Nën sipërfaqen e planetit Pluton, ka gjasa të ketë një oqean në një gjendje të lëngshme, tregon një studim tjetër shkencor i publikuar këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë studiuan imazhet e sipërfaqes së Plutonit të inçizuara nga anija kozmike e NASA-s “New Horizons” të vitit 2015, si dhe simulimet kompjuterike të brendshme të “planetit xhuxh”, kurse hulumtimi më pas u publikuan në revistën shkencore “Nature Geoscience”.
Carver Bierson, anëtari i ekipit hulumtues që punoi në këtë studim, tha se ata kanë arritur deri te disa të dhëna të reja për Plutonin.
“Kur Plutoni filloi të formohej, substanca të reja u përfshinë në proces, të cilat shkaktuan një ndikim të tillë si një shpërthim në sipërfaqen e tij. Secila prej këtyre goditjeve është si një shpërthim që ngroh mjedisin”, tha Bierson, duke shtuar:
“Nëse Plutoni do të ishte formuar ngadalë, sipërfaqja do të ishte ftohur midis çdo goditje dhe në përgjithësi do të mbetej shumë e ftohtë. Megjithatë, nëse është formuar shpejt, atëherë ju keni një ndikim në kulmin e ndikimit dhe sipërfaqja nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u ftohur. Nëse llogarisim që Plutoni është formuar në më pak se 30 mijë vjet, nxehtësia nga këto ndikime mund të jetë e mjaftueshme për të çuar në formimin e oqeanit”.
Ai theksoi se oqeani mund të jetë formuar nga një përzierje kripe dhe amoniaku në ujë nën një guace të jashtme akulli disa qindra kilometra të trashë, duke shtuar se sipas këtij skenari, uji zgjerohet ndërsa ngrin, dhe çarjet në sipërfaqen e Plutonit mund të jenë dëshmi e ekzistencës së oqeanit.
Në shtator 2016, shkencëtarët në Universitetin Brown simuluan një ndikim që mendohet të ketë krijuar Sputnik Planitia, dhe treguan se kjo mund të jetë rezultat i rritjes së ujit të rrjedhshëm nga poshtë pas përplasjes, që nënkupton ekzistencën e një oqeani nëntokësor të paktën 100 kilometra të thellë.
Komentet