XHEVAHIRE SADRIA, NËNA SIMBOLIKE E TË GJITHË SHQIPTARËVE PATRIOTË
Nënë Xhevahirja,mistikja e rrallë që komunikon me zotin, teologia dhe filozofja e ekzistencializmit, bija e Vuthajve kreshnike, e shoqja e oficerit të Mbretit Zog Shpend Sherifit, luftëtar i Luftës së Dytë Botërore, ish i burgosur politik i regjimit komunist i arratisur nga Shqipëria dhe për disa dekada shefi i Odave të Brukselit në emigracion.
Ka vite që na vjen në Shqipëri, kjo zonjë në moshe të pjekur, plot përvoja jetësore, e mbrujtur me filozofi ekzistencialiste, frymëzime qiellore, urtësi popullore, tamam si një ikonë e një tjetër kohe, e ndonjë salloni borgjez apo aristokratik të metropolave evropiane, të një balloje tek oborri i Mbretit Luigji 14-të, në Versailles, ulur nëpër tarracat e kryeqytetit tonë Tiranë, duke pire kafe dhe çajra, duke shpërndarë lutje, bekime dhe çokollata, e stolisur me fustana multikolor, plot me ngjyra dhe vizatime, si të ishte një pishë e dekoruar për Krishtlindjen në sheshin kryesor të Brukselit apo të Parisit, me ca kapuçë origjinalë, me rreth 9 dekada jetë dhe një eksperiencë të paparë kombëtare dhe ndërkombëtare, ngaqë ka udhëtuar kahmos, jo vetëm nëpër trojet shqiptare, por në mbarë botën, si të ishte motra binjake e mbretëreshëshës Elizabeta të Anglisë.
Mire se erdhe, o nëna Xhevahire, mirë se të pruni Zoti, në tokën e të parëve … ! Po si je, çka je ? Gjithmonë po na sjell një energji të bukur humane, diçka pozitive dhe frymëzuese, e cila po na mbush akoma plot me shpresë, kurse në brendësinë tonë, shumica prej nesh janë mjaft cinik, negativ, nuk besojnë absolutisht në asgjë, dhe janë në prag të depresionit. Por vetëm takimi me nënën Xhevahire i shëron shpirtërisht, i rikthen në një energji pak më konstruktive.
Siç thoshte regjizori i famshem Kujtim Çashku, i cili e respekton jashtë mase dhe e konsideron dikund sikurse nënën e tij shpirtërore, pasi dhe ja ka organizuar tek ambientet e Marubit, festimin e 80 vjetorit të saj, duke i propozuar që ta mbjellin simbolikisht një pemë në kopshtin e shkollës, me bekimin dhe lutjet e saj sufiste, dhe më vonë përseri 85 vjetorin duke na thënë : « Ta dini që Nëna Xhevahire është një personalitet frymëzues për të gjitha brezat dhe në të gjitha epokat » dhe është e vërtetë, pasi këtë dhunti e ka të lindur.
Po kush është kjo plakë origjinale, jo si të tjerat e gjeneratës së saj, sikur të jetë personazh i një filmi, komedie anglo-amerikane e dikurshme, apo e një libri të vizatuar nga stërgjyshërat evropianë të zotit Bujar Kapexhiu … tungatjeta dhe gëzuar !
Xhevahire SADRIA, bijë Vuthajsh,dhe fis Këlmendi, një ndër më të vjetrit dhe fisnik të Kombit shqiptar, sipas të dhënunave të një libri të botuar mbi këtë subjekt interesant « Historia e Fiseve shqiptare » … ka lindur me 25 maj 1934 në Guci.
A ju kujtohet Ali Pashë Gucia apo kënga e Jakup Ferrit ? Këtu jemi nëpër rrethet e Plavës dhe Gucisë, në fshatin Vuthaj … ngjitur me vendlindjen time Malsia e Gjokvës dhe bjeshkëm time Trokuzin e Buçpapaje. Sa herë kemi kullotur dhentë sipër nga Maja e Karafilit dhe kërshin e Gjobalës, kemi parë nga këto lartësi 2500 metra ku edhe është bjeshka ime, nga më të bukurat në botë, Vuthajt, Plavën dhe Gucinë këto perla të përjetshme shqiptare, që vizitohen nga zanat, nga orët dhe mitet, ku nuk ka pasur akoma rastin për të na ardhur James Bond-i, agjenti 007, ngaqë ishte i zënun në Kazinon e Montenegros.
Babai i saj, zoti Sadri Rexhepi, ka qenë oficer në atë zonë, dhe ndante pleqëri si personalitet me përvojë dhe urtësi, në odën e tij, ku edhe mbledheshin burrat e vendit, malsorë gjigand, luftëtarë të flamurit shqiptar.
Një ditë sipas nënës Xhevahire, të jatin Sadrinë e thërret mbreti Knjaz Nikolla në zyrën e tij për të biseduar me të. Knjazi i tha luftarit shqiptar Sadri Rexhepi se si ju duket që gjeneralët e mij po u konvertojnë ju shqiptarëve në feneë tonë ?
Sadri Rexhepi ishte një patriot i madh dhe shkoi në takim për jetë ose vdekje dhe u ankua tek mbreti për konvertimet e popullsisë shqiptare më dhunë në malazës. Sadria i tha: « Rrënjet e malazezve janë iliro-shqiptare, biles edhe rrënjët tua dhe të gjyshit tënd janë shqiptare, sido që jeni konvertuar në malazëz dhe keni marrë besimin e sllavëve, gjaku nuk ndryshon kurrë. Ne ju kemi sundue pesë shkekuj dhe ju kemi respektue besimin, nderin dhe familjen dhe këtë presim edhe nga Ju tani që e keni fuqinë ».
Rojet e mbretit i çuan duart tek armët që mbanin në brez për ta vrarë këtë shqiptar që guxonte t’i përgjgjej kështu mbretit të tyre, por Knjaz Nikolla u bërtiti më të madhe: Lëreni këtë shqiptar trim të flasë dhe të shkoj në shtepi të vet, pasi është miku im dhe është në në besën time dhe ashtu ndodhi.
Pasi Sadri Rexhepi shkoi në shtepinë e tij në Guci, tre ditë ma vonë i erdhi dekreti i mbretit ku njoftohej se ja kishte lidhur Knjaz Nikolla një pension të përjetshëm dhe ja ka dhënë një titull nderi, se e ka ditur që mund ta luante një rol të mirë paqësorë dhe pozitiv në vendin e tij, pranë atij dhe Sadria e mbrojti popullin shqiptar aq sa mundi nga presionet asimiluese malazeze, spastrimi etnik dhe shtypja barbare që ushtronte pushteti pushtues malazez në këto troje etnike shqiptare.
Kurse nëna e Xhevahirës ka qenë Rushë Brahimja, një zonjë e bukur shumë, burrërrore, fisnike, me një karakter të fortë, ngaqë thuhet se e ka pas vra me pushkë hekuri një burrë.Dikur në rininë e saj, një përson ka pas dashtë me i hy me zor tek shtëpia e saj, në ato momente Rusha e ka paralajmëruar tre herë që të largohej, por ai ka refuzuar dhe atëherë Rusha e ka shkrepë pushkën dhe e ka vra në vend. Ngjarja mori dhenë dhe çdokush i ka pas thënë: të lumtë dora, e të lumtë pushka!
Rusha thuhet se ka qenë punëtore e palodhshme, i ka respektue rregullat dhe zakonet kanunore malësore, por i ka pas dashtë shumë kafshet dhe posaçërisht një delme të saj, të cilën e lante me sapun dhe e mbante vetëm për qejf. Të fala keni nga delmja e Rushe Brahimës, thuhej me humor në Vuthaj!
Për çdo ditë, nga fundi i pasditës, e ka pirë një kafe turke me burrin e saj zoti Sadri Rexhepi, i cili e ka dashur, respektuar dhe konsideruar si ministrën e punëve të mbrendshme, e ka pyetur, e konsultuar me të tamam, çka ka qenë diçka mjaft moderne dhe e evoluuar për atë kohë. Ka qenë familje me kulturë dhe aspak fanatike komplet e mbyllur në guacën e saj. I kishin 8 fëmijë, 4 djem dhe 4 vajza dhe Xhevahire Sadria është fëmija i fundit, e lindur shumë vite pas të motrave dhe vëllezërve të tjerë, pak si e papritur, si diçka edhe aksidentale, porse e mirëpritur, sepse vinte si një dhuratë prej zotit. Biles prindërit e saj, e kanë pasur një moshë tepër të avancuar kur ju ka lindur Xhevahiria. Kështu, që babai i saj Sadria, mund të ishte gjyshi i saj, dhe si fëmijë i fundit, i ardhur në pleqëri … psikologjikisht është mahnitur dhe e ka konsideruar si fëmijë qejfi, special, e ka trajtuar me dashurinë e një gjyshi në realitet, e ka favorizuar jashtë mase, në raport me vëllëzrit dhe motrat e saj, e ka marrë me vete kudo për të shëtitur dhe e ka futur jashtë rregullave normale të asaj kohe, si femër ( pra vajzë e re ) në oden e tij, ku i priste të gjithë mysafirët burra të shquar dhe trima… Kurse nëna e saj, ka qenë më strikte, autoritare dhe e ka mbajtur distancën, duke i diktuar rregullat që duhet për t’i ndjekur në jetë. Mund të thuhet që ka qenë pak a shumë, për nga fati i saj, një fëmijë i favorizuar, ndoshta pak më i lazdruar, e cila ka gëzuar një liri që nuk e kanë pasur të tjerët. Pra, konkretisht, ka kaluar fëmijërinë e saj tek shtëpia, ulur në oden e babait të saj Sadri Rexhepi, duke i dëgjuar të gjitha muhabetet e burrave me kujdes, ndërsa jashtë shtëpisë, sikurse në shkollën fillore të Plavës dhe Gucisë, ka qenë pak natyrë në vete, e izoluar dhe në botën e saj paralele. Merrej me lule, me gjethe, me natyrën, me zogjtë, me kafshët, me zanat e malit, me shtojzovallet,
sirenat, dhe ishte çdoherë e veshur pak special për ato kohëra, sa të tjerët thoshin: « Ja, na erdhi parisiania, si me pas qenë këtu një sfilatë mode » ! Nuk u përziente me të tjerët dhe nuk lozte si çdokush normal në atë moshë me fëmijët e lagjes. Pastaj, kur i thoshin familja për t’i çuar delet në për kullota në fushat dhe bjeshkët e bukura të Gucisë, ajo i çonte në vendin e caktuar, por pastaj, ëndërronte, e zinte gjumi, kishte vizione qiellore, shihte gjëra të çuditshme surrealiste, kultivonte botën e saj shpirtërore paralele, spontanisht që në fëmijëri … Pse ? Sepse ishte e shënuar në natyrën e saj !
Dikur kalonin orët, dhe vinin dhetë vet tek shtëpisë me orën e tyre biologjike, ndërsa Xhevahire Sadria ishte e zhytur akoma në planetin e saj të pa emër, gjysmë në tokë, gjysmë në kozmos ! Dikur e kuptuan edhe prindërit e saj, që kjo vajzë që ua ka falur Zoti në pleqëri, nuk ju ka ardhur krejt kot … por e ka një fat tjetër, ngaqë është tepër speciale, nuk i ngjan fëmijëve të tjerë … Ku me e ditë pse na ka ardhur mbi këtë tokë, dhe për ta kryer të cilin mision ? Dhe e kanë lënë në botën e saj, pa i kërkuar shumë gjëra të rëndomta tokësore, siç ju kërkonin vajzave të tjera: shërbime, pastrime, punime dore, kuzhinime, e të tjera … Për fat, e donin të gjithë vëllezërit dhe motrat e saj, sepse, edhe mund ta xhelozonin tek e fundit.
Kështu, që gjer në moshën 17 vjeçare, ka përjetuar një ekzistencë përrallore, idilike, në botën e saj paralele, pak a shumë larg realitetit normal tokësor, si me pas qenë në një film, në një tregim me Borëbardhën, Kësulkuqën, Alicën në botën e mrekullive,
e rrethuar me ëngjuj, me xhind, me zana, duke akumuluar shenja dhe vizione, si artistët që ishin nën ndikimin e substancave halucinogjene … porse zonja Xhevahire i kishte ato fenomene të lindura dhe krejt spontane, të natyrshme. Pra, e ka jetuar një fëmijëri të bukur, njerëzore, plot dashuri, me një kumbarë, që e donte për së tepërmi, me një familje që e mbronin dhe e pranonin ashtu siç është … Edhe, pse nuk e ka pasur një jetë sociale normale dhe ka qenë mjaft margjinale, si një fenomen eksepcional, jashtë normave, por siç duket, kjo veçansi, nuk e ka pas penguar fare.
Mirëpo, tani, sipas zakonëve malësore tradicionale, çdo vajzë e rë mbi 15 vjeç duhet me menduar për t’a martuar dhe për t’ia gjetur fatin e saj, kështu që siç ishte zakoni i vijnë disa burra Sadri Rexhepit për t’ia kërkuar dorën e vajzës së tij Xhevahires 17 vjeçare, për babain tim Shpend Sherifin, atëherë 30 vjeçarë ( jemi në vitin 1950- dhe 51 ) dhe pas një konsultimi me gruan e tij Rushe Brahimja, e pranon atë martesë të ardhshme dhe e japin vajzën e tyre, mund të thuash pa e pyetur shumë dhe sidomos pa e përgatitur fare për atë etapë kryesore të jetës. Natyrisht e ka pyetur formalisht pasi që e ka pas dhënë babai i saj Sadria – « a je dakort Xhevahire … ? » dhe i ka thënë mekanikisht, pa e stërholluar, ngaqë e admironte babain e saj, që e kishte si idhull dhe model : » E di ti më mirë babë, dhe do bëj çka të më thuash ti … pikë ! »
Porse, në realiteti praktik dhe objektiv, Xhevahire Sadria, ishte në një planet tjeter përrallor dhe paralel, dhe aspak e përgatitur për martesë apo për t’u bërë nënë fëmijësh. Ishte akoma e zhytur në fëmijërinë e saj, bile akoma jo në adoleshencë, ngaqë nuk kishte përjetuar asgjë, në aspektin e emocionëve rinore që mund t’i lidhin vajzat me djemët e ri të asaj moshe, në kulmin e epshëve … dhe tani, papritmas, si çel e mëshelë sytë: kalon prej shtojzovallëve tek grua e zotit Shpend Sherifi i aratisur politik nga Malsia e Gjakovës, Tropoja, një njeri malësor i pjekur 30 vjeçarë, shtalartë, i pashëm, impozant, me një eksperiencë të madhe në luftë dhe në odat e burrave dhe një kavlari tragjik gjatë torturave në burgjet komuniste … këtu do të thoshim 100 përqind në realitetin ultra brutal.
Por çuditërisht, e drejtuar nga Zoti, engjujt dhe baballarët dhe pavarësisht të gjitha vështirësive konkrete, që i ka hasur në rrugën e saj, sfidat e rënda dhe të papara, në vend që të përfundonte në depresion, në një azil psikiatrik ose e vetvrarë … ka qëndruar stoike, burrërrore dhe i ka përballuar të gjitha etapet e jetës tokësore, me një dinjitet maksimal, një filozofi ultra pozitive, duke e shndërruar çdo moment negativ, në energji pozitive dhe në leksion interesant për jetën. Pse ? Sepse e ka pasur me vete qiellin, forcën kozmike, besimin e fortë, dhe e ka ditur se çka do vjen më vonë !
4.
Pra, duket se i ka marrë të gjitha etapat dhe përvojat e hidhura të jetës tokësore, si një skenar,
mundet i shkruar, i paraprogramuar nga lart, si një rrugë në të cilën ka dëtyrimisht për të kaluar, si një provim jetësor të cilin do të duhej për ta kaluar, për t’u përforcuar, për t’u pasuruar dhe për të mbrri në urtësinë ultime, në atë Nirvanën hinduiste. Pra, nuk vijnë të gjitha këto prova krejt kot, por për të mësuar diçka nga jeta tokësore, për t’u përkryer si qenie njerëzore dhe për të kaluar në një sferë superiore të shpirtit dhe të mendimit, ku do të hapen disa porta dhe horizonte të reja … të cilat ju hapen shumë pak njerëve në fakt. Nuk ka çdokush akses në shkallën superiore të vetëdijës !
Por Xhevahire Sadria, po ! Ngaqë është e lindur dhe e destinuar për atë punë ! E ka një mision tokësor, siç e ka djali i saj, kusheriri im përmes fushës poetike dhe kulturore. Ndoshta është ngjizur ai lloj transmetimi misterioz që në barkun e nënës, përpara lindjes së tij.
Tani, zonja Xhevahire do jetë emigrante politike e ikur nga komunizmi, me zotin Shpend Sherifi, të shoqin e saj në Belgjikë, e ardhur më 1 gusht 1956, dhe sherbëtore siç thotë me shaka i biri Skënder Sherifi i « Mërgatës së Qyqeve në Bruksel », dhe po ashtu nëna e 6 fëmijëve : 3 djem dhe 3 vajza. Shpend Sherifi dhe motra e tij Xhanja, gruaja e fundit për merak e Halil Hoxhës nga Bytyci. Pa folur për nënën e tij pensioniste Razë Dahutja prej Kosturi në Has, dhe Sim Smajli, gjysmë handikap i arratisur.
Të gjithë këta mendonin që do i mbante përjetësisht Belgjika me ndihma sociale, vetëm si malësorë antikë dhe kanunorë, për të pirë kafe dhe bërë muhabete nëpër Oda … Mirëpo, me një tufë fëmijë që duhej mbajtur, ushëqyer, veshur dhe shkolluar dhe 4 të rritur komplet jashtë realitetit belg përendimor, Xhevahire Sadria e kuptoj intuitivisht që po të vazhdonin ashtu, do përfundonte e gjithë familja si mos më keq dhe vendosi, për ta fuqizuar ekonominë familjare duke punuar 15 orë në ditë, dhe duke i fituar dy rroga mujore, të cilat ja dorëzonte sipas zakonëve me zarfë burrit të saj. Dhe konkretisht, ka hyrë e diktuar nga gjendja reale objektive, në rolin e hidhur të skllavës nëpër fabrikat e Belgjikës, duke u zgjuar në ora 5 të mëngjesit, dalë në ora 6.00 të mëngjesit dhe duke u kthyer në shtëpi në orën 9.00 të drakës.
Diçka e pabesueshme sot, gati anti-njerëzore. Në këtë kohë thuhet se ju kanë paraqitur disa Baballarë dhe disa engjuj si Xhebraili, duke i thënë … « po çka po bën dhe pse po vepron kështu zonja Xhevahire, si në kohën e faraoneve … a po vjen atje lart me neve, për ta përjetuar paqën dhe qetësinë e përjetshme ? Lere këtë auto-dënim tokësor, që po ja imponon vetvetës !» Ka qenë si lajmërim, shkundje serioze mendore. Mirëpo, e ka mbajtur atë ritëm gjatë disa vitëve, gjer kur e ka pësuar një lodhje, një depresion të thellë. Dhe aty ka marrë një pushim të gjatë mjekësor, por nuk ka ditur se me kënd mund ta shprehë atë eksplodim shpirtërorë. Me shkuar tek psikoanalisti, nuk donte se nuk ishte kultura e saj, ndërsa familja nuk e kuptonin … dhe kështu intuitivisht ka qëlluar djali i saj i madh, poeti Skënder Sherifi, i cili nga aventurat dhe deliriumet e tia, ka jetuar më tepër jashtë shtëpisë, sesa brenda, duke i favorizuar eksperiencat e tia tokësore, dhe nuk e ka ditur se kënd ka familje, as nënë, pos asaj biologjike krejt formalisht… por tani, në këtë situatë ekstreme të rënduar, iu desh për të reaguar si burrat, si intelektualë dhe si artist, me një thellësi shpirtërore dhe një vizion humanist.
Për çdo mbrëmbje, gjatë kohës së duhur, e veshi kostumin e Freud-it, të cilin e kishte lexuar, dhe vendosi për ta ndihmuar nga aspekti emocional dhe shpirtëror, nënën e tij, e cila ishte pjesërisht e thirrur dhe e destinuar për botën tjetër … Mirëpo, e kapi perfekt situatën, e cila ishte më se urgjente dhe e psikoanalizoj nënën e tij, e cila rifilloj për t’u ringjallur dhe motivuar për ta vazhduar rrugën e saj tokësore.
Ja solli tek shtëpia dhe nëpër kafe të gjithë shokët e tij, artista, filozofë, sociologë, psikologë, universitarë, profesorë, dhe i hapi disa horizonte të tjera, dhe sidomos të drejtën për t’u shprehur lirisht me fjalë, para çdokujt në botë. Çka e ka vazhduar bile deri sot … duke i inkluduar nënën e tij, në çfarëdo aktiviteti apo rrethi shoqëror.
Për Xhevahire Sadrinë, kjo ka qenë një Rilindje e vërtetë, të cilën e fakton edhe ajo duke thënë : « dijeni, që ky djalë më ka lënë mbi këtë tokë, se nuk do isha më këtu ! »
Nëna Xhevahire është natyrisht dhe spontanisht e lidhur me Zotin, sepse i ka ato antena speciale, ato kode të botës paralele dhe ngaqë është e zgjedhur përmes një lloj kanali direkt nga i plotëfuqishmi, diçka që ndodh shumë rrallë dhe ai vet e dinë pse ?
Kështu, që ajo nuk ka nevojë fare për çfarëdo ndërmjetësimi përmes fratit, popit, hoxhës ose rabinit, por as për institucionet fetare, as për kisha, sinagoge, apo xhami, për ta ushtruar besimin e saj … e ka rrugen e saj origjinale me gjuhën e saj mistike. Pra, komunikon ajo vet direkt me Zotin, me forcat qiellore, siç do ajo lirisht dhe pa rregulla apo protokolle të paracaktuara, sepse e gëzon atë të drejtë, e ka atë leje direkt prej Zotit, i cili e ka zgjedhur. Bile ja kanë pas shpjeguar këtë gjë disa teologë të mbrrirë universitarë dhe dërvishë sufista djalit të saj poet, Skënder Sherifit, i cili i ka pyetur me kuriozitet mbi gjendjen shpirtërore të nënës së tij ? Dhe ja kanë konfirmuar atë çka po ju them këtu ! Kështu, që kur e takojnë figurat e mëdha fetare, që janë të lidhura me institucionet heshtin para saj dhe e shikojnë me kuriozitet, por pa folur.
Sepse, e kuptojnë që janë para një fenomeni tepër special, dhe nuk kanë se çka për t’i thonë në realitet, pos me i thenë, « vazhdoje me bekimin tonë rrugën tende ! » Një ditë, e pyeti shoqën e saj aktore franceze prestigjioze Annie Girardot: « po pse, zonja Annie, kur i takoj këto figurat ikonike fetare, nuk më thojnë asgjë dhe rrinë si me qenë të blokuar apo paralizuar para meje, duke më shikuar si kuriozitet për seri ? »
Dhe i përgjigjet Annia – ” Sepse, nëna Xhevahire, e kuptojnë që ti je e banuar, je e populluar me diçka tjetër, që ata vet nuk e kanë ! Prandaj, ngelin memec para teje ! »
I ka pas ardhur në Bruksel vizioni dhe vizita e Sheh Ahmed Shkodrës, i cili e ka pas porositur duke e zgjedhur si vajzën e tij shpirtërore, si dishipull, për t’ia ngrehur një Tyrbe në qytetin e tij Shkodra, çka e ka udhëzuar prej nga Brukseli me vullnetin dhe besimin e saj, dhe e kanë thirrur më vonë në Shkodër për ta inauguruar Teqën e saj simbolike, që është në realitet vepra e saj mistike në Shqipëri, ku e ka emrin e vet në fasadë, bashkë me liderin e rifaive të Shkodrës. Po ashtu, ja ka pas kushtuar një këngë me një tekst, që ja ka kënduar zoti Gjovalin NONAJ në Bruksel. Tani, djali i tij, e ka lidhur me disa dërvishë algjerianë, përendimorë, marokanë, për ta pa se ku qendron dhe të gjithë e kanë mbështetur dhe konfirmuar besimin e saj.
Filozofi dhe specialisti i feve dhe miteve zoti Jacques Laccarrière, miku i Poetit tonë, është interesuar për rastin e nënës Xhevahire, si dhe e mirrte me shumë seriozitet punën e saj, duke e pyetur çdo herë Skënder Sherifin në Paris, apo kur vinte në Bruksel, mbi gjendjën e saj, dhe çka ka përjetuar të re ?
Me zotin Kujtim Çashkun tek Akademia e filmit Marubi, në Tiranë, ka ndodhur diçka shumë speciale mes tyre, një lidhje paralele, të cilën mund ta shpjegojë vetëm ai.
Në Belgjikë, e respektojnë jashtë mase të gjitha personalitetet, politikanët, sepse, edhe ata që janë komplet në realitetin material dhe në sferën e pushtetit, e kuptojnë që është një personalitet special, komplet ndryshe dhe jashtë normave. Po e nejta gjë, i ka pas ndodhur edhe me Ministrën e dikurshme Suzana Turkun në Tiranë.
Kushdo që e ka takuar, ka pirë një kafe me të, e ka pa vetëm një orë, e ka mbajtur në kujtesë figurën e zonjës Xhevahire, energjinë e saj unike. Nuk shpjegohet aq lehtë !
Natyrisht e ka një sekret, një mister, i ka disa lidhje që nuk i kanë të tjerët. Pastaj, na i ka dhënë disa prova evidente. E para provë, kur martohet me Shpend Sherifin, arratisën për në Gjakovë , ku do të banonin tek shtëpia e Ali Lilës, si emigranta politik, të ikur nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Por nëna Xhevahire është gati fëmijë, pak a shumë adoleshente 17 vjeçare. Dhe i vijnë tek shtëpia e Gjakovës, të pa thirrur fare një delegacion i dërvishëve dhe shehlerëve të Qytetit, të veshur me rrobat e tyre tradicionale, rreth 10 veta, për t’ia uruar spontanisht martesën. Formalisht ata vijnë tek Shpend Sherifi, por atë nuk e njihnin fare dhe nuk kishin asnjë arsye logjike për t’i ardhur ashtu befas, pa u lajmëruar pak përpara … por në realitet vijnë vetëm për ta pa Xhevahirën dhe për ta uruar, bekuar. E pse ? Shkoni për t’i pyetur, por është diçka tepër e çuditshme. Do me thënë, që e dijnë mirë, se kush është dhe se çka përfaqëson ajo femër e re 17 vjeçare, akoma pa e njohur … i kanë interpretuar shenjat, ju ka ardhur mesazhi që duhet për ta takuar atë person.
Pastaj fakte të tjera, që na i ka treguar ajo vet në Tiranë : ka pasur disa sëmundje të rënda, që do të kishin mundur me qenë fatale për të. Së pari në kampin e Gerovës në Kroaci dhe në Belgjikë, nga fillimet 1956, merr tuberkulozin dhe kurohet një vit në Sanatorium.
Pastaj, kancerin e gjirit në një fazë tepër të avancuar, ku ka shkruar me lule në sallë të operacionit, duke qeshur dhe duke iu dhënë forcë doktorëve, me mesazhin që nuk do ketë fare problem, është sikurse me shkue në një pushim të shkurtër, dhe i ka habitur të gjithë përsonelin e spitalit.
Më vonë, e merr një kist rreth 8 centimetër në pankreas dhe profesor doktori i gastro enterologjisë ishte mjaft pesimist duke mos ditur a ja vlen për ta operuar apo jo ?
Dhe pas pak ditesh, një ditë e fusin në skaner dhe e shohin që i ka ikur komplet kisti dhe që është e shëruar, doktori befasohet duke thënë: « ëaouë, nuk e di se çka ka ndodhur, sepse jemi jashtë realitetit shkencorë normal, këtu ka lidhje me forca të tjera paralele … kjo grua është shenjtore e mbrrirë dhe duhet për ta mbrojtur. Nuk e di se kush eshtë dhe nga na ka ardhur ? Hera e parë që më ndodh ky lloj fenomeni në gjithë karierën time dhe nuk do ta harroj kurrë ! » Pastaj, rrinte duke ja puthur dorën me përkulje respekti ! Gjatë vitit 2015 duke ardhur për ta festuar Krishtlindjen në Bruksel me fëmijët e saj, e thërrasin atje lart baballarët dhe engjulli Xhebraili, duke i thënë, që ka ardhur tani koha për t’u bashkuar me neve në sferat qiellore dhe , vjen nëna Xhevahire për t’i thënë lamtumirë gjithë familjes në darkën e fundit të kësaj Krishtlindjeje në Bruksel. Dhe askush nuk e kupton mesazhin pos djali i saj poet Skënder Sherifi, i cili e kap shumë mirë situatën, dhe e thrret në telefon kusheririn e tij nga Tirana, zotin Isa Visoça, i cili e kupton që duhet për të ardhur në Bruksel për ta parë Xhevahiren. Dhe ashtu së bashku dhe me disa shokë të tjerë belg, të artit dhe kulturës, i themi të gjithë : « Nëna Xhevahire, kemi nevojë të gjithë për ty këtu në këtë
Na duhet energjia dhe besimi yt si burim inspirimi edhe disa kohë … rri me neve dhe kërkoju një leje atyre atje në qiell, një vazhdim vize tokësore, për ta shtyrë edhe pak pasaportën, se na duhesh të gjithëve. » Dhe pastaj, dialogoi me Zotin,
me Baballarët, me qiellin dhe e fitoi atë leje me qendruar me neve edhe disa kohë.
Kjo zonjë është e çuditshme, sepse zgjohet me Zotin në mendje dhe në shpirt, lutet në çdo hap, uron dhe bekon çdokënd, çdo qenie të gjallë, fle me Zotin, dhe e ka me një fjalë Zotin me vete të kolisur në shpirt gati non stop 24 orë në 24 … është diçka gati e pabesueshme, as tek Papa i Romës. Tani, nëse dikush mbi këtë tokë, ka një lidhje puro dhe të sinqertë, krejt transparente me Zotin, me mbifuqitë qiellore, është nëna Xhevahire, pa asnjë dyshim … e ka atë besim, atë kredibilitet dhe atë sinqeritet, përkundër shumë sharlatanëve dhe mashtruesëve që pushtojnë akoma sot institucionet tona fetare, duke veshur kostume të cilët nuk ju takojnë fare, ngaqë ndonjë prej tyre është vetëm mashtrues patetikë, disa prej tyre të komprometuar me regjimin e mëparshëm komunist, edhe pse nga mos ndershmëria e popullit tonë të qytetruar shqiptarë, nuk i kanë denoncuar ato uzurpime me kohë. Okay, se po vjen për të na mashtruar dikush IKS, por tani kur një shoqëri e tërë, e dinë atë gjë dhe e pranon atë realitet, pa reaguar fare, për mua është bashkëfajtore ndaj atij realiteti te hidhur dhe pervers !
Nëna Xhevahire është një atdhetare e paparë, ngaqë gjithë jetën e saj, është lutur për të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa, tek ne këtu, që jetojmë përmbrenda këtyre shteteve, pakkush preokupohet sinqerisht për ardhmërinë e Kombit shqiptar. Bile na ka pas thënë në një tarracë të Tiranës, që e ka pas pa në ëndërr, përmes disa shënjave, disa vite para se me ndodhur, Pavarësia e Kosovës, e ka ditur me një lloj parandjenje që do konkretizohet. Dhe po ashtu, ka ndodhur me rënien e komunizmit, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Murin e Berlinit, fenomene të cilat i ka pas luhatur 20 vite para se me ndodhë në realitet. E qysh ? Ajo është sekreti i saj … por kjo tregon se është Zonjë e mbrrirë dhe e kulluar, e cila i merr mesazhet direkt nga lart dhe i vijnë sinjalet, informatat në një mënyrë tjetër, e jo si neve përmes racionalitetit dhe formimit shkollor klasik. Ajo e thotë vetë: » Unë i kam profesorët e mi atje lart dhe e kam kryer Universitetin e qiellit, edhe pse ju duket shumicës prej jush e pa besueshme ! » Ka ndodhur që ka dalur nga trupi i saj fizik, për të kaluar në trupin astral dhe për t’iu rikthyer përsëri trupit fizik … janë udhëtime kozmike, që vetëm disa mistikë të mbrrirë mund t’i bëjnë. Për ta verifikuar realitetin e këtyre gjërave, kemi disa vepra të karakterit teologjik dhe filozofik të çiftave të Rumit, Aurobindo, Milarapa, Krishnamurti, nga Orienti, të cilët na i shpjegojnë intelektualisht dhe në shkallën universitare gjithë këto fenomene alternative të botës paralele, të cilën pak kush e kupton apo e zotëron në zonat e Europës Përendimore tepër racionale, kapitaliste, dhe materialiste në thelb. Porse Xhevahiria i ka përjetuar !
Është zonjë e filtruar, analizon, mediton, flet pak, por kur e thotë një fjalë, tingëllon sikurse një proverbë, një thënie e urtë filozofike, me një mendim të pjekur dhe të matur mirë. I vijnë idetë vetvetiu, pa i paramenduar shumë gjatë, si me pas qenë e diktuar nga lart. Bile ka mundësi që t’ia ketë transmetuar disa prej këtyre virtytëve edhe djalit të saj, poetit Skënder Sherifi, specialist i improvizimëve të lira, në poezi, por edhe në komunikim me njerëzit. Me një fjalë, ka qarkulluar dikund ajo energji !
Xhevahire SADRIA është një femër shembullore, e cila ka ruajtur madhështinë dhe magjinë e gjërave antike dhe zakonore, të cilat e kanë ndertuar identitetin e Kombit tonë, dhe i ka mbajtur deri sot me krenari, por edhe i ka marrë të gjitha modernitetet e civilizmit evropianë, atë çka ju ka dukur asaj pozitive, dhe i ka miksuar të dy botërat me shumë mjeshtëri … çka asnjë Plakë e asaj gjenerate, nuk ka arritur për ta realizuar. Është 1000 përqind besimtare duke mos e lëshuar Zotin nga goja, çka rrallë herë takon një shembull të tillë në Tiranë, as në Prishtinë, por në mënyrën e saj komplet të lirë dhe të pavarur … është besimi i saj, natyrisht i frymëzuar nga feja myslimane si bazë dhe sufizmi i dërvishëve, por i interpretuar dhe i aplikuar, pra i përjetuar lirisht në mënyrën dhe me stilin e Xhevahire Sadrisë. Ajo është model në vete, se nuk ka huazuar asgjë nga bota arabe, as turke, po as nga Vatikani në Romë,
e ka ndejkur rrugën e saj mistike, me ritet, gjuhën, alfabetin dhe gramatikën e saj, alla Xhevahire Sadria … prandaj është një femër madhështore, e cila e meriton prej nesh si shqiptarë shpeshherë të çoroditur, një respekt kulmorë.
Nuk ka personalitet evropian, apo shqiptarë, universitarë, akademik, artist, profesorë, filozof, politikanë, të cilin nuk e ka bindur, dhe të cilit nuk ja ka lënë një përshtypje speciale të pa harrueshme. Ka qënë si Haxh në Qabe, në Arabi Saudite, për të kryer atë pelegrinazhin e duhur të çdo myslimani dhe e ka kryer perfekt. Porse nuk ka vendosur kurrë shami, sepse ishte zgjedhja e saj e lirë … dhe thoshte: « besimi nuk maten me një çopë mëndafshi që e futë në kokë … por me diçka tjetër ! » Dhe nuk e ka lënë me kaq, sepse i ka vizituar të gjitha teqet dhe tyrbet e mëdha të Shqipërisë dhe të Kosovës, vendet e shenjta nëpër botë, si në shkretëtirën e Sinait, Manastiri i Shent Katrinës, Lurdi në Francë, Bjeshka e Shenjt Odilës në Alzacë, afër Strasburgit, Xhamitë e Koëajtit, Bahreinit, Egjipit, etj… Pra, i ka respektuar të gjitha fetë dhe besimet e botës, vendet e quajtura të shenjta, ka krijuar ura dialogu mes tyre, me një tolerancë dhe urtësi të lindur, ka festuar tek shtëpia brenda familjes, të gjitha festat kryesore, pos Bajramëve, Natës së Kadrit, etj, edhe Krishtlindjen, dhe disa festa hebreje. Kur e sheh se me cilat vështirësi kanë tentuar autoriretet madhore të feve myslimane, katolike dhe hebreje, për ta ndërtuar mes veti një dialog paqësor dhe konstruktiv, duke ju dhënë një shembull të bukur dhe human gjeneratave të reja, me gjithë atë shkollë dhe dituri teologjike që kanë akumuluar me shekuj … Imagjinone pra, që ju vjen një zonjë e moshuar 88 vjeçare, me origjinë nga Tropoja, e lindur dhe e rritur në Bjeshkët e Namuna që sot i mban të pushtuara Mali i Zi, limit e pa shkollë për nga ana formale, dhe ua jep një leksion fenomenal tolerance të gjithëve, përmes urtësisë dhe shpirtit të madh human të saj, ashtu i lindur. A nuk është kjo gjë për t’u çuditur dhe për ta admiruar ?
Në vitin 1983, i ka ardhur përmes djalit të saj, aktorja prestigjioze franceze me 150 filma të xhiruar prej nga Rocko dhe vëllëzrit e saj, të Luchino Viskontit në 1959 …
Zonja Annie Girardot ka ardhur tek shtëpia e Xhevahires në Bruksel dhe ka vazhduar kete miqësi për 10 vite me rradhë.
Vinte nganjëherë e pezmatuar, e irrituar, e nervozuar, e stresuar, e çregulluar me mungesë ekuilibri dhe e kërkonte urgjentisht me çdo kusht nënën time Xhevahire.
Kur dilte nga shtëpia e saj, pas një seance meditimi pak special dhe disa lutje me rituale sufiste, na thoshte : » Nëna e juaj Xhevahira është e shenjtë, më ka shëruar, m’i ka ngarkuar
pozotivisht të gjitha bataritë, m’i ka larguar toksinat mendore dhe trupore, e ndiej vetën të freskët dhe në formë, sa për t’u çuditur … Pse dhe qysh ? Është diçka misterioze dhe sekreti i saj ! » E konsideronte sikurse nënën e saj !
Pra, siç e dinin me kohë prindërit e saj, siç e ka kuptuar pak më vonë djali i saj poet,
dhe pastaj të gjithë personat, miqtë dhe personalitetet që e kanë takuar herë pas here, nëna Xhevahire nuk është një femër e rëndomtë, por një krijesë atipike, jashtë të gjitha formateve dhe tepër speciale. Pak kush e ka kuptuar me siguri misterin dhe brendësinë e saj … sepse bota paralele, ajo e besimit nuk mund të shpjegohet me dy formula matematike. Ose e ndien, ose nuk e ndien, e percepton, e përjeton, ose jo !
I beson ose nuk i beson, por deshëm apo nuk deshëm, përkundër çka na thojnë materialistët dhe bolshevikët rusofilë ateistë, ekziston … por nuk i jipet çdokujt mundësia për ta deshifruar. Xhevahiria jeton më tepër lart sesa poshtë, është më shumë qiellore, kozmike, sesa tokësore … nuk i intereson shumë rutina e përditshme, është një shpirt hulumtues, filozofik dhe mistik, në kërkesë të disa përgjigjeve, për t’iu afruar së vërtetës autentike ndaj misterëve të jetës tokësore. Nëse vazhdon me neve, është për të na frymëzuar, për të na transmetuar diçka speciale, për të na dhënë një shembull pozitiv unik, mbi çka mund të jetë një nënë dhe një gjyshe shqiptare ideale ? Do i përngjante me siguri Xhevahire Sadrisë, bijë Vuthajsh dhe fis Këlmendi.
Televizioni belg frankofon R.T.B.F. përmes regjisorës belgo-çeke, Eva Houdova, ja ka bërë një reportazh portret 17 minuta, me rastin e ditës së Grave, me 8 mars, tamam si shembull ikonik … « Parler avec elles … « dhe e kanë transmetuar dy herë, dhe pastaj 1 herë edhe në TV. Arte, franko-gjerman.
Kastriot Tusha, tenori ynë, ja ka pas kënduar një këngë me tekstin e saj dhe muzikën e Edmond Zhulalit – « Sytë në Flamur nga Pavarësia » me rastin e 100 vjetorit të Kombit shqiptarë ( 1912 – 2012 ) por e ka një tekst të plotë rapsodik, lirik dhe epik
mbi këtë temë, të cilin do kishte dëshirë për t’ia interpretuar dikush me vlerë.
Bile Universiteti i Gjakovës, Fehmi Agani, në Maj të vitit 2022 me rastin e ditës së Dëshmorëve, kur e priten në një seancë homazhi letrarë djalin e saj poet Skënder Sherifin, e hapën programin pikërisht me këtë tekst magjik të interpretuar nga aktori dhe miku i saj Kastriot Ramollari. Nëna Xhevahire i ka disa dokumente edhe në youtube, intervista, filmin e televizionit belg, këngën e Kastriot Tushës, e të tjera …
E ka një amanet të fundit në lidhje me Shqipërinë : ëndrra e saj, do ishte që pas gjithë kësaj jete dhe angazhimi kombëtar në shërbim të Atdheut, gjithë çka na ka ofruar të gjithëve, që kur të kalojë në botën tjetër, ta ketë këtu në Tiranë, një vend të saj special, por modest, të rezervuar në Shqipëri, siç e ka Dervish Hatixheja në Tiranë, por një lloj mini Teqje e vogël kushtuar « Dervishës Xhevahire Sadria » me varrin e saj dhe mundësinë për ta vizituar, për të medituar, për t’u lutur, ndezur një qiri për shpirtin e saj. Nuk e di se kush mund të ja realizojnë atë dëshirë ? Me siguri që qeveritarët tanë, nuk e kanë mendje atje dhe do ju duket kjo gjë, si një mahi … fatkeqësisht !
Porse, nuk ka asnjë dyshim që kjo femër madhështore, shembullore dhe dinjitoze, do e meritonte këtë nderim ultim si nga Shqipëria, si nga Kosova.
Tiranë, 6 shkurt 2022