VOAL – Koronavirusi, me fillimin e vitit shkollor, u kthye në klasat e shkollës fillore dhe të mesme; në kantone të ndryshme gjermane zvicerane – të parat që u kthyen në shkollë – rastet e nxënësve pozitivë janë shumëfishuar. Evolucioni i situatës shëndetësore nga e cila ekspertët kishin frikë po materializohet: ndryshe nga variantet e tjera të koronavirusit, Delta prek fëmijët dhe adoleshentët po aq sa të rriturit.
Në kantonin e Zyrihut flitet për shifra rekord: pas javës së parë të shkollës, në fund të gushtit 855 fëmijë dhe të rinj midis 4 dhe 15 vjeç ishin në karantinë dhe javën e kaluar 90 shpërthime ishin të identifikuar me më shumë të infektuar në mesin e nxënësve. Por edhe në Bernë, Cug, Soloturn, Bazel – për të përmendur disa – rastet e koronavirusit tek nxënësit janë 6 deri në 10 herë më të larta se në situatën para pushimeve verore. rsi-eb
Komentet