VOAL – Kriza e flotës tregtare zvicerane, e cila vazhdon prej pothuaj dhjetë vjetësh dhe më 2017 ka sjellë një humbje prej 200 milionë frangash për Konfederatën, është larg gjetjes së zgjidhjes. Garancitë e kërkuara nga Parlamenti, mund të kushtojnë edhe 800 milionë të tjera. Pas shitjes së 12 anijeve, duke se edhe dy të tjera do të kenë fatin e tyre.
Shoqëritë tregtare me qendër në Shvyc dhe Friburg, janë në vështirësi, sipas së së përditshmes La Liberté.
Hetimet lidhur me përgjegjësitë për keqadministrimin në vitet e shkuara janë në vazhdim. Johann Schneider-Ammann ka folur për keqaqdministrime të rënda, për të cilat po bën hetime komisioni parlamentar përkatës. Departamenti i Ekonomisë ka bërë një denoncim në Prokurorinë Federale ndaj dy personave, njëri ish funksionar i lartë, tjetri një sipërmarrës bernas.
Komentet