Nesër (e shtunë) do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi. Nesër do të zhvillohen 9 ndeshje nga tre grupet
ANKARA – Nesër (e shtunë) do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi. Nesër do të zhvillohen 9 ndeshje nga tre grupet, raporton Anadolu Agency (AA).
Nesër do të luhen 9 ndeshje nga grupi D, G dhe I nga të cilat do të bëhen të ditur 13 ekipet evropiane të cilat do të marrin pjesë në Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi.
Kombëtarja e Turqisë në Grupin I në ora 18.00 do të pres përfaqësuesen e Kosovës në stadiumin e Antalias. Kurse ndeshjet nga i njëjti grup, pra ndeshja ndërmjet Koracisë dhe Islandës do të luhet në të njëjtën kohë, kurse në ora 20.45 Ukraina do të presë Finlandën.
Për shkaqe sigurie ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të luhet në qytetin e Shkodrës në stadiumin “Loro Boriçi”, por do në qytetin e Elbasanit në stadiumin “Elbasan Arena”. Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari gjerman me prejardhje turke, Deniz Aytekin.
Ndeshjet e grupeve të cilat do të luhen nesër:
Grupi D:
18:00 Gjeorgji – Moldavi
18:00 Austri – Republika e Irlandës
20:45 Uells – Serbi
Grupi G:
20:45 Lihtenshtajn – Itali
20:45 Shqipëri – Izrael
20:45 Spanjë – Maqedoni
Grupi I:
18:00 Turqi – Kosovë
18:00 Kroaci – Islandë
20:45 Ukrainë – Finlandë
Komentet