Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka konsideratë të lartë për gazetën prestigjioze New York Times, prandaj i vjen keq kur botohen në faqet e saj artikuj dizinformues ose që shtrëmbërojnë të vërtetën. I tillë qe artikulli i Z. Ian Fisher botuar më datë 6 gusht 2003, faqe 6, ku autori e mohon kombësine shqiptare të Nënë Terezës, me argumente te pabaza historike a shkencore.
Ja argumentet kryesore që paraqet zoti Fisher për të mbrojtur tezën e tij:
1. Nënë Tereza nuk ka si të jetë shqiptare a me kombësi shqiptare, kur dihet se ishte katolike e ritit Latin, ndërsa shqiptarët janë myslimanë.
Çdo njeri që ka sado pak dijeni mbi shqiptarët, e di se ata u përkasin tre besimeve fetare myslimanë, ortodoksë të ritit Bizantin dhe katolikë të ritit Roman, pa llogaritur sektin Bektashi. E njëjta përbërje fetare zotëron edhe në trevat e banuara nga shqiptarët, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në Maqedoni gjithmonë ka patur ortodoksë dhe katolikë shqiptarë, ashtu sikurse ka edhe sot. Dijetarët dhe etnografët e huaj kanë shfaqur admirim për tolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve që vazhdon prej shekujsh. Ndofta në asnjë vend të botës nuk ka aq martesa mikste sa te shqiptarët, në raport me popullsinë.
2. Mbiemri vajzëror i Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu hedh dyshime mbi kombësinë e saj, mbasi gjuha shqipe nuk ka mbaresa “u” për mbiemrat.
Ky argument filologjik dëshmon se autori ka mangësi në fushën e onomastikës shqipe. Edhe librin e telefonave sikur të kishte shfletuar, do të kishte gjetur një tok mbiemrash me mbaresën “u.” Shumica e mbiemrave të shqiptarëve me prejardhje nga profesionet mbarojnë me “u.” Shembuj: “Bojaxhiu,” (painter); “Kundraxhiu,” (shoemaker); “Terziu,” (taylor); “Furrxhiu” (bakery); “Djepaxhiu,” (cradlemaker); “Sapunxhiu,” (soapmaker); “Hanxhiu,” (owner of an inn); etj.
3. Nënë Tereza nuk dinte shqip dhe nuk fliste shqip.
Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip, pas një emigrimi prej 7 dekadash, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën shqipe. Në kohën që shkruajti poezinë, të cilën po ua servirim shqip e anglisht, ajo ishte 22 vjeçe. Besojmë se kjo dëshmi e patjetërsueshme mjafton për të bindur edhe më skeptikët për kombësinë e saj shqiptare.
Për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Kryetari
Naum Prifti
A Poem by Mother Teresa
Gonxhe Bojaxhiu
Composed Dec. 9, 1928, en route to India
GOODBYE
I am leaving the glowing hearth,
And my birthplace and kinsfolk;
To go to disease-wracked Bengal,
Far, far away.
I bid goodbye to fretful friends,
From hearth and relatives I turn away,
To obey my heart that tells me
To serve Christ.
Goodbye, dear mother,
Take care friends of mine;
A pure force stirs within me
And drives me toward inflamed India.
The boat sails ever so lightly,
As it awaits stormy scars;
For the last time, my eye surveys
The coastline of wrathful Europe.
On the boat, joy and exultation
Light up the face care-worn
Of a soul betrothed to Christ-
The tender bride of the new world.
An iron cross she clasps in her hand,
A cross that rings with the message of salvation;
And her spirit is ready
To sacrifice all for it.
“Accept, oh, Lord, this sacrifice,
as a testimony of my love;
and on this day help my soul
that wants to exult Your name.
In return, oh, Gracious Lord,
Our kind Father,
I ask only that I be filled with the spirit
Known only to You.”
Pure as a summer drizzle at dawn,
My hot, wistful tears roll softly down,
And uplift my public oath
To make my life a ceaseless prayer to You.
Translated from Albanian by Peter R. Prifti
San Diego 1991
ALBANIAN CATHOLIC BULLETIN, San Francisco, CA., Vol. XII, 1991
Poezi e Nënë Terezës
Gonxhe Bojaxhiu
Hartuar më 9 dhjetor 1928, kur po udhëtonte për në Indi.
LAMTUMIRË
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,
Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,
“Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.”
Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Komentet