Voal – WESTCHESTER, FERNCLIFF, NY: Mithat Frashëri u lind në Janinë me 25 Mars 1880 dhe ndërroi jetë me 3 tetor 1949 në New York në rrethana të mistershme, ku nuk mungojnë tezat e helmimit, pavarësisht se diagnoza mjeksore ka shënuar attak kardiak. Varrimi i Apostullit të shqiptarizmës u bë 9 ditë pas vdekjes, cfarë e shton më shumë mjegullën rreth personalitetit më të spikatur të nacionalizmit shqiptar dhe eleiminimit te tij.
Një grup patriotësh me në krye ish të përndjekurin politik, që kaloi rininë e tij në burgjet e diktaturës, Pëllumb Lamaj, për gati një dekadë e nderojnë udhëheqësin e Ballit Kombëtar në cdo përvjetor Lindjeje dhe e përkujtojnë me veprimtari edhe në përvjetorin e vdekjes ne Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York, ku prehet prej 67 vitesh eshtrat e te ndjerit .
Edhe sot, e Shtunë 19 Mars, Pëllumb Lamaj dhe bashkëvuajtësit Fatmir Muja së bashku me djalin Ilirin, Edmond Sejko, Eduard M. Dilo, Ilir Hysa shkuan tek varri i kryeatdhetarit Mithat Frashëri që ende i qëndrojnë eshtrat në tokën amerikane, larg vendlindjes, dhe vendosën kurorë me lule, buqeta me karafila dhe flamurin kuq e zi së bashku me atë amerikan në krah, si dhe një banderolë për Apostullin dhe Shqipërinë Etnike. Në këtë përkujtim ishte edhe dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Në krye të degës së Vatrës në Queens dr. Murtezani ka zhvilluar disa veprimtari në nderim të Mithat Frashërit, si një simpozium shkencor me kumtesa si dhe një përkujtimore në Hotelin ku ndërroi jetë presonaliteti i Shquar Mithat Frashëri.
Në veprimtari ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe gazetarët Robert Papa i TV FOKUS dhe Editori i Diellit Dalip Greca
Në fjalën e tij z. Pëllumb Lamaj, evokoi jetën dhe veprën prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndricon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Came, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore.’.
Lamaj përsëriti dhe një herë mesazhin që ai ka dërguar në cdo përvjetor të tillë Kombit dhe Shtetit shqiptar për kthimin e eshtrave në Atdhe pranë Abdylit, Naimit dhe Samiut, edhe pse nuk ka besim tek klasa politike e Shqipërisë, e cila duket se ende nuk është kthyer realisht nga vlerësimi i figurave Kombëtare. Kthimi i eshtrave të Mithat Frashërit në Shqipëri i bën nder Kombit. Ai denoncoi heshtjen e Historiografise qe vazhdon ta anashkaloje kete figure te ndritur Kombetare.
Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frasherin ne nje dokumentar, qe vazhdon te terheqe vemendjen e shqiptareveMë pas, Pëllumb Lamaj, ka nxjerrë një fletë Letre, ku ka të shkruara me një kaligrafi të pastër, vargje shpirti të poetit Kudret Kokoshi. Këto vargje, spjegon Pëllumbi, u shkruan atë natë, kur në burgun e Burrelit mbërriti lajmi i vdekjes së Apostullit të Shqiptarizmit Mithat Frashëri.
Ja vargjet e kudret Kokoshit:
Në dhe’ të huaj larg shqipes me gjak lyer
Që Ti me ankth aq shumë e dashurove
Në dhe’ të huaj prej fatit të zi ndërkryer
Atdheut të vuajtur jetën i dhurove.
Baba i Kombit ndër beteja plakur
Ti zemrat tona me ideal i ngrohe
Rrugën e jetës tonë përflakur
Hyjnor, promethe’ ti na e ndricove.
Ndër male e fusha nga veriu në lindje
Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare
Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje
Thërret Mithati : Shqipëria e Shqiptarëve
KUDRET KOKOSHI
Burgu i Burrelit, Tetor 1949…
Eduard M Dilo, tha se:”Na ka mbledhur sot këtu përkujtimi i Mithat Frashërit(Nderi i Kombit), këtij Titani të shqiptarizmës, që lindi, u rrit dhe mbylli sytë vetëm me dashuri të pakufi si rrallë kush për Shqipërinë Etnike. Është në nderin e secilit që në deje i rrjedh gjak i pastër shqiptar, të përulet me respekt të thellë karshi këtij Patrioti të papërsëritshëm. Kjo është”Fytyra e vërtetë e Kombit” se u lind në të u rrit e u ushqye vetëm me dashuri për Shqipërinë Etnike. Ai me veprën dhe veprimtarinë thellsisht Kombëtare u bë figura qëndrore deri në frymën e fundit. Pseudoshqiptarët e cdo ngjyre i tmerron figura e pastër e tij ndaj edhe pse është”Nderi i kombit” i është mohuar plotësimi i Testamentit të Tij.
Mithat Frashëri ka frymëzuar, frymëzon dhe do të frymëzojë kurdoherë gjithë ata që përpiqen për kauzën kombëtare.
Edhe pedagogu Ilir Hysa ka folë dhe ka vlerësuar figurën dhe veprën e Mithat Frashërit, duke apeluar që shteti shqiptar të vlerësojë realisht duke ia kthyer eshtrat në Atdhe, për të cilin ai luftoi deri në castet e fundit të jetës së Tij.
Dr. Skënder Murtezani, u ndal në momentet kyce të jetës së Mithat Frashërit dhe tha se që në fëmijëri ai ishte frymëzuar nga madhështia e figures se Tij. Mithat Frasheri eshte kolosi I fundit i Frasherlijve, tha ai. Sa me shume lexon per veprimtarine e tij aq me shum e dashuron kete figure te pakrahasushme, te ketij punetori pa interes per Shqiperine dhe interesin kombetar. Në të u dëshmua nje figure e shkëlqyshme e një demokrati të avancuar, diplomati vizionar dhe patriot, që kur nuk lejoi të shuhej cështja e Shqipërise se dëmtuar.
Murtezani tha se Mithat Frashëri ishte njeri i pajtimit kudo qe i viheshte flaka vëllazërimit Shqiptar ay me autoritetin dhe fjalet e tij dinte si ta shuan. Rasti i problemit mes anetareve te shoqates se Manastirit me 1906 e autoriteti dhe besimi ne kete patriot beri qe punet te vazhdojne pa shqetësime.
Ne qeverine e pare Shqiptare te Ismail Qemalit zgjidhet Minister i Puneve Botore, pas disa muajve eshtë ministri i pare shqiptar qe jep doreheqje, ky moment mund te debatohet, mendimi esht se ai beri kerkese qe luftëtarët Shqipetar te perdorur nga shtetet e ndryshme ne luften ballkanike të mos ktheheshin ne Vlore ,po te qendronin që të mbronin Janinen shqiptare.
Ishte Mithat Frasheri qe ua tha hapur dhe publikisht patriotve dhe diplomateve Shqiptar se Europa nuk ndihmon interesin Shqiptar, se ajo e ka prioritet dhe ushqen interesin Sllav dhe Grek. Ky instikt e drejtoj ne kahje te shkelqyshme diplomatike; ne vitin 1914 fillon korrespondencen me Presidentin Wilson. Kjo korespondence e viteve 1914-15 ishte e sukseshme, sepse Zotri Mithat Frasheri perforcoj principet e presidentit Wilson ne mbrojtjen e popujve te rrezikuar, presidentit Wilson mbrojti Shqiperine mbrojti egzistencën e atdheut tone.Dergimi i Prememorjes ne tubimin ku do te formohej mbreteria e Serbeve-Sllovenve-Kroatve, është një akt pjekurie i atdhetarit të dorës së pare, Mithat Frashëri . Me nje gjuhe diplomatike ua terhoqi verejtjen: nese fillojne nje shtet duke zaptuar trojet Shqiptare Ballkani kurrë nuk do jete i qetë.
Jeta e tij diplomatike ka vazhduar njeherit si keshilltar per pune te jashtme ne qeverine e Princ Vidi-t, pastaj konsull ne Beograd dhe Athine. Ne vitin 1920 duke bashkëpunuar me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, shpetoi qeverine e Kongresit të Lushnjes nga kolapsi financiar udheton per ne Amerike ku e prêt zotri Mehmet Konica. Autoriteti i Mithat Frasherit pastertia e tij patriotike dhe personale ne qarqet patriotike Shqipetare, ndihmon qe ky projekt i perbashket me Vatren ne mbledhjen e ndihmave per shtetin Shqipetar te rezultoi ne mbledhjen e 198 mijë dollareve./Dielli
Komentet