Duke e patur parasysh se ky ligj hyn në fuqi më 1 korrik, ambasada në fjalë e ka publikuar komunikatën zyrtare via Twitter.

2016-06-17_08-48-45

Në dokument lexohet:

«Ambasada dëshiron që të nënvizojë se autoritetet e Kantonit të Tiçinos kanë bërë me dije ndalimin e mbajtjes të burkës (niqab) në vendet publike të kantonit, përfshi Lugano, Locarno, Magadino, Bellinzona, Ascona e Mendrisio prej 1 korrikut. Përveç kësaj kanë caktuar gjobë në rast se nuk respektohet ligji që mund të shkojë deri në 1’000 franga dhe nëse përsëritet shkelja gjoba rritet. Meqë janë duke u afruar pushimet shkollore (në Arabinë Saudite), ambasada i kujton të gjithë qytetarët e vet të nderuar nevojën për të respektuar rregullat zvicerane, për të shmangur problemet».

Në Nenin kushtetues aprovuar me votë nga tiçinezët nuk përmendet specifikisht burka, por sanksionohet se «askush nuk mund ta fshehë apo mbulojë fytyrën e vet në rrugët publike apo në vendet e hapura për publikun (me përjashtim të vendeve të kultit) o të destinuara për shërbim të publikut». Në tekst po ashtu shkruhet se  «askush nuk mund ta detyrojë një person ta fshehë fytyrën për shkak të gjinisë».

Këtu përfundon njoftimi i Ambasadës Saudite në Zvicër.

Ndalimi me ligj i mbajtjes të burkës ka tërhequr vemendjen ndërkombëtare dhe po ashtu kritika; shumë kanë kërkuar ndërhyrje në kanton, sepse këtu veç ndonjë turisteje që mban nikab (niqab) nuk shihen gra me burka.

Një ndalim i tillë hyn në fuqi edhe në Francë dhe Belgjikë.

Në Zvicër ndërkohë, shkruan voal.ch, janë duke mbledhur firma për një inisiativë popullore që do të kërkojë ndalimin e burkës në nivel kombëtar, pra në të gjithë Konfederatën helvetike.

2016-06-17_08-39-43

Burka (Burqua) është interpretimi më i ashpër i kodit të veshjes. Në Afganistan është veshja më e përdorur për të mbuluar gjithë trupin dhe fytyrën. Në zonën e syve është një rrjet më i hollë për të lejuar shikimin i bërë prej stofe apo prej qimeve të kalit.

Nikab (Niqab) është një veshje që mbulon kokë e trup gruan, veç tek sytë lejon një hapësirë bosh për të parë. Nikabi vishet zakonisht nga gratë e shteteve në Golfin Persik.

Hijab (Hixhab) është një tip velloje që mbulon flokët dhe qafën dhe në disa vende përdoret i kombinuar me nikabin (niqab)

Burimi, Swissinfo.ch/Elida Buçpapaj