Pa oportunizem ose konformizem!
1. Gazeta “Bota Sot” u ngritë ose themelua në një kohë terri ose errësirë të madhe informative dhe kulturore në Kosovën e sunduar nga serbi, kur popullit (kombit) dhe atdheut tonë në Kosovë u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë nën serbin, dikund thellë në fyt. Aty ishin edhe intelektualët, kulturologët ose emrat eminent të kulturës, informimit, gazetarisë ose publicistikës shqiptare si Teki Dërvishi, Agim Mala, Milazim Krasniqi, Skënder Buçpapaj, Elida Buçpapaj dhe të tjerë, të cilët së bashku me botuesin ose editorin e gazetës “Bota Sot”, Xhevdet Mazrekajn, asokohe ishin ngritur ose shndërruar në instancë morale dhe patriotike, respektivisht në një institucion të fuqishëm mendorë dhe ideorë të Kosovës dhe shqiptarizmës. Sigurisht. Asokohe ..Kosova ndodhej nën okupimin e regjimit kriminal dhe gjakatar tè Millosheviçit & Company.
2. Siç dihet, në shtetët e ndodhura nën okupimin dhe tiraninë e huaj, normalja, racionalja, njerëzorja, e bukura, e dashura, e vërteta, e veçanta, e përbashkëta ose tërësia, janë false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. Ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për artin, kulturën, letërsinë, informimin, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, moralin, humanizmin, drejtësinë, politikën ose diplomacinë, shpesherë janë shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve ose qytetarë, në vetëdijen, ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre.
3. Në shtetët e privuara nga e drejta e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kultuore, informative si dhe nga të drejtat dhe liritë tjera universale si Kosova e dikurshme, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, kulturor, shtetror dhe nacional-përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës -nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet ose përkthehët në favor të masës ose sasisë konsumuese.
4. Ndryshe nga kjo, përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, artit, shkencës, letërsisë, informimit ose gazetarisë në natyrën dhe karakterin autoritar ose totalitarist të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
5. Përmes shtresave ose kategorive me të ulëta ose më të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë serbiane, asokohe e shihnin mbijetesën ose ekzistencën e tyre Millosheviçi së bashku me demagogèt, hipokritët, sadistët ose çetnikët tjerë serb. Mbase, pëmes “shtetit dhe popullit qiellor” të Serbisë -deri në Tokio të Japonisë! (…)
6. Se këndejmi, për dallim të atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të zellshëm, stupid, nebuloz, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, shkencës, artit, kulturës, historisë, gjeografisë, qenies ose etnisë shqiptare, të cilët venin dorën në brez ose revole, sapo dëgjojnin ose mësonin atëbotë mbi emrin dhe mbiemrin e ndonjë shkenctari, pedagogu, intelektuali politik, kulturllogu, kruijuesi ose artisti shqiptar ose kosovar: Përballë mitit ose gënjeshtrës serbe mbi Kosovën si “Jerusalem i Serbisë”, idealizohej, materializohej, valorizohej, glorifikohej dhe bëhej “korrektuese” rrena ose gënjeshtra tjetër serbe (mbi Millosheviçin dhe “lavdinè” e tij!) që e demaskonte dhe denonconte të parën.
7. Ndaj, misioni dhe detyra e një kulturologu ose kritiku dialektik të kulturës shqiptare, asokohe nuk ishte vetëm shquarja, deshifrimi, deskriptimi dhe celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga shpirti dhe administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj. Dhe, as t’i mohonte ose prolongonte këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Jo. Por, detyra dhe misioni i tij konsistonin për më tepër në insistimin permanent mbi demaskimin dhe shpartallimin e mitit dhe radikalitetit tè dyshimtë të popullit dhe shtetit serb mbi “Kosovën si djep i Serbisë” në përbërjen e të cilit, premtimi për suksese dhe fitore- mund të realizohej vetëm e vetëm mbi trupat e vdekur të shqiptarëve të atjeshëm autokton dhe etnikë.
Ndërkaq, në të njëjtën kohë, varësia e tyre nga rrethanat e njohura ushtarako-policore, gjatë asaj kohe, sikur kontribuonin në frustracionin dhe radikalitetin e mitit serb mbi Kosovën.
8. Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës ose intelegjences shqiptare, asokohe duhej të vendosëshin ose pozicionohëshin kundër palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës, duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
9. Në këtë kontekst, duhet parë dhe kuptuar ose përceptuar rolin, detyrën ose misionin e lartëpërmendur të gazetës “Bota Sot” etj…..Në zbulimin, detektimin (deshifrimin), deskriptimin, identifikimin, afishimin dhe publikimin e figurave, autoritetëve, mitëve, faktorëve dhe shkaqeve iracionale, violente, infantile dhe patologjike që çuan në katastrofat e njohura humanitare dhe të tjera në Kosovë dhe vende tjera nga llahtari plojës dhe barbarisë së egër serbo-çetnike.
1O. Bota ( dhe as gazeta “Bota Sot”) -nuk kanë nevojë për të “vërteta absolute” ose “maksimale”, por vetëm për të vërteta relative ose optimale. Ndaj, të jesh gjithmonë i ndershëm, i sinqertë dhe i kënaqur me vetvetën dhe tè tjerët, është një përjetim ose satisfaksion i këndshëm.
11.Një person ose shumë persona, mund t’iu bëjnë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tyre. Ndaj, në cilindo rast, ata ligjërisht janë përgjegjës për ato gjèra qè i bèjnè, si dhe pèr ato qè nuk i bèjnè.
Komentet