Nëse do të isha i mbërthyer në majën më të lartë,
Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!
Unë e di cila dashuri do të më ndodhej ngat,
Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!
Nëse do të isha i fundosur në detin më të thellë.
Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!
Unë e di lotët e kujt do të vinin gjer atje,
Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!
Nëse do të isha i rrënuar me trup e me shpirt
Unë e di lutjet e kujt do më ngjallnin përsëri,
Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!
Komentet