(intervistë video në distancë, ilustrimet, animacioni dhe foto nga arkiva e autorit)
AM:- Përshëndetje Vlash. Mësova mbi realizimin e një takimi përkujtimor sot në mesditë në qytetin tuaj Milwaukee. Bashkë me nderimin për jetët e humbura nga kjo tragjedi e 20 viteve më parë, përpjekjeve të qindra njerzve që ju përgjigjën emergjencës me heroizëm, desha të ndanim me njëri tjetrin emocionin tuaj artistik që la gjurmë dhe ju si kineast në gjininë e filmit vizatimor sollët një vepër të titulluar “New York Sky”.
Vlash Droboniku:- Ishte një bashkëpunim me Bibliotekën Familjare Caduhay me një librari shumë të madhe dhe e investuar nga një kompani e qytetit ku punojnë qindra shqiptarë. Në një sallë të madhe ekspozova atje rreth 250 vizatime nga filmi im “New York Sky”. Një film që ka marrë shkas nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit(2001). Është një tragjedi që i ndodhi Amerikës në një ditë shumë të qetë, një tragjedi që ndodhi vërtetë në amerikë, por tronditi gjithë botën. Brenda një kohe shumë të shkurtër humbën jetën mbi 3000 njerëz të pafajshëm dhe që nga ajo ditë bota mori një tjetër kuptim, një tjetër mbrojtje, një tjetër dëshirë për demokracinë dhe paqen mes njerzve. I ngacmuar nga kjo tragjedi po atë ditë që kjo ndodhi unë shkruajta skenarin. Sot ishte një ditë shumë emocionale. Kam patur rastin që të marr duartrokitje sa herë që ky film është shfaqur në audienca apo festivale, por sot ishte ndryshe, ishte 20 vjetori i tragjedisë. 20 vite që duken si kohë e shkuar dhe ndodh ndonjëherë në jetë që këtë kohë të shkuar ta përjetosh si të tanishme. Kështu e kam ndier unë sot. Nga përmasa e tragjedisë që ndodhi, por edhe prezantimin që unë do ti bëja përsëri filmit në bibliotekën pranë qytetit tim Saint Francis. Popujt nuk i duan luftrat, unë gjithashtu i urrej luftrat dhe nuk e kuptoj se si njeriu mund të vrasë. Nuk e imagjinoj dot ashtu sikurse edhe nuk e imagjinoja dot se si ndodhi 20 vjet më parë. Mendoni që gjithë ata njerëz u larguan atë mëngjes të lumtur nga shtëpitë e tyre dhe shpirtrat e tyre u kthyen lart në qiell si një kujtim mirësie.
AM:- Nga sa e mbani mend, ku ndodheshit dhe çfarë po bënit?
Vlash Droboniku:- Mëngjesin e 11 Shtatorit isha ulur tek dritarja e punës sime. Në rrugë pash grupe njerzish me pankarta ku shkruhej “TERROR”,… mendova se mos kishte dalur ndonjë grup xhirimi(!)… Po shikoja dhe po rrënqethesha. Më dukeshin shumë të fuqishme ato plane (pamje), shumë reale. Një regjisor nuk mund ti ndërtonte ato “mettere in scena” (skena). Ndjej një dorë në sup që po më thërrise eja Vlash… Diçka ka ndodhur në Nju Jork… Afrohem pranë ekranit të TV-ë dhe shoh dy kullat që digjeshin në flakë dhe njerëz që shpesh binin prej andej. Zhurma zjarrfiksesh, ulërima njerzish. O Zot!… çfarë po ndodh. M’u duk për një moment sikur toka u rrotullua e tëra, vajti prap në vend dhe donte t’i ndihmonte ata njerëz që t’i nxirrnin prej flakësh. Ngela i shtangur. Në atë moment sikur një forcë e mbinatyrshme më tha:- “Vlash bëje film këtë!”. Në pushimin e drekës u ula dhe shkruajta skenarin letrar. Hodha një synops shumë të vogël. Aty më lindi ideja(!)… po sikur unë të zgjedh si personazh gruan e një oficeri zjarrëfikës. Një njeri që dha jetën atje dhe që një natë më parë ata (burrë e grua), ishin buzë oqeanit dhe gëzonin dashurinë e tyre. Të nesërmen ndodhi tragjedia. Dhe sytë e kësaj vajze dhe sytë e mijëra qytetarëve të Nju Jorkut sikure miliona të tjerë që e ndiqnin ngjarjen në TV; -Jetuan këtë tmerr!… këtë tragjedi shumë të madhe.
AM:-Ju jeni ndodhur brenda ngjarjes. Ishit një emigrant pesë vjeçar. Por pas kaq kohësh mund të them se ju ishit një artist që kjo tragjedi e goditi. Nxituat të hidhnit shënime, mbresa, qindra skica e vizatime dhe pjesa tjetër dihet, arti juaj kthehet në histori. Na tregoni pak nga kjo ndërthurje e jetës suaj?
Vlash Droboniku:– …shkruajta skenarin, bëra “story-board”, kisha orë shumë të mundimshme në punë, sa kthehesha filloja me vizatimet, animacionin dhe karakteret ishin të imagjinuar të gjithë në veten time. Dëshirën e kisha të shkoja në Nju Jork (kisha qënë njëherë), doja të shkoja në ato vende ku kishte ndodhur ngjarja dhe çdo gjë erdhi në fantazi pastaj. Ngjarja ishte e tillë që të jepte shumë emocion. Shumë rrugë të shpërndarjes së skenarit dhe ishte shumë problem për mua që gjithë këtë shpërndarje, emergjencën, atë çka ndodhte brenda kullave, atë që ndodhte brenda këtij personazhi jo të veçuar por të bashkuar me të gjithë personazhet e tjerë e bënte për mua të vështirë dramaturgjinë. Që ta bija këtë bashkësi në ngjarje ashtu siç ishte skenari kjo ishte e vështirë. Duhej ruajtur “MESAZHI” dhe në kinema mesazhi është gjëja më e vështirë. Nuk më lodhnin shumë vizatimet, duheshin 25 minuta vetëm për një vizatim. Më preokupoi dhe gjetja e teknikës dhe zgjodha një teknikë që është e vështirë dhe e mundimshme siç është “metamorfoza në letër”, me pastel një gjetje që e kisha bërë edhe në tre filmat e tjerë. Triptikun kushtuar Beratit, Van Gogh dhe një film për Universitetin e Miluokit (“Dreamers of the New Century”). Teknikën e metamorfozës unë e njihja, kisha punuar dhe krijues të ndrshëm e kishin aplikuar edhe në Shqipëri, në Kinostudio (si A. Muharremi, G. Leka, R. Qafëzezi, Xh. Delia, A. Maku etj). Për personazhin e zgjedhur u përpoqa të gjeja detaje të lidhura me ngjarjen. Në atë moment që kjo vajzë vë në vazo trëndafilin simbolin e dashurisë së saj, tamam bashkohen flakët me gjethet e trëndafilit dhe mes kësaj dashurie fillon tragjedia. Jap rrugë, ambjentet e brendëshme, emergjencat, u përpoqa që të jap me imagjinatë bgjarjen që ndodhi dhe t’i përshtatej atij realiteti. Unë kisha tre vjet që nuk e kisha parë këtë film, ndjeva emocion, po qaja… U hapën dritat pashë edhe të tjerë që po qanin. Filmi kishte goditur emocionalisht tek ata edhe si ngjarje, por edhe si realizim. Nuk mund të them se kam bërë një kryevepër. Vepra më të bukura janë bërë. Por mund të them këtë që unë dhash jetën dhe shpirtin tim për këtë film dhe e dashuroj!
AM:- Bëhet fjalë për pasionin tuaj, siç thuhet nuk jeni dorëzuar. Ku e ka burimin kjo?
Vlash Droboniku:- Nëse unë do të isha një njeri i zakonshëm dhe nuk do të isha artist,… do të isha një punëtor dhe do të dashurohesha me jetën e punëtorit. Do ta respektoja dhe do të punoja… Nuk e di se çfarë ëndërrash të tjera do të kisha, por kur je në mes të dy botëve ajo bota e mundimshme të hap një dritare tjetër për t’u futur tek ajo botë që është arti. Tamam në ato momente të mundimshme të punëve ku mbaja mallrat (si hamall në punë), unë mendoja për filmin, unë mendoja për pikturën. Shpesh trokisja nëpër dyer, me një anglishte të çalë, me një vesh shurdhër,(që e rregullova para dhjetë vjetësh) që nuk dëgjoja aq sa në një festival në Shkodër Pirro Milkani më tha;- “Vlash po të jap aparatin tim”… dhe unë prap nuk dëgjoja. Falë një operacioni këtu dhe ndihmës së vajzës sime Brisida si dhe një mjeku të mrekullueshëm Steve Miller… Unë e humba digjimin dhe kisha harruar se përjashta kishte zogj,… kisha harruar se makinat kishin zhurmë,… kisha harruar të kuptoja se i kujt është ky zë(?!)… dhe jetoja një traumë të tmerrshme. Them i faleminderit Amerikës dhe atij duararti doktor që hyra prap në jetë… që dëgjova zërin e filmit dhe fillova të dalloj se çfarë ndodhte brenda filmit si dikur në Kinostudio.
AM:- Në këto vite keni marrë mjaft vlerësime falë punës dhe realizimeve tuaja çfarë ju ka udhëhequr?
Vlash Droboniku:– si thotë Naim Frashëri; “Mësoini fëmijët të dinë më shumë se ju se ata janë për një botë më tej se bota tuaj”. Kur mbarova shfaqjen e filmit sot ftova dy mbesat e mia Adrina dhe Marisa, i ftova të gjithë ata fëmijë rreth vetes sime dhe iu drejtova spektatorëve; Unë botën time ja kam kushtuar krijimtarisë së fëmijëve librave dhe filmave për fëmijë. Dua t’i kem pranë se mes tyre do të kemi kineastë të ardhëshëm.
AM: – Ju faleminderit dhe do të takohemi sërish me Ju.
Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!
Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!
“Ta Bejme Shqipëri Me të Mirë! – “Make Albania Greater”? – Ky duhet të jetë një nga mesazhet më të forta në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë. Zgjedhjet e fundit në SHBA dëshmuan edhe një herë se vota e lirë e njerëzve të lirë ka fuqinë të përcaktojë fatin e vendit, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar votuesit, ashtu siç ndodhi në vitin 2020.
Në analizat pas zgjedhore në SHBA, analistët shpesh përpiqen të shpjegojnë shkaqet e humbjes së të majtës dhe triumfin e presidentit Trump. Megjithatë, përpjekjet për të fshehur të vërtetën janë të dukshme. Në vend të marrjes së përgjegjësive për situatën ekonomike dhe politike, elita politike e mediatike po perpiqet tia hedh fajin popullit që nuk “kupton” interesat e larta te elites se majte e nje pjese te djathte, nuk “kupton” rreziqet e politikave te presidentit Trump. Kjo arrogance e klasës politike që kërkoi të paraqiste Trump si një kërcënim të demokracise dhe nuk u fokusua në problemet konkrete si: çmimet e larta të jetesës, sigurinë publike, emigracionin masiv, ndasitë racore dhe pasigurinë globale të krijuar nga konflikte si ai në Ukrainë dhe përballja izraelito-palestineze, solli tronditjen e papritur, largimin e tyre nga pushteti.
Trump dhe Republikanët u fokusuan në këto çështje qe prekin ndjeshem jeten e njerezve, duke propozuar politika për zgjidhjen e tyre, dhe kështu arritën një mbështetje të madhe popullore. Mesazhi më i qartë i këtyre zgjedhjeve për politikanët është: mos luani me popullin. Ata kanë votën dhe mund t’ju largojnë nga pushteti që ju është dhënë po prej tyre.
Kjo është pamja e zgjedhjeve në Amerikë. Po si pasqyrohet kjo ngjarje në Shqipëri?
Duket qartë se të dy krahët e politikës shqiptare përpiqen të fitojnë simpatinë e presidencës Trump. PS dhe Rama besojnë se do të jenë në favor të bashkëpunimit të ri, ndërsa PD dhe aleatët e saj shpresojnë që me një presidencë Trump, Berisha të largohet nga statusi “non-grata”.
Nga njëra anë, pushteti përpiqet të ofrojë imazhin e një Shqipërie në rritje ekonomike, ndonëse për pensionistët rritja e pensioneve nga 120 dollarë njëzet vite më parë në 180 dollarë sot duket qesharake. Nga ana tjetër, opozita, duke mos gëzuar mbështetje popullore të mjaftueshme, përpiqet të nxisë protesta të papjekura që nuk japin rezultate.
Në këtë kohë, të dy forcat kryesore, me listat e mbyllura ose gjysmë të hapura dhe kontrollin e medias, janë duke kufizuar çdo mundësi për alternativa të reja. Përballja e liderëve të tyre në SPAK e tregon qartë në sytë e publikut: elita politike është e korruptuar dhe ka bllokuar progresin e vendit. Europianizimi i Shqipërisë nuk mund të kërkohet në dyert e kancelarive europiane, por duhet të realizohet përmes përmirësimit të mirëqenies së popullit, emancipimit shoqëror dhe konsolidimit të një shteti të dinjitetshëm.
Duket qartë se e vetmja gjë perëndimore që ka mbetur janë ekrani dhe spektaklet televizive, të cilat shpesh ofrojnë mesazhe dezinformuese për t’u shërbyer interesave të elitës. Telenovelat që pushtojnë ekranet, “Big Brother”, “Dancing with the Stars” dhe spektaklet e tjera janë vetëm një mjet për të shpërqendruar popullin nga problemet reale.
Shembulli amerikan është një mësim i vlefshëm për Shqipërinë. Trump sfidoi të dyja partitë politike duke i quajtur “kënetë” që pengonte progresin. Situata në Shqipëri është e ngjashme, me PS dhe PD që mbajnë peng shoqërinë.
Mund ta mashtrosh popullin një herë, mbase edhe disa herë, por jo përgjithmonë. Vjen një ditë kur populli zgjohet dhe ngrihet përballë iluzioneve të rreme që i janë imponuar gjatë një tranzicioni të tejzgjatur e të lodhshëm.
Por, a do të kemi një “Trump” shqiptar që të thërrasë me forcë : “Ta Bejme Shqipëri Me të Mire” – “Make Albania Greater”?
Besoj se PO.
Në këtë serial të ri komik të quajtur “Vatra e Nocrrokut,” turma prej tetë vetash po përpiqet të ngrejë gradacelën më të lartë të ëndrrave, duke kërkuar miliona për një godinë… që ekziston vetëm mbi re. Lideri, i cili po e merr misionin me seriozitetin e një regjisori të kinostudios “Shqipëria e Re,” ka nisur një fushatë që përbëhet nga premtime aq të mëdha, saqë edhe bankat në Wall Street janë në shok.
Në gazetën e njohur “Dielli i Zi” një burim anonim njofton për donacione të majme: një zotëri nga Shqipëria premton 1 milion dollarë – virtuale, natyrisht; një zonjë nga Queens jep bujarisht 2,000 dollarë për projektin e “nocrrokut,” ndërsa nga Michigan-i, Florida, Bostoni, e deri në Upstate NY, do të shfaqen edhe aktorë e njohur, të cilët garojnë për vendin e parë në maratonën e miliona-dollarëve.
Gazetari që nxorri lajmin në gazetën “Dielli i Zi” është tipik matrapaz, nga ata te viteve 93-94 te valuta ne qender te Tranes, ku matrapazët luanin me 3 karta dhe iu merrnin lekët fshatarëve. Loja e nocrrokut tani është Live në rrjetet sociale interrnet, ku çdo ditë shtohen milionat e dollarve imagjinar. Njëri jep një milion, tjetra 2 mijë dollar, tjetri dy milion, një tjetër plot 4 milion dollarë!
Por për ta bërë sa më magjepsëse këtë estradë, askush nuk fton vatranët për të diskutuar këtë fenomen që po ndodh! Ndaj, lideri i vetëshpallur ka vendosur që t’i zbukurojë vetë faqet e gazetës “Dielli Zi” me emrat e dhuruesve të mistershëm dhe premtime marramendëse.
Në fund, ajo që mbetet nga ky mal premtimesh është nocrroku, dhe një Vatrë mbi re.
Breaking News: Shitja e Vatrës ka ngritur shqetësime të mëdha për shqiptarët në Amerikë dhe diasporën në tërësi, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe legjitimitetin e atyre që po marrin vendime për të. Pyetja e natyrshme që shtrohet është: Kush janë individët dhe grupet brenda rrjetit të biznesit që po kërkojnë të shesin Vatrën, dhe çfarë lidhje kanë këta individë me Elmi Berishën?
Kush Janë Ata që Po Kërkojnë Shitjen e Vatrës?
Disa zëra sugjerojnë se individë të lidhur me rrjetin e biznesit janë përfshirë në plane për shitjen e Vatrës, një ndërtesë historike që ka një rëndësi të thellë për komunitetin shqiptar. Pyetja më e rëndësishme është nëse këta individë kanë mbështetjen apo mandatin e komunitetit dhe të anëtarëve të Vatrës për të ndërmarrë një hap kaq drastik.
Elmi Berisha i vetëshpallur si kryetar është një figurë që përmendet shpesh në këtë diskutim, duke ngritur pyetjen nëse ai dhe individët afër tij kanë ndonjë interes apo lidhje me planet për shitjen e Vatrës. Nëse po, është e nevojshme që të ketë transparencë dhe qartësi mbi rolin e tij dhe motivet që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
Pse Po Diskutohet Shitja e Vatrës?
Vatra është më shumë se një ndërtesë; ajo është një simbol i trashëgimisë kombëtare dhe një kujtesë e përpjekjeve të patriotëve si Noli dhe Konica që e ndërtuan atë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar. Pra, pyetja është: A është shitja e Vatrës një vendim që ka për qëllim përfitime personale të individëve, apo ka një arsye më të thellë?
Në disa raste, sugjerohet se shitja mund të jetë një përpjekje për të përfituar financiarisht nga vlera e lartë e ndërtesës. Një shitje e tillë, pa miratimin e komunitetit dhe pa mbrojtjen e historisë, do të ishte një tradhti e pastër ndaj Vatrës dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për ekzistencën e saj.
A Janë Këta Individë të Votuar nga Anëtarësia dhe të mandatuar nga kuvendi për të Shitur Vatrën?
Një çështje thelbësore është legjitimiteti i këtyre individëve për të marrë një vendim të tillë. A kanë këta individë një mandat të qartë nga anëtarësia e Vatrës dhe kuvendi për të diskutuar apo vendosur për shitjen e saj? Nga faktet aktuale, duket se nuk ka pasur një proces transparent dhe të hapur të votimit apo miratimit nga anëtarët e Vatrës për këtë lidership. Kjo nënkupton që ata që po mendojnë për shitjen mund të veprojnë në mënyrë të paligjshme ose të pabazuar në statutet e organizatës.
Çfarë Do të Thotë Shitja e Vatrës për Trashëgiminë dhe Komunitetin Shqiptar?
Shitja e Vatrës do të ishte një humbje e madhe për komunitetin shqiptar. Vatra ka funksionuar për më shumë se një shekull si qendër kulturore dhe historike për shqiptarët në Amerikë. Ajo është një muze që mbart kujtimet e një brezi të tërë patriotësh dhe duhet të ruhet me çdo kusht për brezat e ardhshëm.
Nëse individët të cilët përpiqen ta shesin Vatrën janë të lidhur me interesa të ngushta biznesi dhe nuk kanë përkrahjen e anëtarësisë, atëherë duhet të ndërmerren hapa ligjorë dhe institucionalë për të ndaluar këtë proces. Vatra i përket komunitetit shqiptar dhe jo individëve të veçantë.
Në përfundim: Është koha që diaspora shqiptare dhe të gjithë anëtarët e Vatrës të kërkojnë llogari dhe të sigurojnë që Vatra të mbetet e paprekur dhe të vazhdojë të jetë një simbol i bashkimit dhe identitetit shqiptar. Ata që përpiqen të shesin shtëpinë e Vatrës duhet të përballen me ligjin dhe me zërin e bashkuar të shqiptarëve.
Vatra është mbushur me aktorë të Hollywood-it, kinostudio Shqipëria e Re.
Janë bërë qesharakë. Doktorë, profesorë, me lloj-lloj titujsh.
Gjeneralë, kolonelë.
Duken si baza e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, e stacionuar si një pikë strategjike ndërmjetëse midis Departamentit të Punëve të Kota dhe qeverisë Rama.
Kanë lënë kokrrën e namit jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë planetin.
Shpresoj që ky fenomen të mos shkojë deri në Mars, se atëherë do ta gjejë belanë Elon Musk.
Kjo perlë (Vatra) është kthyer në një vegël të qeverisë Rama, duke promovuar censurë dhe kërcënuar anëtarët e saj se, po hapën gojën, do t’i hedhin në gjyq dhe do t’i fusin në burg, ashtu siç gjykata ka dënuar (z. Miraka, z. Lumaj, znj. Veliu dhe z. Mernacaj – Te gjitha shpifje nga pengmarrësit)
Kjo është Vatra sot, e kthyer në bazë të prokurorëve të regjimit komunist që erdhën si fara e fidhësit dhe sot mbajnë Federatën Vatra peng.
Duhet ekspozuar e vërteta; krerët e shtetit të Kosovës duhet të kuptojnë se ata që paraqiten si drejtues të Vatrës nuk janë të votuar dhe as të certifikuar si lidership. Vini Re Vini Re – Mos u mashtroni.
Ky grup uzurpues janë vegla të qeverisë socialiste Rama, të zbarkuar me mision shkatërrimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra.
“I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojnë takime me individë që prezantohen si lidership i Vatrës. Kjo është thirrja ime kjo është thirrja e vatranëve”.
Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit,ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.
Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve,në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës,të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.
Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe,përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë,shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.
Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë(term i Dritëro Agolli-nënvizimi im)dhe në Shqipërinë zyrtare,që Manifestimi Kulturor,,MITINGU I POEZISË,,në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa,Amerika dhe kontinentët tjera.
E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.
Në një postim në Linkedin ajo është shprehur:
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”
Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.
“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.
Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë. sn
On behalf of the Vatra Manhattan Branch and the Albanian-American community, we extend our heartfelt congratulations to you, Donald J. Trump on assuming the office as the 47th President of the United States. Your leadership brings renewed hope and optimism for a brighter future for all Americans. We are confident that you will uphold the values of freedom, justice, and prosperity upon which this great nation was founded.
Our community stands ready to support your efforts to strengthen the United States, and we look forward to a presidency that prioritizes the well-being of all citizens, values hard work, and honors the sacrifices of past generations. May God bless you, Mr. President, and guide you in your journey to lead this nation toward peace, unity, and continued greatness.
Donald Trump’s freedom of speech faced major challenges when his social media accounts were suspended, limiting his ability to directly communicate with millions. This unprecedented move sparked concern over the power of tech companies to silence voices, raising questions about the right to free speech for all Americans. With freedom of speech at the core, Donald Trump stands firm, championing every American’s right to be heard.
Poezia me portrete të jetës e më vargun modern,frymë poetike e poezisë së sotme dhe brezi i tij.Popujt matën më shkrimtarët e vet,thuhet në kritikën letrare.
Në brezin e poetëve më prurje të reja të vargut modern në poezinë e sotme,është padyshim poeti Lulzim Tafa.Në qarkun poetik të këtij udhëtimi,brezi i poetit Lulzim Tafa,do të quaja nëse me lejohet brezi i tretë i letërsisë të poetëve(Halil Matoshi,Ag Apolloni,Rrahman Paçarizi,Adil Olluri,Gëzim Aliu,Ismail Syla dhe të tjerë),po e ruajnë dhe po e ndërtojnë shtyllën e re të poezisë e të prozës në vargun shkrim-modern dhe,ia ruajnë freskinë e artit poetik të frymës së motshme të krahut bashkëkohor të letërsisë në Kosovë.
Mbresë leximi i poezisë,,Vdekja e të paqenës,,të poetit Lulzim Tafa,këndej detit (term i De Radës-nënviz. im )në Amerikën e largët.
Në takimet me profesor Anton Çetta: Si po e lë Kosovën dhe çfarë t’u them kur të shkoj te Isa Boletini, Azem e Shotë Galica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina dhe Ylfete Humolli…?
Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë,në kujtimet e motshme,me vijnë pajada fjala e tij e shqipes së ëmbel për kohën shqiptare,për brezat,për universitetin dhe,fati i Kosovës…!
Profesori nuk harroi të flasë për trevën e Drenicës dhe për kajzit e tregimeve të gjeniut popullor,që u bën të motshme në dritën e studimeve të letërsisë popullore.
Shëndeti kishte filluar të përthekoj shtatin e tij burrëror e intelektual me hijeshinë e një burri të shqiptarisë,ku,zemra i rrihte për kombin dhe atdheun e,për dhimbjet e trupit as që bënte fjalë profesori Anton Çetta!
Në Prishtinë,koha e motshme `90 dhe dimri i madh i vetmisë nën rrethimin e regjimit fashist të Serbisë,në shtëpinë e tij për mua ishte takimi i fundit me profesorin,që,përmes dhimbjes së mushkërive e të frymarrjes,me fliste ngadale e më porosi të motit shqiptar.
– Unë së shpejti do të shkoj të Isa Boletini,Azem e Shotë Galica,Gjergj Fishta,Hasan Prishtina dhe të Ylfete Humolli e,çfarë t`u them se si po e lë Kosovën,-ishin fjalët e fundit në Prishtinë të profesor Anton Çetta.
Po përseritet dukuria e rrallë kur në sheshin e Prishtinës,sorrat i sulmojnë qyetatrët!Kështu shkruan sot gazeta,,Epoka e re,,në Prishtinë dhe,lajmi mori dhenë e,me vete shqetësimin për dukurinë e (agresivitetit)të sorrave të zeza në Prishtinë!
Kjo dukuri,kujtoj, po vjen nga fakti se kryeqyteti i Prishtinës,po jeton në ambientë të ndotur,temperaturat e larta ,asfalti dhe betonimi i tokës,kjo është gjendja e trazimit të frymarrjes të sorrave të zea dhe agresive!
Në kohën kur kryetar i komunës së Prishtinës ishte Shpend Ahmeti,mbase i kujtohet,kur nga institucionet për klimën,urbanizimin(BE)për kryeqytetet e vendeve të Evropës,erdhën për vizitë tre arqitektë të njohur dhe,kur e panë nga afër se si po ndërtohet,si po merr frymë Prishtina,në fund të kësaj vizite ata u deklaruan:
Prishtina,kryeqyteti i Kosovës,është një nga kryeqytetet më të shëmtuara në Evropë-thanë para mjeteve të informimit dhe shkuan në Bruksel.
Kjo temë për Prishtinën,tashmë e kanë vënë në You Tube dhe në Google (sic!).
Si mund të shpëtojmë Prishtinën në planin urbanistik të asfaltit,të betonimit dhe,pa gjelbërim e pa sheshe për qytetarët,i nderuar kryetar Përparim Rama…?!
Komentet