Bashkimi Evropian ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë, duke iu lejuar rojeve kufitare të Bashkimit Evropian të kenë qasje në këtë shtet, për të ndihmuar në kontrollet e emigrantëve.
Ky rast njëherësh shënon paktin e parë të këtij lloji që është arritur në mes të BE-së dhe një vendi që nuk është pjesë e bllokut evropian.
Nga selia e BE-së është thënë të premten se marrëveshja synon “të luftojë emigrimin joligjor, në veçanti ndryshimet në valët e emigrimit dhe krimet e lidhura me kalime kufitare”.
Shqipëria së fundmi është kthyer në vend tranzit për migrantët, të cilët udhëtojnë nga Greqia dhe Bullgaria në vendet tjera të BE-së, pas forcimit të kufijve në Serbi.
Sipas marrëveshjes, rojet kufitare mund të hyjnë në Shqipëri me lejen e Tiranës, si dhe do të jenë të armatosur.
Megjithatë ata nuk do të veprojnë sipas ligjit shqiptar.
Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, e ka cilësuar arritjen e këtij pakti, si “moment revolucionar në aspektin e bashkëpunimit të jashtëm të BE-së, lidhur me menaxhimin e kufijve”.
Komentet