….!
Vdekja nuk na shqetëson aspak, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më. ( Epikuri)
Ndaj, të jetojmë duke vdekur, apo të vdesim duke jetuar?! Kjo është dilema.
Njeriut natën, në errësirën dhe vetminë e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit, në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, rastësisht i fikët të pamuri në sy. ( Herakliti).
Se këndejmi, momenti më i vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij në greminën (humnerën) ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shiprtit. Thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.
Pa i harruar këtu edhe kiminë ose biokiminë e brendshme të trurit dhe shpirtit të njeriut së bashku me gazërat ose acidet e shumëta në brendinë ose substancën (qeinen) e tij.
Në të kundërten, ju vuani nëse nuk i merni të gjitha ato që i dëshironi dhe iu takonje. Ju vuani edhe nëse i merrni të gjitha ato që i deshironi dhe s´iu takojnë, por, ju vuani edhe nëse i merrni tërësisht ato që i dëshironi dhe u takojnë! Sepse, ju e dini se nuk mund t´i mbani të gjitha ato përgjithmonë. Do thoshte dikur Sokrati i urtë dhe madhështorë.
Të lumtur janë vetëm “fukarënjët” e ditur dhe të urtë, të pasur ose të kamur janë vetëm ata që i ndajnë kapitalin ose pasurinë e tyre me të tjerët, ndërsa, të varfër janë vetëm ata që janë të varfër në mendje, në zemër dhe në shpirtë. (Etika Protestante)Ndaj, ju vuani, sepse në radhë të parë jeni të varfër dhe të vetmuar dikund thellë në vetevetën ose brendinë tuaj të thatë ose krejtë bosh. Kjo pavarësisht pasurisë, postëve ose funksionëve tuaja zyrtare ose publike. Kot se koti! Bosh.
“Shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshëm, pastaj kridhen: i harroj shpejt.
Pak më parë ndodhesha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (genjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të ekzistosh’.”
(Jean Paul Sartre, “Neveria”)
….!
“Ndërkohë që sundimtarët ose karaxhozët e “Komunës” së Parisit së bashku me veglat e tyre elektorale ose politike vazhdojnë të kridhën dhe c´kridhën në gjumin dhe agoninë e thellë të një natë të huaj në qytetin e dritës…E tërë ajo lukuni e fandasur dhe harlisur të zgjedhurish dhe zgjedhësish (votuesish) të tyre, sikur i ngjajnë një klinike të madhe neuropsikiatrike në të cilën të gjithë vuajne (lëngojnë) nga e njejta sëmundje ose diagonozë. Edhe pacientë, edhe personeli i klinikës.” ( Anale dhe kronika)
Sidoqoftë, vetëm pas një qëndrimi dhe shoqërie relativisht të gjatë me shtazët ose bishat më te egra të Xhunglës, me në fund kuptova se nuk ishte edhe aq keq dikur me ca “kafshë të larta” pushtetmbajëse, elektorale ose politike!” ( Antropologu anonim)
Mbledhje mendimesh te mençura , interesante! Por integrimi i juaj zoti Shabani, interesant.
Urime mik.