MENGJEZI NE ROME
.
Edhe pse në Romë prej disa ditësh jam,
Orën e kafes së mëngjesit se kam ndryshuar
Pamvarsisht se shokët e miqt e mi si kam
“Bar Roxy Caffeteria”, lokali im i preferuar.
.
Pas përshëndetjes Emanuela, buzagaz thotë:
“Cafe lungo per signori” 1), unë kapërcej pragun.
Tek tavolina ime shfletoj “Gazetta dello sport”.
Për lajme të politikës se kam fare merakun.
.
1)”Cafe lungo per signori” (it.)- Kafe të gjatë për zotninë.
.
“Bar Roxy Caffeteria”
—————–
.
GIANNA NANNINI1)
.
Ç’më bëre Gianna Nannini, përse më trazove?
Ky shiu i Romws sot, me vuri në mendime.
Kënga yte “Lontano dagli occhi, lontano dagli cuore”2)
Më zhyti tejet thellë, në të shtrenjtët kujtime.
.
Nëpër “Broduejn” e Tiranës në vitet gjashtëdhjetë.
Këngët e reja të San Remos mërmëritmin me nge.
Vajzat ëmbël buzëqeshnin, ne bëheshim me fletë.
Eh Gianna Nannini: “Tu sei lontano, lontano da me”.3)
.
1) Gianna Nannini – Këngëtare e suksesshme italiane
2)”Lontano dagli occhi, lontano dagli cuore”- “Larg sysh, larg zemrës” këngë e kwnduar nga Gianna Nannini
3)”Tu sei lontano, lontano da me” – Varg i shkëputur nga “Lontano dagli occhi, lontano dagli cuore”
.
“Bar Roxy Caffeteria”
————————-
.
NATA PER ME 1)
.
E di, ndjesia ime atë mëngjes janari,
Jo, jo asgjë të përbashkët nuk kishte,
Me pezmin e mungesës tënde së pari
Dhe mjegullën e dendur që s’lëvizte.
.
Ajo qe bërë njësh eh, me limontinë,
Që të jep kafeja tek bar “Il Siciliano”.
Teksa në sfond ndjen oh, melodinë…
‘Nata per me” të të madhit Çelentano.
.
1) “Nata per me” (Lindur për mua) – Këngë e njohur e këngëtarit italian Adriano Çelentano
.
Bar-Caffe “Il Siciliano”
————————————–
.
MA CHE FREDO FA1)
.
Nuk e kuptuam fare se nga na erdhi,
Adoloshentja romane “mora e carina”2)
Kur rezatimin e bukuris mbi ne derdhi,
Thamë: “Kukulla paska dal nga vitrina”.
.
Jashtë acar, era fryn e nuk pushon,
Buzëqeshi: “Prego un capuccino” tha.
Timbri i zërit një këngë të vjetër më kujton.
E paharruara Nada 3) “Ma che fredo fa”.
.
1) “MA CHE FREDO FA”- këngë e njohur me të cilën në festivalin e San Remos 1969, kur nuk i kishte mbushur 17 vjeç Nada fitoi çmimin e parë
2) mora e carina (itl)- brune e dashur
3) Nada- Nada Malanima këngëtare e njohur italiane
.
Bar “Blue Ice”
————————
.
I GIARDINI DI MARZO1)
.
Ja dhe trami sapo e la pas “Viale dei romanisti”2),
Kafen dhe bllokun e poezive kam mbi tavolinë.
Në bar jehon “I giardini di marzo” nga Batisti,
Motivet e këngëve të tjera si tufëza lulesh më vijnë.
.
Por, unë titullin e asnjerës të parën se them kurrsesi,
Vërtet e djela sot jasht ka sjell plot diell dhe dritë,
Oh jo, kurrë më shumë se Lucio me emrin e zërin e tij,
Që me gjithçka, të mbajnë vesh bën dhe perënditë.
.
1) “I giardini di Marzo” – Këngë e famshme e këngetarit Lucio Batisti
2) “Viale dei romanisti” – Bulevard në Romë
.
Bar danesi caffe “Punto d’incontro”
—————————
.
“DOLCE VITA” IMAZH
.
Ajo doli nga uji në ),”Fontana di Trevi”1)
Qullur në gjithë hiret e kurmit rrezëtitës.
Ninfë apo sirenë e sapo dalë nga deti?
Ndaj Marcelo 2) u mek nga bukuri e Anitës 3).
.
I përhumbur në ujë hyri me gjithë kostum,
Mbi Anitën yllësi pambarim blicesh binin.
Puthja e tyre pasionante dukej krejt e pafund.
Imazh nga “Dolce Vita” 4), homazh për Felinin 5).
.
1)”Fontana di Trevi” – gjendet në Romë në sheshin “Piaza di Spagna”
2) Marcelo Mastroiani-Aktor italian protagonist në film
3) Anita Ekberg-Aktore suedeze natyralizuar në italiane, protagoniste në film.
4) “Dolce Vita” – film i famshëm italian, në vitin 1960 fitoi “Palmën e Artë” në festivalin e Kanës. Ka mbetur në kujtesën e të gjithve ndër të tjera edhe për skenën e dashuris midis dy protagonistave në bazenin e shatërvanit “Fantana di Trevi”.
5) Federiko Felini – regjizor e skenarist i filmit “Dolce Vita”
.
Bar “Giulia”