Gazeta prestigjioze New York Times i ka kushtuar një artikull filmave të nominuar për çmimet Oscars, saktësisht atyre në kategorinë e filmave të shkurtër, ku është i nominuar edhe filmi kosovar “Shok”, i regjisorit Jamie Donoughe.
New York Times e cilëson këtë film si të trishtë dhe tregon se kjo është një histori që rrëfehet përmes syve të fëmijëve.
“Edhe më i errët e i trishtë se filmat e tjerë është filmi ‘Shok’ nga Jamie Dounghue, i cili flet për Kosovën e vitit 1998. Ky film përmes syve të dy fëmijëve që janë miq të ngushtë, tregon historinë e dëbimit të familjeve nga Kosova nga ushtarët serbë. Serbët janë sadistë, dhe monstra arrogante të cilët do i vrisnin me shumë kënaqësi ata të cilët do qëndronin”, shkruan New York Times.
Rikujtojmë së kjo është hera e parë që një film nga Kosova nominohet në akademinë e çmimeve më prestigjioze të kinematografisë, Oscars.
Çmimet do të ndahen më 28 shkurt, në SHBA.
Komentet