Seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës pritet të shoqërohet me një protestë qytetare. Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK ka paralajmëruar se do të protestojë kundër Demarkacionit. IFOK i ka bërë thirrje OJQ-ve të Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës mbarëpopullore para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë pritet të mbahet për të përkrahur votimin e Demarkacionit në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve për në vendet e BE-së. Protesta do të mbahet në ditën e caktuar për votim, shkruan express.
Seanca për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të Projektligjit të Demarkacionit ishte paraparë të mbahej sot në orën 11. Por, në mungesë të marrëveshjes për t’i siguruar votat, koalicioni qeverisës, në pajtim me LDK-në, kanë shtyrë për nesër këtë seancë.
Me duket se artikulli eshte krejt kunderthenes. Nis me proteste “Kunder” demarkacionit e vazhdon me “Pro” demarkacionit. Hidhini nje sy me qafshi!