Për një moment, imagjinoni sikur të mos ishte Ukraina, por Shqipëria në qendër të hetimit zyrtar të kongresit (amerikan) kundër presidentit të SHBA, Donald Trump. Si do të reagonin qeveria amerikane dhe ajo shqiptare dhe popujt e tyre vëmendjes së kushtuar ndaj një shteti pro-amerikan, i tërhequr padashur në politikën e SHBA?
Shqipëria, si një imazh i pasqyruar i Ukrainës, do ishte kështu. Ajo nuk do të ishte një anëtare e mirëfilltë e NATO-s por vetëm një (shtet) partner, pa nenin pesë që do i garantonte mbrojtje nga Aleanca. Do të ishte pothuajse plotësisht e varur nga ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Në një kohë krize për ekzistencë dhe pushtimi të huaj, si një përngjasimi Donbasit dhe Krimesë në Ukrainë, Serbia do të kishte pushtuar një territor brenda Shqipërisë dhe do të kishte rifituar ushtarakisht Kosovën. Anijet serbe, gjithashtu, do të kishin bllokuar portet shqiptare në Adriatik, do të kishin bombarduar vendin me dezinformacion dhe kërcënuar të izolonin Shqipërinë nga bota e jashtme.
Si Ukraina, Shqipëria do të kishte edhe reputacionin e një shteti thellësisht të korruptuar, ku operativët e huaj mund të kapnin fitime të mëdha, pa shumë mbikëqyrje ose transparencë. I ndërgjegjshëm se Shqipëria ishte e ndjeshme sidomos ndaj presionit të jashtëm dhe pothuajse plotësisht e varur nga Uashingtoni ushtarakisht, presidenti amerikan përllogaritë se ai mund t’i japë ryshfet ose të detyrojë Tiranën për të filluar hetimet kundër rivalit të tij kryesor politik në prag të fushatës zgjedhore presidenciale të 2020 në SHBA. Një hetim i tillë, edhe pa ndonjë provë të qenësishme do ta ndihmojë të njollosë dhe dobësojë Joe Biden, kandidatin kryesorë të Partisë Demokratike, në sytë e elektoratit amerikan.
Presidenti amerikan pastaj dërgon avokatin e tij personal dhe ish kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare. Giuliani paralajmëron Tiranën se ndihma ushtarake amerikane, thelbësore për luftimin e forcave pushtuese, së bashku me një takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë për kryeministrin shqiptar, do të mbahet pezull derisa Tirana të përmbushë kërkesat e presidentit. Në të njëjtën kohë, fushata anti-shqiptare është rakorduar në median e djathtë pro-Trump të SHBA. Zyrtarët shqiptarë akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës për të ndihmuar Hilary Clinton kundër Trump dhe, më pas, për mbulimin e përfshirjes së tyre.
Po sikur Tirana, si Kievi tani, të ishte përballë një zgjedhjeje të vështirë: të ndihmonte Trump duke bërë me dije hetime mbi Joe Biden dhe duke djegur urat e saj me demokratët, e ndoshta dhe me administratën e ardhshme të SHBA. Ose, ajo mund të injorojë kërkesat e Trump, dhe të privohet nga ndihma jetike ushtarake dhe të prishë marrëdhëniet e tyre me administratën aktuale (të SHBA), e cila mund të rizgjidhet në vitin 2020. Cilido që të jetë vendimi i qeverisë shqiptare, përfundimi do të ishte se ajo thjesht nuk mund të qëndrojë jashtë politikës amerikane.
Nëse rrjedhjet (e informacionit) dhe informatorët në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishin zbuluar transaksione të tilla të paligjshme që përfshijnë Trump, Tirana tani do të përballej me një krizë të pashembullt të politikës së jashtme. Kryeministri shqiptar do të pritej të dilte në televizionin amerikan dhe të njoftonte se po fillonte një hetim penal ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, i cili ishte anëtar bordi në një kompani të madhe shqiptare energjie.
Dhe më pas hetimi për akuzimin dhe shkarkimin e presidentit fillon zyrtarisht në kongresin e SHBA. Çdo ditë për javë të tëra reputacioni i Shqipërisë baltoset, qoftë në lidhje me korrupsionin e shumëpërhapur, vjedhjen e të ardhurave të shtetit, ndërhyrjen në zgjedhjet e jashtme, hackimin me kompjuter, apo forma të tjera të kriminalitetit. Një rrjedhë e qëndrueshme e publicitetit negativ për Shqipërinë dhe popullin e saj tani shfaqen gjatë gjithë kohës në televizionin amerikan dhe media të tjera. Publiku amerikan është saturuar me stereotipet e shqiptarëve si të korruptuar, të babëzitur, të paetikë, të pamoralshëm dhe tinzarë.
Ndërkohë, të dy kahet politike në Uashington do të vazhdojnë të presin që Tirana të mbështesë versionin e tyre të ngjarjeve. Sigurisht, shqiptarët, ashtu si ukrainasit, padyshim që do të dëshironin të kundërshtonin çdo presion nga Shtëpia e Bardhë e Trump. Në të vërtetë, ashtu siç kanë deklaruar shumë oficerë policie, viktimat e zhvatjes, ryshfetit ose shantazhit rrallëherë i denoncojnë autorët te autoritetet për shkak të frikës nga pasoja edhe më të këqija.
Shqiptarët gjithashtu do të përballeshin edhe me një ironi të pashpjegueshme. Për shumë vite, zyrtarët amerikanë dhe OJQ-të e kishin inkurajuar Shqipërinë që të luftojë korrupsionin dhe tani papritmas vetë presidenti i SHBA do e nxiste Tiranën që të përfshihej në një veprim të qartë korruptiv. Ishte korruptiv jo vetëm sepse kushtetuta e SHBA ndalon çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja në zgjedhje. Por mbi të gjitha, sepse kërkesat për një hetim mbi Joe Biden ishin krejt e kundërta e asaj që Uashingtoni i kishte kërkuar Tiranës për vite me radhë : të mos përdorë fushata anti-korrupsion si justifikim për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë.

Dita 45, Albania
IF ALBANIA WAS UKRAINE
Janusz Bugajski, 22 November 2019
Imagine for a moment that Albania and not Ukraine was at the center of the congressional impeachment probe against U.S. President Donald Trump. How would the American and Albanian governments and their people react to the spotlight fixated on a pro-American state pulled unwittingly into U.S. politics?
This would be Albania as a mirror image of Ukraine. It would not be a full NATO member but only a partner, withno article five defense guarantee from the Alliance. It would be almost fully dependent on military assistance from the United States. At a time of existential crisis and foreign invasion, in a reflection of Ukraine’s Donbas and Crimea, Serbia had occupied a slither of territory inside Albania and militarily regained Kosova. Serbian vessels had also blockaded Albanian ports on the Adriatic, bombarded the country with disinformation, and threatened to isolate Albania from the outside world.
Similarly to Ukraine, Albania had also gained a reputation as adeeply corrupt state where huge profitscould be made by foreign operatives without too much oversight or transparency. Realizing that Albania was especially vulnerable to outside pressure and almost fully dependent on Washington militarily, the American President calculated that he could bribe or extort Tirana to announce investigations against his main political rival on the eve of the 2020 U.S. presidential election campaign. Such an investigation even without any hard evidence would help tarnish and weaken Joe Biden, the Democratic Party front runner, in the eyes of the American electorate.
The U.S. President then dispatches his personal lawyer and former New York mayor Rudy Giuliani to apply pressure on the Albanian government. GiulianiwarnsTirana that American military aid essential in fighting invading forces,together with a meeting with Trump in the White House for the Albanian Prime Minister, will be withheld until Tirana complies with the President’s demands. At the same time, the anti-Albanian campaign is ratcheted up in the pro-Trump right-wing U.S. media.Albanian officials are accused of interfering in the 2016 presidential elections to help Hilary Clinton against Trump and then covering up their involvement.
What if Tirana like Kyiv now faced a stark choice – either to help Trump by announcing investigations of Joe Biden and burning its bridges with Democrats and possibly the next U.S. administration. Alternatively, they couldignore Trump’s demands, be deprived of vital military assistance, and spoil their relations with the current administration that could be re-elected in 2020. Whatever the decision the Albanian government would conclude that it simply cannot stay out of American politics.
If leaks and whistle blowers in the White House had not revealed such illicit transactions involving Trump,Tirana would now face an unparalleled foreign policy crisis. The Albanian Prime Minister would be expected to appear on American television and announce that he is launching a criminal investigation into Joe Biden and his son Hunter who was a board member of a major Albanian energy company.
And then the impeachment probe is formally launched in the U.S. Congress. Every day for numerous weeks Albania’s reputation is dragged through the mud, whether over endemic corruption, theft of state revenues, interference in foreign elections, computer hacking, or other forms of criminality.A steady stream of negative publicityabout Albania and its people now featuresaround the clock on American television and other media outlets. The American public is saturated with stereotypes of Albanians as corrupt, greedy, unethical, immoral, and secretive.
Meanwhile, both political sides in Washington willcontinue to expect Tirana to back up their version of events. Of course, Albanians, like Ukrainians, would clearly want todownplay any pressure from the Trump White House. Indeed, as many police officers have stated, victims of extortion, bribery,or blackmail rarely report the perpetrators to the authorities because of fear of even worse consequences.
Albanians would also confront an inexplicable irony.For many years, American officials and NGOs had been encouraging Albania to combat corruption and now suddenly the U.S. President himself was pushing Tirana to engage in a clearly corrupt act. Not only was it corrupt because the U.S. constitution forbids any election meddling by foreign powers. Above all,demands for an investigation of Joe Biden was the exact opposite of what Washington had been telling Tirana for years – not to use anti-corruption campaigns as an excuse for revenge against political opponents.
Komentet