Rio De Janerio
Neymari nuk është më kapiten i ekipit përfaqësues të Brazilit në futboll ndërsa shiritin ia dorëzoi Daniel Alvesit, shokut të tij të skuadrës në Paris Saint-Germain, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky lajm u konfirmua nga trajneri i Brazilit Tite, i cili duke arsyetuar veprimin tha se një vendim të tillë është detyruar ta marrë nga presioni i opinionit për shkak të shkeljeve të fundit disiplinore të Neymarit në Ligën e Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Francës. Federata braziliane e futbollit njoftoi se trajneri e njoftoi të shtunën Neymarin lidhur me vendimin.
Kështu, 36-vjeçari Alves do të jetë kapiten i Brazilit në ndeshjet miqësore kundër Katarit dhe Hondurasit më 5 dhe 9 qershor si dhe në Copa America që do të luhet në Brazil nga 14 qershor deri më 7 korrik.
Alves deri tani ka luajtur 107 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola për ekipin kombëtar me të cilin fitoi Copa America në vitin 2007 dhe Kupën e Konfederatave në 2009 dhe 2013. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për ekipet si Bahia, Sevilla, Barcelona, Juventus ndërsa tani për PSG-në.
Komentet