Të dashur bashkëkombas, anëtarë të Vatrës!
Dëgjoni shpirtin e Vatrës zëmekur se sa i dhëmb kjo rënie e lirë më 2024.
Nuk ka qënë kaq në siklet Vatra asnjëherë në historinë e saj. Mbase ka qënë e dobët, por jo me kaq sherre.
Vatra për vatranët për Kuvëndin e Jashtëzakonshëm duhet të votëbesojë kryetarin dhe të zgjedhë me votë të fshehtë Kuvëndi kryesinë dhe Këshillin e Vatrës 2024!
Vatra e anëtarësisë 2024 nuk është më Vatra e 2022. Ti japim jetë Vatrës demokratike.
Përse tani?
Sepse kryetari Elmi Berisha ja këputi fare zemerekun orës organizative dhe programore të Vatrës më 17 Mars 2024 në mbledhjen me të emëruarit e tij në këshill dhe kryesi dhe kjo kupolë vatrane mori fuqinë e Kuvëndit! Tani, ne vatranët e thjeshtë po rrojmë me vatra për kupolën!
Në realitet, kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha me këtë kanunore të 26 Shkurtit 2022 e ka moton e drejtimit 6 vjeçar Vatra për kupolën, sepse kryesinë edhe kryetarin e Këshillit i emëron vetë, pa llogaritur kopsitjen e kryetarëve të degëve që janë pro kupolës.
Shqip kupola Vatrane i tërheq litarin në fyt Vatrës, duke ja marrë frymën anëtarësisë së Vatrës edhe me nenin 24 në Kanun-ore.
Përse kanun-orja e 26 Shkurtit 2022 është kurth kupolian për vatranët?
Neni 19. Të drejtën për të thirrur një kuvend të Jashtëzakonshëm e kanë degët, me kërkesë të jo më pak se 30 % e tyre.
Vatra për vatranët!
Ne duam që fuqia ti kalojë automatikisht anëtarësisë aktive të datës 17 Mars 2024.
Kush është ky 30% i degëve të Vatrës më 17 Mars 2024?
Me llogjikë vatrane të anëtarësisë, po e falim që llogarinë duhet ta bëjmë me pagesat e kuotizacionit të paguara deri më 31 Dhjetor 2023.
Sekretari i Vatrës z. Pashko Camaj, me një gjuhë trupi që skuqej e digjej, e ka të zorshme të thotë të vërtetën në ALBTV USA më 25 Mars 2024, se sa degë ka Vatra e datës 17 Mars 2024 saktësisht 18 apo 19, sepse deri më 17 Mars Mars 2024 disa degë të Vatrës ende nuk kishin bërë pagesat vjetore.
E marrim sikur vetëm një degë e Vatrës nuk ka paguar deri më 31 Dhjetor 2023 shumën e minimumit të anëtarisë për kuotizacionin vjetor. D.m.th vetëm 6 degë kanë të drejtë të thërresin Kuvëndin.
Por nëse janë 3 deri 4 katër degë që nuk kanë paguar kuotizacionin e vitit 2023 deri më 17 Mars 2024 atëherë i bie që 30% i degëve të zbresë në pesë degë që u jepet e drejta të thërresin Kuvëndin e Jashtëzakonshëm.
Të dashur bashkëkombas, me moton Vatra për vatranët, lexoni dhe kuptoni kanunoren e kupolës vatrane.
Vatra për Vatranët!
Pjesë e nenit 19, Kur kërkesa bëhet zyrtare, kryetari dhe kryesia marrin masa për organizimin e Kuvëndit të Jashtëzakonshëm duke caktuar datën dhe duke thirrur delegatët e Kuvëndit të mëparshëm, të cilët gëzojnë mandatin e delegatit deri në organizimin e Kuvëndit të Ri.
E kuptoni që kupola ja ka bërë gropën anëtarësisë me këtë pjesë të nenit 19 ?… kur shkruan duke thirrur delegatët e Kuvëndit të mëparshëm, të cilët gëzojnë mandatin e delegatit deri në organizimin e Kuvëndit të Ri.
Po mirë, ku thuhet në kanunore që degët janë fuqiplotë me votë të fshehtë të shpallin me listë delegatët çdo 1 Janar.
Ç’është kjo të thërresim të shkuarën kur gjëndja është alarmante se mungon fuqia e anëtarësisë në struktura udhëheqëse.
E kuptoni, që poshtë në degë e kini humbur mbështetjen i dashur kryetar i Vatrës ?
Po Vatra sot ka 63 vatranë që kupola juaj i largoi nga komunikimi dhe kupola juaj mezi u tërhoq…. Prandaj duhet pajtim e bashkim me Vatra për vatranët!
Punët e mira nuk do tua hedhim poshtë. Qëllimi është që Vatra tu kthehet vatranëve të fuqizojmë Shqiptarët e Amerikës.
Vatra sot ka vatranë në Amerikë që janë shpresë e ndryshimit me votë të fshehtë të anëtarësisë për delegatët e Kuvëndit dhe këta vijnë në Kuvëndin e Ringritjes së strukturave vetëm të kontrolluar nga grupi nismëtar. Vetëm kështu mund të votëbesoheni z.kryetar i Vatrës Elmi, përsëri.
Po mirë more zotërinj të kupolës kaq guximtarë jeni treguar për ta kontrolluar votën e lirë të anëtarësisë kur doni që të mos ndryshojë gjëndja e moçalit tuaj në kupolë që po qelb Nju Jorkun dhe Miçiganin?
Çfarë qëllimi ka kupola me këtë kanunore-kurth?
Kupola do përjetësi në zemër të Nju Jorkut dhe të Miçiganit.
Vetëm kështu do që ta mbajë Vatrën, sekrete si Iluminati, kështu të vockël, të paorganizuar mirë, të painformuar, thjesht sa për të mbajtur pak frymë degëve që të mos thahen fare.
Ne vatranët e degëve shohim këta kupolianët që lajnë njëri-tjetrin me kovat me lavdi nga puna e themeltarëve të Vatrës Nolit e Konicës, Dakos e Kirkës e burrave të tjerë.
Të dashur vatranë,
Vatra për vatranët!
Që ta nderojmë emrin legjendar të Vatrës, Nolit e Konicës, mblidhuni dhe të vendosim fatin e Vatrës që mezi merr frymë, të ngjallim komunikimin prapë si Shqiptari me Shqiptarin e mërguar.
Le të mendojmë të dashur bashkëkombas si për atë vatrën e prindërve tuaj, në shtëpitë tona, që nëse nuk i shtoje kërcunj lisi nuk kishte prush.
Është Shqiptari, kombëtari dhe përgjegjësi qytetare ta ndiesh zemrën e Vatrës që lëngon, ku vatrani disadekadsh përbuzet në mes të Nju Jorkut, ai Nju Jork që përcolli djemtë e lirisë së Kosovës, andej nga është edhe kryetari ynë.
Ç’është kjo përndekje nga selia e Vatrës? Me çtapi morale mburreni duke vënë drejtësi kupoliane për vatranët që e duan Vatrën njëlloj për të gjithë?
Turpin po e hani me bukë e mish në tepsi tani. Prapë ju bëftë mirë. Futini dhe një popullore kreshnike që të na kujtoni se jeni andej nga trojet tona.
Çfarë duhet bërë?
Vatra për vatranët!
Duke u mbledhur në degën ku jeni nëse kini zemër Shqiptari mendoni për Vatrën si i vetmi organizim që na kujton Shqipërinë natyrale.
A po e ndjeni kupolianë që dhe Noli po gjëmon kur sheh që lart nga qielli se çfarë ju këtu në Boston.
Ju që fshitë vëndlindjen e Vatrës më 26 Shkurt 2022. Vetëm pse e ngriti zërin Bostoni dhe e shtuat me zor emrin Boston në hyrje të kanun-ores në print në Janar 2024.
Por akoma nuk është vendosur numri i rrugës 227 Tremont Street, ndërtesa ku u themelua Fedrata Panshqiptare Vatra. Ja pra, si e harruat apo do ti bënit gropën vëndlindjes së Vatrës në kanunore?
Vatra për vatranët!
Shqiptarë të Amerikës mos flini! Por ejani të mësoni e të përbashkohemi për të thirrur Kuvëndin e Jashtëzakonshëm për hapjen e Vatrës, për ta bërë një vatër për Vatranët, pa kupolë!
Koha që shkon është humbje e madhe. Prandaj, në takimet tuaja vendosni bashkërisht për fatin e Vatrës që lëngon tash e 12 vjet.
Vatra është me histori të gjallë ende. Ndaj duhet ta trashëgojmë me Kuvënd të Jashtëzakonshëm pune, me përfaqësues të të gjitha degëve të votuara nga mbledhjet e përgjithshme të degëve aktive pa e llogaritur në hesap kupolën.
Me Vatra për Vatranët, të dashur vatranë Nolianë, vendosni në mbledhjet e Jashtëzakonshme të degëve me anëtarë të regjistruar kundrejt pagesës së bërë deri më 17 Mars 2024 me qëllim :
*dakordësinë për thirrjen e Kuvëndit të Jashtëzakonshëm të Vatrës këtë pranverë 2024;
*Votëbesimin e kryetarit të Vatrës dhe ngritjen e strukturave kryesi e këshill me votë të fshehtë kuvëndi.
*në frymën e bashkimit, dhënien fund të përndjekjes së vatranëve kudo ku janë, sepse Vatra është organizatë vullnetare dhe jo sekrete e kupoliane;
*dhënien fund të mosinformimit të gjëndjes reale, sa degë, sa anëtarë, cili është raporti financiar i vitit 2023;
*zgjedhjen e dy përfaqësuesve tuaj në degë për grupin nismëtar e përgatitor të mbledhjes së Kuvëndit të Jashtëzakonshëm të Vatrës në pranverë 2024, datën ta caktojë grupi nismëtar ku të marrë pjesë vetëm kryetari;
*zgjedhjen e delegatëve të degës për kuvëndin e Jashtëzakonshëm sipas raportit 15 anëtarë një delegat
dhe zgjedhjen e kandidaturave për anëtarë në këshillin e Vatrës 2024.
Grupit nismëtar të përgatitjes së Kuvëndit të Jashtëzakonshëm që del nga degët aktive, i dashur Elmi Berisha ti vërtetoni me pagesa anëtarësinë aktive duke ndërtuar kështu listën e anëtarësisë aktive të Vatrës që nga 17 Mars 2024.
Më pas grupi nismëtar përgatitor të ketë fuqinë e kontrollit të delegatëve që vijnë me proces-verbal të mbledhjes së përgjithshme të degës për listën e delegatëve të Kuvëndit të Jashtëzakonshëm.
Pra, kupola e kryesisë tënde të mos ketë të drejtë vote në Kuvënd, por të vijë po mundi pa hile, nga degët e ballafaquar sipas raportit 15 anëtarë – një delegat me pagesat e anëtarësisë aktive.
Ja çfarë shkruhet në kanun-oren e ustallarëve të 26 Shkurtit 2022.
Ja më poshtë neni 24, që ju bën pritë delegatëve Vatranë tek dera e sallës së Kuvëndit të rregullt!
O çfarë tmerri për fatin dhe frymën e Vatrës? E mendoni kryesinë kupoliane në kuvënd me këtë nen nr.24, kamikaz?
Lexojeni të dashur bashkëkombas, pakica mbretëron Vatrën sot me frymë kupoliane.
Neni 24. Në Kuvend përveç delegatëve të degëve merr pjesë, me të drejtë vote, edhe Kryesia e Vatrës.
Këta të kupolës me 13 vota të rezervuara kanë 50% të delegatëve të 26 Shkurtit 2022!
*Serbët e Kosovës i kanë zili këta vatranët kupolianë, se Serbët atje kanë vetëm 10 vënde të rezervuara në parlamentin e Kosovës. Keqardhje për Kosovën martire. Paqja qënka më e vështirë se lufta.
Sot, këta vatranët kupolianë të armatosur me të drejtën e 13 votave të rezervuara, janë specialistë të përjetësisë kupoliane dhe shëmbëlltyrë e regjimeve autokrate në Shqipëri, varrmihës të frymës demokratike në Vatër.
Sa të jenë gjallë këta, po i la anëtarësia e Vatrës, po i la 30% i degëve që janë gati për Kuvënd, një fotografi do kenë vetëm me peshkopin Grek në mes, me dhjetra vite, njëlloj si byroja politike hoxhjane, por ajo qe pa prift se nxinte e kuqonte e gjitha me bojë.
Po sa bukur dalin në fotografi këta kupolianët edhe të vrenjtur në fytyrë.
Vetëm Noli dhe Konica ndizen si qëmoti, ore ndaj e bëmë Vatrën ne, që këta kupolianë Njujorkezë e Miçiganas të tundin thesin me dekoratat pafille të Likes e Nishanit?
Ku kanë luftuar këta mo? Nuk kanë hapur një shkollë Shqipe në Amerikë, për be! Këta e kanë trëmbur dhe stemën e Vatrës aq sa nuk e bënë një nen në kanun-oren e 26 Shkurtit 2022.
Ja përse Neni 24 i statutit të 26 Shkurtit 2022 është thika pas shpine për Federatën Vatra, e mbajtur në dorën e kupolës për përjetësinë e linjës autokratike dhe frymën e grupit (një pjesë e mirë e Këshillit me 14 anëtarë të emëruar nga kryetari Elmi Berisha, si dhe kryetari i këshillit të Vatrës, që është po i emëruar dhe 13 nga Kryesia të emëruar, si edhe kryetarë degësh a vatranë pro kësaj kupole se i kanë dhënë besën kupoliane.
Po si ka arritur kupola të vulosë me Kuvënd këtë kanun-ore që e bën të përjetshme në guximin e saj bllokues të ardhmërisë së Vatrës si edhe më 17 Mars 2024 kur kjo kupolë veproi pa fuqinë e Kuvëndit?
Anëtarësia e Federatës Vatra këto vite ka patur numra të vegjël pikërisht prej kësaj kupole dhe nuk ka arritur ta bindë me votë ndryshimin që duan me të vërtetë Vatranët e degëve.
Ka patur dhe ka ende shumë presion nga kupola sidomos për të zbatuar kanunoren kurth edhe në mbledhjen NUL të kupolës më 17 Mars 2024.
Konkretisht. Sipas shkrimit në gazetën Dielli më 27 Shkurt 2022, “Elmi Berisha rizgjidhet kyetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra”, z. Elmi Berisha mori 23 vota, Rafaela Prifti merr 2 vota dhe Prend Qetta një votë, pra në total janë 26 delegatë në Kuvënd.
Një llogari e thjeshtë, po e marrim sikur të gjithë këta delegatët e Kuvëndit të 26 Shkurtit 2022 të kenë ardhur nga anëtarësia.
26 delegatët e Kuvëndit të 26 Shkurtit 2022 përfaqësojnë 390 anëtarë të Federatës Vatra sipas statutit të ri të 2022.
Në realitet ishin mē pak se këta kanë bërë pagesa thjesht të jenë të pranishëm me votë në Kuvënd.
Ky numër total anëtarësie është i papërfillshëm për përfaqësimin për gjithë Amerikën e Kanadanë krahasuar me fuqinë Shqiptare që ka vetëm tre-shtetëshi Nju Jersi, Nju Jork dhe Konektikat. Që këtu del se sa të mbyllur e të vakët e ka mbajtur Vatrën kupola drejtuese.
Ustallarët e kupolës u vunë në punë nga kupola për të qepur nenet e kanun-ores më 26 Shkurt 2022.
Raporti delegat-anëtar është fiksuar 1 me 15, sepse e dinë që e paskan kalbur trupin e pemës vatrane dhe duhej ta rritnin raportin delegat me anëtar që të mbretërojnë ende, ose thonē të mos na e marrin vatrën Shqiptarët Nolianë.
Shumë degë janë tharë nga pritja e gjatë e një ndryshimi demokratik që kurrë nuk vjen me këtë kupolë edhe 5 mandate…a më shumë sepse është ngulur mirë neni 24.
Kryetari i Federatës Vatra z. Elmi Berisha duhet ta kuptojë që Federata Vatra është e sëmurë nga virusi i kupolës.
Mijërat e Shqiptarëve të Amerikës i shohin dhe u vjen keq për Vatrën.
Vatra për vatranët! Fare thjesht.
6 degë për 30% duhet të formulojnë thirrjen e Kuvëndit të Jashtëzakonshëm me qëllim Ringritjen e strukturave demokratike të Vatrës.
Le ta ndalim këtë aventurë antivatrane sa më parë se ja ka marrë frymën degëve!
Ndaleni z.Elmi se do mbeteni turpi i Vatrës për shekuj të tjerë me këtë zaptim që keni bërë.
Kupolianët do thonë, shih ky na mëson ne kanunoren tani. Po ne jemi rrobaqepësa klasi të kupolës Njujorkmiçiganase. Dakord po do bëheni më të veckël në ditët që vijnë!
Unë ju premtoj që në dhomën muzeale të Vatrës që do hapim me kësmet në Boston këtë dekadë do të vendosim një foto të madhe tuajën bërë tek Kisha e Nolit më 21 Maj 2023 bashkë me një kazëm mbi stemën e Vatrës 21 Maj 2023, shpjeguar me shkrim e Sokol Pajës, Ditë historike për Vatrën, atë Theofan Koja do të udhëheqë degën e Bostonit, botuar në gazetën Dielli më 22 Maj 2023.
I dashur kryetar Elmi Berisha!
Është fare e qartë!
Kuvëndi i ardhshëm sidoqë të jetë dita do të quhet i Jashtëzakonshëm.
Kjo do të ndodhë edhe sikur kupola të mbyllet në selinë e Bronksit deri sa të mbaroni mandatin tuaj për të kopsitur po mundët në ëndrra qëndresën kupoliane.
Ndoshta kupola ka filluar të hedhë zaret 12 vjeçare prapë për të bërë ndryshime në llojin e saj apo ëndërron të qasë për kryetar të Vatrës besnikun e saj të radhës duke zgjedhur midis Nju Jorkut dhe Miçiganit.
I dashur kryetar Elmi! Është mirë të reflektosh për gjithë këtë sherrnajë disavjeçare që Ju gjetët dhe mbani po një tallava edhe tani.
Hidhini 13 herë zaret për kupolën dhe mendoje!
Hidhi edhe për anëtarët shtesë të këshillit dhe prapë mendoje!
Do dalësh i humbur. Të bën pis kupola. Ndaj nuk i qorton dot ballas. Të pashë vetë në Boston.
Nuk kam nevojë për kallauz. E një kryetar që bën sehir kupolën e lodhur e kotrollhumbur në takime pune nuk e mbështetin kurrë të papërlyerit.
Në fakt, kupola që të rri sot majtas e djathtas është sa 60% e votave që ke marrë më 26 Shkurt 2022 !?
Pra, e llogaritur nga 26 delegatët e 26 Shkurtit 2022. Pra, e kupton çfarë masakre kini bërë me printimin e kanun-ores së 2022?
Të kam shtuar vetëm kryetarin e këshillit plus kryesinë që bëjnë 14.
Vatrani do mbetet vatran, do apo nuk do kupola, i dashur Elmi Berisha.
Nuk ka njerëz perfektë, por të mbash peng një organizatë kaq emërdielltë e dashurindjellëse për Shqiptarët në botë, është marrëzi.
Një Vatër që po lëngon nuk ka nevojë ta vuajë edhe gjysmën tjetër të mandatit tuaj.
Prandaj, i dashur Elmi prano një Kuvënd pune që të mbahesh mënd!
Shumica mund pakicën. Ju shumicën nuk e keni më as me kanunore, as me çfarë ka ngjarë këtyre viteve të mandatit tuaj.
Edhe ju vetë e dinë këtë. Prandaj, a ta ndjen zemra të qetësosh Vatrën dhe vatranët?
Ta ndjen mo ta ndjen, por të mban me furka kupola. E dimë të gjithë ne, si nuk e dimë.
Kupola jote po fshihet pas nenit 24.
Edhe këtë nen-thikë në shpinë të Vatrës do duhet ta zerojmë me fuqinë e degëve nismëtare.
Po, mirë i dashur kryetar Elmi, pse praktikën Serbe në Parlamentin e Kosovës do mbajmë ne në statutin e Vatrës me nenin 24 në Kuvëndin e Vatrës në Amerikë edhe më 2024? Rroni me Shqiptarinë ju?
Pse mo kupola jote e bëri Shqipërinë apo Noli, Konica, Kirka, Dako, Çekrezi e qindra vatranë të tjerë?
Prano, që asnjë nga kupola jote e tanishme që ja futi thikën Vatrës me nenin 24 nuk do të jetë në komisonin nismëtar të thirrjes së Kuvëndit të Jashtëzakonshëm brënda pranverës 2024.
Mos bëni hesape jo. Lëri vatranët e degëve të zgjidhin vetë fatin e Vatrës.
Nuk duam më tu kujtojmë kazmën që na latë në Boston më 21 Maj 2023 nëse reflektoni. Kaq mjafton.
Çfarë duhet të bëjmë? Kryetari aktual të bëhet pjesë e motos Vatra për vatranët!
Zoti Elmi, Vatra nuk është Iluminati, mos na bëni kaq budallenj se do konkuroni dhe NATO-n me ekspertizë ushtarake.
Po ç’fall do hedhim ne për mbrojtjen e trojeve Shqipatre kur nuk kishim një komision të garancive statutore në Vatër që ta vërë para faktit të vetëm dy shkeljeve të kësak kanun-oreje në Boston kupolën.
Eja i dashur kryetar Elmi, të shpëtojmë njëherë Vatrën nga kjo kupolë dhe kjo kanunore-helm dhe pastaj të bëjmë një memorandum me NATO-n, në Ferizaj apo në Kuçovë!
Ka ndonjë masë disiplinore për shkak të këtyre shkeljeve të kupolës deri tani? Jo!
Po për vatranët që ju bezdisin për hapjen e vatrës, pse ka dhe me polici e gjykata?
E doni ju tu afrohen Shqiptarët? E dini sa ju duan vërtetë apo rroni me kovat e lavdisë së shekullit të kaluar?
Reflekto i dashur Elmi Berisha edhe për degët e tjera aktive që të kanë kërkuar me zemër e shpirt një Kuvënd të Jashtëzakonshëm dhe kupola dhe Ju nuk keni kurajo ta pranoni kërkesën e tyre.
Lidhu me sekretarin z. Pashko Camaj, që e ka të zorshme të thotë të vërtetën ashtu fytyrëskuqur në ALBTV USA se sa degë ka Vatra e datës 17 Mars 2024 sakëtisht 18 apo 19?
Shëmbeni Ju vetë kupolën i dashur Elmi Berisha, kupolën që të bëri kryetar e tu servilos më 17 Mars 2024 duke ngritur duart lart për Ju.
Z. Pashko Camaj pati më shumë fat se meqë Ju hapët lojën e votëbesimit nga kupola, Peshkopi Grek Theofan Koja, rrufeemëruari nënkryetar këshilli fill pas humbjes tragjike më 17 Dhjetor 2023 në degën Vatra Boston e bekoi votëbesimin e tij më 17 Mars 2024.
Ju e njihni fuqinë e Shqiptarëve të Amerikës!
Ndoshta duhet ta besoni që të mos fshiheni pas emrave të kupolës që të kanë rreshtuar Vatranin e Parë me pazar të kopsitur.
Ora e Kuvëndit të Jashtëzakonshëm ka filluar numërimin Countdown për ne të dashur vatranë!
Me fat qoftë Vatra për Vatranët!
Vetëm me Kuvënd të Jashtëzakonshëm me grup nismëtar nga përfaqësuesit e zgjedhur të degëve, që të diellet e sotmja dhe e ardhmja e Vatrës! Ti vëmë zemerek të ri orës së Vatrës!
Artur Vrekaj, anëtar i Vatrës