VOAL – Autoritetet zvicerane kanë përditësuar bilancin lidhur me emergjencën e koronavirusit: të dhënat e reja të siguruara flasin për 541 vdekje (+54 krahasuar me të Mërkurën) dhe 18.823 persona të infektuar (+ 1 112) në territorin e Konfederatës. Të shëruar janë 4 846.
Situata e koronavirusit në Ticino, në 24 orët e fundit, ka ndryshuar në mënyrën si vijon: ka 2 271 persona të infektuar, 76 të tjerë, ndërsa vdekjet janë rritur në 141 (+9). Në Graubynden pozitivet janë 569, 48 më shumë sesa të Mërkurën. Vdekjet gjithashtu u rritën: 23 (+2).
Ndërkohë, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) ka sjellë mbi 2 000 shtetas zviceranë në shtëpi me 13 fluturime të ndryshme. Kthime të tjera priten në ditët në vijim, për shembull nga Maroku, Tajlanda dhe Australia.
Komentet