Allah,
emër i parmë nga 99 emrat e Zotit,
Por ti, ti, ti, Ferr me dy këmbë, barktru,
ateist, ateiste, idol, idole, munafik, munafike,
apostat, apostate, magjistar, magjistare,
fallxhor, fallxhore, pagan, pagane, shtrig, shtrigë,
ti, ti, ti, nga shpërbërja e qelizave pas të dyzetave,
këtë emër nga gjuha arabe,
as në të kënduar, as në të shkruar, jo,
s’po e duroke dot, e përbuzke, o i pabuzë, e pabuzë,
o thua i paprerë- kapak syri, as përemër, jooo,
pa thirru pak dy syve rrugaçë në atë ball të tatëpjetës,
emrin Allah me shkronja arabe shkruar, ja,
dhe te një vezë në lëvoren e vet të meditimit, ja.
Poet i gajbit them ose misterit që s’mund ta dijë kurrë,
kalimtar i shpirtit në ciklin e tij të sprovës, aq sa jam,
penën, shteti a qeveritë, të mos lodhem,
s’ma mbajtën ndonjëherë, Zoti po, me mëshirën e Tij,
(oh, gishtave të luleqershisë ia besoj penën time),
përkundrazi venat prapë po m’i tendos ti, ti, ti,-
kjo politikë fashistoide lakmitare dhe ndaj Arshit të Tij,
“Le Roi Soleil” vetëquhej i vdekuri nga gangrena, Luigji XIV,
diktatori Enver klerikët i vrau, i zhduku, i përsekutoi,
por “Hoxha”- tradhtar ndaj Zotit, te mbiemri i tij aty.
A qepën, hudhrën, rrepën po shkul nga ky gjoks,
zemrën apo shpirtin prej fyti pret për të ma nxjerrë, ti, ti, ti?
Ju dua pa fund shpirtra dhe trupa të lirë këtu dhe mbarë botës,
por të mirënjohjes ndaj Vetëdijes Universale,
më kot këta të humbur, ti, ti, ti, Ferr me dy këmbë,
barktru, ateistë, ateiste, idol, idole, munafik, munafike,
apostat, apostate, magjistar, magjistare,
ti, ti, ti, nga cëpëzim i shpirtit, me dhëmbë nga djalli të vënë,
zemra e myslimanit në qiellin e shtatë, princeshë e yjeve,
galaktikat- brinjët e kraharorit të tij me rrathë, ja.
Vërtetë kjo botë më e madhe pa fund se një njeri,
por më e vogël pa fund se një besimtar në Zot,
Allah!
Shpjegime:
E parmë- kur te një fjalë tema e njëjtë me rrënjën, p.sh., flutur-a
munafik- hipokrit në fe
apostat- braktisës i fesë islame
gajb- mister, të cilin e di vetëm Zoti
Arshi- Froni i Zotit.
Luigji XIV (1638 – 1715), mbret i Francës dhe i Navarra-s nga familja Borbone, U quajt “Mbreti Diell” (në frëngjisht Le Roi Soleil)
Komentet