Edhe gazeta e njohur njujorkeze, ‘New York Post’, raportoi për seancën e djeshme në një gjykatë në Manhatan kundër Charles McGonigal, ish-agjent i lartë i FBI.
Seanca u mbajt për atë që njihet si dosja ruse e McGonigal, ku nën akuzë janë ish-agjenti i FBI dhe ish-diplomati rus, Sergey Shestakov.
Megjithatë NY Post thekson se agjenti i FBI-së punoi me oligarkun rus, Oleg Deripaska, pavarësisht lidhjeve të tij me Edi Ramën, që kundërshton luftën në Ukrainë.
“Gjykatës iu paraqitën prova për t’u përdorur në gjyq, të cilat përfshijnë mesazhe telefonike, drafte kontratash, emaile nga të pandehurit që diskutonin për Deripaskën, të dhëna financiare dhe fotot e survejimit që tregonin të pandehurit duke u takuar me Agjentin 1.
Të dy të pandehurit do të dalin sërish para gjykatës më 9 mars.
McGonigal akuzohet gjithashtu se ka marrë 225 mijë dollarë ryshfet në para nga një spiun shqiptar i paidentifikuar, me të cilin ai u takua në vitin 2017, kur paralajmëroi kryeministrin e vendit për dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës te kompanitë ruse.
Prokurorët pretendojnë se McGonigal e përdori spiunin si një burim konfidencial për një hetim penal për një lobim, pa zbuluar te zyrtarët e inteligjencës lidhjet e tij financiare me burimin.
Pavarësisht lidhjeve të tij më lidershipin e Shqipërisë, që kundërshton konfliktin e udhëhequr nga Rusia në Ukrainë, McGonigal pranoi shpejt punën nga Deripaska, i cili u sanksionua pasi akuzohet se vepronte në emër të Kremlinit, sipas Ministrisë së Drejtësisë.
Sanksionet kundër Deripaskës u hoqën në vitin 2019 dhe miliarderi rus më pas punësoi McGonigal dhe Shestakov për të hetuar një oligark rival, sipas federalëve.
Dyshja u padit përfundimisht në janar për komplot për të kryer pastrim parash dhe shkelje të Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente.
McGonigal i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Ai u lirua me një garanci prej 500 mijë dollarësh,” shkruan gazeta. syri.net