Nesër është DITA E NOVRUZIT,edhe unë jam bektashi
Dua t’i hip autobuzit dhe të shkoj në fshat tani
Dua,është dëshirë imja,por nuk më lejon shëndeti
Sado jam burrë me thinja,për në fshat ma ka qejfi.
Më kujtohet si dikur,kur jetonim ne në fshat
Dhe më bëhet mua sikur,sikur sos atje këtë natë
Qingjin pirës therë babai,shpretkën unë e ha të gjallë
Si e rrjep,e vë në hell dhe e pjek me ngadalë.
Nëna plot ka mbushur furrën,me simite dhe ëmbëlsira
E kujtoj unë qëkurën,nga mallëngjimi gati “thirra”?!
Se mallëngjehem kur kujtoj,si festonim këtë festë
Por shëndeti më pengoi dhe më la”provim në vjeshtë”!!!
Prindërit e mi më nuk janë,as shtëpia nuk është më
Por kjo festë m’i sjellë pranë,aq sa lemza mua më zë
Se është DITË e SHËNUAR për gjithë sektiin”BEKTASHI”
Të festojmë vetëm gëzuar! I uroj me këtë poezi.
Tiranë,21 mars 2025