Në Ligën D të Grupit 3 Kosova nesër do të përballet me Maltën ndërsa Maqedonia në Ligën D të Grupit 4 do të luajë me Lihtenshtajnin të shtunën
Nesër fillojnë ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në xhiron e tretë të turneut, në 4 liga do të zhvillohen 23 ndeshje. Këto ndeshje do të luhen nesër, 12 dhe 13 tetor. Ndërsa menjëherë pas kësaj më 14, 15 dhe 16 tetor do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt.
Në Ligën D të Grupit 3 Kosova nesër do të përballet me Maltën ndërsa Maqedonia në Ligën D të Grupit 4 do të luajë me Lihtenshtajnin të shtunën.
Shqipëria e cila nuk ka ndeshje në xhiron e tretë sot luan miqësore me Jordaninë.
Programi i ndeshjeve të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve është si në vijim:
11 tetor, e enjte:
– Liga A
Grupi 3: Poloni-Portugali (20:45)
– Liga B
Grupi 2: Rusi-Suedi (21:45)
– Liga C
Grupi 1: Izrael-Skoci (20:45)
Grupi 4: Mali i Zi-Serbi (20:45)
Lituani-Rumani (20:45)
– Liga D
Grupi 3: Ishujt Faroe-Azerbajxhan (20:45)
Kosovë-Maltë (20:45)
12 tetor, e premte:
– Liga A
Grupi 2: Belgjikë-Zvicër (20:45)
Grupi 4: Kroaci-Angli (20:45)
– Liga B
Grupi 4: Austri-Irlandë e Veriut (20:45)
– Liga C
Grupi 2: Estoni-Finlandë (20:45)
Greqi-Hungari (20:45)
– Liga D
Grupi 2: Moldavi-San Marino (20:45)
Bjellorusi-Luksemburg (20:45)
13 tetor, e shtunë:
– Liga A
Grupi 1: Holandë-Gjermani (20:45)
– Liga B
Grupi 1: Sllovaki-Çeki (15:00)
Grupi 4 : Irlandë-Danimarkë (20:45)
– Liga C
Grupi 3: Norvegji-Slloveni (18:00)
Bullgari-Qiproja Greke (20:45)
– Liga D
Grupi 1: Letoni-Kazakistan (18:00)
Gjeorgji-Andorrë (18:00)
Grupi 4: Armeni-Gjibraltar (18:00)
Maqedoni-Lihtenshtajn (20:45)
Komentet