Arrestimi i Ballist Morinës, personi që ngriti dronin një vit më parë në stadiumin e Beogradit, ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë popullore tek tifozët e Kombëtares Shqiptare.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Ismail Morinën, kurse për ditën e nesërme është lajmëruar një protestë në rrjetet sociale në mbështetje të tij.
Sipas njoftimit, protestuesit do të mblidhen fillimisht tek sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë, për të vazhduar më pas në drejtim të Kryeministrisë.
“Ditën e dielë, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për Ismail Morinën, Ballistin”, njoftohet në rrjetet sociale.
Ballist Morina u arrestua të mërkurën një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi iu gjetën dy pistoleta pa leje në makinën e tij.
Komentet