Portieri italian i Juventus-it, Gianluigi Buffon u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio u rendit në vendin e tretë
Portieri gjerman i Bayern Munich-ut, Manuel Neuer, u zgjodh portieri më i mirë i vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS).
Në një deklaratë të publikuar në ueb faqen e IFFHS-së, thuhet se në votimin e 30-të me radhë këtë vit me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe ekspertëve nga 56 vende të ndryshme të botës, u përcaktua portieri më i mirë i vitit. Manuel Neuer i cili arriti të bëhet kampion në ligë dhe gjithashtu në Kupën e Gjermanisë me fanellën e Bayern Munich-ut, me 156 pikë të fituara iu dha për herë të katërt me radhë ky çmim.
Ndërsa portieri italian i Juventus-it, Gianluigi Buffon i cili më parë e kishte fituar 4 herë këtë çmim, u klasifikua në vendin e dytë me 91 pikë. Ndërsa portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio me 50 pikë u rendit në vendin e tretë.
Pas votimit renditja është si më poshtë:
- Manuel Neuer (Bayern Munich) 156 pikë
- Gianluigi Buffon (Juventus) 91 pikë
- Rui Patricio (Sporting Lisbon) 50 pikë
- Claudio Bravo (Barcelona/Manchester City) 45 pikë
- David De Gea (Manchester United) 37 pikë
- Jan Oblak (Atletico Madrid) 31 pikë
- Hugo Lloris (Tottenham) 29 pikë
- Keylor Navas (Real Madrid) 18 pikë
- Thibaut Courtois (Chelsea) 13 pikë
- Denis Onyango (Mamelodi Sundowns) 5 pikë
- Petr Cech (Arsenal) 4 pikë
- Samir Handanovic (Inter) 2 pikë
- Marc Andre Ter Stegen (Barcelona) 1 pikë
Komentet