Neritan Sejamini dhe Grigels Muçollari
Pas zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka patur shumë akuza për manipulim dhe paracaktim të fituesit.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar rreth këtij procesi dhe aktivitetit të FRPD.
Neritan Sejamini ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij forumi, Grigels Muçollari, duke i renditur atij shkeljet e shumta që kanë ndodhur në FRPD.
Debati:
Neritan Sejamini: Thatë që kryetari i komisionit zgjedhor është mbi 35 vjeç. Ju vetë jeni 37 vjeç. Ju me statut e keni të ndaluar të jeni anëtar i forumit. Nëse nuk je anëtar mund të jesh Sekretar i Përgjithshëm? Pra duket se zgjedhjet i kanë bërë njerëz që nuk kanë lidhje me forumin. Ju keni shkelur statutin dhe çdo vendim i juaji është nul. Pse ushtroni detyrën në kundërshtim me statutit?
Grigels Muçollari: Në praktikat tona si forum dhe organizatave rinore, Sekretari i Përgjithshëm, pavarësisht se mund të kalojë moshën, është përgjegjës derisa të zgjidhet sekretari i ri. Zgjidhet kryetari para se të zgjidhet niveli poshtë.
Neritan Sejamini: Statuti thotë që anëtar mund të jesh nga 15-35 vjeç. Kur ju keni mbushur 35 vjeç përse nuk keni dhënë dorëheqjen?
Grigels Muçollari: Statuti parashikon që e drejta për të kandiduar për Sekretar i Përgjithshëm, është 2/3. Të jep të drejtën ta ushtrosh mandatin.
Neritan Sejamini: Përse nuk keni bërë zgjedhje në forum sepse ju kanë kaluar me 2-3 vjet mandati? Këta kanë krijuar standart që mund të rrish edhe 40 vjeç në forum. Të gjithë të drejtat e tua si udhëheqës i forumit, burojnë nga qenia anëtar i forumit. Kur ti nuk je anëtar, çdo e drejtë tjetër e jotja ka rënë. Si të bëhem unë anëtër i forumit të grave…
Grigels Muçollari: Për sa kohë më lejohet të kandidoj duke plotësuar 2/3 e mandatit, më lejohet ta përfundoj mandatin.
Neritan Sejamini: Të gjithë privilegjet burojnë nga qenia anëtar i forumit. A mund të jesh anëtar i forumit 35 vjeç? Ti po thua që mund të kandidosh 32 vjeç. Unë po them, që kur mbush 35 vjeç, ti ke vijuar të mbash mandatin pa qenë anëtar i forumit. Pse nuk keni bërë zgjedhje ju kur mbaroi mandati?
Grigels Muçollari: Në dhjetor 2019 mbaroi mandati i Këlliçit. Pas mbarimit të mandatit, në një diskutim me kryetarin e partisë, për proces zgjedhor, është menduar e udhës të bëhet në moment tjetër se ishte pandemia. Pas pandemia ishte procesi zgjedhor në Shqipëri. E kemi shkelur statutin? Edhe mund ta kemi shkelur. Por pandemia…
Neritan Sejamini: Ju nuk keni bërë asnjëherë zgjedhje që kur është zgjedhur Belind Këlliçi.
Grigels Muçollari: Si t’ja bënim ne pandemisë?!/TPZ.AL
Komentet