE
S’ke faj që ike në legjendat e dragojve
Koha për t’u bë mbretëreshë shqipesh
Mbeti në qerpikun tënd Ajkunë
Sërish duhet të rikthehesh n’dyluftim
Në muze mbete ti e dashuria prekaziane
Besova së do t’i rezistoj sëcilës Saharë
Edhe akullnajave të Antartikut
S’ka thellësi Titaniku që të mbanë
Asnjë natë s’kanë bërë gjumë piktorët
T’ia marrin ngjyrat më të bukura ylberit
Duan në çerpikët tuaj ta shohin veten
T’i njohin më mirë dashuritë venedikiane
Vdekja nuk të takon ty Ajkunë as Ernes
Kam më e mbajtë fjalën për më ju urue
Më fluturue me pulëbardhat e agimeve
T’bëj be më askë fjalë s’kam me ndërrue.
1 gusht 2020 @gim DESKU
AJO FYTYRË DIELLI
Ato gjethe të lules
Nuk vyshken këtë verë
Nëse bie shi si përherë
Pranverës sime të shejtë
Fytyrë dielli i bëhen rrënjët
Zhdukja e zogjve të lagjes sime
Në enigmën e nënës tretën
Edhe pse paskan varfërue botën
Rrënjë pellazge mbetën
Nëpër luginën e ujqërve
Jetën e ka kalue mbretëresha dardane
Tani mbi yje është pagëzue
Heroinë e shejtë iliriane
Në fytyrë dielli tani je Erna
Kur të shohim të lirë në çdo stinë
Le të vinë po deshen carët e akulltë
Pa frikë së ma s’na mërdhinë.
28 korrik 2020 @gim DESKU
KU ISHE ZOTI IM
Kur pranverave të mia i bëheshin acar
Dhe nuk e dija cili jam e a jam shqiptar
Ku ishe zoti im ditën e masakrimit tim
Në Reçak,Mejë ,Izbicë,Krushë ,Rogovë
Njëjtë më mendoje të lutem këmbëkryq
T’i falëm plumbave që më bënë hi zjarri
Për dashuri s’më pyete së çfarë dashuroj
Më shumë miken kur për atdhe sakrifikoj
S’kam për t’u ndalur në mëkatin tënd
Pse krijove demonë e perandorë të njëjtë
Petk njeriu ju veshe tradhëtarëve t’kombit
Sot për të satën herë i huaj më duket jam
Kam shumë për t’i thënë mëkatit tënd
Pesë shekuj nuk më njohe për njeri
Nuk më le të kisha veç një Shqipni
Sikur linda më vonë së sëcila hyjni.
26 korrik 2020 @gim DESKU
UDHËTIMET E JETËS
Një udhëtim rreth jetës e nisa dje
Udhëtoj me fjalët që më rritin
Edhe atëherë kur në ërrësirë gjej dritën
Ndaloj pranë valëve të detit kryeneq
Qajta për përmbysjen e Titanikut
Nëse më duhej të dyluftoj me ca piratë
Pa i harrue bajlozët që na rrethojnë çdo çast
Formulën e Pagëzimit e kërkoj nëpër Malësi nëse ka mbetur aty ndonjë njeri
Në thanë kërkoje Bulevardeve të Evropës së mjerë
Ku njeriu ynë atje derdhë djersë e quhet hije e zezë
I besoj kohës së nënës kur më rriti n’djep me yll Davidi
Në luftë jam me shekujt e ligë që ma pushtuan emri me vjet
Pse isha në tokën time i vetmi mbret
Jetuam me lulet dhe për lulet
Ende për bozhurët janë të gatshme luftëtarët të sakrifikohen
Ashtu si për tokën ku secili flijohet në hyjni të shenjtë
Në udhëtimin tim fytyrëçelur dhe të lirë
A ka gjë më të bukur së sa ta takosh çlirimtarën e bellagjive të Grabovcit
Një luftëtare që ia fali vëllain Shqiipërisë së shenjtë
Mësova shumë nga çlirimtarja Kumrie Shala
Për robërinë,tragjeditë,refugjatët,luftën
Lirinë e njëzet vite pas lufte me skena e prapaskena
Për njeriun e varfër pa politikë që mezi e ka pritë këtë ditë të lirë
Mësova shumçka sa një roman nuk ia zë
Dhe diçka që më pëlqeu kur tha- Dashurinë ia fali veç atdheut të bashkuar.
Dhe vazhdoj udhëtimin me imagjinatën time
E pyes veten a e meriton populli im i mirë çmimin Nobel për paqë
Për robërinë pesë shekullore gjithmonë i ndarë e i sharë e i vrarë
E sot në sytë e Evropës na s’mund të shohim ma larg se Kosova
As udhëtimi im s’ka fuqi as liri të fluturoj nëpër botë
Rri në shtëpi e ngshëllohet me ca pika lotë
Në këtë ditë të veçantë për diellin
Kisha pasur dëshirë ta festoj pranë Titanikut
T’i zgjoi nga gjumi i thellë dashuritë venedikiane që s’vdesin kurrë.
19 gusht 2020 AGIM DESKU
…..pershendetje e veqant …..jam i habitur me shkrimet Tuaja….je shkrimtar we mund te krahasohesh me Rilindasit tone …ju uroj shendet se suksesi eshte eminent ne nje shall te larte…