Lindur më 1848, Botev u shkollua në Rusi; u kthye në Bullgari në vitin 1867, pastaj iku në Rumani. Atje iu përkushtua lëvizjes çlirimtare bullgare nëpërmjet veprimtarisë organizative, gazetareske, letrare, etj. Një përmbledhje me Këngë dhe Vargje të tij, u botua në vitin 1875. Në maj 1876, Botev kthehet në Bullgari në krye të një çete luftëtarësh – vritet pak ditë më vonë nga forcat osmane – disa thonë u vra në rrethana të dyshimta, ndoshta gjatë një grindjeje brenda çetës së tij. Kristo Botev, poet bullgar, hero kombëtar i luftës kundër osmanëve, vritet në Stara Planina.
NËNËS
Mos qaj, nënë, mos u pikëllo
Se kam ngritur krye,
I jashtëligjshëm jam, rebel,
Të lashë ty në dhimbje
Për mua, djalin tënd të parë,
Por mallkimi dhe zemërimi
Për këtë shtypje të urryer
Na ndau, më dërgoi
Në dhe të huaj –
Të endem papushim,
Braktisur, i dëshpëruar.
E di, ti më do mua
Të mos vdes i ri,
Por më thuaj, çfarë të bëj,
Kur ti, nëna ime,
Këtë zemër më dhe.
Komentet