Në varrimin tim
Nuk dua të jeni të dëshpëruar
Pa lule të shkreta e qirinj të trishtuar
Vërtet, s’ka nevojë per fjalim që te prek
Ejani me qef dhe sillni byrek
Në varrimin tim
Mos u vishni me të zeza, mos mbani zi
Mos shkruani do ta kujtojme ne
përjetesi
Organizoni një Di Xhej dhe sillni raki
Në se të gjithë vdesim, le të jetë me qef e qetësi
Në varrimin tim
Mos iu ktheni të njejta fjalimeve
“Ishte i bukur, i mençur, i ndjeshëm ndaj prindërve”
Sillni ëmbelsira dhe kafé ekspres
Shkëmbeni shakara ju premtoj se do qesh
Në varrimin tim
As për një çast mos ndërprisni harenë e gazin
Ju lutem pa citate” ku e kam djalin”
Ose: do të na mungojë, e ashtu e kështu
Festoni atë që neser do të jeni këtu
Në varrimin tim
Shrytëzoni çdo dite te dhëne deri në fund
Shkoni në det e shëtisni gjithkund
Flisni kotësira e përqafohuni fort
Më lini të vdes ashtu siç desha të jetoj