RSI.ch
Nëpër qytete të Zvicrës manifestohet pro Ukrainës dhe kundër agresionit rus.
Rreth 20 mijë veta dolën në rrugë në Bernë për të denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës.
Organizatorët e demonstratës sipas një aleancë të gjerë e lëvizjeve pacifiste dhe partive të majta.
Demonstrata e autorizuar, e cila zhvillohet nën moton “Paqe për Ukrainën dhe gjithë Evropën”, filloi në mesditë jo shumë larg stacionit.
Në një deklaratë të përbashkët, PS, të Gjelbrit, seksionet e tyre rinore dhe organizata të ndryshme paqeje i bënë thirrje Zvicrës që të veprojë.
Demonstrata kundër luftës në Ukrainë dhe në mbështetje të popullit ukrainas janë planifikuar edhe në Bellinzona, Gjenevë, Bazel dhe Lucern.

Komentet