“Si je biri nënës!? E more kafen. Të bëftë mirë. Ja, edhe unë ashtu.
Si plakat. Se, që thua ti..unë kam qënë mesuese.
Në Korçë kam qënë.
Poo, por burri me vdiq.
Qe goxha burrë. Mesues edhe ai. Nga veriu.
Ehh. Un bën vite që ka vdekur.
Kam shyqyr Zotit.
Në Itali e kam njërin e në Amerikë tjetrën.
I kam të mirë.
Rallë vijnë por i dëgjoj çdo ditë në telefon. ( Nuk i shihja kurrë një telefon me vete)
Ehh. Vetem.
Po, ja ashtu. Më dërgojnë ca leka kalamajtë.
Me pension.
Po nejse.
Ti mirë?
Nga të kemi?
Se mos të besdisa se, flas shumë unë. Ulem në tavolina me ç’te gjej te ky lokali e, flas e flas.
Po po, ketu vi çdo dite.
Te shoh edhe ty.
Hee heee😉
Të gjithë i shoh.
I u flas.
Po ç’të bëj!?
Muhabet dua une. He, të besdisa!?
Ja do ulem tashti të pi kafen”.
Ka floket e thithura e të prera shkurt. Fytyren katrore me tipare të imta .
Dy sy të zgjuar por, shumë të lodhur. Si të zbardhellyer.
Si trikoja që vesh mbi fustanin e leshit.
E shoh përdit më të njëjat veshje. Mbeshtwte fort mbi karrike me duar që të ulet.
Eshte shumë e shëndosh.
Kembet, nën fundin e gjat e të lesht, eshtë e veshur me disa shtresa, i ka shum te fryra .
Mezi leviz kur ulet ne karrike e shpesh e shoh te zbres shkallet e ndihmuar nga klientet e lokalit.
Vihet në një pozicion pranë portës që të shohi të gjithë, kush hyn e del. Ndoshat edhe qe ta shohin të gjithë. Nëse ndesh shikimin me te, fillon e flet. Nuk ndalet.:“ Ehh. Me ka vdeku burri. Mesuese kam qen.
Ja ashtu. Me pension e me kalamajt qe me ndihmojn..”
“Më ndihmo pak tëçohem- me tha një dite. Duhet te vete të paguaj dritat e ujin.
Jo jo, nuk i kam larg . Eee po, një ore me duhet te vete se ti e shikon si eci. Si breshka”.
Qeshi edhe me dhembet që i mungonin.
Iku.
Ka muaj që se shoh më
Sot pyeta kamarieren.
-Zonja që iu flet te terve. Se kam parë më!
Ajo pra, mesuesja qe mezi ecte”
-“Eh, vdiq!
-Vdiq!?
-Si? Kur?
-Në fakt, dukej që ishte shume e renduar me ato kembet e buavitura”.
Mu kujtua që vishte edhe në dimer një palë shapka të mëdha e çorape leshi në këmbë.
I kishte shume të fryra ato këmbe.
-“Po jo more. Vdiq nga një aksident. E shtypi makina.
Po shkonte të paguante dritat e ujiin”
Kishte tentuar disa here të më paguante kafen. E kisha vëne re që e bënte me të gjithe.
Një menyre që të theriste vemendjen.
Një mënyre për të më thënë që t’ia paguaja une a të tjerët.
“Kam, kam lek. Mi nisin kalamajt. Janë jashtë shtetit.
Njërin në Itali e tjetra ne Amerikë.
E mirë. Të faleminderit shume.
Rrofsh e qofsh”.
Përball lokalit një kazan mbeturinash.
Nën të, dy shapka të medha rozë. Pranë, një shtyllë elektriku me tela si rrjeta e merimanges në pritje të gjahut të rradhes…(lm)
Rip