VOAL

VOAL

“Newsweek”: GABIMI IM MË I DASHUR Nga MADELEINE ALBRIGHT, ish Sekretare Amerikane e Shtetit

July 25, 2021

Komentet

28 NANDOR 1912- Pergatiti Fritz RADOVANI

Pergatiti Fritz RADOVANI:

 

 

LUIGJ  GURAKUQI (1879 – 1925)

“PO NUK  U NGRIT  SOT

FLAMURI  KUQ  E  ZI,

 

NUK  DEL  ASKUSH

GJALLE   PREJ  KETU !”

 

                                       Luigj Gurakuqi

VLONE, 1912.

 

CILA FOTO ASHT KJO..?

I pari pranë shtyllës, majtas, asht Luigj Gurakuqi.

Në foton e Parë, doren e djathtë e kishte në xhepin e xhaketës  po djathtas.

Kush ia nxori doren nga xhepi e ia vendosi n’parmak?

Pse bahen këto veprime nder dokumenta historike?

RESPEKTONI  FAKTET  HISTORIKE !

A  E  DINI  JU,  SE: ”PO  MOS  T’ ISHTE  NJI’KY  BURR, KURR  N’ SHQIPNI  S’U  NRIT  FLAMUR ?”

                    MELBOURNE, 21 Mars 2025.                 

Daily Herald (1930) “Ja çfarë kam bërë herën e parë kur erdha në Angli më 1910…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025

“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbërriti aktori i famshëm gjerman

Zoti Moisi tregon për romancën e tij

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7
Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.

Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike !tha ai për “Daily Herald”.

Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.

Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.

Dhe tani kjo vizitë është realizimi i një ëndrre. Kam dashur gjithmonë të luaj në Angli. Unë e dua “Hamletin”. E kam luajtur një mijë herë, por do të jetë interesante ta luaj në vendin e Shekspirit.

Express Wieczorny Ilustrowany (1928) Historia e një autografi me vlerë nga Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2025

 

“Express Wieczorny Ilustrowany” ka botuar, të martën e 13 nëntorit 1928, në faqen n°4, një shkrim rreth hisorisë së një autografi të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Autograf me vlerë nga Aleksandër Moisiu.

Lepur i bardhë dhe patë e bardhë.

 

 

Aleksandër Moisiu, “personazh i famshëm mbarëbotëror”, kërkohet vazhdimisht për autografe nga admirues të shumtë, veçanërisht ato femra. Kërkesa të tilla nuk iu kursyen as në Łódź, gjatë vizitës së tij në teatrin tonë komunal…

 

Historia e mëposhtme shpirtërore është aktualisht aktuale në Vjenë, ku artisti banon : Nga një prej admiruesve të tij, Moisiu mori, një letër të bukur ngjyrë rozë me këtë përmbajtje :

 

Shumë i nderuar Zotëri !

 

Ju lutem, mos u zemëroni me mua nëse ju kërkoj të më shkruani disa fjalë të bukura në kartolinën e bashkangjitur me imazhin e tij. Unë i ndjek pothuajse të gjitha shfaqjet në të cilat shfaqeni dhe shpreha admirimin tim për artin tuaj të madh duke emëruar kafshën time më të dashur, një lepur të bukur të bardhë, të cilin e mora nga xhaxhai im disa muaj më parë : Aleksandër.

 

Helena K.

 

Moisiu e plotësoi menjëherë dëshirën e adoleshentes, shkroi “disa fjalë shumë të bukura” në kartolinë, por gjithashtu shtoi një letër :

 

Shumë e dashur zonjusha Helena !

 

Isha jashtëzakonisht i lumtur kur mësova se mund t’ju numëroja në mesin e admiruesve të mi dhe jam i lumtur të plotësoj kërkesën tuaj. Për më tepër, mora si shembull mënyrën tuaj origjinale për të më nderuar dhe bleva për vete një patë të vogël të bukur, të cilën e quajta Helena.

 

Aleksandër Moisi

“Mua më dënuan 25 vjet pa asnjë faj, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa tjetri vdiq në burgun e Spaçit …”- Një histori e trishtë, nga diktatura komuniste

Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi

Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, ne emigruam nga atdheu për në Shtetet e Bekuara të Amerikës, për t`i shpëtuar vuajtjes së pa fund që kishim provuar në atdheun tonë. Unë Tekiu, arrita së fundi të hedh një grusht dhe, mbi varrin e nënës sime të dashur, sepse kur ajo dorëzoi shpirtin e saj të bardhë dhe të vuajtur, më 15 prill të vitit 1982, unë nuk u ndodha pranë saj, pasi vuaja dënimin në burgun komunist të Ballshit, për idetë dhe bindjet e mia politike.

E kujtoj si sot, se atje ku isha, në skëterrën komunistë, atë natë pashë një ëndërr që më tronditi jashtë mase: M`u bë sikur u ndërpre lidhja telefonike me nënën. U besoj ëndrrave dhe prandaj menjëherë i nisa nënës një telegram.

Pasi nuk mora përgjigje, të nesërmen nisa një telegram tjetër, por përsëri asnjë përgjigje. Në përgjigje të telegramit të tretë më shkruhej: “Personi që kërkoni ka vdekur. Në fund të telegramit ishte shënuar dërguesi: Posta”.

Me telegramin në duar që më dridheshin pa fund, nuk e durova dot dhimbjen dhe ulërita si fëmijë. Shumë më vonë, mara vesh se kjo përgjigje ishte kthyer nga Zonja e nderuar, bashkëshortja e të ndierit Leka Kruta, që punonte në postë.

Vdekja e nënës, ndodhi në kohën kur kisha vetëm 5 ditë që kisha dalë nga labirinthet e skëterrshme të Sigurimit të Shtetit, ku vuajta 5 muaj hetuesi çnjerëzore, tmerr, që besoj se helmoi dhe përshpejtoi vdekjen e nënës sime të dashur e të vuajtur.

Në gjendjen që u ndodha, bashkëvuajtësit në burg, Safa Çeloaliaj dhe Dilaver Çeloaliaj, brenda pak minutave shtruan një batanije në fund të kapanonit me dërrasa, ku ishte ulur Faik Margaritari, një i moshuar i burgosur rreth të tetëdhjetave, mik i familjes time, por më fatkeq se unë, i cili më përqafoi dhe pasi fshiu dy pika loti, drodhi një cigare dhe ma tha:

– “Djalë bëhu i fortë”! Pasi heshti pak e hoqi në zemër vazhdoi:

– “Mua më dënuan pa asnjë faj 25 vjet, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër, vdiq nga vuajtja dhe mungesa e barnave, në burgun e Spaçit dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto tmerre,- më pushkatuan edhe dhëndrin: Sezai Çeloaliaj dhe prapë bëj durim dhe bëhem i fortë”.

Kështu filluan bashkëvuajtësit e mi, të vinin e të më ngushëllonin, atje tek batanija e shtruar për tokë, duke më hedhur edhe nga një cigare dhe duke treguar secili historinë e tij.

Njeri më thoshte; “unë kam qenë në Burrel me babanë tuaj”, një tjetër më tha; “jam shok i Muratit”, vëllai jonë që vuante në burgun e Spaçit dhe për çudi ndryshe nga të tjerët më dha dy cigare: një për mua dhe një për vëllanë tonë Muratin, pasi nuk kishte se ku e gjente dhe ta ngushëllonte edhe atë, për vdekjen e nënës.

Pastaj erdhi duke qarë Sherif Merdani, ai këngëtari i famshëm, “Sherua”, siç i thërrisnim ne, me të cilin kisha qenë edhe ushtar në repartin e punës në Dushk- Lushnje. Edhe ai duke qarë bashkë me mua, më tha: “Po mbi një batanije, në burg, i priti cigaret për babanë, edhe vëllai juaj dhe shoku im, Murati. Ishte 29 qershor i vitit 1976, atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Në se një ditë do të hapen dosjet e diktaturës komuniste, drama e familjes tuaj do t`i tronditë shqiptarët”!

Miku i familjes tonë, Pipi Konomi, erdhi bashkë me një mikun e tij: një burrë të gjatë me trup të drejtë, i cili më dha dorën dhe më tha: – “Burrat nuk qajnë”! Unë u befasova, kur Xha Faiku më tha se ai ishte komunisti Andon Sheti nga Vunoi i Vlorës. Vuajtja dhe burgu ia kishin zbutur zemrën këtij komunisti…!

Kështu, këta që përmenda dhe shumë të tjerë, më ngushëlluan për vdekjen e së mirës nënës sime.

Të nesërmen i nisa një letër Finlandës, bashkëshortes sime, e internuar në fshatin e Tragjasit, të cilën e porosisja që të mbante afër fëmijët dhe ta duronte dhimbjen, siç ishte mësuar edhe ajo t’i duronte dhimbjet, kur i kishin pushkatuar babanë, kur ishte arratisur xhaxhai, dhe kur e kishin internuar familjen e saj.

Në fundin e asaj letre i shkrova një elegji për nënën:

“Qysh vdiqe moj nëna ime,
Me një det me hidhërime,

Me burgje dhe internime,
Ajo çika zemër trime”!

Ne u njohën me komunizmin që fëmijë dhe që atëhere kuptuam, se ai sistem, nga luga e floririt, që premtonte, do ta shpinte popullin të hante me lugën e drurit! Ishte 24 dhjetor i vitit 1944, kur dy partizanë erdhën në shtëpinë tonë, në lagjen “Skelë”, buzë detit, dhe arrestuan babanë. Ne, katër vëllezër, ende fëmijë, iu qepëm nga prapa babait duke qarë, por komunistët e pa shpirt, na shtynë me urrejtje, me qytat e pushkëve duke shfryrë: – “Kulishët e ballistit”!

Fjalë që ne nuk arrinim t`i kuptonim asokohe…! Kurrë nuk mund ta harrojmë nënën tonë të dashur, e cila edhe ajo duke qarë dhe mallkuar, na mblodhi rreth vetës si zogj shqiponje, duke na thënë se babai do të kthehej shpejt, ndofta edhe ajo, nëna jonë, besonte se ai, babai jonë, do të kthehej me të vërtetë. Por babai u kthye në shtëpi, pas dhjetë vjetësh, kur ne në vuajtje e mjerim, tashmë ishim rritur…!

Kjo e keqe na ndoqi gjithë jetën. Pas babait, vëllai jonë Qamili, u hodh në det nga brigjet e Sarandës dhe doli me not në Korfuz. Më pas Memishahu, në moshën 16 vjeçare përfundoi në burg. Pas Memishahut, radhën e kishte Murati, i cili vuajti në burgjet komuniste, mbi 18 vjet të jetës së tij dhe i fundit isha unë Tekiu…!

Finlanda bashkëshortja e Tekiut e tregon kështu ditën e arrestimit të tij: “Pas arrestimit të Tekiut të Vlorë, ia behën në shtëpi 5 oficerë të Sigurimit të Shtetit, të prirë nga i famshmi Xhebro Shalari…! Ata do të kontrollonin shtëpinë e “armikut të popullit”, tashmë të arrestuar, por edhe do të terrorizonin një grua pa mbrojtje dhe fëmijët,- më i madhi vetëm 14 vjeç…!

Në largim, Xhebro Shalari, i drejtohet Finlandës, me një krenari prej krimineli: – “Ku e ke Tekinë”? Dhe ajo si grua vërtetë shqiptare iu përgjigj: – “Sa herë që Tekiu vinte në Vlorë, ne dilnim në shkallë dhe e prisnim. A do të kthehej, apo do arrestohej? Tani që ju e morët, nuk kemi se ç`farë të presim më. Na i pakësuat vuajtjet, shtoi ajo me një qëndrim burrneshe…”!

Që nga 24 dhjetor i vitit 1944, familja jonë kishte vuajtur e provuar kalvarin çnjerëzor komunist. Vuajtjet shpirtërore ndofta as varri nuk do t`i shërojë, por u ndamë nga vuajtjet fizike, 24 vjet më parë, pikërisht më 5 gusht të vitit 1990, kur u larguam zemër djegur nga atdheu ynë, që na kishte bërë të vuanim aq shumë. Atë ditë kisha hipur në traget i përcjellë nga tre – katër miq, ndërmjet tyre edhe profesor Bejkush Birçe, që më ka nderuar, duke më ardhur edhe në rivarrimin e nënës…!

Ndërsa trageti u nis, hodha sytë me mallëngjim në brigjet e Adriatikut, atdheut tim të dashur, po mendimet e mia m’i ndërpreu Finlanda, bashkëshortja ime dhe im bir Fatmiri, atëhere 11 vjeç të cilët më thanë: – “A ke forca ta fillosh jetën nga e para”? Përgjigjja ime, ishte: “Po”!

– “Atëhere, – më thanë ata në një gojë, – ne do ta gëzojmë jetën dhe sot e tutje, nuk do të guxojë njeri të na diskriminojë e të na fyej, si komunistët e Tragjasit”. Jeta nën diktaturën komuniste na mësoi si të duronim dhimbjen fizike e shpirtërore. Në varrimin e babait, morën pjesë vetëm 15 vetë…!

Kur dola nga burgu, një njeri i mirë nga lagjja “Llonxhë” ku banonte nëna, më ftoi për një kafe dhe më tha: “Kam qenë këtu, ulur, kur është përcjellë nga kjo lagje, në përjetësi nëna juaj, vetëm me 7 vetë. Në fund ishte Beshiri, varrmihësi, por edhe ai u ndalua nga një anëtar i Këshillit Popullor, sepse gruaja që përcillej, ishte e veja e një ballisti, dhe grua që kishte lindur vetëm armiq të popullit, të cilët partia i kushte burgosur…”!

Një familje e tërë, e dënuar mizorisht: Babai, Muhamet Gjonzeneli (1907 – 1978) i dënuar me 30 vjet burg, Qamili, djali i madh, i arratisur jashtë shtetit, Tekiu i dënuar me 8 vjet burg, Memishahu i dënuar me 6 vjet burg, Murat Gjonzeneli dënuar me 20 vjet në burg.

Zonja (1908 – 1982), nëna e katër djemve të dënuar, ajo grua heroinë që e kishte kaluar gjithë jetën nëpër dyert e burgjeve dhe që i kishte larë udhët e Shqipërisë me lot, duke ndihmuar sado pak bijtë nëpër burgje dhe kampe, e qante të shoqin me lot hidhërimi:

“Muhamet e varfëra,
Po e keqia s`tu nda,
S`të qan motër, as vëlla
As fis as akraba”.

Për ta kuptuar dhimbjen e kësaj nëne, për ata që nuk e jetuan atë kohë, sqarojmë se Muhameti, si shumë të tjerë në atë kohë, ishte njeri i braktisur nga njerëzit, më të afërt, nga fisi dhe miqësia, sepse ishte “armik i popullit”! Edhe në përjetësi, ai burrë i rëndë, u përcuall nga një grusht njerëzish.

Më 5 gusht 2014, ne bijtë e atyre prindërve të vuajtur arritëm që prindërit tanë, t`i rivarrosim në vendlindjen e tyre, në Tragjas, në baltën që i kishte lindur, rritur dhe vuajtur pa fund, pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre nga të cilët ishin ndarë në gjallje dhe ndofta Perëndia, i bashkonte në atë jetë. Memorie.al

“O Moj Shqypni, e mjera Shqypni”, e Pashko Vasës botimi si fletë fluturuese! Poema u dërgua nga Stambolli në frontin e luftimeve me fletë të veçanta

Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se janë restauruar ambientet e jashtme dhe të brendshme, duke u konsoliduar suvatimet e mureve për të garantuar ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

 

Shtëpia e Pashko Vasës është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Punimet po realizohen duke respektuar teknikat e vjetra të restaurimit, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të kësaj ndërtese historike. Shtëpia, e cila ka një histori mbi 300- vjeçare, ka rëndësi historike e turistike.

Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj ndodhen ende pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar. Sot, kjo shtëpi, është Monument Kulture, Kategoria e parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtarëve, prej vitit 1971. Vaso Pasha ishte njëri ndër rilindësit më të spikatur të Shqipërisë dhe njëri ndër iluministët e ndritur të kombit.

Ai, tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes së çlirimi të Shqipërisë, arsimimit, kulturës, diturisë. Pashko Vasa, lindi në Shkodër më 17 shtator të vitit 1825. Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur nga Mirdita dhe ishin zhvendosur në qytet, n’atë shtëpi ku sot është shtëpia-muze e Pashko Vasës. Ai zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873). Poema e famshme “O Moj Shqypni, e mjera Shqypni” është vepra më e shkëlqyer e Pashko Vasës. Ajo u dërgua nga Stambolli në frontin e luftimeve me fletë të veçanta, kaloi dorë në dorë dhe u këndua me një muzikë sa prekëse aq mobilizuese. Autori u frymëzua nga atmosfera luftarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…

Gjendja e mjerueshme e popullit, veçanërisht figura simbol e Nanës Shqipëri, i jepte asaj forcë të madhe emocionuese dhe mobilizuese në luftë për liri e pavarësi. Me 20 shkurt 1881 Sami Frashëri i shkruante Jeronin de Radës: “Të dergonj edhe një këngë patriotike nga vëllait tonë Pasko Vasës…”O moj Shqypni…” u bë “Marsejeza” e popullit Shqiptar:”Këtë nanë të dashtun a do ta lamë/që njeri i huej ta shkelë me kambë/ para se të hupë kështu Shqypnia/ me pushkë në dorë le të desë trimnia”. Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat tij u sollën në Atdhe në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë.

/Gazeta Panorama

Diario Crítica (1929) Mbërritja, pas shumë peripecive, e Aleksandër Moisiut në Buenos Aires — Intervista me gjeniun e skenës bashkëkohore botërore

Aleksandër Moisiu, në një vizatim të Orlik-ut — Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Mars 2025

 

“Diario Crítica” ka botuar, të dielën e 7 prillit 1929, në faqen n°11, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Buenos Aires, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Moisiu, tragjiku i madh gjerman, sapo ka mbërritur në Buenos Aires dhe tregon përshtypjet e udhëtimit të tij.

 

Një udhëtim me probleme. — “Të kryesh tetë funksione. Kam gjashtëdhjetë ditë lundrim.

 

Angazhimet e mëparshme do ta pengojnë tragjedianin e shquar të ofrojë më shumë se tetë shfaqje.

 

Moisiu ndodhet në Buenos Aires që nga mbrëmë. Pasagjeri nga Cap Arcona zbarkoi sapo u hoqën kufizimet sanitare për anijen transatlantike, i cili megjithatë, po shkurton edhe më tej itinerarin e tij, që është shumë i shkurtër në Buenos Aires për shkak të kontratave të tij në pritje. Aleksandër Moisiu është i ndjeshëm, do të kalojë si yll në qiellin tonë artistik. Moisiu, siç e kemi thënë tashmë, është një nga figurat kryesore të skenës bashkëkohore botërore. Parisi, Londra dhe Nju Jorku kanë përshëndetur të gjithë figurën tragjike që ka bërë që turmat të dridhen nga emocionet. Francezët, të cilët ishin aq të kursyer në lëvdatat e tyre për të huajin, ishin ata që treguan entuziazmin më të madh në kritikat e tyre, ku disa e shpallën atë gjeni, e të tjerë aktorin më të madh dramatik të gjallë.

 

Pasi e nisi karrierën e tij në teatër si një ekstra, karriera e tij evropiane dhe triumfi i tij i fundit në Nju Jork kulmojnë me famën e tij aktuale. Gjermano-gjermani tragjik, me gjak hebre, bir i një shqiptari dhe nënë italiane, i lindur në Trieste nën dominimin austriak ? — por gjerman, për shkak të kulturës së tij intelektuale dhe gjuhës me të cilën shpreh temperamentin e tij artistik, ai do të na japë vetëm katër shfaqje të talentit të tij : “Fantazmat”, “Hamleti”, “Dymbëdhjetë mijë” të Bruno Franck-ut dhe “Kufoma e gjallë” e Tolstoit. E pamë mbrëmë duke folur familjarisht në të gjitha gjuhët, duke pritur me ankth kohën e debutimit të tij para një publiku të ri dhe të largët.

 

Për çdo zotëri, çdo nder. Moisiu është një nga zotërit e artit dramatik. Mos hezitoni të na dërgoni mirëseardhjen tonë të ngrohtë dhe të shprehim kënaqësinë tonë për të ndarë me ju aktivitetet tona teatrale në Buenos Aires.

 

Moisiu, poliglot

 

Figura e Aleksandër Moisiut, e konsideruar artistikisht, është mjaft e njohur që ne të përpiqemi ta zbulojmë atë; Fizikisht ai është një njeri me tërheqje të veçantë; Me gjatësi mesatare, i hollë, me një fytyrë të rrumbullakët, të bardhë, me flokë të valëzuar, ngjyrë bronzi, një grimasë ironike në gojë dhe me sy depërtues, këto janë linjat e përgjithshme të këtij lloji që mbushin skenën dramatike në teatrot e mëdha evropiane dhe të Amerikës së Veriut.

 

Moisiu është një poliglot dhe me fraza në italisht, gjermanisht dhe frëngjisht na tregon odisenë e udhëtimit të tij :

 

— Për të luajtur tetë ditë në Buenos Aires — do të më duhet të lundroj për gjashtëdhjetë ditë …

 

Ndërsa isha në Nju Jork, i dhashë fjalën Urban-it që të vija me të në Buenos Aires. Ideja për t’u njohur me këtë pjesë të planetit të vogël që ne jetojmë më tërhoqi dhe nëse mbaj fjalën e nderit do të më duhet të lundroj për gjashtëdhjetë ditë dhe do të duhet të pres deri në maj për të pranuar kontratën e mrekullueshme që më ofroi një kompani e madhe filmash për të luajtur në dy filma shumë të rëndësishëm, “Kean” të Dumas dhe “Dishepulli i Djallit” të Bernard Show.

 

Moisiu, aktor filmi (kinemaje)

 

Këta filma, bazuar në këto vepra të mrekullueshme, do të realizohen duke përdorur një proces modern që po revolucionarizon artin kinematografik sot, ai quhet film që flet (film me zë), dhe siç duket edhe emri i tij, aktori shihet në të njëjtën kohë kur dëgjohet.

 

Një udhëtim me probleme

 

Udhëtimi im ishte vërtet plot ngjarje : për të takuar Urbanin dhe për t’u kthyer në Kaliforni më 15 maj, më duhej të hipja në anijen e parë që nisej për në Evropë në Nju Jork në një ditë kur shpërtheu një stuhi e jashtëzakonshme që nuk na la gjatë gjithë udhëtimit tonë për në Hamburg. Meqenëse moti i keq na bëri të vonoheshim për rreth 70 orë, nuk munda të shihja familjen time me mbërritjen time në Gjermani dhe nga anija që po më çonte atje shkova drejtpërdrejt në Cap Polonio, në bord patëm një udhëtim shumë të lumtur, por siç thotë thënia e vjetër spanjolle : “Epo, hajde keq, nëse vjen vetëm”, dhe ja, në brigjet e Brazilit mësuam se do t’i nënshtroheshin një karantine shëndetësore, dhe si pasojë e një vonese të re dhe shtyrjes së pashmangshme të debutimit tim.

 

Kompania Urban

 

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, shton Moisiu, kompania Urban që udhëton në bordin e Weser-it do të duhet të durojë një karantinë më serioze se e imja, gjë që ka bërë të nevojshme shtyrjen e sezonit përsëri.

 

Pas performancës sime në Buenos Aires, do të kaloj Andet për të hipur në një anije në Valparaíso dhe do të arrij në San Francisko, Kaliforni, më 15 maj, sipas fjalës time.

 

Moisiu do të performojë në Odeón të mërkurën me datë 10 prill në shfaqjen “Espectros — Fantazmat”.

The Globe (1914) Aleksandër Moisiu, aktori më i paguar i Gjermanisë. Ja sa fiton në vit!

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2025

 

“The Globe” ka botuar, të mërkurën e 4 marsit 1914, në ballinë, një shkrim asokohe rreth pagës vjetore të Aleksandër Moisiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Aktori më i paguar i Gjermanisë.

Të ardhura prej 10,000 £ në vit për Aleksandër Moisiun.

(Sipas një korrespondenti.)

 

Një sensacion të konsiderueshëm ka shkaktuar njoftimi se profesori Max Reinhardt ka lidhur një marrëveshje me aktorin e njohur Aleksandër Moisi, e cila i garanton këtij të fundit një pagë prej 5,000 £ në vit për disa vite.

 

Përveç kësaj shume, raportohet se Moisiu fiton nëpërmjet aktrimit për kompanitë e filmave të kinemasë, dhe nga recitale dramatike dhe shfaqje speciale jashtë Berlinit, të paktën 5,000 £ të tjera në vit, kështu që gëzon të ardhura aq të mëdha sa ato të Lordit të Lartë Kancelarit të Anglisë.

 

Objektivi kryesor i marrëveshjes së profesorit Reinhardt me Moisiun është që ta mbajë atë më gjatë në Berlin. Dikur aktori i shquar shfrytëzonte çdo mundësi për të dhënë shfaqje me çmime përrallore në një numër teatrosh kryesorë në pjesë të tjera të Gjermanisë, si dhe në Austri. Tani e tutje është zotuar të shfaqet në “Deutsches Theater” dhjetë muaj në vit, në vend të gjashtë deri më tani. Kjo marrëveshje do të vazhdojë deri më 1 shtator 1917.

 

Aleksandër Moisiu ia detyron famën e tij Reinhardt-it, sepse ishte ai që e zbuloi. Me origjinë italiane, ai bëri debutimin e tij në teatrin e Vjenës disa vite më parë për tetëmbëdhjetë centë në mbrëmje. Moisiu luan rolet kryesore në të gjitha dramat e Shekspirit dhe shfaqjet e tjera klasike.

Dëshmia e profesorit nga Italia: Ajo që dëgjova nga parlamentarët italianë të sapo kthyer nga Beogradi ku takuan Millosheviçin, ishte skandaloze…

Nga Prof. Mehdi Shkreli

Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO-s, që synonin të ndalonin çmendurinë e politikës serbe, gjenocidin dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Në Rimini, Itali, në ‘Sallën e Kolonave’, në një seancë të hapur për publikun, mblidheshin grupimet e majta politike, me pjesëmarrjen edhe të disa parlamentarëve të kësaj ngjyre politike, që në atë kohë ishte edhe në pushtet, për të diskutuar, propozuar dhe për të kërkuar zyrtarisht pushimin e menjëhershëm të fluturimeve ajrore të NATO-s nga territori italian, drejt Kosovës. Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm asnjë kosovar apo shqiptar, por kishte të ftuar serbë, madje edhe me tituj akademikë.

U njoftova rastësisht dhe vrapova për të marrë pjesë. Ajo që dëgjova ishte me të vërtetë skandaloze. U tha se tërë historia e Kosovës, lindja dhe lulëzimi i saj, fillonte e mbaronte me lindjen dhe lulëzimin e shtetit serb, në shekujt XI-XIII-të dhe se tërë kultura serbe, qenka vetëm në Kosovë. Disa nga parlamentarët e majtë, që ishin të pranishëm, sapo ishin kthyer nga Beogradi, ku ishin takuar në mënyrë të fshehtë dhe jozyrtarisht, personalisht me Millosheviçin.

Meqenëse në mbledhje arrita pak me vonesë, një i njohuri im, nën zë me tregoi se Millosheviçi, u paska thënë këtyre zotërinjve, ndërmjet tjerash, se; “Amerika po e bën luftën, vetëm për të vendosë një bazë ushtarake në Kosovë, e se po të ma kërkonin mua, do t’ia jepja dhe nuk do të kishte më arsye që të luftonte kundër Serbisë, prandaj duheshin ndaluar menjëherë bombardimet ajrore të NATO-s”! Ndërmjet tjerash Millosheviçi kishte paraqitur një hartë, ku Kosovës i mungonin territoret në veri, që së bashku me Mitrovicën dhe rajonet minerale, i ishin bashkuar Serbisë.

Një hartë e tillë faktikisht u publikua më vonë edhe nga mediet italiane dhe u paraqit si mundësi zgjidhjeje e konflikteve në Kosovë. Përse paraqiten nga Millosheviçi serbët, sikur nuk janë në gjendje të jetojnë me kombësi të tjera?! Përse tërë tokat ku banojnë edhe serbë, duhet t’i bashkohen Serbisë?! Kush e kërkon këtë?! Fantazma e Millosheviçit?! Kriminelët e tipit “Mlladiç”, apo ndokush tjetër?!

Po të ndjekim një logjikë të tillë, ultra-nacionaliste, Shqipërisë duhet t’i bashkohen shumë territore, që sot ndodhen në Serbi, Maqedoni, Greqi, Kosovë e Mal të Zi. Hungarisë gjithashtu, etj. Një ide e tillë do të thotë të destabilizohen tërë rajonet e Ballkanit. Në interes të kujt ishte një politikë e tillë? U zemërova shumë. Kuptova se ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës, duke i hequr tërë rajonet e industrializuara, dëmtohesh tërë ekonomia e saj si dhe tregu minimal i brendshëm, që siguron ekzistencën e një shteti, po i përgatisnin Kosovës një të ardhme në varfëri.

Propozonin të njëjtën gjë që bënë me Shqipërinë në vitin 1913, kur brenda kufijve të shtetit shqiptar, mbeten vetëm kënetat e malet e thepisura, ndërsa fushat e pllajat pjellore, iu dhanë si dhuratë shteteve fqinjë. Kërkova me këmbëngulje dhe mora fjalën. Pasi bëra një hyrje historike për disa injorantë në lëndën e historisë e, që ishin të pranishëm, fola duke ngritur zërin, se kjo mbledhje ishte një turp për shoqërinë demokratike italiane, e cila kishte jo vetëm detyrë të vazhdonte luftën si anëtare e NATO-s, për ndalimin e agresionit e gjenocidit të çmendur serb në Kosovë, por edhe të mendonte për të ardhmen e këtij rajoni, në mënyrë që popujt tanë fqinjë të jetojnë në paqe, në respekt reciprok e në begati. Një ndarje e Kosovës është e papranueshme.

Popujt e Ballkanit kanë pranuar kurdoherë bashkëjetesën në shoqëri shumetnike, shumë fetare e shumëkulturale. Janë politikat e të tjerëve që e kanë sulmuar dhe dëmtuar këtë dhunti të popujve tanë. Asnjë gur nuk duhet dhe nuk mund t’u hiqet më trevave shqiptare. Mendojë se kanë kaluar tashmë ato kohëra kur ministra të jashtëm të korruptuar, në pizhame e duke pirë çaj vizatonin shtrembër hartën e Shqipërisë, duke lënë jashtë saj më shumë se gjysmën territoreve etnike.

Minoritetet që ndodhen në Kosovë, duhet të jenë faktor paqeje dhe i dialogut ndërmjet shteteve fqinjë dhe jo të shfrytëzohen për të realizuar qëllime gjeopolitike të të tjerëve, përmes mbjelljes të koncepteve mendjeshkurtër e anakronikë nacionalistë, në dëm të koncepteve moderne evropiane. Nacionalizmi, zakonisht është vrima apo strofka e fundit që zgjedhin maskarenjtë politikë e të korruptuar, për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar të mbushin xhepat e tyre.

Një funksionar i lartë i qeverisë kishte ardhur nga Roma. Mori fjalën, dhe më dha të drejtë. Ai foli me ton zyrtar dhe të çliruar nga ideologjia e majtë e super-pacifiste. Pasi hodhi poshtë pretendimet e parafolësve, që kërkonin ndalimin e menjëhershëm e pakushte të bombardimeve ndaj Serbisë, u shpjegoi të pranishmëve se qeveria italiane, do të kryejë me përpikmëri detyrat si anëtare e NATO-s. Dhe ashtu u bë.

Kosova u çlirua nga NATO e njëherë e përgjithmonë nga pushtimi i huaj. Kosova tashmë jeton me një administratë, organizim dhe institucione shtetërore, që shumë shtete në botë mund ta kenë zili. Shteti i ri Kosovar, i lindur dhe i ndërtuar tashmë me ndihmën dhe këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, pret vetëm aktin formal të shpalljes zyrtare dhe të njohjes ndërkombëtare.

Politika serbe nuk ka përse të ndjekë sot planet politike dhe hartat e Millosheviçit, që me ultra-nacionalizmin e inatin e tij, ndezi Ballkanin flakë për dhjetë vite radhazi. Historia e sotme akoma nuk përcakton qartë se interesat e kujt mbrojti Millosheviçi? Kujt i shërbeu? Bëj këto pyetje, pasi Millosheviçi dhe të tjerët ultra-nacionalistë që ndjekin rrugën e tij, sigurisht nuk i shërbejnë interesave të popullit paqësor serb.

Plani i Ahtisaarit, është një plan ku shumica shqiptare i bën shumë lëshime pakicës serbe. Pakica serbe që jeton në Kosovë, parashikohet në planin e Ahtisaarit të vendoset në pozita të privilegjuara politike, ekonomike e sociale. Ajo parashikohet të trajtohet me shumë kujdes nga dy shtete kufitare, Kosova dhe Serbia, pasi do të jetë urë lidhëse ndërmjet tyre.

Evropa nuk mund dhe nuk duhet të pranojë më ndarje territoriale për hir të kombësisë, të besimit fetar apo të premtimeve sekrete që ndonjë diplomat i ka bërë Millosheviçit. Sot është koha e bashkimeve dhe jo e ndarjeve. Për popujt e Ballkanit, duhet të ketë vetëm një kombësi; “të qënurit qytetar i Evropës”, që sa më parë urojmë ta kenë si shqiptarët, ashtu edhe serbët.

Zgjatja e procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës, planet e premtimet e fshehta të diplomacisë së huaj, dritëshkurtër dhe të nëndheshme për ndarjen e Kosovës, vetëm sjellin destabilitet në rajon dhe zgjasin afatet për shqiptarët, serbët e komunitetet e tjera të Kosovës, që të marrin nënshtetësinë e re evropiane. Memorie.al

LUIGJ GURAKUQI NË VLONË- 28 NANDOR 1912- Pergatiti Fritz RADOVANI

 

 

 

LUIGJ  GURAKUQI (1879 – 1925)

 

“PO NUK  U NGRIT  SOT

FLAMURI  KUQ  E  ZI,

 

NUK  DEL  ASKUSH

GJALLE   PREJ  KETU !”

                                       Luigj Gurakuqi

VLONE, 1912.

Hani i Elbasanit, historia e ndërtesës 350-vjeçare! Një monument i trashëgimisë kulturore

Hani i Elbasanit është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga hanet më të rëndësishëm historikë të qytetit të Korçës.

 

I njohur gjerësisht si Hani i Pazarit, ndërtesa është qindravjeçare. Ajo u ndërtua rreth vitit 1800 nga tregtarë elbasanas dhe ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek Pazari i Vjetër i Korçës. Me arkitekturë të pasur dhe detaje dekorative unike, ky han ruan vlerat e së kaluarës duke ofruar mikpritje për vizitorët si një hotel ku gërshetohet tradicionalja me modernen.

Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, miratuar në qershor të vitit 1973, i tipologjisë “han”. Hani është një ndërtesë dykatëshe, me lartësi rreth 7 metra. Në të ndodhet një oborr nga ku shpaloset ballkonada e hanit. Në katin e sipërm janë odat e fjetjes. Gjithë ballkoni i katit të dytë përbëhet nga shumë kolona dhe parmakë druri. Në katin e sipërm odat e fjetjes nxjerrin dyert në galerinë e hapur që i paraprin, ndërsa disa nxjerrin edhe dritaret e tyre. Lartësia e objektit është rreth 7m.

HISTORIA

Teksa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si të mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura. Askush nuk i reziston dot tundimit që të ofron “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350- vjeçare. Ky han është restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhës së diktaturës. Por përsëri elementet tradicionale në stil dhe arkitekturë janë ruajtur me besnikëri. Me një hapësirë prej 730 metra katrorë. Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit” pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet. Hani i Elbasanit është ndërtuar në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek pazari i Korçës. Ai është me dy kate dhe ka një oborr të brendshëm, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me ndërtime. Në oborrin e kalldrëmuar ndodhet një pus i zakonshëm. Ky han ka një ndërtim tipik të haneve.

Kati përdhe është i mbyllur, ai ka shërbyer për mbajtjen e kuajve. Në katin e sipërm ndodhen dhomat e fjetjes ose odat. Pjesa ballore e katit përdhe e ka pamjen nga rruga kryesore, në të cilën ndodhen dyqanet. Në të dallohen dy faza ndërtimi që janë të ndryshme për nga materialet e përdorura, teknika e ndërtimit dhe trajtimit arkitektonik. Në katin përdhe ka një radhë të ndarash, të theksuara nga pilastra guri që përfundojnë me kapitele, mbi të cilat ngrihet korniza ndërmjet kateve. Secila ndarje ka hyrje më vete dhe dritare me pamje në oborr, të mbuluara me qemerë cilindrikë. Dyert e dritaret kanë korniza guri të gdhendura e në hapësirën midis tyre ka zgara hekuri dhe kanate metalike. Mbi të ngrihet kati i sipërm, me galeri të hapur e oda. Kati përdhe i ndërtimit të fazës së dytë ka tipare të tjera, kurse kati i sipërm ka të njëjtin kompozim me pjesën tjetër të katit përdhe. Duke e krahasuar me hanet e tjera, nga ana e ndërtimit dhe dekorimit ky han është më i pasur, gjë të cilën e bën të dukshme edhe oborri i tij. Çdo kush që do ta vizitojë këtë han, do ta ketë të vështirë ta harrojë dhe të pamundur mos të kthehet më./Gazeta Panorama

Ndarja e Shqipërisë mes Greqisë e Serbisë dhe Konferenca e Paqes në Paris, dokumenti i 1946! Mbrojtje djallëzore e ministrit jugosllav?!- Nga Prof. dr. ELMAS LECI

 

Dy anonçimet e mëposhtme, bërë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946, flasin shumë për pazaret mbi Shqipërinë. Pijade, ministër i Jashtëm i Jugosllavisë: ”Grekët sapo na kanë bërë propozimin, për ta ndarë Shqipërinë mes nesh si Jugosllavi dhe atyre si Greqi” dhe nxori dokumentin e firmosur nga Kryeministri grek Kaldaris prezent aty në Konferencën e Paqes.

Kaldaris, Kryeministër i Greqisë: ”Nga ky podium, ju shpalos një faksimile të vitit 1940, ku Presidenti i Shqipërisë Omer Nishani i bënte thirrje rinisë shqiptare për t’u futur në partinë fashiste e për të luftuar Greqinë”.

Në Konferencën e Paqes në Paris, e cila i filloi punimet me 29 korrik të vitit 1946 delegacioni shqiptar mundi të shkoi atje “me vonesë”, pasi në punimet e saj fillimisht Shqipëria nuk ishte ftuar fare dhe arsyet e atij trajtimi nuk u sqaruan asnjëherë nga treshja e Koalicionit Antifashist. Që në fillim delegacioni shqiptar u përball me akuzat e grekëve se Shqipëria ishte sjellë ndaj tyre si një vend agresor, për ekzistencën e ligjit të luftës e nga këto Shqipëria nuk mund të konsiderohej një vend aleat.

Presioni i jugosllavo-sovjetikëve bëri të mundur që më 20 gusht të vitit 1946, Enver Hoxha nga pozicioni i ministrit të Jashtëm (funksion që edhe e mbante krahas atij të Kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë), të shkonte në Konferencë. Udhëtimi u bë me linjën ajrore nga Beogradi, ku e priste Tito, nga i cili do të merrte “udhëzimet” e fundit se “si duhej të sillej në Konferencë”. Siç thotë në kujtimet e tij Myftar Tare, në atë kohë zëvendës ministër i Brendshëm e Shef i Zbulimit të Jashtëm, në rastin konkret për Konferencën i mbuluar si Sekretar Personal i Enver Hoxhës, “ndalesën e parë e bëri në Beograd. Nga Tirana na mori avioni personal i Titos dhe pasi arritëm në Beograd, bëmë edhe një fluturim për në Bled, një zonë turistike në Slloveni, ku na priste vetë Tito. Në atë takim Tito shoqërohej nga Aleksandër Rankoviçi (asokohe zëvendëskryeministër) dhe Vukmanoviç Tempo (anëtari i Byrosë Politike, ish-misionar i Jugosllavisë në Shqipëri). Bisedimet zgjatën rreth dy orë, ku Tito e instruktojë Enverin, (përse-ja do dalë ne vijim) se si të fliste për të rihyrë në radhët e fituesve të luftës”.

Pavarësisht se Enver Hoxha nga Bledi shkoi edhe në Pragë ku u takua me Gotvaldin duhet thënë se parapërgatitjet e Enver Hoxhës për në Konferencë, kryesisht u bënë nga Tito dhe po ashtu duhet theksuar se roli i Enver Hoxhës në Konferencë ishte vetëm i atyre gjërave që i tha Tito, d.m.th. rol i tij ishte ai i “suflerit”, konkluzion që e ka dhënë në studimin e tij për Konferencën e Paqes edhe historiani i mirënjohur shqiptar Kristo Frashëri, i cili ka shkruar se “Enver Hoxha në Konferencë nuk pati asnjë rol”.156)

“Gjithsesi ne na u desh, – ka treguar Myftar Tare – të bënim përgatitjet tona. Zyrtarisht në Konferencën e Paqes në Paris, nuk isha pjesë e delegacionit, por ndihmës i Enver Hoxhës Sekretar Personal i tij, së paku ky ishte statusi me të cilin u paraqita para organizatorëve të Konferencës, ndërsa në fakt kryeja detyrën e Shefit të Zbulimit të Jashtëm të Shqipërisë. Me sa dukej, funksioni e kërkonte të isha i pranishëm në këtë veprimtari të rëndësishme. Urdhrin për të qenë pjesë e delegacionit shqiptar për në Paris, mua ma komunikoi vetë Enver Hoxha në zyrën e tij në Tiranë. Unë aty mësova se me grupin tonë do të ishin edhe dy të tjerë, Vaskë Koleci, i cili në atë kohë ishte jo vetëm zëvendësministër i Brendshëm por edhe Kryetar i Sigurimit të Brendshëm të Shtetit dhe Shefqet Musarai, që ishte gazetar i “Zërit të Popullit”. Pavarësisht funksioneve që mbanim ne të dy zëvendësministra të Ministrisë së Brendshme unë dhe Vaska, do të paraqiteshim si shoqërues të Enver Hoxhës, unë edhe si Sekretar Personal, ndërsa Shefqeti do të vazhdonte profesionin e vet të gazetarit.

Përzgjedhja e kreut të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Shtetit tonë në përbërje të delegacionit shqiptar, kishte të bënte me shmangien e çdo kontakti me një kategori njerëzish emigrantë politikë e nacionalistë të shquar shqiptarë, të cilëve partizanët e Enver Hoxhës u kishin vënë pushkën dhe i kishin zbuar nga Shqipëria, ku bënin pjesë krerë të rëndësishëm kundërshtarë të regjimit etj.. P.sh. çështja e Sadik Premtes vlerësohej si më e rrezikshmja. Vetë Enveri ishte shumë i shqetësuar për lëvizjet e tij atentatoriale. Falë bashkëpunimit me “të zotët e shtëpisë”, Sadik Premtja për “arsye zyrtare” ato ditë e transferuan në një provincë se ndryshe Enveri nuk mund të futej në sallën e Konferencës. Aq në frikë ishte Enveri nga Sadik Premtja sa vetë pyeste herë pas here se çfarë ndodhte me të?!

Situata në seancën e 21 gushtit 1946, kur Enver Hoxha mori pjesë në Konferencë ishte e ndezur. Grekët përmes denoncimeve e kishin kthyer çdo gjë në favor të tyre. Protagonist i këtij revanshi ishte bërë vetë Kryeministri i Greqisë, Kostandin Kaldaris. Në krye të herës, ai kishte pohuar se në fillim të shekullit XX -të ka pasur një traktat të nënshkruar nga kryeministri grek Teotokis dhe ai shqiptar Ismail Qemali, që ia kalonte Vorio-Epirin Greqisë. Në vijim, Kaldaris artikuloi edhe një mori akuzash, sipas të cilave Shqipëria kishte bashkëpunuar hapur me fashizmin për pushtimin e Greqisë. Kaldaris bëri edhe akuza të drejtpërdrejta për personalitetet e larta të regjimit komunist shqiptar, madje edhe për bashkëpunëtorët e ngushtë të Enver Hoxhës. Në përgjigje nga tribuna e Konferencës Enver Hoxha sipas “porosisë së Titos” e kundërshtoi grekun, por, siç thonë dokumentet dhe studiuesit e arkivave, ai ato i bëri pa shumë argumente, por vetëm në mënyrë propagandistike e jo bindëse.

Fill pas tij e morën fjalën përfaqësuesit e vendeve të Bllokut Lindor, veçanërisht Jugosllavi Pijade, që sipas porosisë së Titos solli në Konferencë argumente shkatërruese kundër grekëve. “Jam këtu, -deklaroi Pijade, -t’ju bëj me dije se deri ku shkon agresiviteti grek ndaj shqiptarëve. Grekët ndjekin një politikë karakterizuese të monarkive ballkanike. Këto ditë – vijoi në diskutimin e tij Pijade, – grekët na kanë bërë propozime tepër interesante ku del hapur hegjemonizmi i tyre (dhe nxori dokumentin e firmosur nga Kaldaris), për ta ndarë Shqipërinë mes nesh si Jugosllavi dhe atyre si Greqi. Madje propozimi na është bërë drejtpërdrejt nga z. Kaldaris (Kryeministri), që i la të gjithë pa frymë”.

Përse e bëri Pijade ministri i Jashtëm jugosllav këtë punë dhe nuk e bëri ministri i Jashtëm sovjetik, i një vendi të madh siç qe Bashkimi Sovjetik dhe me një autoritet të madh si fitues i Luftës së Dytë Botërore?! Lidhur me këtë pyetje të natyrshme na vijnë në ndihmë jo vetëm dëshmitë, por edhe deduksionet se “a vërtet jugosllavët e deshën Shqipërinë”?! Jo, jo, tjetërkund ishte e vërteta. Tito kërkonte “njohjen dhe mbrojtjen” e Shqipërisë, pasi një Shqipëri e njohur dhe e mbrojtur me një akt ndërkombëtar siç do bënte Konferenca e Paqes, do të ishte më i lehtë “gllabërimi” i dhënë nga Stalini.

Këto gjëra dalin sheshit nga dokumentacionet e pas Konferencës së Paqes, ku në një bisedë të gjerë me të dërguarin jugosllav në Tiranë Josif Gjergjia, Enver Hoxha i kishte deklaruar se “në Paris ishte takuar edhe me Molotovin (ministrin e jashtë sovjetik), i cili i kishte thënë se “mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë qëndronte Jugosllavia dhe me të, duhet që marrëdhëniet të ishin sa më të mira”.

Për takimin, Gjergjia në nëntor të vitit 1946 i shkruan një informacion të posaçëm Titos, duke i cilësuar atij se “Enver Hoxha është kthyer nga Parisi me mendime më të qarta, për atë se si duhet të jenë marrëdhëniet e ardhshme me Jugosllavinë”. Kjo lidhet edhe me atë që Molotovi i kishte thënë Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris, “që politikën e jashtme të Shqipërisë e drejtonin jugosllavët”, gjë që del e qartë edhe nga propozimi i jugosllavëve që “Shqipëria të mos kishte përfaqësi diplomatike (ambasada) të vetat jashtë vendit, por të përfaqësohej prej përfaqësive të Jugosllavisë”. Këtë, vetë Enver Hoxha e pranon edhe në plenumin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë në prill të vitit 1946, ku për këtë çështje ai thotë se “jugosllavët na kanë propozuar që kudo ku ata kanë përfaqësi diplomatike, të kemi edhe ne një përfaqësues tonin pranë atyre përfaqësive, për t’i ndihmuar ato në kërkesat tona e për të bërë punën tonë. Ne e kemi pranuar këtë propozim të jugosllavëve”./Gazeta Panorama 

Adem Gjurra, nacionalisti që u përball me pushtuesit, regjimin komunist të Tiranës dhe Beogradit! Kush e ndihmoi të largohej nga Jugosllavia në Itali e më pas në SHBA

MINA HYSA


Adem Gjurra ka lindur në Reç të Dibrës më 13 mars 1912. Ishte i biri i Hysen (Shaban) Gjurrës e Zahide Vladit. Në Shqipëri ishte i martuar me Xhevahire Markun me të cilën pati 6 fëmijë dhe vetëm dy i jetuan, Ismail Gjurra dhe Sali Gjurra, ndërsa jashtë u martua me Milica Risiçin, me të cilën ka një vajzë, Afërdita Gjurrën. Vdiq më 6 janar të vitit 1985 në SHBA dhe nuk e pa më atdheun dhe familjen që la në Shqipëri pas arratisjes. Adem Gjurra shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen e mbaroi me korrespondencë rreth vitit 1931 në Peshkopi. Shkollën e nënoficerëve (të ushtrisë) e mbaroi në vitin 1932, por për arsye të mungesës së buxhetit shtetëror s’pati vend për aspirantët e rinj për t’u veshur ushtarakë. Në janar të vitit 1933, Adem Gjurra u regjistrua në shkollën e nënoficerëve të Xhandarmërisë Mbretërore. Pas disa muajsh shkolle në Durrës, më shumë se 30 studentë me rezultatet më të mira u dërguan me detyrë në Shkodër për ruajtjen e rendit dhe qetësisë. U diplomua me sukses ndër më të mirët mes 100 të diplomuarve. Fitoi të drejtën e nënoficerit të xhandarmërisë, por shteti sërish nuk kishte buxhet për rroga të gradave të reja. I bënë thirrje që të pranonte gradimin edhe rrogën si xhandar, por me detyrë të nënoficerit. Shumica refuzuan, kurse Adem Gjurra dhe rreth 30 të tjerë pranuan për të qenë në shërbim të shtetit. U dërguan nëpër rrethe të postëkomandave në të gjitha anët e Shqipërisë. Shërbeu në Malësinë e Shkodrës, Dibër, Gjirokastër, Labëri, Dukagjin etj. Gradimet erdhën me radhë deri tek grada më e lartë, “Toger”.

ROLI I ADEM GJURRËS NË PUSHTIMIN E ITALISË NË VITIN 1939

Në vitin 1939, kur Italia sulmoi Shqipërinë, Adem Gjurra e marshall Isuf Jashari me 40 xhandarë e rreth 200 civilë nga Luma e Dibra u nisën për në Tiranë. Arritën në Krujë natën dhe u takuan me kapiten Shukri Baftjarin dhe nën komandën e tij u nisën për në luftë. Pas disa orësh arritën në kala të Prezës, ku u takuan me major Çaush Bashën dhe kontingjentin e Akademisë së Burrelit. Aty mësuan se Mbreti u detyrua të linte vendin. Oficerë të lartë dhanë urdhra të Mbretit që të mos krijoheshin lëvizje pa miratimin e tij, se do të sigurohej ndihma ushtarake e materiale për kombin nga jashtë. U kthye në vendlindje edhe thirri krerët e fiseve Reç, Dardhë, Lurë, Arraz, Arrën etj., e për konsultim dhe u takua me Muharrem Bajraktarin e me Cen Elezin e më vonë me kapiten ushtrie Qazim Lushën duke krijuar rrjetin e rezistencës. Pritnin lajmin për ndihmë nga jashtë dhe rikthimin e Mbretit, por ai nuk erdhi. Ademi filloi një përgatitje përmes propagandës se kishte çuar fjalë Mbreti të dilnin në Greqi për të marrë ndihma për luftë e kjo me shpresën se do të gjenin ndihmë nga aleatët, nëse e kalonin kufirin.

IKJA NË GREQI, DËNIMI 3 HERË ME VDEKJE DHE 1 HERË BURG PËRJETË

Në nëntor të vitit 1940, Adem Gjurra u nis nga Korça për Greqi me 40 shokë, oficerë, nënoficerë, xhandarë. Në kufi u përplasën me forcat italiane e disa shqiptarë dhe pas një përplasje me armë zjarri e thyen frontin dhe u bashkuan me ushtrinë greke e disa aleatë. Grekët i trajtuan në fillim si heronj, por pas 2 ditësh u erdhi një grup nga Athina dhe i morën duke u thënë se do t’u siguronin kushte më të mira dhe të duhurat për rikthimin në Shqipëri. Rezultoi një mashtrim, pasi disa orë më vonë grekët i arrestuan dhe i dërguan në kamp si robër lufte në Kretë. Në fund të qershorit të vitit 1941, gjermanët e pushtuan Kretën. Grekët ikën edhe e lanë Ademin dhe shokët në duart e gjermanëve. Ata, sa panë se kush ishin, se e morën në dorë dokumentacionin e kampit, i dërguan në Itali për gjyq ushtarak. Italia i dërgoi në Shqipëri. Në gjyq dolën me dënime tri herë me vdekje e një herë burg përjetë. Ata ishin Adem Gjura, Mustafa Imeri (Pukë), Idris Sadiki (Tropojë), Cerim Verediki (Korçë), Gaço Sotiri (Korçë), si udhëheqës të lëvizjes. I torturuan në burg, duke u përgatitur për t’i pushkatuar; çdo ditë i linin në këmbë tek porta e oborrit të pushkatimit duke pritur “radhën” e në mbrëmje i çonin prapë në birucë. Avokati shqiptar mendoi dhe sugjeroi të merrnin një avokat italian (një mik të rinisë së tij me lidhje të forta tek ushtarakët), por do t’u kushtonte shumë. Familjet e të burgosurve, mes tyre dhe Adem Gjurra, shitën tokë, pasuri dhe plotësuan vlerën rreth 1200 lira ari. U paguan oficerët e Lartë të Gjykatës dhe të burgosurit shpëtuan jetën, por me humbje të të drejtave civile.

KTHIMI NË REÇ, LUFTA PËR LIRINË E SHQIPËRISË DHE REFUZIMI I OFERTËS KOMUNISTE

Pasi i shpëtoi pushkatimit dhe burgimit përjetë, Adem Gjurra u kthye në vendlindje i sëmurë. Kur u përmirësua, doli në mal. Luftoi kundër forcave gjermane në shumë beteja dhe sipas librit të shkruar për Cen Elezin, Ademi u dallua si luftëtar i zoti. Ademi ishte edhe në Konferencën e Mukjes si përfaqësues i grupeve të arratisurve të Dibrës e të Lumës. Në shtator të vitit 1944, forcat komuniste filluan një operacion të fortë në Lumë e në Dibër duke ekzekutuar mjaft nacionalistë, ndaj Ademit i duhej të vendoste. Rreth fundvitit i erdhi urdhri nga Tirana për të qenë pjesë e administratës së qeverisë së komuniste. Dy oficerë e dy civilë shkuan në Reç dhe i dorëzuan urdhrin të paraqitej në Shkodër brenda 10 ditësh e të merrte postin inspektor i Arsimit për Shqipërinë e Veriut. Duke ditur se kjo ishte një taktikë komuniste, Ademi e refuzoi me argumentin se ishte i lodhur nga lufta dhe i duhej të kujdesej për familjen.

VUAJTJET E FAMILJES GJURRA DHE SULMI I ADEMIT NDAJ KOMUNISTËVE NË 1945

Pas refuzimeve të njëpasnjëshme të Adem Gjurrës, iu lutën sërish duke i çuar njerëz nga Tirana duke i thënë në formë kërcënimi: “Je me ne apo kundër nesh?”. Ademi gjeti si justifikim shëndetin dhe u kërkoi 3 muaj afat. Në vitin 1945 shkoi tek Ademi për strehim Muharrem Bajraktari me një grup prej 50 veta, i përbërë nga të arratisurit nga Veriu, por edhe disa nga Kosova. Duke pasur një mbështetje të fortë në vendlindje i strehoi dhe u siguroi bukë, veshmbathje e armë. Por një grup aq i madh nuk kaloi pa ra në sy, nga ata që ishin me qeverinë. Pasi i përcolli të strehuarit e Muharrem Bajraktarit, Ademi doli në mal me disa shokë dhe kushëririn e vet, Shaban Gjurrën. Komunistët e mbushën Reçin me ushtri e polici, ku pati edhe përplasje me armë, si beteja e Koziakut, por Adem Gjurrën nuk e kapën. Pas disa javësh luftë i rrethuan familjen dhe shtëpinë e dogjën, pasurinë ia konfiskuan, i prenë një shumicë të madhe bagëtish edhe i lanë të mos i prekte kush për ta treguar si shembull. Familjet e Ademit dhe Shabanit i çuan në internim në Berat. Atje vdiq djali i Ademit, Skënderi e dy vajza të vogla të Shabanit. Dy fëmijë të tjerë vdiqën më vonë te shtëpia (pasi u liruan nga kampi).

AKTIVITETI NË ARRATI DHE ARRATISJA NË GREQI

Gjatë qëndrimit në mal, Ademi Gjurra ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e të arratisurve: Thark (maj 1945), Bresht të Oroshit (fund i qershorit – 18 korrik), Lurë, ku ka përfaqësuar shumë grupe, si për shembull: të Mehdi Ndreut, Qazim Lushës, si edhe të Reçit e të Dali Meçit, Sali Shehut dhe shumë grupe të tjera të vogla e të mëdha. Në fund të korrikut 1946, Adem Gjurra mori kërkesë nga Muharrem Bajraktari të bashkoheshin për të kaluar kufirin për Greqi, sepse shokët nuk niseshin pa Ademin. U takuan në Kolosian te Lera e Sorrave më 18 gusht dhe u nisën me datë 25 gusht. U bënë 56 vetë nga Shqipëria dhe Kosova. Rreth datës 5 shtator, gabimisht ranë në Maqedoni ku u përplasën me armë për dy ditë e net. U ndanë dhe u bashkuan natën e parë. Vendosin dhe provojnë për të kaluar natën e dytë pa zhurmë dhe pasi ecën deri diku, panë se vendi ishte me ushtri. E në luftë e sipër u ndanë dy grupe për dy drejtime, me shpresën se do të shiheshin matanë kufirit. Ato dy ditë u vranë 27 shokë ishin dhe Nebi Seda nga Arrni, Lum e Haxhi Agaj nga Puka nga grupi i Ademit. Përfundimisht kaluan në Greqi me shumë humbje në shokë dhe plot dhimbje. Me disa shokë që u ndanë atë natë, u takuan më vonë në një kamp. U dorëzuan edhe u dërguan nëpër kampe rajonale, ku vuanin shumë edhe për bukë. Në kampin e Haxhi Qiriakos kaluan pak më mirë. Ademi me shokët: Myftar Spahija, Hysen Salku, Sejdi Bajo, Hysen Terpeza, Fiqiri Dina organizuan Lëvizjen Monarkiste në Greqi.

ADEMI CAKTOHET KRYETAR I RINISË PËR ANËTARËSIMET E LËVIZJES MONARKISTE

Adem Gjurra u caktua kryetar i Rinisë për anëtarësimet dhe zbatimin e programit. Në mars të vitit 1949, i dërguan tek shoqata humanitare në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë, atje ku jeta e përditshme u përmirësua. Në kamp, Ademin e punësuan si përkthyes edhe organizator i refugjatëve shqiptarë me një rrogë të vogël, të cilën e përdorte për nevoja të shokëve. Në pranverë të vitit 1950, u formua Komiteti “Shqipëria e Lirë”, organizatë që përfshinte e përfaqësonte të gjitha grupet nacionaliste edhe Mbretin Zog, me qendër në Romë. Kryesia u caktuan: Abaz Ermenji, Abaz Kupi, Mit’hat Frashri, Sait Kryeziu e pas vdekjes së z Frashërit, Hasan Dosti, sekretar u caktua Gaqo Goga. Kjo organizatë u krijua në marrëveshje me SHBA-në dhe Anglinë për stërvitje, materiale e transport, për një veprim për Shqipërinë e Lirë. Gjatë viteve të qëndrimit në Greqi dhe Itali, Adem Gjurra inkuadroi rreth 1000 anëtarë në organizatë që e mori emrin “Organizata Lëvizja e Legalitetit”. Në muajin maj, Gaqo Gogo u takua me Ademin edhe i shpjegoi situatën dhe e ngarkoi të rekomandonte shokë më të afërt për këtë organizim politik në shërbim të kombit. Ademi pati takime me drejtuesit e Komitetit, të cilët e autorizuan të zgjidhte 25 shokë për mision, ku njëri prej tyre ishte kushëriri Shaban Gjurra.

NË VITIN 1950 DËRGOHEN NË GJERMANI SI PJESË E “KOMPANISË 4000” DHE MISIONI NË SHQIPËRI

Në qershor 1950, i dërguan në Gjermaninë Perëndimore në një kompani ushtarake amerikane në afërsi të Munihut, që quhej “Kompania 4000”. U formuan tri toga, Legaliteti, Balli Kombëtar dhe të Pavarurit e Sait Kryeziut. Adem Gjurra u caktua zv.komandant i togës së Legalitetit, me detyrë oficer roje i objekteve të ushtrisë amerikane në Gjermani, për faktin se kishte pasur eksperiencë, sepse kishte qenë në xhandarmëri në kohën e Mbretit Zog. Bashkë më shokët, pas disa muajsh kanë ardhur dhe i kanë hipur në makinë, nuk ka pasur as paralajmërim, duke i çuar në stërvitje për t’u përgatitur në 2-3 vende. Brenda kompanisë gjërat personale të tyre janë sekuestruar, i kanë magazinuar me çelës, sepse këta do të ishin njerëz pa dokumente ku do të shkonin. Gjatë stërvitjes, Ademin e kanë caktuar komandant i personave në stërvitje. Ata stërviteshin nga amerikanët dhe anglezët, por me marrëveshje të plotë me Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Pas stërvitjeve janë ndarë në 4 grupe për t’u nisur për Shqipëri. Ademi ishte komandant i grupit të parë, por për arsye të ndryshme u caktua të ishte edhe kryetar i Misionit të Parë të organizuar prej Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe erdhi të luftonte për çlirimin e shqiptarëve nga regjimi komunist. Dy grupe u ndalën para desantimit. Të Dibrës e të Lumës vazhduan. Grupi i Ademit ishte caktuar për desantim në Martanesh, Dibër; me të u bashkua edhe Iljaz Toptani. Natën e 19 nëntorit të vitit 1950, ata janë lëshuar me parashutë teksa kanë rënë në pritën e komunistëve, duke qenë se ky mision rezultoi i tradhtuar nga Kim Filbi. Kur kanë rënë me parashutë, Xhetan Daci është vrarë duke rënë dëshmor, Selim Daci dhe Iljaz Toptani janë kapur të gjallë, kurse Adem Gjurra, i plagosur dy herë dhe Sali Dalliu pas një rezistence, kanë mundur të largohen nga vendi. Me ndihmën e popullit dibran ka mundur të shkojë deri në Reç, ku është takuar me pjesëtarë të familjes. Tek shtëpia e kushërinjve, Rexhep dhe Zenel Gjurra, dhe është mjekuar për t’u larguar sërish. Ushtria e policia zhvilluan operacion të ashpër në zonë, ku u vra kushëriri i Ademit, Rexhep Gjurra, dhe u burgosën e u torturuan shumë të tjerë, si dhëndri i Ademit, Maliq Qenani nga Arrëni. Ademi vendosi të kalonte kufirin që të lajmëronte Komitetin të mos vazhdojnë misionet, se ishin tradhtuar.

PAS OPERACIONIT TË “KOMPANISË 4000”, ADEMI LARGOHET NGA SHQIPËRIA, TORTUROHET NË BURGUN E SHKUPIT

Adem Gjurra, pas misionit të tradhtuar të “Kompanisë 4000”, e kaloi kufirin shqiptar në fund të dhjetorit të vitit 1950, me Sali Dalliun, ku i kapi roja kufitare jugosllave. Në fillim i trajtuan mirë dhe madje i mjekuan edhe këmbën e plagosur Ademit. I transferuan në burg të Shkupit që sipas Ademit ishte “Varri i shqiptarëve”. Atje filluan me pyetjet rreth arsyeve të kalimit të kufirit. Ademi kuptoi se i kishin fakte të misionit të “Kompanisë 4000” edhe u tregoi se kishin qenë me një mision kundër Enver Hoxhës. Jugosllavët i kërkuan të pranonte se ky plan e përfshinte edhe Jugosllavinë. Ademi nuk pranoi. E kërcënuan duke i thënë se dinin çdo gjë rreth tij dhe se do ta masakronin. Filluan torturat deri në drogim. Kur i dilte gjumi, e gjente veten në një tjetër birucë. Nuk kujtonte çfarë kishte kaluar. Duke e ditur se i hidhnin drogat në ushqim, refuzoi të hante, por ia hodhën në ujë e pa të nuk mund të rrinte. Vendosi të vriste veten një tentativë kjo që dështoi për fat.

LIRIMI NGA BURGU, MBAJTJA NËN SURVEJIM E INTERNIMI NË SHABAC TË SERBISË

Pas lirimit nga burgu Adem Gjurrën gjithmonë e mbanin nën survejim. Ademi lajmëroi Komitetin në mënyrë sekrete të mos çonin më misione në Shqipëri, por misionet fatkeqësisht vazhduan. Njëkohësisht autoritetet jugosllave haptas i kërkonin bashkëpunim, se gjoja ishte më i miri nga të tjerët, por Ademi ishte nacionalist dhe nuk e hante atë çorbë. Rreth fundit të vitit 1951, e dërguan në një spital për mjekim. Ishte spital psikiatrik, por atje ekzistonte një departament që merrej veç me kundërshtarët politikë, u torturua me drogë dhe korrent e gjithçka tjetër. Adem Gjurra kujton se ka pasur nacionalistë nga gjithë pjesa e Jugosllavisë. Aty futeshin kundërshtarë dhe dilnin të çmendur. Ademi u lirua pas një muaji e gjysmë. E lejuan të shkonte në Mitrovicë, Kosovë, me banim. E lavdëronin, e merrnin në tubime e mbledhje të kosovarëve. I ofruan Ademit t’i sillnin familjen në Jugosllavi, por ai refuzoi, se e dinte se do t’i përdornin t’i strehonin për bashkëpunim.

Për arsyet e mësipërme Adem Gjurrën e internuan në Shabac, një qytet në veri të Serbisë, pa popullatë shqiptare. Duke pasur një jetë nën presion më 28 shkurt 1954, Adem Gjurra u martua me Milica Risticin nga Shabaci, me lejen e familjes së saj. Më 15 janar 1955, i lindi një vajzë, Afërdita. Në mars të vitit 1955, Ademi me fëmijën e vogël, Afërdita vetëm 6- javëshe, bashkë me gruan iu dha leja të hynin në kampin Gerova në Slloveni për procesim të emigrantëve që dëshironin të linin Jugosllavinë. Ai ishte një kamp përqendrimi, rrethuar me tre rreshta tel të ashpër, me kasolle për ushtarë të armatosur; lagështirë, ftohtë, shumë pak ushqim. Ishin 80-100 vetë në një dhomë (ndërtesat kanë qenë kazerma ushtarake të shumë kohëve përpara).

Pas 5 muajsh i kthyen të gjithë personat me nënshtetësi jugosllave, Milicën e Afërditën. Adem Gjurra me familjen u strehua të prindërit e Milicës për pak kohë. Në fund të 1955- ës u detyruan të futeshin në një dhomë 3 me 3 metra në qytet, pjesë e ish-stallës së kuajve, ndërtuar me qerpiç të dobët. Kushtet ishin skandaloze. Ademi u sëmur dhe shkoi në spital, por prej andej doli më rëndë. Pas një kohe e diagnostikuan me TBC, sëmundje që nuk e pati kur hyri në spital në vitin 1956. Gjithmonë besonte se e kishin helmuar të UDB-së, që të vdiste nga sëmundje natyrale, se në këtë kohë nuk mund ta vrisnin më sepse Nuçi Kota, pasi u bë kryetar i Lëvizjes së Legalitetit, e regjistroi në shumë organizata edhe të OKB-së, në Komisionin për Persona në Rrezik për Arsye Politike, Kombësie ose Feje. Ademi ka qenë i kufizuar të lëvizte vetëm brenda qytetit. I thanë se po të zgjatej një hap më shumë, nuk e kishte jetën të sigurt. Jugosllavët do të gjenin një mënyrë ta vrisnin. Edhe në distancën 10 km për tek prindërit e Milicës, veç me leje të shkruar mund të shkonte, nëse e jepnin. Tek spitali nuk kishin të drejtë mjekët ta vizitonin, edhe nëse ishte në rrezik jete, pa autorizim nga policia dhe UDB-ja. Adem Gjurra ka vuajtur shumë me gjithë familje në Serbi. Shumicën e veshmbathjeve që u vinin nga SHBA-ja, i shisnin për qira, korrent, të paguante borxhet te dyqani etj.

KUSHËRIRI E NDIHMOI TË LARGOHEJ NGA JUGOSLLAVIA NË ITALI E MË PAS NË SHBA

Në vitin 1966, dikush bëri gabim te konsullata në Amerikë edhe i dhanë Shaban Gjurrës vizë për Jugosllavi. Sa u mor vesh në Shabac, e transportuan Ademin me familje në një banesë me një kuzhinë dhe një dhomë në periferi të qytetit, e cila kishte kushte të mira krahasuar me atë ku ishin. Shabani, kushëriri i Ademit, shkoi në Jugosllavi e bëri plane të vinte pas një viti ta ndihmonte Ademin për t’u larguar. Në vitin 1967, Shaban Gjurra shkoi sërish në Jugosllavi. U paguan disa zyrtarë dhe u gjet një pasaportë false për Ademin. U thanë të gjithëve se do të shkonin në bregdet me Shabanin edhe u nisën me tren. Në fillim të gushtit arritën në Trieste. I priti një mik, Zef Shyti, edhe i dorëzoi tek kampi për refugjatët. Atje qëndruan një muaj, u transferuan në kampin në Latina, ku qëndruan 5 muaj. Arritën në Nju-Jork më 6 shkurt 1968. Ademi punoi pak kohë dhe doli në pension sikurse gruaja e tij, Milica, pak më vonë. Vajza e Ademit, Afërdita Gjurra, në vitin 1977 mbaroi Universitetin e Qytetit Nju-Jork në degën e Antropologjisë dhe punoi në sektorin privat.

AKTIVITETI POLITIK I ADEM GJURRËS NË SHBA

Aktiviteti politik i Adem Gjurrës nuk pushoi kurrë. Ka vazhduar punën dhe lidhje politike me Abaz Kupin e me shokë të tjerë në SHBA. Ademi ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i Gaqo Gogës, Xhemal Laçit, Fuat Myfties etj. Vazhdimisht ka qenë në kryesinë e Legalitetit në Komitetin Qendror të OKLL-së gati gjatë gjithë kohës. Në vitin 1976, dega Nju-Jork u shkatërrua gati e gjitha, po shuhej, dhe me urdhrin e Mretit Leka e mori Ademi edhe e ngriti fuqishëm si degë. Dëshira dhe puna e jetës e tij ka qenë të njihen sakrificat e anëtarëve të “Kompanisë 4000”; ata që u vranë, u kapën, u torturuan, edhe të gjitha familjet e tyre kanë vuajtur shumë. Për fat, kjo ndodhi me dekorimin që Presidenti Nishani i bëri “Kompanisë 4000”. Adem Gjurra është takuar me Mbretin Leka shumë herë. Ka marrë pjesë dhe ka kontribuar tek shoqata shqiptaro-amerikane “Vatra”, në hapjen e xhamisë së parë të komunitetit në Nju-Jork, ka kontribuar për Legalitetin dhe mbrojtjen e kosovarëve të burgosur nga shteti jugosllav etj. Ka kontribuar edhe në shoqatat për mbrojtjen e drejtave të njeriut si edhe të atyre që punonin për zhdukjen e varfërisë në vende të ndryshme të botës. Adem Gjurra është dekoruar “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha./Gazeta Panorama 


Send this to a friend