VOAL

VOAL

New York Times: Si u shndërrua Kosova pro-amerikane në tokë pjellore të ISIS-it

May 22, 2016

Komentet

Aleanca për Shqipërinë Madhështore- Berisha: Ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute

Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë koalicionin e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e emërtuar ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Gjatë fjalës së tij të prezantimit, Berisha tha se ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite dhe përfaqëson shumicën absolute.

Është një nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem sot shqiptarëve së bashku me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite.

T’u drejtohem shqiptarëve në një moment historik, moment të në cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për t’u ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë.

Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet.

Në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për një Shqipëri të jetueshme.

Për një Shqipëri ‘Made in Albania’.

Për një Shqipëri Madhështore.

Për Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve

Ky koalicion që paraqitet sot para shqiptarëve përjashton jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë,por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar.

Ky koalicion ka në gjirin e vet vajza dhe djem, burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, personalitete, patriotë dhe ekspertë të shquar të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës.

Ky koalicion ka të gjithë mendjen, të gjithë vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë Madhështore.

Për të bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e lirë të saj të mos njohin më dhimbjet e pamerituara, çnjerëzore të varfërisë ekstreme.

Ku qytetarët e saj, bijtë dhe bijat e saj, të rendin pas ëndrrës së tyre më të bukur shqiptare, të ndërtojnë këtë ëndërr në Shqipëri.

‘Aleanca për Shqipërinë Madheshtore’ – Berisha: Viti 2025 është viti i diasporës! Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë

Berisha: Kurrë ndonjëherë para kombit dhe shqiptarëve nuk është paraqitur një koalicion i tillë me PD-në më transparente se kjo e sotmja.

Pra, ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por ky është koalicioni i transparencës, i burrave dhe grave, i djemve dhe vajzave që i njohin shqiptarët, që i vlerësojnë shqiptarët.

Një koalicion që përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.

Ky koalicion i PD me Aleancën për Shqipërinë Madhështore është pritur me gëzim, me interes të madh nga mbarë shqiptarët.

Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin.

Por ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme morale.

Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme në historinë e tyre jashtë vendit.

Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit, në emigracion dhe diasporë, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre.

Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri e paparë ndonjëherë te shqiptarët nga vitet ’90 gjer sot.

Të dashur miq, me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë vitin 2025, vitin e diasporës.

E meritojnë plotësisht!

Ai reagim i tyre i fuqishëm, ai entuziazëm i tyre i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e tyre e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë.

I dashurisë së tyre ndaj Shqipërisë demokratike, Shqipërisë së qytetarëve të lirë, Shqipërisë së ligjit, Shqipërisë që u jep nder dhe dinjitet dhe jo narkoshtetit shqiptar.

Përçmimi, përbuzja që emigracioni dhe diaspora i bëri kreut të narkoshtetit Edi Rama në takimet e tij, e detyroi atë t’i ndërpresë ato takime.

Akoma më keq, përzunë ata përfaqësuesin e tij me 5 mbiemra.

Pra, viti 2025 është viti i diasporës.

Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë.

Mos i humbisni batutat e Berishës me Gjuzin ku tallen me Ramën: Kujtim jepja ato mustaqe…

 

Disa ditë më parë, përmes një gjuhe vulgare teksa i është kërkuar të komentonte primaret e PD, ai u shpreh se mustaqet e kujtim Gjuzit janë gjëja më madhështore që njihte.

Megjithatë, duke qenë se askujt prej qytetarëve tashmë nuk ju bëjnë përshtypje këto komente ‘pa kripë’ të kryeministrit, madje ironia e Ramës u harrua për disa sekonda.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi gjatë ditës së sotme koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fjalën e tij tha se ky koalicion është pritur me gëzim nga mbarë shqiptarët.

“Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme elektorale.

Megjithatë, Berisha nuk ka vonuar edhe me përgjigjen ndaj Ramës, teksa me nota humori, i drejtohet kryetarit të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzit.

Image

‘Kujtim jepja ato mustaqe…’ dëgjohet të thotë Berisha referuar deklaratave të Ramës, pasi këtij të fundit i kishin ‘mbetur fiksim’ mustaqet e Gjuzit.

“Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti Kujtim se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja dimë arsyet pse e ka atë.”

BIRN: Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi.

Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë me synimin e rritjes së sigurisë publike.

Marrëveshja u firmos mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd” – një kompani të dhënash dhe Inteligjence Artificiale e regjistruar në Abu Dhabi.

Projekti “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë.

Por pas vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, kostot e projektit janë thuajse dyfishuar dhe pritet të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Detajet e marrëveshjes zbulohen përmes një projektligji të depozituar në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 118.5 milionë dollarë, e cila do të shkojë për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Qeveria nuk argumenton rritjen e kostos nga 60 milionë në 118.5 milionë dollarë në relacionin shpjegues, ndërsa thekson se e gjithë vlera do të përdoret për të financuar projektin që synon rritjen e nivelit të sigurisë publike.

Por sipas dokumentit, qeveria shqiptare pret të marrë mbrapsht instalimin e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ për monitorimin e trafikut si dhe 3 816 kamera trupi për policinë. Projekti përfshin gjithashtu instalimin e 100 radarëve inteligjentë dhe po kaq sensorëve për të monitoruar trafikun në rrugët e Shqipërisë.

Të pyetur për arsyet e dyfishimit të kostos, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment deri në publikimin e shkrimit.

Ndërsa sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo lë hapësirë për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës.

“Kjo rritje prej gati 100% nuk ka një shpjegim të argumentuar publikisht. Nuk është paraqitur një analizë e detajuar e faktorëve që kanë ndikuar në këtë shtim të kostove, duke krijuar hapësira të mëdha për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës,” thotë Eduard Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar, “Altax”.

Pa garë dhe transparencë

Projekti “Smart City” u zyrtarizua për herë të parë gjatë një ceremonie zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ku ministri i atëhershëm i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla tha më vonë se projekti i kamerave inteligjente do të shtrihej në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Projekti është pritur me shqetësime nga ekspertët e të drejtave digjitale, të cilët theksojnë se ai mbart rrisqe sa i përket ndërhyrjes së madhe në privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë e të dhënave që do të mblidhen nga kamerat. Lidhjet kineze të kompanisë ‘Presight AI” kanë ngritur gjithashtu shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Për opozitën në Shqipëri, projekti mbart edhe probleme të tjera.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e krahasoi marrëveshjen e projektit “Smart City” me praktikat e mëparshme të “ligjeve speciale” të qeverisë, që bien sipas saj në kundërshtim me praktikat e legjislacionit europian.

Tabaku theksoi gjithashtu se ka një errësirë informacioni për arsyet e marrjes së huave dhe për dyfishimin e vlerës së saj.

“Kjo marrëveshje është e paracaktuar dhe shkel me të dyja këmbët marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në,” tha Tabaku. “Socialistët interesohen vetëm të integrojnë më shumë interesa të ngushta dhe shpesh okulte në xhepin e pakicës dhe kurriz të shumicës,” shtoi ajo, duke akuzuar mazhorancën në pushtet për zbatimin e një praktike të tillë të “ligjeve me porosi” në të paktën 20 raste.

Tabaku i druhet gjithashtu përdorimit të kësaj teknologjie nga mazhoranca për qëllime politike, në kushtet kur sipas saj Policia e Shtetit është në shërbim të Partisë në pushtet dhe kur rreziku i keqpërdorimit të kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale është gjithnjë e më i madh.

“Pikëpyetjet qëndrojnë në lidhje me mënyrën se si operon qeveria shqiptare,” shtoi Tabaku, ndërsa kujtoi rastet kur Partia Socialiste i kishte përdorur të dhënat personale të qytetarëve për qëllimet e veta politike.

Edhe Gjokutaj thekson se anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart City” shkel marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me Bashkimin Europian.

“Në kushtet kur një projekt i tillë i jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale, dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin,” tha Gjokutaj.

“Mungesa e garës automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm,” shtoi ai.

Kushtet e kthimit të borxhit, sipas ekspertit, rrezikojnë gjithashtu t’a kthejnë atë në një barrë për buxhetin e shtetit në dy dekadat e ardhshme. Sipas Gjokutajt, marrëveshja e huasë me fondin e Abu Dabit ka dhe problematika të tjera, të tilla si norma e interesit, 4%, që sipas tij është e lartë për një hua zhvillimi, apo zgjedhja e valutës në dollarë, çka ekspozon rreziqe nga kursi i këmbimit.

“Zgjedhja e një burimi më të shtrenjtë financimi është e pashpjegueshme,” tha Gjokutaj, ndërsa renditi institucione të tjera financiare që ofrojnë hua me normë interesi më të ulët./BIRN

Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Pamje nga qyteti Ilulisat i Groenlandës më 19 shkurt 2025.

 

Rikard Jozwiak

Në një situatë të zakonshme, zgjedhjet për Inatsisartut-in 31 anëtarësh, apo Parlamentin e Grenlandës, do të merrnin pak vëmendje. Ishulli më i madh në botë, me një popullsi prej vetëm 60.000 banorësh, ishte rrallë në lajme.

Por kjo nisi të ndryshonte në janar të këtij viti, kur presidenti – atëkohë në ardhje – i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu interesim për të marrë kontrollin e këtij territori – me një pozitë strategjike dhe të pasur me burime.

Ky veprim shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Evropën, veçanërisht për Danimarkën – aleate e NATO-s – së cilës, në fakt, i përket Grenlanda.

Ndaj, të gjithë sytë pritet të jenë tani në zgjedhjet e 11 marsit, që i thirri kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, pas deklaratës së Trumpit.

Çështjet e rregullta të brendshme janë pjesë e fushatës zgjedhore, por ajo kryesorja është e qartë: të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Shumica e grenlandezëve nuk duan të bëhen amerikanë dhe asnjë nga pesë partitë në parlament nuk e mbështet këtë.

Së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, Egede e ka bërë të qartë se Grenlanda, e cila është një territor autonom në Mbretërinë e Danimarkës, nuk është në shitje dhe se vetëm grenlandezët mund të vendosin për të ardhmen e saj.

Parlamenti, së voni, ka miratuar edhe një ligj, që i ka ndaluar donacionet anonime dhe të huaja në fushatën zgjedhore.

Por çka nëse u del përpara një ofertë që nuk mund ta refuzojnë?

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur për herë të parë interesim për ishullin në shekullin e 19-të dhe territori, në fakt, është më afër Amerikës së Veriut sesa kontinentit evropian. Siguria e tij, po ashtu, është e garantuar nga një baze ajrore amerikane në veri.

Dhe Arktiku, normalisht, nuk është jashtë ambicieve të fuqive të mëdha. Edhe Kina, edhe Rusia janë aktive në rajon, jo vetëm për materialet e rralla fitimprurëse të tokës së rajonit, por edhe për shkak të temperaturave më të ngrohta që janë duke e shkrirë akullin e detit dhe duke hapur rrugë tregtare fitimprurëse.

Edhe nëse ishulli nuk do të bëhet amerikan së shpejti, mund të ketë një lloj marrëveshjeje të tregtisë së lirë ose asociimit me Uashingtonin.

Megjithatë, grenlandezët mund të jenë edhe një grup konservator. Aty ku të tjerët mund të shohin mundësi fitimprurëse biznesi, shumë prej tyre shohin një atdhe që duhet mbrojtur.

Aktualisht, ekzistojnë vetëm dy miniera në Grenlandë, dhe zgjedhjet e fundit, më 2021, janë dominuar nga vendimi popullor për të kufizuar kërkimet e naftës dhe gazit dhe për të ndaluar minierat e uraniumit.

Dhe pikërisht këtu, Danimarka del në pah. Tri nga pesë partitë politike duan pavarësi nga Danimarka, përfshirë partinë e majtë Komuniteti i Popullit, të kryeministrit Egede. Kjo parti ka përfunduar e para katër vjet më parë dhe ka të ngjarë të përfundojë përsëri në krye.

E njëjta gjë vlen edhe për partnerin aktual të koalicionit në pushtet, Partinë Social-demokrate Përpara, e cila synon të përfundojë e dyta.

Partia Demokratike Liberale, e cila preferon të mbetet me Danimarkën, është gjithashtu mirë në sondazhe dhe, kështu, mund të komplikojë çdo ndërtim koalicioni, apo edhe drejtimin që do të marrë përfundimisht Grenlanda.

Ndërsa shumica e grenlandezëve thonë se duan pavarësinë, ata duan t’i ruajnë edhe standardet e tyre të jetesës. Për këtë, territori është i varur kryesisht nga Danimarka.

Besnike ndaj monedhës daneze që nga viti 1814, 50 për qind e eksporteve të Grenlandës shkojnë në Danimarkë dhe 60 për qind e importeve të saj janë nga Danimarka.

Gjysma e popullsisë punon në sektorin publik, të cilin Kopenhaga, në një masë të madhe, e financon me grante.

Dhe, për të rritur sigurinë rreth ishullit, Qeveria daneze ka premtuar muajin e kaluar 2 miliardë euro për të përmirësuar mbrojtjen në Arktik.

Në Grenlandë ekziston një komision që punon për atë se si do të dukej ndarja e mundshme nga Danimarka dhe, në thelb, ajo do të kërkonte tre hapa.

Së pari, do të duhej të kishte një marrëveshje me Kopenhagën se si do të dukej ndarja; së dyti, do të duhej të kishte një rezultat pozitiv në një referendum për pavarësinë dhe, së treti, Parlamenti danez do të duhej t’i jepte dritën jeshile gjithë përpjekjes.

Partitë pro pavarësisë duan që referendumi të zhvillohet diku gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, por, duke pasur parasysh paqartësitë që rrethojnë territorin, sigurisht që nuk pritet të ndodhë në vitin 2025.

Përgatiti: Valona Tela

 

Quajti Ramën kukull të Sorosit- Chris LaCivita udhëton me avionin e Trump për në Uashington

Një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së, Chris LaCivita, tashmë drejtues i fushatës së Partisë Demokratike ka postuar një foto në rrjetet sociale ku tregon se po udhëtonte për në Uashington me avionin e Presidentit të SHBA Trump.

Kjo tregon afërsinë e madhe që ka ai me Presidentin e Shtetit më të fuqishëm në botë.

Kujtojmë këtu që gjatë prezantimit të tij si drejtues i fushatës së PD ai e konsideroj kreun e qeverisë shqiptare si kukullën e Sorosit. sn

Luftërat e shenjta të Europës: Reformat dhe restaurimet që tronditën një kontinent të tërë…- Nga Agron Shabani

 

Duke filluar nga periudha e luftërave ose konfliktëve të njohura mbi “investiturën” do të vinte deri tek përçarjet ose përplasjet e para në mes etërve të shënjtë (papëve) me mbretërit ose perandorët e atëherëshëm francez.
Në këtë kontekst, është i njohur fakti i udhëheqjes ose komandimit të dy luftërave të fundit mesjetare të kryqzatave nga ana e mbretit francez, Lujit të IX ( i “Shënjti”).
Ndërkohë që forca ose fuqia gjithënjë në rritje e klani mbretërorë ose familjar të Kapetëve (Kapetoviçëve) këtyre të fundit, asokohe do ua bënte të mundur paraqitjen (prezantimin) dhe identifikimin e tyre si pasues ose trashëgimtar të drejtpërdrejtë të Papëve dhe Papatit në Vatikan, në vend të mbretërve ose perandorëve gjerman të cilët, deri atëherë kishin qenë kalorës, trashegimtar dhe protektor të etërve (papëve) dhe Selisë së Shënjtë në Vatikan.
Kështu që Banificie i VII-të si ithëtarë i fundit dhe kryesorë i ligjëve, rregullave dhe kërkesave të njohura kanonike, enciklike dhe apostolike të Papatit në Vatikan, atëbotë do të hedhej (çohej) në kryengritje ose rezistencë kundër shtrierjës ose përhapjes së madhe të ndikimit ose influencës së monarkëve ose mbretërve francez në jetën ose botën e njohur sakramentale dhe liturgjike të Selisë së Shënjtë në Vatikan.
 Në këtë frymë, Papa Bonifacie i VIII-ti në vitin 1302, me anë të Prediktit të njohur “Unam Sanctam” në menyrë zyrtare dhe protestuese ndaj mbretërve francez, do e shpallë lojalitetin e tij të përherëshëm ndaj Vatikanit, duke e nxitur dhe shkaktuar kështu edhe arrestimin ose burgosjen e tij (deri në vdekje ose amshim) nga ana e njerëzve të autorizuar nga mbreti ose sundimtari i Francës, Filipi i IV.
Pas vdekjës në burg të Papës Bonifacie i VIII, në vitët pasuese 1303, 1304 dhe 1305, do fillonte dominimi i plotë i mbretërve, perandorëve ose sundimtarëve të Francës mbi etërit e shënjtë (papët) në Vatikan.
 Në krye të Selisë së Shënjtë (Papatit) në Vatikan do emrohej Ipeshkvi i Bordos, i njohur si Papa Klemensi V;  i cili në vitin 13O9, do e braktisë Selinë e Shënjtë në Vatikan, për t’u vendosur ose akomoduar në Avignon të Francës, i cili deri në kohën e Revolucionit të Madh (nën Napoleon Bonapartin) në Francë, do jetë seli ose rezidencë e etërve të shënjtë (papëve) në vënd të Vatikanit.
Gjatë asaj periudhe në Europë do ndodhin luftëra ose konfilkte të shumëta fetare ose klerikaliste. Pa i harruar këtu shizmën (skizmatizimin), inkuizicionin, luftërat mesjetare të kryqzatave, herretikët, “bogomilët” serbian dhe kështu me radhë.
 Ndërkaq, e ashtuquajtura “Spanja muslimane” e sunduar asokohe nga arabët (iberët) dhe berberët, brilonte ose shkëlqente në të gjitha fushat dhe kishte kulturë brilante“: Sipas kronikave të  Profesor B. Rasel : arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm në intelektin evro­pian dhe krishterizmi, së shpejti, do të jetë i detyruar që të pranojë këtë fakt, ashtu siç duhet pranuar botën dhe kulturën arabe ose muslimane pa fobi, paranoja dhe paragjykime të ndryshme iracionale, imagjinare ose fiktive nga ana e shtetëve ose shoqërive të ndryshme europerëndimore ose kristianiste, të ndikuar nga i ashtuquajturi “shteti i thellë” ose dubioz i multimiliarderëve të ndryshëm proteksionist dhe komplotistë.
-12 momentet kryesore të skizmës (shizmës) në Kishën e Perëndimit:

Me 1517 – Martin Luteri i dërgon një ankesë të fortë Papës

Martin Luteri, një frat i devotshëm augustinian, që jepte mësim në Universitetin e Wittenbergut në Saksoni të Gjermanisë Veriore, shpërthen kundër indulgjencave, domethënë dokumentacioneve që Kisha u jepte besimtarëve për të shkurtuar kohën që do t’i duhej secilit mëkatar të kalojë në Purgator përpara se të futet në Parajsë. Vepra e tij, që konsiston në 95 propozime (teza) që marrin në shqyrtim këtë aspekt specifik të teologjisë zyrtare lidhur me shpëtimin, lind nga zemërimi përballë fushatës së shitjes me të cilat shpërndahen indulgjencat, nga të cila përfitojnë financiarisht si Papa, ashtu edhe Peshkopi Albrecht i Dioqezës së Luterit, një aristokrat autoritar gjerman. Iniciativa e tij ngjallë shpresë dhe sukses në të gjithë Gjermaninë dhe frati, që deri në atë moment nuk kishte botuar asgjë, nis të shkruajë një lumë librash dhe akuzash, në të cilat ekspozon energjikisht idetë e tij. Duke e ndjerë të kërcënuar autoritetin e saj, Kisha reagon, por të dyja palët përdorin argumenta të ndryshme: Luteri flet për shpëtim tejtokësor, Kisha flet për bindje.

Me 1519 – Zelli reformist përhapet në Jug

Në Zyrih, qindra kilometra në jug të Wittenberg, një klerik i rëndësishëm me emrin Huldrych Zwingli (Hüldrüch Zwiling) nis një fushatë sistematike predikimi të bazuar mbi tekstet e Biblës si dhe mbi idenë se vetëm Zoti është shpërndarës shpëtimi, një mesazh që e sfidon keqas doktrinën zyrtare të Kishës Katolike. Reforma e tij, që zhvillohet fillimisht në Zyrih dhe më pas në pjesë të ndryshme të Zvicrës dhe të Gjermanisë Jugore, ecën paralelisht me atë të Luterit, por të dyja nuk do të jenë kurrë identike dhe Zwingli nuk do ta respektojë kurrë autoritetin e fratit augustinian.

Me 1520 – Roma tregon muskujt

Tashmë Luteri dhe autoritetet klerikale janë në rrugën e përplasjes. Nga këndvështrimi i tij, Luteri vetëm po rikthente në skenë doktrinën tradicionale të shpëtimit të bazuar mbi dy autorë themelorë të kristianizmit të lashtë, Palit nga Tarsi dhe Augustinit nga Hipona, por autoritetet e Romës ishin thjeshtë të fandaksur dhe tërbuar pse frati nuk i bidnej urdhërit të tyre për të ndërprerë predikimet e tij. Papa nxjerr një bulë (domethënë një deklarim solemn) ku dënon Luterin për mosbindjen e tij, por Luteri e djeg publikisht bulën dhe vazhdon të shkruajë tre libra që ravijëzojnë dhe konturojnë në vete një strukturë alternative për mendimin kristian. Doktrina e tij ishte e përqëndruar mbi “justifikimin për fenë”: Ideja që dhurata e fesë, që Zoti i bën njeriut nëpërmjet faljes së Tij, është vetëm mjeti për sigurimin e shpëtimit të përjetshëm. Kisha nuk e ka pushtetin për t’i shtuar asgjë këtij realiteti, aq më pak duke i shitur atyre indulgjenca; kështu që autoriteti i saj bazohet vetëm mbi një mashtrim dhe duhet të flaket menjëherë. (Luteri)

Me 1521 – Pozicioni i qëndrueshëm dhe dinjitoz i Luterit në Worms

I thirrur përpara Perandorit Karli i V-të në Dietën (domethënë një asamble zyrtare) e Wörmsit, Luteri refuzon që t’i ritrajtojë mësimet e tij. Ndjekësit e tij do ta kujtojnë këtë akt bindjeje ndaj ndërgjegjes së tij po me fjalët e tij: “Këtu qëndron i palëkundur. Nuk mund të bëj gjë tjetër”. Perandori, që i kishte garantuar një shteg shpëtimi për të arritur Dietën, e mban fjalën e tij dhe Luteri mund të kthehet i lirë në shtëpi, megjithëse duke qenë tashmë i vënë kundër autoritetit papnor dhe atij perandorak. Megjithatë, shumë fisnikë gjermanë rreshtohen në anë e tij, në mënyrë të veçantë elektori i Saksonisë që e ka mbështetur që në fillim apo që në krye të herës dhe..që, për t´u siguruar më mirë, inskenon një “rrëmbim” të sajuar dhe e transferon në kështjellën e Warburgut, ku frati fillon përkthimin e Biblës në gjermanisht (vepër që do të ketë influencë të madhe mbi zhvillimin gjuhësor, fetar dhe kulturor në hapësirën gjermane ose germanistike). Si adhurues i muzikës që ishte, Martin Luteri shkruan edhe himne të shenjta shumë të bukura në gjermanisht, akoma sot themelore për përkthimin luteran.

Me 1525 – Rebelët masakrohen

Në pjesën më të madhe të Perandorisë së Shenjtë Romake një valë e gjerë trazirash, që bashkonte asokohe tensione të vjetra lokale me interferenca, ndikime, influenca ose implikimeve radikale të mesazheve të Luterit, merr formën e një rebelimi të vërtetë: Lufta e Fshatarëve. Por kjo revoltë përfundon e mbytur në gjak. I shpifur dhe apostrofuar për penetrimin dhe instrumentalizimin e dhunshëm të mesazhëve të tij, Luteri rreshtohet në favor të represionit dhe rebelët mbesin thellësisht të zhgënjyer dhe deshpruar. Qysh prej atij momenti, ai preferon që të mbështetet tek klasa dominuese për ta përhapur Reformën e tij; në të kundërtën, shumë mbështetës të revoltës vazhdojnë krye në vete një rrugë tjetër akoma më ekstreme ose radikale, duke refuzuar parimet mbi të cilat kristianizmi është dakord prej shekujsh (si natyra e Trinisë ose raporti midis Kishës dhe pushtetit tokësor) si dhe duke kërkuar përgjigje të bazuara mbi fjalët e Ungjillit. Kundërshtarët e tyre – si katolikë, ashtu edhe protestantë – i persekutojnë, duke i quajtur me përbuzje “anabaptistë” (“ripagëzues”) prej idesë së tyre sipas së cilës nuk duhet të pagëzohen fëmijët, por vetëm të rriturit që kanë mundur të zgjedhin me ndërgjegje të bëhen kristianë.

Me 1530 – Mosmarrëveshje të brendshme midis protestantëve

Karli i V-të mbledh një Dietë të re në Augusta (Trier), ku mbështetësit fetar dhe politikë të Luterit (tashmë të quajtur “protestantë” prej protestës së tyre kundër ndalimit perandorak që e pengon Luterin të lëvizë lirisht) e bindin që të marrë në konsideratë dy formulime të Reformës, një propozim nga vetë luteranët dhe tjetri nga 4 qytete të Perandorisë që simpatizojnë më shumë reformatorët zviceranë. Në fund, Perandori i refuzon të dyja, por formulimi luteran mbetet i njohur si “Rrëfimi i Augustas” dhe çarja midis protestantëve luteranë dhe protestantëve joluteranë (më pas të njohur si “protestantë reformistë”) do bëhet i përhershëm. Këta të fundit, admirues dhe pasues të Zwingli (Zwiling), krahasuar me Luterin, vendosin një theks më të madh mbi idolatrinë dhe predikojnë shkatërrimin e imazheve të shenjta nëpër kisha (që Luteri i kishte gjykuar tashmë negativisht). Ata kishin edhe ide rrënjësisht të ndryshme ose radikale lidhur me domethënien e ritit themelor të kristianizmit: EukarIstisë të krijuar nga vetë Jezùsi në Darkën e Fundit. Për të reformuarit, buka dhe vera kishin (kanë) vetëm një domethënie simbolike dhe nuk transformohen realisht në Trupin dhe Gjakun e Krishtit nëpërmjet aktit të kultit. Për pasojë, zvilingianiët e refuzojnë tërësisht teologjinë eukarestike dhe ritin sakrifikues të meshës, ndërsa Luteri synon që të ruajë një pjesë të madhe të ceremonialit tradicional. Në fakt, të dy grupet bien dakord mbi faktin se Papa është armiku i Zotit dhe se kleri as nuk duhet të konsiderohet kastë e privilegjuar, as të detyrohet të qëndrojë beqar.

Me 1536 – Sukses i Kalvinit pranë reformatorëve

Në Gjenevë, tashmë të zhytur në një klimë kaotike reformiste, mbërrin Zhan Kalvini, klerik francez në mërgim që brenda një periudhe të shkurtër do të marrë në duar frenat e qytetit dhe gradualisht, duke tejkaluar opozicione të ndryshme (jo të fundit këto të reformatorëve të tjerë) si dhe falë mbështetjes së mërgimtarëve të shumtë si ai, përcakton vizionin e tij të Reformës. Kështu Gjeneva bëhet një qendër e madhe e përhapjes së protestanizmit të reformuar bashkë me Zyrihun. Kalvini vendos një theks të veçantë mbi disiplinën si dhe mbi një qeveri ekleziaste të mirërenditur në një Europë në ankth të përhershëm prej trazirave publike dhe dhunës së përhapur. Sukseset e tij ngjallin admirim të madh. Kolegët e tij inkurajojnë edhe lindjen e një forme të re të muzikës së shenjtë, shumë e ndryshme nga ajo luterane dhe e bazuar vetëm mbi tekste të nxjerra nga Bibla, sidomos nga 150 Psalmet e Davidit, vargjet e thjeshta të të cilave transformohen në muzikë me melodi të lehta për t’u kënduar nga kushdo ( lëxo e ashtuqjajtura “metrika psalmodike”). Për shumë njerëz është një zbulim, një mënyrë e re dhe çliruese për të celebruar Zotin dhe, brenda një kohe të shkurtër, metrika psalmodike transformohet për të reformuarit në një simbol të fuqishëm identiteti grupor që i kalon kufijtë midis kulturave.

Me 1555 – Karli i V-të detyrohet që t’u cedojë luteranëve

Pas 9 vitesh lufte në Europën Qendrore, Karli i V-të dhe Habsburgët janë detyruar ta njohin zyrtarisht ekzistencën e luteranizmit dhe t’u lejojnë vasalëve të tyre që ta bëjnë besimin fetar e nënshtetasve të tyre nëqoftëse do ta dëshirojnë. Por tjetërkundi Habsburgët do të punojnë për ta mbrojtur dhe rivitalizuar katolicizmin. Ky kompromis, i njohur si “Paqja e Augustas”, nuk shtrihet gjithsesi tek protestantizmi i reformuar, edhe pse në dekadat e mëpasme aristokratët e reformuar vijnë në pushtet në disa rajone të Perandorisë: Kjo pabarazi gjeneron një situatë të paqartë dhe të paqëndrueshme në ekuilibrimet fetarë të Europës Qendrore. Në fund të shekullit të XVI-të, Skandinavia dhe një pjesë e mirë e Gjermanisë Veriore do të jenë tashmë fuqimisht luterane, por kishat e reformuara do të përhapen deri në Angli e Skoci në Perëndim si dhe deri në Transilvani, në Poloni e në Lituani në Lindje.

Me 1558 – Elisabeta e I-rë kërkon një kompromis

E kurorëzuar Mbretëreshë e Anglisë, Elisabeta e I-të në 1559, nënshkruan me Parlamentin Anglez një Marrëveshje lidhur me Religjionin, që u jep fund dekadave të pasigurisë totale në tokën angleze. Nga prishja e babait të saj, Henriku i VIII-të me autoritetët  papnore në Vatikan me 1533, Anglisë i është dashur të përballet me qëndrimet ambiguistike të Henrikut ndaj Reformës, Masat fuqimisht reformatore të pasuesit të tij, Eduardit të VI-të si dhe me rifutjen drastike të katolicizmit në punë nga Mbretëresha Maria e I-rë. Nga ana e saj, Elisabeta ishte një protestante e vakët, por këshilltarët e saj fetarë dhe laikë synoin që të vazhdohej me entuziazëm në trajektoren e protestantizmit të reformuar të filluar nga Eduardi dhe mbretëresha nuk gjente mënyrë si ta pengonte atë. Një pikë vendimtarë mbi të cilën Elisabeta gjithsesi nuk tërhiqej ishte ruajtja jo vetëm e peshkopëve, por edhe e katedraleve dhe insittucioneve ekleziaste tashmë në funksionim të plotë. Kulti i ushtruar në katedrale ishte shumë më ndryshe nga kultura protestante e reformuar që po përhapej në famullitë angleze dhe do të përfundonte e inkuadruar ë në teologjinë e Kishës së Anglisë (Kishës Anglikane)… Një ambiguitet që nuk do të zgjidhet kurrë: bëhej  fjalë për katolicizëm apo për protestantizëm? Ato që e bashkojnë në fakt Kishën Angleze janë përkthimi në anglisht i Biblës dhe i Librit të Lutjeve të Përbashkëta (Book of Common Prayer). Nga kjo Kishë e Anglisë do të lindë Anglikanizmi.

Me 1563 – Fillon Kundërreforma

Në Trento përfundon Koncili i peshkopëve katolikë i filluar në 1545, që kishte efektin e rikthimit të besimit në Kishën e Romës si dhe të riparimëve strukturare ose substanciale pas kundërgoditjeve të Reformës. Disa pikëpyetje (si ajo mbi natyrën e autoritetit papnor) asokohe e sot sikur ngelën qëllimisht pa përgjigje, por Koncili riafirmon fuqishëm doktrinën dhe praktikën në formën që kishin në agimin e rebelimit të Luterit, duke i eliminuar disa shkelje. Përkrah shpërthimit të rinovuar të energjisë që rivitalizon shpirtin fetar të Europës Jugore, e mbetur jashtë reformave protestante, Koncili kobtribuon në lindjen e një identiteti të ri “kundërreformist” për Kishën katolike, i mbështetur nga sovranë të ndryshëm si ai i Francës, ai i Polonisë dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake. Falë ekspansionizmit të Spanjës dhe Portugalisë në Amerika, në Afrikë e në Azi, katolicizmi nis të bëhet feja më e përhapur në botë, i mbështetur edhe nga forca e armëve kudo që autoritetet politike spanjolle e portugeze arriin që të shkonin.

Me 1607 – Protestantizmi në Amerikën Veriore

Kolonia e parë e angleze e destinuar të mbijetonte përjetësisht në Amerikën Veriore është ajo e Jamestoën, e pagëzuar kështu në nderim të Mbretit Jack (James). Megjithëse në fillim u quajt Virginia në nderim të Elisabetës, Mbretëreshës së Virgjër. Themelimi i saj i jep jetë ekspansionit të protestantizmit në gjuhën angleze, që duke u nisur nga një ishull i vogël evropian do të bëhet një manifestim i fesë kristiane në shkallë botërore. Kolonia e re adopton një formë fetare konform me Kishën e Anglisë, por pak më në veri, përgjatë një cope bregu të quajtur New England, themelohen vendbanime të tjera nga kolonë me ide më radikale që nuk i përshtaten aspak Kishës Angleze, që e konsiderojnë si të infektuar nga kompromise papiste.

Me 1618 – 1619 – Fillon Lufta 30 vjeçare

Kisha e Reformuar Hollandeze mblidhet në një sinod (asamble) në Dordrecht (Dort) për të ravijëzuar një doktrinë të saktë lidhur me shpëtimin pas një kundërshtie të dhunshme teologjike e politike që ka parë fitoren e fraksionit besnik ndaj idesë së predestinimit hyjnor. Në mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të Kishave të tjera të reformuara, gjë që e bën këtë sinod gjënë më të afërt me një asamble ndërkombëtare që bota e fragmentuar protestante ka arritur ndonjëherë të organizojë. Hiqen kufij të prerë në përkufizimin e identitetit të reformuar fetar. Ndërkohë acarohet lufta për fronin e Bohemisë midis një habsburgasi katolik dhe një anëtari të reformuar të dinastisë Wittelsbach, që përfundon në 1620 me fitoren dërrmuese e të parit në Betejën e Malit të Bardhë. Midis pushteteve të tjera të Evropës Qendrore përhapet frika e një avancimi të ri të Habsburgëve dhe nga një konflikt lokal shkaktohet një shumë më i madh dhe jashtëzakonisht me shkatërrimtar: Lufta 30 Vjeçare. Në përfundim të saj, në 1648, territoret në duart e protestantëve janë reduktuar shumë, por shumë në Europë nuk durojnë do të më dhunën e markës fetare dhe nisin të kërkojnë zgjidhje racionale që mund t’i aplikohen edhe fesë. Nga përpjekjet e tyre intelektuale do të lindë Iluminizmi.

URIME PËR PUNËTORËT E DIJES!- Nga Fran Gjoka

 

7-Marsi, dita e bekuar e gjuhës shqipe, 138-vjet histori ndriçuese

“Edhe kur kryet do na mbulojnë thinjat,

Ndërmend do të sjellim një emër nderues,

Emrin e dashur, emrin e bukur, emrin e thjeshtë, por të madh Mësues!…” (Ll. Siliqi)

 

Kanë kaluar plot 138 vjet nga 7 Marsi 1887. Ato mbeten vite vitale, vite përpjekjesh, përkushtimi, djerse e mundimi për lartuar shkollën e parë shqipe, shkolla më e re e shfaqur “pas përpjekjeve të mëdha të rilindësve dhe atdhetarëve në kontinentin e plakur të asaj kohe.

Por është momenti të përulemi me respekt të thellë, për ata që bënë të mundur hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Populli ynë rezistoi me të gjitha mënyrat. Shkrimi i shqipes u mësua fshehurazi në kasollet e fshatarëve, pranë staneve të çobanëve, në shtëpi të thjeshta, në ndërtesat e kultit etj. Shikojmë aty këtu edhe ndonjë shkollë, si në Kurbin në vitet 30 të shekullit 17, në Pllanë e në Blinisht të Lezhës me 1638 dhe 1639, në Kurbin 1670, në Prizren e gjetkë. Këto shkolla patën jetë të shkurtër dhe lëvizja për hapjen e tyre ishte sporadike. U deshën të kalonin 2 shekuj, që lëvizja për shkollën dhe gjuhën shqipe të fitonte përmasa reale zhvillimi. Intelektualët tanë të shquar, që nga N. Veqilharxhi, Zef Jubani, K. Kristoforidhi, Pashko Vasa, Sami e Naim Frashëri, H. Tasimi, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Doçi, N. Mjeda, Gj. Fishta, N. Naçi etj., edhe pse pa shtetin e tyre, pa asnjë institucion kombëtar, të drobitur pa miq e aleatë ditën të gjejnë gjuhën e bashkimit kombëtar. Abetaret e Veqilharxhit e Tasimit etj. u përhapën dorë në dorë dhe u bënë shpresë për popullin dhe rininë e kohës, u bënë tmerr për pushtuesit, po aq sa pushka e komitëve, që shpejt mbushën malet e Shqipërisë.

Për intelektualët e shquar, gjuha dhe shkolla shqipe u bënë pikënisje e shpresës së madhe, “sofra” e parë e fundshekullit të 19, që këtu i bashkoi shqiptarët për beteja të ardhshme. Ata lanë mënjanë dasitë fetare krahinore e fetare dhe u bënë një për çështjen e gjuhës kombëtare.

8 Mars 1887 – Drita e së ardhmes

Mësonjëtorja e parë shqipe u hap me 35 nxënësit e parë, e më pas breza të tërë nxënësish nisën udhën e bukur të dijes në një shkollë të vërtetë shqipe. Një ditë më vonë, me 8 Mars 1887 Th. Mitkoja shkruante : “ Dëshira tonë u mbarua, shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla”.

Pas mësonjëtores së parë u hapën edhe shumë shkolla të tjera, si në Pogradec e Kolonjë, shkolla e Vashëzave në Korçë etj. Asgjë s`kaloi lehtë, përkundrazi u deshën përpjekje dhe sakrifica të mëdha për të bërë përpara çdo hap në udhën e ndritur të arsimit. Armiku reagoi shumë ashpër dhe u përpoq me të gjitha mënyrat që ta mbyste këtë dëshirë dhe luftë të madhe të shqiptarëve drejt dijeve dhe emancipimit të tyre shoqërore. Nga përplasjet me armikun e zi u flijuan shumë patriotë e atdhetarë të shquar me burgosje, vrasje e internime. P. Sotirin e hodhën nga kati i tretë i shtëpisë së tij, Papa K. Negovanin e therën me thika, Petro N. Luarasin e helmuan…E, megjithatë mësimi në gjuhën shqipe nuk ndalej. Shkollat shqipe po ngriheshin, populli po i mbante ato në këmbë, duke hequr edhe kafshatën e fundit të gojës. Popullit i duhej drita dhe atë dritë diturie e jepte vetëm shkolla. Vetëm një populli i ditur dhe i arsimuar mund t`i bënte ballë pushtuesit dhe forcave reaksionare që vepronin brenda Shqipërisë. Ndaj nga të gjithë njerëzit përparimtarë të kohës, nga atdhetarët e vërtetë hapja e shkollës së parë shqipe konsiderohej dallëndyshja e parë që lajmëronte pranverën. Dhe, dihet,  dallëndyshet s`vijnë vetëm, të tjera dallëndyshe do të vinin dhe Shqipëria e shtypur dhe e masakruar në shekuj do të shikonte dritën. 8 Mars 1887 ishte  fillimi i dritës që lajmëronte të ardhmen e ndritur.

Drita kërkon dritën, erdhi dita e 28 -Nëntorit 1912

Shpallja e Pavarësisë me Plakun e Vlorës dhe me ministër arsimi L. Gurakuqi nxiti dhe realizoi hapjen e 70 shkollave shqipe. Për ta vazhduar më me ngulm fuqizimin e shkollës kombëtare, sidomos pas Kongresit të Lushnjës më 1920 e pas luftës antifashiste nacional çlirimtare shkolla do të pësonte arritje të papara. Në vitet 50’ do të zhdukej analfabetizmi nën moshën 40 vjeç, do të shpallej arsimi i detyruar fillor e pastaj 7 e 8 – vjeçar. Në vitin 1957 hapet Universiteti i parë shqiptar. Universiteti i Tiranës, pas tij, Instituti e, më pas Universiteti  i Shkodrës e më tej, i Elbasanit, i Gjirokastrës i Korçës, i Vlorës, Akademitë si e Shkencës, e Gjuhësisë, e Arteve të Bukura dhe Kulturës Fizike dhe Sporteve.

7 Marsi – festë drite, festë bashkimi, festë përparimi

Me festën e 7 Marsit, janë të lidhur të gjithë: gjyshërit dhe gjyshet, baballarët dhe nënat, të rinjtë dhe të rejat, adoleshentët dhe fëmijët e të gjithë moshave, pasi shkolla mbetet për ta institucioni i mësimit dhe i edukimit më të organizuar për nxënësit e të gjithë grupeve. Aty kultivohen vlerat e vërteta kulturore, normat morale dhe mënyrat e komunikimit njerëzor e civil. Aty mësohet dhe zbatohet parimi i demokracisë për zbatimin në unitet të të drejtave dhe lirive nga njëra anë dhe të detyrave e përgjegjësive nga ana tjetër. Në të vetmin institucion të organizuar, në shkollë dhe nga shkolla, përcillen tek gjeneratat e reja që do të drejtojnë vendin në të ardhmen mesazhe paqeje e mirëkuptimi, kultivohet toleranca dhe dëshira për të mësuar gjatë gjithë jetës në mënyrë aktive, krijuese dhe kritike.

Askush nuk lind i ditur, por bëhet i tillë në jetë

Askush nuk lind i ditur, por bëhet i tillë në jetë duke filluar nga vatra prindërore e familjare e më pas nga bankat e shkollës,ku armata e mësuesve punon pa pushim ,skalit pak nga pak dhe pa u ndjerë  mendjet e vocrrakëve dhe të rinjëve, përsos çdo ditë ngrehinën monumentale, intelektuale dhe shpirtërore të kombit. Këtë mësuesit e bëjnë çdo ditë pa u lodhur,  pa zhurmë, seriozitet, durim, përkushtim e fisnikëri dhe pse s’ka ende stimuj moral e material nga shteti shqiptar.

Të gjithë mësuesit ,me profesionalizmin e tyre ,duken të afërt ,sikur diku i ke takuar ,i ke njohur dhe ke bashkëbiseduar me ta,ke ndjerë ngohtësinë ,mirësinë dhe humanizmin e tyre.Njohja me ta të bën të ndjehesh mirë ,të zgjon ide dhe kujtime të bukura,mbresa dhe emocione respekt për jetën dhe njerëzit. Vlerat e mësuesve janë të mëdha, me gjithë trysninë e gjithanëshme të dhunës psikologjike të ushtruar ndaj tyre dhe përsëri çdo njëri prej nesh e ndjen se ka marrë diçka prej tyre,diçka që është fiksuar fort në fëmininë tonë,në përsonalitetin ,në shprehitë dhe zakonet tona. Janë mësuesit ato që kapin e zbulojnë prirjet dhe talentet e nxënësve dhe kujdesën vazhdimisht ,që ata të rriten dhe të zhvillohen më tej në drejtimin e duhur. Ndonëse brezi i mësuesve ,që janë sot në pension e kanë kryer detyrën e shenjtë, duke dhënë të gjitha energjitë e tyre, pasionin e profesionalizmin, përsëri ata nuk ndjehen të qetë, ku brenda tyre zjen ndjenja e dashurisë për shkollën,arsimin e nxënësit.Kanë merak dhe mall për shkollën, për klasën, për zilen, regjistrat, kanë merak dhe mall e dashuri për nxënësit e tyre. Është ky një mall që nuk shuhet kurrë.Janë mjaft emocionuese kur kujton dhe flitet shpesh me nderim dhe respekt  për ata autoritete  të arsimit, të shkencës e të pedagogjisë shqiptare ,që s’jetojnë më ,por vepra dhe ndihmesa e tyre e shquar do të mbeten të pavdekshëme në kujtesën e mësuesve shqiptarë e më gjërë, siç janë : ministrat e Arsimit Naxhije Dume e Thoma Deliana, rektori i Universitetit të Tiranës Kahreman Ylli, si dhe pedagogët e mësuesit e shquar: Persa Grabova, Vasil Kamani, prof. Bedri Dedja, Emine Gjakova, prof.Jup Kastrati, Fatbardha Gega, Nazmije Pasholli, prof..Shefik Osmani, Lame Xhama “Mësues i Popullit” , Evanthi Ciko, prof. Mark Vuji- “Mësues i Popullit” etj. etj. ,të cilët me thjeshtësinë e njohur ,shpirtin e madh e bujar , edukuan e mësuan breza të tërë, nderonin njerëzit e thjeshtë të dijes dhe të kulturës  ,respektonin vlerat e verteta të mësuesisë shqiptare.

“7 Marsi” ngre zërin para politikanëve e pushtetarëve të të gjithë niveleve, intelektualëve, medias e shoqërisë civile, mbarë opinionit publik: Më shumë përkujdesje për shkollën dhe mësuesin, më shumë nderim,  ndjeshmëri e mirënjohje për punën e tyre të veçantë e të lodhshme, për ata që na mësuan shkrim e këndim, matematikë e shkencë dhe që na bënë ta shohim jetën në dritë të syrit!

Ndërsa prindërve, kudo ku jetojnë e punojnë, në diasporë, në Evropë e Amerikë, në Australi e vende të tjera, “7 Marsi” u kujton se krahas punës dhe mundit për mbijetesë, mos ta harrojnë shqipen e bukur dhe t’ua mësojnë edhe fëmijëve, nipave e mbesave. Gjuha është medalion i artë i çdo shqiptari, që na njeh në botë e që na lidh e na bashkon.

Mësuesi -figura qendrore e shkollës

Parë në këtë këndvështrim, 7 Marsi i sivjetmë, që përkon me 137 – vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, është një ngacmim disi ndryshe për faktorët dhe aktorët që e kanë detyrim ligjor, por edhe qytetar e moral për përkujdesje e vlerësim më të madh të mijëra mësuesve, që në mjaft raste punojnë në kushte ende të vështira dhe me trajtim financiar larg mundësive që ata të garantojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve. Mësuesi është ai që të hap portat e dijes, që të orienton në lumin e madh të informacionit, që të udhëzon më mirë se kushdo tjetër sesi lexohet e punohet me librin. Ai dhe vetëm ai edhe gjërat më të vështira i bën të lehta për fëmijët. Mësuesit, në shumicën e rasteve, punojnë me pasion të veçantë e intensitet për t’i përgatitur nxënësit jo për kohën që ata janë në bankat e shkollës, por për kohën që ata do të dalin në jetë dhe do të ndërtojnë Shqipërinë e së ardhmes, Shqipërinë e vërtetë Evropiane.

7 Marsi apelon para politikanëve e pushtetarëve të të gjithë niveleve, para medias e intelektualëve, para të gjithë opinionit: Më shumë përkujdesje për shkollën dhe mësuesit, më shumë respekt për punën e tyre të veçantë dhe të lodhshme, më shumë vlerësim për të gjithë brezat dhe para së gjithash para kontribuuesve më të mëdhenj të arsimit dhe atyre që tashmë të kërrusur nga vitet e gjata të punës në arsim presin me padurim ditën e marrjes së pensionit në sportelet me radhë të gjata! Më shumë ndjeshmëri e vlerësim material e moral për ata që na mësuan shkrim e lexim, matematikë e kimi dhe që na orientuan të sigurt në jetë për të përballuar konkurrencën e tregut të punës!

Më shumë kujdes për ruajtjen e gjuhës së bukur dhe të vjetër shqipe nga huazimet dhe fjalët e huaja, që mund të zëvendësohen lehtësisht me fjalë shqipe! Ndërsa prindërve, kudo ku jetojnë e punojnë, në Evropë e Amerikë, në Australi e në vendet e tjera, bashkë me respektin që kemi për kontributin që ata japin edhe për zhvillimin e Shqipërisë, ju lutemi dhe në njëfarë mënyre ju përgjërohemi që tua mësojnë gjuhën shqipe edhe fëmijëve dhe nipave e mbesave ! Në të kundërt gjuha jonë, ndër më të vjetrat, një ditë do të shuhet dhe kur ajo nuk flitet e shkruhet, shuhet edhe kombi, pasi gjuha është elementi kulturor që e mban gjallë një komb. Nuk ka identitet pa gjuhë.

Festa e të gjithëve përcjell mesazhe edhe për mësuesit. Ata kurdoherë të jenë në ballë të punës për zbatimin e politikave për reformimin e shkollës, për kultivimin e vlerave demokratike tek brezi i ri, për zhvillimin e fuqisë krijuese tek nxënësit, për përfshirjen e të gjithëve në procesin e edukimit dhe të mësimit, të argëtimit dhe të zbavitjes !

Në këtë ditë të shënuar nga thellësia e shpirtit tonë buron fuqishëm urimi: Gëzuar festën e dijes kolegë tanë të nderuar dhe të respektuar! Paçi gjithnjë suksese e mbarësi!.

Groenlanda, dëshira e kamotshme e Amerikës

Amos Chapple

Groenlandasit do t’u drejtohen kutive të votimit më 11 mars, në mes të një stuhie gjeopolitike karshi thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, që territori danez të bëhet ishull amerikan.

“Në një mënyrë apo tjetër, ne do ta arrijmë atë”, u zotua Trump në Kongres më 4 mars, ndërsa pohoi se Uashingtoni kishte nevojë për Groenlandën për hir të sigurisë kombëtare të Amerikës.

“Anijet e Kinës janë kudo. Anijet ruse janë gjithandej. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në janar.

Fokusi aktual mbi Groenlandën është vetëm ringjallja e fundit e ambicies më shumë se 150-vjeçare të Uashingtonit për të marrë nën kontroll territorin.

Inuitë (pjesëtarë indigjenë) të Grenlandës të fotografuar në 1924.

Inuitë (pjesëtarë indigjenë) të Groenlandës të fotografuar në 1924.

Groenlandës së mbuluar nga akulli iu dha emri nga eksploruesi nordik i shekullit X, Eriku i Kuq. Kolonizuesi i hershëm e zgjodhi emrin sepse, siç tha ai, “njerëzit do të tërhiqeshin të shkonin atje nëse do të kishte një emër të favorshëm”.

Një vendbanim në Grenlandë i fotografuar në vitin 1924.

Një vendbanim në Groenlandë i fotografuar në vitin 1924.

Nordikëve të ardhur në Groenlandë nuk u zgjati. Studiuesit besojnë se të ardhurit ranë viktimë e një ndryshimi të klimës dhe trazirave ekonomike të shkaktuara nga murtaja midis vështirësive të tjera. Në vitin 1721, kur misionarët danezë mbërritën për herë të parë në ishull, mbeti vetëm popullsia indigjene Inuit.

Gratë inuite grenlandeze të fotografuara jashtë shtëpive të tyre në fund të viteve 1800.

Gratë inuite groenlandase të fotografuara jashtë shtëpive të tyre në fund të viteve 1800.

Një misionar i përshkroi njerëzit inuitë të Groenlandës si lakmitarë të kalorive saqë do të hanin morra të shkëputur nga rrobat e tyre. Për të shmangur humbjen e mineraleve, ai pretendoi se ata “do ta fshinin djersën nga fytyrat e tyre me një thikë dhe do ta lëpinin”.

Eksploruesit evropianë ndajnë kafenë me banorët vendas të Grenlandës në fillim të viteve 1900.

Eksploruesit evropianë ndajnë kafenë me banorët vendas të Groenlandës në fillim të viteve 1900.

Danimarka shpalli sovranitetin mbi Groenlandën më 1921 dhe zbatoi një monopol tregtar me ishullin. Ndalimi i tregtarëve të jashtëm i mundësoi Kopenhagës të blinte dhjamin e balenave dhe fokave – një burim i çmuar karburanti për fenerët – në mënyrë rigoroze sipas kushteve të veta.

Roja Bregdetare e Marinës Amerikane kryen një shpërthim mbi akull pranë brigjeve të Grenlandës ndërsa kërkonte stacionet gjermane të motit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Roja Bregdetare e Marinës Amerikane kryen një shpërthim mbi akull pranë brigjeve të Groenlandës ndërsa kërkonte stacionet gjermane të motit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Danimarka u pushtua nga Gjermania naziste, duke e lënë territorin danez të Groenlandës të hapur ndaj një pushtimi gjerman.

George L. West, një oficer i shërbimit të jashtëm amerikan, kujtoi se presidenti amerikan, Roosevelt, “vendosi menjëherë se duhej të bënim diçka për Groenlandën”. Forcat amerikane pushtuan territorin, duke siguruar minierën e saj të vlefshme të kriolitit.

Një grup të burgosurish gjermanë të kapur nga një anije e rojes bregdetare amerikane në Luftën e Dytë Botërore.

Një grup të burgosurish gjermanë të kapur nga një anije e rojes bregdetare amerikane në Luftën e Dytë Botërore.

Me parashikimin e motit, një faktor kritik në luftë, operativët nazistë bënë përpjekje të përsëritura për të ngritur stacione sekrete meteorologjike në pjesë të izoluara të Groenlandës.

“Duket se një pjesë e madhe e motit tuaj për Evropën Perëndimore e ka origjinën në atë kapak akulli. Është e paçmueshme, nga pikëpamja ushtarake, të marrësh raporte meteorologjike prej andej”, shpjegoi West, duke shtuar se pjesë e misionit amerikan në Groenlandë ishte “gjetja e këtyre [stacioneve të motit të paligjshëm nazist] dhe shkatërrimi i tyre.

Burrat në Grenlandë në vitet 1950.

Burrat në Grenlandë në vitet 1950.

Shtetet e Bashkuara e kthyen Groenlandën nën kontrollin danez pas luftës, por nuk e tërhoqën ushtrinë e saj. Në vitin 1951, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që lejonte Uashingtonin dhe aleancën e sapoformuar ushtarake të NATO-s të “përmirësonin dhe përgjithësisht të përshtatnin zonën për përdorim ushtarak”.

Një foto nga Camp Century, vendi i projektit top-sekret të Krimbit të Akullit në Grenlandë në vitin 1960.

Një foto nga Camp Century, vendi i projektit top-sekret të Krimbit të Akullit në Groenlandë në vitin 1960.

Një nga objektet amerikane në Groenlandë, i quajtur Camp Century, u shpall një objekt për çështje kërkimesh. Në realitet ishte një front për Projektin Iceworm, një rrjet i planifikuar i vendeve të lëshimit të raketave bërthamore nën shtresën e akullit të Grenlandës që synonte Bashkimin Sovjetik.

Selia e Camp Century, e ndërtuar nën akullin e Grenlandës.

Selia e Camp Century, e ndërtuar nën akullin e Groenlandës.

Stacioni i fshehtë i armëve bërthamore amerikane ishte i destinuar të dështojë që në fillim. Inxhinierët u përballën me akull që lëvizte vazhdimisht që përdredhte dhe përkulej rreth kapanoneve të krijuara për të mbajtur koka bërthamore delikate. Në vitin 1966 Camp Century u braktis, së bashku me mbetjet radioaktive që mbeten të varrosura nën akull sot.

Rojet bregdetare të SHBA-së në Grenlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Rojet bregdetare të SHBA-së në Groenlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Propozimet që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën datojnë që nga viti 1867, kur ideja u konsiderua për herë të parë seriozisht nga Uashingtoni.

Në vitin 1946, një ofertë konkrete – ekuivalenti modern prej rreth 1 miliard dollarësh – iu bë Kopenhagës për Groenlandën, të cilën një senator e përshkroi si “një domosdoshmëri ushtarake” për Shtetet e Bashkuara.

 

Groenlanda, tha Uashingtoni, do të lejojë “zona nga të cilat do të nisë operacionet ushtarake mbi Arktik kundër kundërshtarëve të Amerikës”, mes përdorimeve të tjera.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës e refuzoi ofertën e vitit 1946, duke u përgjigjur se, “ndërsa ne i detyrohemi shumë Amerikës, nuk mendoj se ia kemi borxh gjithë ishullin e Grenlandës”.

Baza Hapësinore e Amerikës Pituffik në Grenlandë, fotografuar në tetor 2023. Baza njihej më parë si Baza Ajrore Thule.

Baza Hapësinore e Amerikës Pituffik në Grenlandë, fotografuar në tetor 2023. Baza njihej më parë si Baza Ajrore Thule.

Trump, gjatë mandatit të tij të parë më 2019, sugjeroi vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara të merrnin territorin – deklarata që u hodhën poshtë gjerësisht si joserioze. Megjithatë, pasi e bëri territorin prioritet në mandatin e tij të dytë, Danimarka me sa duket u përgjigj duke rritur rëndësinë e Ariut Polar — që përfaqëson Groenlandën — në stemën e mbretit danez dhe duke përsëritur se territori nuk është për shitje.

Njerëzit duke kaluar pranë dyqaneve në Nuuk, Grenlandë, në shkurt 2025.

Njerëzit duke kaluar pranë dyqaneve në Nuuk, Groenlandë, në shkurt 2025.

Sot, Groenlanda drejton shumë nga institucionet e saj, duke përfshirë parlamentin e saj, por mbetet shumë e varur nga Danimarka.

Territori merr gati 600 milionë dollarë ndihmë çdo vit nga Kopenhaga, një fond që përfaqëson më shumë se gjysmën e të gjithë buxhetit të Qeverisë së Grenlandës dhe të barabartë me më shumë se 10.000 dollarë për secilin nga 57.000 banorët e territorit.

Një aeroplan që i përket presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në Nuuk, Grenlandë më 7 janar 2025.

Një aeroplan që i përket presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në Nuuk, Groenlandë më 7 janar 2025.

Nëse një lëvizje në rritje për pavarësi në Groenlandë është në gjendje të shkëpusë me sukses territorin nga sundimi danez pas zgjedhjeve të 11 marsit, Uashingtoni mund të anashkalojë Kopenhagën në përpjekjen e tij për të marrë pronësinë e territorit.

Por, ndërsa një shumicë e groenlandasve favorizojnë pavarësinë nga Danimarka, rreth 85 për qind e groenlandasve kundërshtojnë të bëhen pjesë e një territori amerikan, sipas një sondazhi të fundit.

Një turist duke shikuar akujt e detit të Gjirit Disko, Grenlandë, maj 2007.

Një turist duke shikuar akujt e detit të Gjirit Disko, Groenlandë, maj 2007.

Kompleksiteti i stuhisë gjeopolitike që shpërtheu mbi Groenlandë u përmblodh së fundmi nga kryeministri i territorit, Mute Egede, i cili u tha gazetarëve në janar: “Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë, duam të jemi groenlandas”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Valona Tela, Arton Konushevci

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare – ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.

Në katër javët e fundit, SHBA-ja i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë në mbrojtjen prej saj, evropianët folën për nevojën e “pavarësisë” në siguri dhe shprehën shqetësim për të ardhmen e NATO-s, në Zyrën Ovale kishte përplasje diplomatike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Uashingtoni ia ndali ndihmën ushtarake Kievit dhe pezulloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës me të…

Në Kosovë, për gati katër javë, u numëruan vota – votat që u dhanë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Procesi i numërimit të tyre nisi atë natë dhe nuk përfundoi deri më 5 mars.

Çështja nuk është më te kjo vonesë, por te pyetja që mbetet pa përgjigje: Kush dhe kur do ta formojë qeverinë e re?

Ndërkohë që ngjarjet në botë shpalosen me shpejtësi njëra pas tjetrës, udhëheqësit politikë në Kosovë duket se kanë hyrë në pazarllëk me njëri-tjetrin për ulëset parlamentare.

Të vetmen gjë që e thonë me siguri është se për proceset kritike përpara – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – do të vazhdojnë të mbështeten te SHBA-ja dhe BE-ja.

“Ne jemi pjesë e Evropës kontinentale, ndërsa në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneriteti strategjik ka qenë gjithmonë shtyllë e orientimit tonë”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – aktualisht në pushtet.

“Ka sfida me administratën e re amerikane – ato që shihen edhe botërisht – por ne u qëndrojmë vlerave dhe parimeve të njëjta strategjike”, shton ajo.

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e dyta, pas Vetëvendosjes, thotë se për politikën e jashtme, adresë e parë e Kosovës duhet të jenë Shtetet e Bashkuara, pastaj Brukseli, Berlini, Parisi e Roma.

“Por, ajo për çfarë ka nevojë Kosova në këtë kohë, është që ta kuptojë se rendi ndërkombëtar, i cili e ka krijuar Kosovën e pavarur, nuk ekziston më”, thotë ai.

“Është një rend i ri ndërkombëtar, ku Kosova do të duhej të gjendej në mënyrë strategjike”, vlerëson Hoxhaj.

E, nga partia e tretë më e madhe në Kosovë – Lidhja Demokratike e Kosovës – thonë se vendi duhet të luajë mençur që të mos ndikohet nga riorganizimi i diplomacisë ndërkombëtare.

“Edhe pse mund të ketë dallime në mendime e në qëndrime mes SHBA-së dhe Evropës, Kosova nuk e ka luksin që të zgjedhë mes këtyre palëve”, sipas Besian Mustafës nga kjo parti.

Në BE, nga fundi i vitit të kaluar, ka udhëheqje të re, e cila ka shprehur mbështetje për integrimin evropian të Kosovës, por ka përsëritur se ky rrugëtim i saj varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, që është ende larg.

Edhe në SHBA, nga fillimi i këtij viti, ka administratë të re me në krye presidentin Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i zgjerojë lidhjet me Kosovën.

Megjithatë, vëzhguesit thonë se ngjarjet e javëve të fundit, kanë treguar se fokusi mund të ndryshojë me shpejtësi, ndaj edhe Kosova duhet të përshtatet me një botë, ku aleancat janë në lëvizje dhe asgjë nuk është e garantuar.

Romana Vlahutin, nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, thotë se pozicioni i Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme të SHBA-së, nuk është i sigurt. Kosova, sipas saj, duhet të fokusohet në forcimin e partneriteteve me vendet evropiane dhe me vetë BE-në.

BE-ja nga viti 2023 ka në fuqi disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, për shkak të tensioneve në veri të saj. Nga viti 2022, blloku nuk e ka shqyrtuar as aplikimin e Kosovës për anëtarësim në të.

E pyetur se a mund të mbështetet Kosova në një BE të tillë – me 27 anëtarë të ndryshëm – Vlahutin thotë:

“Vërtet, nuk është në interesin e BE-së që të ketë ndonjë krizë të hapur në kontinentin evropian. Është absolutisht në interesin e BE-së që Ballkani Perëndimor të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm. Dhe në këtë kontekst, mendoj se interesat e Kosovës dhe interesat e BE-së janë të njëjta”.

Për Tefta Kelmendin nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Kosova duhet t’i ripërpunojë marrëdhëniet e saj me BE-në dhe shtetet anëtare kyçe, të tilla si Franca.

Përçarja transatlantike, thotë ajo, ka implikime serioze për sigurinë e gjerë evropiane dhe Kosova, duke qenë në një zonë gri, pa njohje të plotë ndërkombëtare, është veçanërisht e cenueshme.

Kelmendi vlerëson se kjo është një kohë kritike për BE-në për të rritur mbështetjen e saj për Kosovën, por thotë se edhe Kosova duhet të jetë më pragmatike dhe fleksibile dhe të përshtatet me shpejtësi kundrejt pasigurive.

“Kosova duhet të luajë mençur dhe në mënyrë konstruktive. Është koha e fundit që ajo të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të nisë t’i zbatojë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me të dhe t’ia hapë rrugën vetes për anëtarësim në BE”.

“Normalisht, kjo nuk vlen vetëm për Kosovën. BE-ja duhet t’i bëjë trysni edhe Serbisë për të shkuar në drejtimin e duhur”, thotë Kelmendi.

Ajo shton këtu se është tejet e rëndësishme për Kosovën që t’i diversifikojë edhe aleancat dhe partneritetet ndërkombëtare. Në mënyrë të posaçme, ajo thotë se Kosova duhet ta kuptojë realisht rolin e rëndësishëm të Turqisë që ka në botë dhe ta shfrytëzojë partneritetin me të për t’i kapitalizuar synimet e veta.

“Turqia mbetet një partnere shumë e rëndësishme e sigurisë dhe mbrojtjes për rajonin. Së voni, ka edhe një përmirësim raportesh midis saj dhe BE-së. Ndaj, Kosova duhet ta përdorë këtë si avantazh dhe të kërkojë ndihmën e Turqisë për t’i bindur shtetet që s’e njohin, që ta njohin. Pra, në secilin rast, partneriteti i Kosovës me shtete jashtë BE-së dhe jashtë SHBA-së është, gjithashtu, i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve diplomatike”, vlerëson Kelmendi.

Vlahutin pajtohet se Turqia është një aleate e vlefshme për Kosovën, që mund ta ndihmojë të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar.

“Mendoj se Bashkimit Evropian do t’i duhet të përafrohet me Turqinë. Turqia është një fuqi serioze ushtarake dhe mund të bëjë shumë të mira në rajon. Po të isha në Kosovë, unë do të isha në kontakt me Ankaranë”, thotë Vlahutin, e cila ka shërbyer si ambasadore e BE-së në Shqipëri.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE.

Marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë e kanë penguar edhe në procese të tjera, si anëtarësimi në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës e kështu me radhë.

Në vitet e fundit, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është kritikuar në mënyrë të posaçme nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa vendimeve që janë parë si të pakoordinuara dhe me ndikim jo të mirë në jetesën e komunitetit serb në Kosovë.

Kelmendi nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet me trysni të shtuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’u siguruar autonomi më të madhe komunave me shumicë serbe.

“Ne vetëm mund të shohim atë që po ndodh me Ukrainën dhe të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë me Kosovën. Asaj mund t’i duhet të bëjë koncesione shumë të vështira në raport me Serbinë, apo komunat në veri të vendit”, thotë Kelmendi.

Për Vlahutinin, këto janë situata, të cilat, thjesht, “nuk mund t’i përballoni nëse nuk jeni të bashkuar” dhe që kërkojnë “shumë punë, shumë komunikim, shumë dialog dhe shumë miq e partnerë”.

Ajo beson se opsioni më i mirë për Kosovën është që udhëheqësit politikë të bëhen bashkë, për të siguruar përfshirjen e të gjitha grupeve në menaxhimin e proceseve të rëndësishme.

“Në momente sfiduese, uniteti kombëtar është i një rëndësie të madhe”, thotë Vlahutin.

“Gjëja e vetme që më jep shpresë në këtë kohë, është mënyra se si është bashkuar Evropa. Kam ndjesinë sikur edhe Mbretëria e Bashkuar është rikthyer plotësisht në BE”, shton ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka rol udhëheqës në politikën e jashtme të vendit, përsërit vazhdimisht rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.

Analistët thonë se këto zotime duhet të tejkalojnë retorikën e thjeshtë dhe të shndërrohen në veprime të prekshme dhe progres të matshëm.

Udhëheqësit politikë, me gjasë, janë duke i vazhduar diskutimet për formimin e qeverisë së ardhshme – kush me kë e kujt sa – por bota është duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ndalet për askënd.

Çezarina Laca – një pasqyrë shpirtërore- Nga NADIRE BUZO



Kalojnë vite e vite dhe koha seleksionon gjithçka. Në kujtesë mbetet një shëmbëllim. Ti sigurisht që i ngjan gjenit të trashëguar, por fillon e kërkon shëmbëlltyrën, pasqyrën shpirtërore ku ke parë virtytet.
E ndërsa del përpara gjyshja, ati, nëna e të tjera gjini fisnore dhe ti sheh reflekset gjenetike me të cilat mburresh, mendja ka fiksuar dhe të tjerë njerëz, të cilët jeta i ka sjellë te ty apo ti ke vrapuar drejt tyre. Pak rëndësi ka kjo. Në pasqyrën ku je parë dhe të ka pëlqyer vetja të ka shëmbëllyer dikush.

Një grua me trup të pakët, elegante, me flokë ngjyrë gruri, me sy bojë qielli të bukur, pa tualet, e veshur thjesht e me gusto dhe shumë e rregullt. Pastërtia e shpirtit do të reflektonte në të gjthë qënien e saj.
Ndërsa ti nuk ke trashëguar asgjë, as sytë, as flokët, as pamjen e thjeshtë, ti përsëri i shëmbëllen… Ti vazhdon të kujtosh e të tregosh, si dhe të përpiqesh t’i ngjasosh, të shihesh në pasqyrën tënde shpirtërore.
Ajo qe shndërruar në një idhull në jetën time. E quanin Çezarina Laca.

Çezarina Laca ishte mësuesja ime e klasës së parë.

Në jetë do të kisha shumë mësues e pedagogë, por në kujtesën time do të hynin ata më të mirët dhe, në të kundërtën, ata më të këqinjtë, mesatarët, i kam harruar fare, ndërsa të ligjtë përpiqem të mos i kujtoj.

Por ndër të mirët e të mirëve, ajo e paharruara, pasqyra ime shpirtërore, ku shoh veten kur jam e lodhur dhe dukem bukur, është ajo e paharruara Çezarina Laca.

Tirana e viteve 60-të nuk do të qe e lehtë për nxënësit e fillores në shkollën “29 Nëntori”, e cila ndodhej në periferi të saj, në një lagje të varfër afër Kinostudios. Por do të qe e vështirë edhe për mësuesen që vinte nga periferia tjetër, që quhej “Tirana e Re”. Jo vetëm për faktin se ishin larg, por se ajo ishte gjithmonë e ngarkuar, e sidomos në dimër, pasi në njërën nga çantat ajo kish futur dru zjarri për sobën e ndryshkur në formë qyngu. Çezarina e dinte se disa nga fëmijët jetimë e te varfër do vinin në klasë me këmbë e këpucë të lagura nga shiu. E si mund ta kishin mendjen në mësim ata, ashtu të lagur dhe baltosur. Drutë e shkollës mbaronin shpejt.
Në ditët e ftohta të dimrit një kovë ujë qëndronte mbi sobë. Para se të fillonte mësimin ajo do t’u lante këmbët dhe këpucët me baltë, do t`ua thante ato pranë zjarrit, pastaj do t`u vishte rrobat që kish marrë në çantën tjetër. Për të ndihmuar fëmijët e varfër ajo do të sensibilizonte shoqet e saj, nxënësit e tjerë, e tërë fisin e mëhallën dhe këtë punë e bënte shpesh. Kjo që do t’ju tregoj është e vërtetë si drita e diellit.

Një prindi nëpunës i duhej t’i merrte leje mësueses për fëmijën e tij për pak ditë. Trokiti në derën e klasës, e hapi, pa rrotull dhe u largua për në drejtori. – Shoqja drejtoreshë, më duhen disa ditë leje për vajzën time në klasën e I-rë B.
Drejtoresha ngrihet dhe shkon në klasë, hap derën dhe sheh atë çfarë kish parë edhe prindi. Çezarina, që po lante këmbët e baltosura nga këpucët e grisura të një jetimi, ngrihet në këmbë dhe pasi u sqarua për problemin, nëpunësi i kërkoi falje, pasi kish kujtuar se ajo ishte pastruesja.
Drejtoresha, që e njihte mirë Çezarinën, i thotë: – Të lutem Çezarinë, mjaft më, ti po shkel rregulloren, orët e mësimit janë për të mësuar nxënësit. – Drejtoreshë, mësuesi para se me qenë mësues duhet të jetë një prind i mirë. – Mirë, mirë, do ta shohim këtë punë, – tha drejtoresha, gjithsesi e prekur nga sjellja humane e mësueses.

Por e shtrenjta mësuesja ime e fillores nuk ishte vetëm humane, ajo ishte një grua e fisme, me shumë kulturë dhe autoritet, me etikë dhe pedagogji që nuk do mundja ta shihja tjetërkund. E si mund të ndodhte ndryshe, mësuesi i saj i gjuhës dhe letersisë kish qenë Padër Gjergj Fishta, ndërsa pedagogu i psikologjisë ishte Padër Anton Arapi. Të dy këta të harruar e masakruar nga diktatura. Por ajo me krenari do të mburrej për ta dhe për pak do ta paguante shtrenjtë.
Dikur, një drejtues i thotë si me shaka, se ju mësuesit e vjetër nuk kuptoni ç`është psikologjia.
Çezarina do të rebelohej e do të përgjigjej ashpër. – Mua ma ka mësuar psikologjinë babai i psikologjisë, Padër Anton Arapi, prandaj e njoh më mirë se ju.
Kulturën e kishte marrë në shkollën e murgeshave në Shkodër, ku qe shpallur nga mësuesit e saj të famshëm si nxënësja më e mirë e kolegjit, të cilëve ajo do t’u referohej fshehurazi, por dhe hapur, gjithë jetën.
Kartolinat e urimit të Çezarinës me shprehjet e bukura do t’i ruanin si relike kolegët, nxënësit dhe mësuesit e saj.

Ishin vitet ’60-të. E shtrenjta mësuesja ime atëherë ishte afër të 50–ve, por rrezatonte një vitalitet të paparë. Organizimi i i orëve të mësimit prej saj do t’ja kalonte të gjitha përmasave të asaj dhe kësaj kohe. Ajo kishte aftësinë për t’i kontrolluar dijet e nxënësve që nga fytyrat dhe shkëlqimi i syve të secilit, si dhe nga kontrolli i detyrave të shtëpisë. Puna e diferencuar për të kishte tjetër kuptim: në mbarim të çdo ore mësimi ajo do të evidentonte më të mirët dhe më të dobëtit me shumë kujdes, do t’i ndalonte pas orës së mësimit duke i vënë në punë dhe mësuar për të shmangur dobësitë e secilit në lëndën ku ata kishin boshllëqe. Pedagogjia e saj qe një psikologji e zbatuar me përsosmëri. Kur një nxënës reflektonte dobësi dhe shpërqendrim të dukshëm, Çezarina do të drejtohej tek prindërit. – Kam ardhur të shikoj çfarë kushtesh dhe arsyesh ka fëmija juaj që ka rënë në mësime dhe me çdo kusht zgjidhte problemet.
Në klasën e saj nuk kishte asnjë nxënës të dobët. Nxënësit e saj do të ishim më të mirët në gjithë shkollën.
E veçanta e punës së saj ishte ora e leximit letrar, e leximeve jashtë klase. Përveç pedagogjisë dhe imponimit të saj në orët e rëndësishme të shkollës, ajo do të lexonte tregime dhe libra të bukur, që do të na linin me gojë hapur dhe nuk do donim të largoheshim nga shkolla. Nuk do të harroj kurrë librin “Zemra” të Edmond De Amiciz, me tregimet e tij të bukura dhe edukative si “Nga Apeninet në Ande”, do të kalonim ditë e netë të tëra duke përjetuar vuajtjet e djaloshit që kërkonte nënën e tij. Apo librin etalon për çdo fëmijë “Djemtë e Rrugës Pal”; këta dy libra janë reliket më të bukura të jetës sime, të lexuara së pari me shumë dashuri nga mësuesja ime e fillores Çezarina.
Porosia e saj – të dish të lexosh nuk është asgjë, e gjithë puna është të dish çfarë të lexosh – do na vlente gjithë jetën. Na këshillonte të blinim librat më të bukur dhe me vlerë për jetën. – Mos harroni ta shpërndani këtë dije, që shoku apo kolegu yt të jetë i ditur si ti, dhe kjo është lumturi.
Me shumë kujdes ajo edukonte te ne ndjenjën e solidaritetit. – Pasi t’i keni lexuar do t’ua jepni shokëve, pastaj do ua tregoni të tjerëve që s’dinë të lexojnë.
Dashuria dhe autoriteti i saj sundonin së bashku në të gjitha detyrat që na jepte.
Gjatë pushimeve të semestrit apo të verës, detyrat e vështira, do duhej t’i përsërisnim, por edhe libra duhet të lexonim gjatë kësaj kohe. Ajo na lexonte fragmente të ndryshme për të nxitur dëshirën dhe kuriozitetin tonë. E kështu me dashurinë e një nëne dhe me përkushtimin e mësuesit kaluan vitet e bukura të fëmijërisë me mësuesen time të paharruar.
Më pas unë do të largohesha në një qytet të largët, për shkak të detyrës që kish im atë. Të tjera mësuese do të kisha pranë meje, por mësuesen time të parë nuk mund ta krahasoja me askënd, ndaj vazhdoja brenda vetes të ecja në rrugën që më kishte mësuar ajo. E paharruar do qe edhe për prindërit e mi mësuesja ime.
Duke u rritur do të ndërroja disa qytete nga jugu në veri. Kur do të kthehesha në Tirane do ta kërkoja me dashuri mesuesen time, por ajo kish dalë në pension dhe nuk e dinin se ku banonte në ato kohë.
Për vite të tëra pas martesës, do të jetoja në qytetin e Pogradecit e do të tregoja vazhdimisht për mësuesen time.
Në këtë qytet, një grua thirrej me emrin Zonjushe, emri i saj qe Viktori, por këtë emër e kishin harruar të gjithë, edhe ajo vetë.
Zonjusha kish vite që kishte dalë në pension dhe të gjithë e thërrisnin zonjushe, kaq shumë dashuri dhe mbresa kish lënë ajo te brezat e nxënësve. Ndaj një 7 Mars unë i bëra një vizitë Zonjushes me mallin e “Zonjushes “time.
Zonjusha u gëzua shumë, pa masë, kur i tregova për mësuesen time të parë e të paharruar, si ajo Zonjusha Viktori… Zonjushja ime, Çezarina, ishte larg, dhe unë nuk mund ta uroja; edhe ajo ishte pensioniste, prandaj 7 Marsin do e festoja me Zonjushen e Pogradecit.
Kjo vizitë u kthye në një rit, për çdo 7 Mars dhe Zonjushja do t’u tregonte të gjithëve për vizitën e rrallë.

Një ditë u ktheva përgjthmonë në Tiranë. Zonjushe e dashur, tashmë unë e kam gjetur ku t’i çoj lulet…
Por e shtrenjta mësuesja ime nuk pranonte asgjë përveçse një tufë me manushaqe që mblidhnim me duart e vogla lëndinave të shumta që kish atëhere pranë shkollës fillore “29 Nëntori”.
Po tani e dashur, ku t’i gjej unë manushaqet? Më trego!

Oh, sa bukur lexonte dhe tregonte mësuesja ime, sa na mahniste. Edhe sot e dëgjoj zërin e saj të mrekullueshëm, të ëmbël dhe aktoresk.
Për t’jua vërtetuar këtë unë po ju them se ajo është nëna e një aktoreje të madhe që quhet Edith Luarasi apo shkurt, Edi Luarasi. Dhe nëna e Filda Jarecit, e cila këndoi duet me Edin në rininë e saj, por pastaj vendosi të bëhej mësuese, si mëma e saj. E s`kish si ndodhte ndryshe, një nënë me shpirt të madh artisti, mund të nxirrte një grua dhe artiste të madhe si Edith Luarasi dhe një mësuese si Filda Jareci, e cila u përpoq gjithmonë t’i ngjante nënës së saj.
Jeta vërtetë është një destinacion, por rastësia thonë është mbreti i gjithçkaje.
E kisha kërkuar mësuesen time, por do ta gjeja rastësisht kur ajo të mos jetonte më.

Në një festë të bukur që do të organizonim me rastin e 7-8 Marsit, në një shoqëri artistësh, ku secila dominonte me kujtimet e saj, bisedën do ta zotëroja unë në një moment kur do të tregoja, si gjithmonë, për mësuesen time të shtrenjtë.
– Po si quhej mësuesja jote? – do me pyesnin. – Ajo e kish emrin Çezarina Laca. – Uaaaa, po ajo është mama ime, – do të thoshte Edi, pak e tronditur.
Përqafimi ynë ishte i përmallshëm, ishte përmallimi i thellë për mësuesen time të dashur. – Po ti je temperament tjeter, Edi, ti thyeje dërrasat e skenes kur luaje teatër. Mesuesja ime ecte si Nënë Tereza, më ngjan me të. Ndoshta ajo ka qenë pasqyra e saj shpirtërore, ishin moshatare, do të jenë njohur diku…

Dhe Edi vijon duke treguar: – Mama ka pasur karakter të fortë, me të cilin ka ndikur gjithë jetën tone, në ditë të mira dhe në vështirësi. Mbaj mend se shtëpia jonë, në kohën e luftës, ishte bazë ilegale, vëllai i mamës, Lec Laca, ishte partizan dhe vinte me shokë i veshur civil dhe në koshat me ushqime, që ngarkonin me kuaj, mama fuste midis ushqimeve abetare, të mbuluara me barishte të ndryshme, e këto i çonin në mal. Mirëpo, kur doli në pension, në radhën për të marrë pensionin, u takua me një shoqe. Ajo pa se komshija e saj merrte një pension suplementar si bazë lufte, Çezarina jo. – Po ti pse s`merr, – i tha, – edhe ju bazë lufte keni qenë dhe ti e ke ndihmuar luftën për çlirimin e atdheut. – Po unë nuk dua para për atë punë që e kam ba me dëshirë për atdheun, përgjigjet Çezarina. E ç’kuptim ka kjo, po u pagova është punë për interes. …Dhe Edi vazhdon e vazhdon të tregojë, – një nga nxënëset e saj ka qenë edhe Nexhmije Hoxha…
– Dhe ajo lejoi që mësuesja e saj e mirë të vuante persekutimin e kotë të familjes dhe bijës së saj, njerëz me vlera për artin dhe kulturën e vendit, si ju? – pyes unë, si e dalë nga ëndrra. -Eh! … t’i lemë ma mirë këto… Edi është fisnike, si nëna e saj dhe nuk do të flasë për të kaluarën e hidhur, e cila ka lënë gjurmë të thella tek ajo.
Për të ndërruar rrjedhën e bisedës i them se nëna e saj është pasqyra ime shpirtërore.
– Isha një vajzë e vogël, më e vogla në klasë…dhe prej kujdesit…tani … që … unë…… – Oh, vazhdoi ajo, si puna e Nikolinit, e di ti? Nikolin Gurakuqi ishte shumë i vogël në klasë të parë dhe prindërit për arsyet e tyre e kishin çuar të vogël si dëgjues në klasë…Mama tregonte se atë e zinte gjumi mbi bankë dhe ajo i thosh, me qetësi: – Nikolin, dil njëherë e sillu nëpër oborr dhe pastaj hajde prapë në klasë. Dhe djali i vogël ashtu bënte, por më vonë ai u bë një nxënës i shkëlqyer dhe një artist i madh dhe ajo nuk pushonte së pyeturi: – A ma keni pa Nikolinin, bëjini të fala………- Po atë shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës a jua thoshte: “Çiripupe, ç`far vjell deti, nuk asht e jona”. Çiripupe, u thoshte me përkëdheli vajzave të vogla. Kjo shprehje e Fishtës, vazhdon Edi, do na fuste shpesh në diskutime të thella me Mihallaqin mbi kuptimin e saj……Dhe tregimet për mamën dhe mësuesen e madhe vazhduan gjatë …
Nxënësit e saj të dashur do ta vizitonin dhe respektonin gjithmonë, ata tashmë janë mjekë, inxhinierë, artistë, punëtorë të mirë dhe me siguri e kujtojnë me dashuri mësuesen e tyre të paharruar Çezarina Laca.

Tani kam ku t’i çoj lulet. Herët në mëngjes, ditën e 7 Marsit, në derën e apartamentit të Edit, aty ku jetoi Çezarina derisa u nda nga jeta më 1986… Troket një vajzë e re, si unë atëherë…. Me një buqetë të bukur me lule në dorë e ia dhuron bijës së asaj që unë e desha shumë dhe s’e harrova kurrë. Pasqyrës sime shpirtërore, tek e cila shihem shpesh.
Përpiqem vazhdimisht t’i ngjaj sa më shumë. Ndërkohë Edi përlotet… Eh, sikur ta dinte mama do çohej nga varri…Jo, jo, ajo është në parajsë dhe nuk vjen dot….
Nuk shkoj vetë t’i shpie lulet, pasi është e vështirë të përballoj emocionet dhe lotët e Edit, lotët e gëzimit dhe dëshpërimit për vitet e vështira që kaloi nëna e saj e mrekullueshme duke ndenjur pranë Edit dhe nipërve të mirë që i jepnin aq shumë dashuri dhe dhimbje shpirtërore asaj dhe artistes së madhe, që vuajti nga diktatura talentin e artit të vet.

Ndoshta qe thënë që nxëneset e Fishtës dhe të Patër Anton Arapit të kishin pjesën e vet të helmit.
E dashura Çezarina Laca, ti ike heshtur mes dhimbjes dhe lumturisë që të dha misioni yt fisnik. Ti ike thjesht pa bujë, tituj e dekorata. Por le pas një brez, një plejadë dhe mbete për ne një pasqyrë shpirtërore ku shihemi çdo ditë.

Po ku t’i gjej unë manushaqet? Ndoshta manushaqe ka diku larg… Po Çezarina Laca a ka vallë, diku…?

_____________________________________________________________Botuar më 7 Mars 2008 në gazetat “Standard” dhe “Tema”.

PA LARGIMIN E EDI RAMËS NU KA AS ZGJEDHJE E AS ZGJIDHJE!- Nga MILAIM NELA

Largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet mbetet EMERGJENCË kombëtare!
Ai duhet jo vetëm të largohet nga posti që e ka përçudnuar si asnjëherë tjetër në rrugëtimin e shtetit e shqiptar por duhet të paditet për ‘spastrim etnik’ të trojeve shqiptare nga shqiptarët!
Edi Rama është shpërdoruesi dhe keqpërdoruesi më i madh në histori i pasurive kombëtare të shqiptarëve.
Jo vetëm për vjedhjen e tyre për llogari të klientëve të tij por mbi të gjitha për kontratat dhjetëra vjeçare të shfrytëzimit të tyre ku buxheti shqiptar jo vetëm nuk përfiton asgjë por përkundrazi paguan këta kontrata.
Kemi këtu jo vetëm shkatërrimin e Portit të Durresit, shitjes se Butrintit apo afera e madhe e energjise pa harruar burimet minerare qe nuk sjellin asgjë në arkën e shtetit shqiptar!
Edi Rama është përgjegjësi direkt për shpopullimin e Shqipërisë dhe shkretimin e saj. Ai e përgjysmoi popullsinë e Shqipërisë në 12 vitet e qeverisjes së tij. Shqipëria jo vetëm është përgjysmuar por është larguar nga ajo pjesa më aktive dhe më vitale e vendit!
Edi Rama e përçudnoi jo vetëm adminstratën publike duke e mbushur me kriminelë dhe besnikë të tij duke injoruar çdo kriter aftësie por po ta llogarisësh në raport me popullsinë e vendit në terma reale ajo është me tepër se pesëfishuar!
Vetëm në shtetin e Edi Ramës gjen poste publike të mirëpaguara që ekzistojnë vetëm në letra ku individë (patronazhiste) nuk bëjnë punën që shkruhet në letra por bëjnë patronazhimin dhe shantazhimin e popullatës për llogari të sektit mafioz rilindas!
Vetëm në shtetin e Edi Ramës ndodh që administrata e lartë publike dominohet thellësisht nga një regjion i caktuar i vendit duke diskriminuar krejt hapur dhe pacipërisht pjesën tjetër.
Edi Rama shkatërroi sistemin e drejtësisë në Shqiperi duke e kthyer të ashtquajturën drejtesi e re në një trupë të pastruar thuajse totalisht nga punonjësit me origjinë nga veriu i vendit e duke manisfestuar një urrejtje të hapur dhe brutale të paprecedentë ndaj kësaj pjese të vendit!
Vetëm shteti dhe qeveria e Edi Ramës ka mbajtur një qëndrim ndaj Kosovës sikur të ishte dikaster i Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar.
Këtë e ka manifestuar jo vetëm me qëndrimet e tij publike në institucionet ndërkombëtare por edhe me iniciativat rajonale që në fakt ishin të mikut të tij Vuçiç
Edi Rama është njeriu që shkatërroi plotësisht sistemin e votës se lirë duke e patronazhuar dhe tjëtersuar atë jo më në dtën e votimit por muaj përpara se të shkohet tek kutia e vitimit.
Me sistemin kriminal të sotëm të patronazhimit por sidomos atij në terren shqiptarët sot e kanë krejt të pamundur përdorimin e votës si mjet për ndryshimin e pushtetit.
Eshte thjesht e pamundur e bash kjo është aresyeaja që në dy fushatat e fundit Edi Rama dhe klani rilindas nuk kanë paraqitur asnjë program sepse ai thjesht nuk ju hyn në punë.
Edi Rama është njeriu që do mbahet mend për shkatërrimin e opozitës, blerjes së saj dhe kompromentimit të elementeve influentë të saj përmes tenderave dhe shantazhimit të vazhdueshëm të tyre përmes këtyre lidhjeve të nëndheshme.
Asnjë lidër para Edi Ramës nuk ka blerë mbështetje ndërkombëtare duke edhe kompromentuar/blerë zyrtarë të huaj për shkatërrimin e opozitës dhe rivalëve të tij politikë.
Këtë e ka bërë vetëm Edi Rama.
Shteti shqiptar sot nuk ka më asnjë element serioziteti por funksionon si një organizatë e stërmadhe mafiozo-krimininale ku NJËSHI dikton e bën gjjthçka i udhëhequr jo më nga ligji apo qoftë edhe kodet e një organizate kriminale por thesht nga instiktet e tij.
Mjafton të shikoni komunikimet publike të Edi Ramës me kryebashkiakun e burgosur të Tiranës apo seancat e tij 2-3 herë në javë në rrjetet sociale e bindesh lehtësisht për këtë!
Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare sepse pa largimin e tij dhe çmontimin e sektit që ai ka instaluar nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje!

MËSUES MATO DHE 13 ENGJËJ-NXËNËS- Nga Bardhyl R Berberi

Sa herë kaloj para shkollës së mesme në Bucimas ndjej një pezmatim të thellë zbarazëti në shpirt ..Edhe pse kanë kalur 14 vjet nga ajo ngjarie tragjike me 13 nxënës të shkollës së mesme dhe mësuesin e tyre ajo ngjarie e rëndë ka mbetur në memorien time e pashlyer dhe rreh çdo çast si një puls duke ma sjellë të gjallë atë tragjedi të pashembullt .Ndihem keq kur futesh në oborrin e shkollës dhe përbri derës në një lapidar janë emrat e 13 nxënësve maturantë dhe mësuesit të tyre kujdestar Edmond Mato .
Ndërkohë që ky tension rritet pasi buqetat me lule të freskëta nga ceremonia shkojnë pikërisht tek ajo klasë ku është gjithçka ashtu siç ka qënë atë ditë kur ata u nisën në eskursion
Vetëm 3 km larg qytetit të Pogradecit ,në hyrje të fshatit Buçimas (Starovë ) ndodhet shkolla e mesme “14 Engjejt “një emër krejt i veçantë dhe i pakuptimtë për dikë që nuk e di historinë sepse më datën 7 maji 1996 ,nga një nga tragjeditë më misterioze ku 13 nxënës maturantë të kësaj shkolle dhe mësuesi i tyre kujdestar e humbën jetën në mënyrën më tragjike në ujrat e liqenit të Prespës gjatë një eskursioni .
Ishte 7 maji i vitit 1996 nxënsit e vitit të katër të shkollës së mesme Buçimas u nisën në drejtim të Prespës sëbshku më mësuesin e tyre kujdestar Edmond Maton dhe mësuesë të tjerë të shkollës .Pas një udhëtimi prej më shumë se dy orë e gjysmë me autobus mes këngëve dhe shakave të pafund më njëri tjetrin ata mbritën në brigjet e bukura të dy liqeneve të Prespërs .
Liqeni shtrihej tej e ndanë me shkëlqim ,me ngjyra të buta dhe nuance të ndryshme që shëmbëllenin me një një qilim ujor dhe jo shumë larg bregut ndodhej një ishull ku ishte kisha .Alketa Molla një nga nxënset që do t`i ndodhte tragjedia vetëm pak minuta para se të futej në liqen në fletoren e saj do të shkruajë për këtë cast poetik të bukurive të liqenit :
-Para meje shtrihet liqeni i Prespës ,i lodhur prej dëfrimeve me diellin me sy të përskuqur prej lindjes që shtrihet indiferent para të dashuruarve ….
Pasi u çlodhën disa orë në breg dhe konsumuan ushqimet që kishin marrë me vete iu lindi dëshira për të bërë një shëtitje në liqen me disa varka që ndodheshin në breg .Pronari i varkës mori në një varkë të vogël plot 13 nxënës dhe mësuesin e tyre Edmond Maton .Nuk kishin lundruar më shumë se 50m larg nga bregu kur varka filloj të futi ujë dhe befasisht ajo përmbyset …Tragjedia ishte fatale e kanë humbur jetën në ujrat e liqenit plot 13 nxënës 18 vjeçarë Agron Yzellari nga fshati Gështenjas , 19 vjeçari Arti Latollari nga Gështenjasi 18 vjeçaria Lindita Capollari nga Gështenjasi ,19 vjeçari Geront Dumbo nga Rëmenji ,19 vjeçaria Alketa Molla nga Vërdova ,19 vjeçaria Mirela Berberi nga Buçimasi ,18 vjeçaria Greta Manellari Gështenjasi ,18 vjeçaria Lindita Xhemollari nga Gështenjasi ,Enkejleda Berberi Buçimasi Shpresa Dumbo Rëmenj ,Juliana Capollari Buçimas ,Vjollca Muçllari Gështenjas ,Manjola Shyti nga Gështenjasi dhe mësuesi i tyre i kimisë 46 vjeçari Edmond Mato nga Pogradeci …
Ata mbetën të gjithë poshtë ujrave të liqenit madje dy vajza nga Gështenjasi u gjetën me vonesë …Tragjedia ishte shumë e madhe .Mbaj mend ceremoninë mortore kur të gjitha vajzat ishin veshur me fustane te bardhe nuserie nderkohe qe djemte me kostume dhëndërrie Ata u përjetësua në atë pllakë përkujtimore në hyrje të shkollës me ëndrrat e tyre rinore të prera në mes …Në një hartim të Lindita Capollarit gjemë disa rrjeshta kuptim plote
-Tani botë më uro gjumë të ëmbël ,se do të fle e qetë e qetë larg njerzëve ziliqarë
Shkolla e mesme pas tragjedisë mori emrat e tyre të përmbledhur “ 14 Engjëjt “por kur futesh në klasën e tyre të dikurshme trupi të rënqethet .Ajo kalë ka mbetur si atherë me regjistrin e klasës ,çantat e librave ,fletoret e hartimit dhe blloqet e shënimeve ,ka vetëmnjë ndryshim se në bangat e tyre ka buketa me lule .Ajo klasë është këthyer në një muze të shkollës …Aty ndjen një pezmë dhe zbrazëti …
Shkëputëm disa vargje nga fletoret e tyre …-“E vogël jam unë në këtë univers të pafund mendimesh i këthehem asaj që shkoj dhe mendohem për atë që do të vijë …Ja dhe një fletore tjetër
“-Jam një gur që kërkoj të ngre një kala ,jam një notë që kërkon të shkruajë një simfoni ,jam një zog që kërkon të flutorojë përjetë në pafundësi ..
-Ja diçka tjetër interesante “ Jam më bujar se lumi ,më i uritur se deti ,kjo jetë kaq e shkurtër ka më shumë nevojë për dashuri se sa për urrejtje …
Një vajzë tjetër shkruan –
-“Përse nuk jam e lumtur ,pse kj pranverë që kaloj ishte e trishtueshme dhe monotone si një ditë e keqe vjeshte me shi …
Dhe duket se Greta në poezinë e saj e ka ndjerë tragjedinë .Ja si shkruan ajo në një bllok shënimesh që ndodhet në klasën muze ..
-Shoh shumë larg një dritë të zbetë ,një varkë të trishtuar që udhëton me mua lundron pabusull drejt fatit të rrymave …
Aty ka shumë ëndrra dhe shumë dëshira por që të gjtha u prenë në mes si jeta e tyre e brishtë …Ndonse kanë kaluar plot 29 vjet gjithësecili e ruan të gjallë atë tragjedi të madhe ,prindrit dhe mësuesit çdo 7 maji rifreskojnë lulet atje tek ajo klasë ku fëmijve të tyre iu prenë ëndrrat rinore në mes . Gazeta Pogradeci

Epopeja e Jasharajve për Republikën e Kosovës!- Nga Florim Zeqa

 

Në 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Jasharajve, të flijimit të komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit, për Republikën e Kosovës shtet ligjor dhe demokratik.

 

Bac u kry, Bac s’u kry, Bac qetash u nis

 

Në këtë përvjetor as që e kam idenë se çfarë do ti thonë komandantit, bacit Adem këta që i hoqën Republikën, më çka do ta arsyetojnë turpin e tyre, ndoshta do t’i thonë: Bac s’patem qare, ose ndoshta do t’i thonë se këtë e bënëm për të mirën e Kosovës europiane, për liberalizim të vizave, për këtë apo atë arsye, por në asnjë menyrë s’do guxojnë t’i thonë se këtë e bënem për ta ndihmuar anëtarësimin e Serbisë gjakatare në BE, dhe së më këtë Kosovën* e kthyem në pikën zero, në rezolutën 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë!

Ideal i dëshmorëve dhe martirëve ishte Republika e Kosovës, shtet i lirë dhe sovran, me një shkabë dy krenare e më një himn kombëtar, me një forcë ushtarake për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit, për një shtet ligjor e demokratik, e shumë e shumë gjëra të tjera si këto që po na mungojnë në këtë përvjetor të Epopesë së Familjes Jashari.

Na kujtohet të gjithëve, kur 17 vite më parë, më rastin e ri-shpalljes së pavarësisë u ndeshëm më tri lloj mendimesh: dikush tha Bac u kry, dikush Bac s’u kry e dikush tjetër tha Bac qetash u nis!

Që atëherë më pat mbetur në kujtesë kjo e fundit, e cila paralajmëroi nisjen e betejës politike për mbrojtjen e Republikës së Kosovës nga Serbia, por asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja në mbrojtjen nga fusnotat* e ndërkombëtarëve për zhbërjen e e Republikës.

Kjo betejë politike tanimë ka filluar, pikërishtë ne 17 vjetorin e pavarësisë dhe në 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Jasharajve në Prekaz!

Le të jetë kjo kthesa pozitive në mbrojtje të shtetit, në mbrojtje të Republikës së Kosovës jo vetëm si emër, por edhe si koncept politik për ndërtimin e shtetit të mirëfilltë ligjor dhe demokratik, çfarë e kanë ëndërruar dëshmoret UÇK-së, luftetarët e lirisë që i dhanë gjymtyrët e trupit të tyre për Lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës, e jo për një gjysmë shtet më fusnota***, ku ende sundon krimi i organizuar e korrupsioni, anarkia ligjore dhe antivlerat.

 

Familja Jashari sinonim i dashurisë për atdhe

 

Familja e madhe Jashari, vendi ku ndodhi sakrifica më sublime, e pa dëgjuar ndonjëherë në historinë shqiptare, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, në mbrojtje të qenjes kombëtare, në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, është vendi ku atdhetarët e gjëjnë inspirimin për të punuar më devotshmëri për komb e për atdhe, për nderë e për dinjitet, sikurse që nuk është ky vendi për shkelësit e gjakut të dëshmorëve, për pseudopatriotët, keqpërdoruesit e lirisë sonë, të cilët u ngritën lartë në krye të institucioneve shtetërore pa asnjë meritë personale!

Të tjerët u pasuruan në emër të luftës e sakrificave të të tjerëve, duke e lënë menjëanë popullin në varfëri e të pa shpresë për të jetuar në vendlindjen e bekuar nga Zoti.

Një fjalë e moçme popullore thotë: “kajtja (lakmia) e prish burrin”, e pikërisht kështu ndodhi me disa nga ish “çlirimtarët”, të cilëve lakmia e tepërt ua vërboi sytë e ua turbulloi mendjen, ua nxiu shpirtin e i largoi nga rruga e Zotit, i bëri që të largohen nga rruga e nderit dhe lavdisë, e të qenurit në shërbim të popullit dhe atdheut të vet.

Herët apo vonë secili do ta merrë “shpërblimin” nga populli për veprimet e veta, por mallkimi më i rëndë do t’iu vjen nga gjaku i dëshmorëve, nga i cili nuk do të mund t’i shpëtoj askush; as europianët, as amerikanët e më së paku aziatikët.

Andaj, mos të rrëmbehemi nga dëshprimi i këtyre fusnotave për t’u përqarë njëri më tjetrin, por të frymëzohemi nga dashuria për Republikën e Kosovës të pranuar nga 117 shtete, për t’u bashkuar të gjithë si një trup i vetëm pa dallime partiake apo fetare, në mënyrë që sa ma shpejtë ta largojmë fusnotën* nga dokumentet zyrtare, për t’i lënë vendin Republikës, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

Me Republikën e Kosovës shtet sovran dhe demokratik t’u kthehemi vlerave kombëtare në vend të huazimeve antikombëtare, t’i kthehemi solidaritetit në vend të denigrimit, t’i kthehemi unitetit në vend të përçarjes, t’i kthehemi traditave të bukura shqiptare në vend të kulturave të huaja.

 

Lavdi dhe mirënjohje atdhetare për të gjithë veprimtarët dhe çlirimtarët e Republikës së Kosovës.


Send this to a friend