MADRID – Udhëheqësit e La Liga-s spanjolle kanë deklaruar se ekipet e Katalonias nuk do të luajë më në garat spanjolle, nëse Katalonia shpall pavarësinë.
Presidenti i kampionatit spanjoll, Javier Tebas dhe kreu i këshillit sportiv të Spanjës, Miguel Cardenal konfirmuan se ekipet e Katalonias nuk do të luajnë në La Liga, nëse Katalonia ndahet nga Spanja.
Përfaqësuesit politikë të Katalonias premtojnë se do të shpallin pavarësinë e rajonit në fjalë në një afat prej 18 muajsh, nëse fitojnë në zgjedhjet e 27 shtatorit.
Nëse kjo do të ndodhë, sipas paralajmërimeve, Barcelona dhe Espanyoli do të dëbohen nga La Liga.
Sipas mediave spanjolle, kjo ndalesë do të vlejë për të gjitha sportet, jo vetëm për futbollin.
“Ligji për Sportin është shumë i qartë. Nëse Katalonia ndahet, La Liga do të mbetet pa klubet katalanase”, ka thënë Tebas. aa
Komentet