Prestigjozja ‘New York Times’ ka pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër Qeverisë në qendër të kryeqytetit. ‘New York Times’ shkruan se protestuesit qëlluan me vezë, bojë dhe fishekzjarre në ndërtesën e Qeverisë dhe dëmtuan një “muze të regjimit të vjetër komunist që është ende në ndërtim e sipër”.
“Qeveria ka zemëruar shumë qytetarë duke i dënuar për mospagesën e energjisë elektrike dhe rritjen e sigurimeve shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat”, shkruan ‘New York Times’. Protesta e së martës u zhvillua në 25-vjetorin që përkon me rrëzimin e regjimit komunist.

Komentet