(-kallëzohet, si anekdotë admiruese, me rastin e ikjes nga kjo botë, ndodhia nga takim (i vetëm), me të ndjerin, Moikom Zeqo )
———————–
Që ta rrëfej këtë episod të vocërr nga një takim rasti, i vetëm, i pari dhe i fundit, me Moikom Zeqon, me nxiti një nga pjesëmarrësit e emisionit In memoriam, emetuar, ditë më parë, në TVSH (televizioni Shqiptar) e që, i tëri i kushtohej jetës dhe veprës kolosale të tij. Ai kallëzoi detajin (paksa anekdotik) e të panjohur për opinion të gjerë publik, kur Zeqo ynë (tash i ndjerë), në një aeroport të Londrës, kishte pasur telash me një tufë paparacish, fotografë që sillen vërdallë andejpari, natë e ditë, si dezhurni të ishin, për të “zënë” ndonjë personalitet të njohur a ndonjë pamje (skene) të veçantë, gjithnjë në përpjekje që jenë të parët dhe më ekskluzivët, të kënaqin etjen e konsumatorëve të tyre (lexuesve të gazetave të verdha, kryesisht, apo të adhuruesve të thash e të thënave), në televizion.
Zeqon tonë djaloshar e flokëgjatë, paparacët e kishin marrë për Michel Platinin, futbollist i njohur francez dhe, atëbotë, fort i popullarizuar, jo vetëm në Francë, por edhe gjetiu. Kurrqysh t’i shqiteshin e të lenin të qetë intelektualin e ri shqiptar përkundër, përsëritjes së tij të pareshtur: nuk jam Platini, jo nuk jam…
Rrëmuja e avazi, përfundon, tek atëherë kur ndërhyn një person i autorizuar i aeroportit londinez, Moikomit ia kërkon pasaportën…
Këtë episod e përfola në tërësi për hir të atyre lexuesve që nuk kanë pasur rasti (dhe fatin) të ndjekun emisionin në fjalë të RTSH, kurse në vijim, vjen rrëfimi im, që nuk e ka parë as dëgjuar askush deri më këtë dekik.
Vendi i “ngjarjes”: Tajvani i njohur i Tiranës. Koha: vjeshtë e parë e vitit 2018.
Takimi im i parë me Moikom Zeqon, e ka, (e ruan) një ngjarje paksa, po ashtu, anekdotike brenda vetës. Derisa pinim kafet në Tajvan, për kohë të shkurt, bindëm se, isha në shoqëri të një person(aliteti) dhe intelektuali shumëfish me të ditur (ndritur) se që kisha njohuri për të. Se që kisha dëgjuar e lexuar për të. Sakaq shikimi me vajti e u ndal të kapela (republika) e tij që, aq bukur e mirë i rrinte, i kishte hije kokës së tij, të mençur. Thashë vetë me vete, nuk do të ngritëm nga kjo tryezë, pa ia marrë Moikomit këtë kapelë repubikë. qëe, me siguri nën kupolën e atij cilindri, fshihet thesare të çmuara, dijesh, njohurish dhe talenti, për shumë fusha krijimtarie, sidomos për poezi. Gjithnjë në heshtje, lidha kushtrim, gjëja së huazoj, për një çast, kapelën e tij, sa për një fotografim hesapi, (për kujtim) nga ai takim rasti e asgjë tjetër. Jo, qëllimi im i fshehur ishte më kryeneç se aq: kapelën (republikë) denjoja mos t’ia kthej kurrë më Moikomit të dashur, me shpresë së, nga “rezervuari” i saj, në kokën time djerrinë, do të pikë ndonjë grimcë gjenialiteti, mençurie dhe e talentit të tij.
Det i paanë!
Me tamam, ngjau ashtu siç pritej (dhe duhej) të ndodhte: kapela e Moikom Zeqos, “jetoi” mbi kokën time, sa zgjatë një shkrepje fotoaparati, pa pasur kohë, as afat, të “mbjell” në kokën time asnjë lloj fare. Të asnjë rendimenti!
Ani, modestia ime modeste, mjaftohej me aq.
Kjo fotografi, me kapelën republikë të Moikom Zeqos, mbi kokën time, do të jetojë edhe shumë vjet përtej jetës time, në shuarje!
——————-
Gaillard, 20.06.2020

Bajram Sefaj
Komentet