voal.ch – Ka kaluar saktësisht një vit: ishte 16 mars 2020 kur Këshilli Federal, në një konferencë shtypi të jastëzakonshme, njoftoi përmes Presidentes të Konfederatës Simonetta Sommaruga hyrjen në fuqi të kufizimeve dhe masave kundër përhapjes së koronavirusit .
Që nga ajo ditë konferencat për shtyp të qeverisë filluan të diktonin ritmin e popullsisë, duke u kthyer gjithashtu në ngjarje të vërteta mediatike.
Prej asaj dite u shpall “stay home – stay safe” ose “stay home save lives”.
Qeveria zvicerane shpalli lockdown dhe të ashtuquajturën “situatë të jashtëzakonshme”, e cila e lejoi atë të kufizonte liritë ekonomike dhe individuale pa kontrollin e parlamentit dhe kantoneve.
Por kostoja ishte e madhe. sepse kanë humbur jetën falë kësaj pandemie në Europë 900 mijë njerëz, ndërsa në Zvicër 10 mijë viktima.
Periudha e situatës të jashtëzakonshme ka kaluar dhe tani përjashtohet një kthim në këtë skenar: ne kemi mësuar për virusin dhe falë vaksinave dhe testeve masive duket se ka një rrugëdalje nga pandemia, edhe nëse variantet – nuk mungojnë./RSI/EB
Komentet