Qeveria shqiptare në Tiranë është thyer në drejtpeshimin kombëtar! Pse kaq shpesh me dofarë,,vendimesh,,kuturu në kurriz të shtetit shqiptar? Kujt i duhen varrezat greke në tokën shqiptare dhe, sikur njëfarë ,,shpëtimi,, për heqjen e ,,ligjit,, të luftës në shpërblim të varrezave greke…(sic!). Kështu deklaron ministri i jashtëm shqiptar Bushati. E moj Shqipni e mjera Shqipni, në duart dhe në ,,zemrën,, e kujt keni rënë(!).
Në një kohë jo të largët, Lulzim Basha,pioneri i Sali Berishës(Tropojës)e pati nënshkruar ,,marrëveshjen,,për pjesën e Detit me Greqinë dhe kurrgjë hiq, as fjalë e as përgjegjësi politike e kombëtare.
Deri kur kështu, klasa politike shqiptare në Tiranë, për fqinjët tanë grabitqarë në padrejtësitë historike,veçse ua kthejnë kurrizin dhe dalin humbës në betejat politike e diplomatike!
Deri kur kështu,pazare me Shqipninë…?!
Për këto vite,Tirana zyrtare asnjë fjalë për vrasjen kolektive dhe shfarosjen e identitetit kombëtar të Çamërisë!Asnjë fjalë madje heshtja në stilin e zuzarëve(term i Faik Konicës)ndaj diplomacisë në epërsi të fqinjve tanë brabitqarë dhe të Greqisë!
Deri kur kështu Tirana zyrtare me kurriz të thyer…?!
Çikago,20 dhjetor 2017
Komentet