Dega e re e Vatrës në Uster-Masaçusets organizoi të Shtunën, me 23 Shtator një takim mes bashkëatdhetarëve për njohjen e librit “FAIK KONICA-Dritëhijet e një diplomati”.
Të ftuar ishin studiuesi dhe autori i librit Agron Alibali dhe prof. Nicholas Pano.
Mes pjesëmarrjes shquheshin drejtues të degës së Vatrës-Uster; John Lito (kryetar), Dhimitri Skënde (zv/kryetar), Thanas Gjika (sekretar), si dhe nga organizata të tjera; Klodian Pepi (kryetar i AANO dega-Boston), Konstantina Lukes (Këshilltare e Bashkisë së Usterit dhe ish Kryetare e Bashkisë së qytetit me origjinë shqiptare), Van Kristo ( Konsull Nderi dhe drejtues i Fondacionit Frosina-Boston), Prof. Peter Christopher (WPI), Vaskë Bruko (Shoqata Dardhare, Hartford-Kënektikat), Neka Doko ( Biblioteka e Katedrales së Shëngjergjit, Boston), veprimtarë veteranë si Bill Johns dhe Sotir Pani, si dhe drejtues të grupeve artistike e sportive të bashkësisë shqiptare Dhimitraq Demiri dhe Fredi Stefo.
Njohjen me përmbajtjen e veprimtarisë e drejtoi Franklin Zdruli (organizator i njohur i veprimtarive shumë vjeçare të shqiptaro-amerikanëve në Uster dhe Boston).
John Lito theksoi se përpjekjet e “Vatrës” për Shqipërinë i kalojnë 100 vjet dhe thuajse: “- po të mos ishte Vatra, nuk do të kishim as Shqipëri”, kjo pikërisht lidhet edhe me degën e re të Vatrës së Usterit në riorganizimin e saj për të mbajtur gjallë frymën shqiptare e cila sot numëron rreth 30 anëtarë dhe premton rritje në të ardhmen.
“Këtë veprimtari unë e çmoj të tillë, tha më tej J.Lito, :…- atdhetarë si Konica e Noli ishin ndër të parët që shkruan për Shqipërinë dhe shqiptarët, për kulturën dhe gjuhën e tyre, dhe kjo solli njohjen dhe ekzistencën e tyre. Pra me këtë sy edhe ne si vatranë të Usterit i shohim veprimtari të tilla që t’i pëcjellim në brezat e riinj dhe takime të ngjashme si ky do të zhvillojmë edhe në të ardhmen ku parashikojmë të ftojmë; albanologun Robert Elsie, poetët e njohur e gazetarët Visar Zhiti dhe Gazmend Kapllani.
Duke ju kthyer temës qendrore librit dhe autorit Agron Alibali, Lito shtoi se: “…- njohja 10-vjeçare mes nesh flet edhe sot për pasionin dhe daljen në dritë të botimit mbi figurën e Faik Konicës, ku kronologjia e dhe korrespondenca e letrave fuqizojnë njohjen më shumë të Konicës me F.S Noli, Ahmet Zogu, Konstandin Çekrezi, Kristo Kirka etj. të cilët mund të thuash se pëfaqësojnë valën e fundit të përpjekjes së rilindasve për Shqipërinë dhe në këtë libër del qartë dashuria për atdheun, një ndjenjë që duhet të na karakterizojë ne edhe më shumë sot.
Prof. Nicholas Pano e nisi fjalën e tij me kujtimet jetësore si bir i një vatrani dhe një nga bursistët e parë të AANO-së. I lidhur me çështjen shqiptare dhe studiues i historisë, ai përmendi mes ngjyrave gazmore në bisedës se : “-… nuk do të kisha marrë rrugën nga mesi i vendit (nga Çikago për në Uster), nëse ky libër nuk do të ishte me kaq vlera dhe i rëndësishëm e nëse nuk do të isha plot mbresa nga puna kërkimore mbi librin, ku janë sjellë anë të ndryshme nga jeta dhe karriera e Faik Konicës. Autori e bën të qartë se ky libër nuk është një biografi e F. Konicës, por një studim mbi rolin e tij si diplomat. F. Konica ishte i pari diplomat zyrtar i pëhershëm mes dy vendeve, Shqipërisë dhe SHBA-së. Duke lexuar librin ne gjejmë atë që autori jo vetëm që arrin të kapë objektivin e tij, por ju arrijmë të kuptojmë atë se kush ishte Konica si njeri(burrë). Pikat eforta dhe të dobëta të tij. Konica ishte një personalitet shumë kompleks.
Nga ana tjetër ky libër është gjithashtu i rëndësishëm pasi autori na jep ne shumë informacion rreth hisorisë dhe zhvillimeve historike në bashkësinë shqiptaro-amerikane ( të viteve 1909-1942), kohë kur ai ishte mjaft aktiv mes kësaj bashkësie. Libri është domethënës pasi na jep gjithashtu disa njohuri mbi disa çështje rreth marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, për periudhën e hershme dhe të parë të lidhjeve të tyre diplomatike. Është interesante të njohim se në 1934 kur Konica u pyet nga një botues i fjalorit biografik për diplomatët e përherëshëm, ai tha se nuk ishte një i tillë, por vëllai i tij (Mehmeti), që shëbeu si diplomat profesionist në Perandorinë Osmane që kur ishte 19 vjeç dhe Konica thoshte se ai ishte diplomati i familjes dhe që e ndihmoi Faikun të bëhej i tillë.
Por F. Konica që nuk ishte një njeri fort i thjeshtë (modest), përveç cilësive të tij të mira. Ai duke folur për vlerësimn e të vëllait se do të ishte ai që mund të pyetej për diplomacinë, tregoi se mund ta them pa e tepëruar se Unë jam themeluesi i lëvizjes shqiptare ashtu sikurse dhe autori më i mirënjohur në gjuhën shqipe. Duke e përmbyllur se kjo nuk ka të bëjë me diplomacinë.
Kjo ju jep juve atë ide se si mendësia e tij dhe përshtypjet e tija për vetveten ishin të larta (mendjemadh).
Këtë vit ne vimë në një vit përkujtimor. 75-vjetori i vdekjes së Faik Konicës ( 15 Mars, 1887 – 15 Dhjetor, 1942), por për sa ai jetoi, F.Konica dhe F.S Noli ishin dy personalitetet më të fuqishëm në bashkësinë shqiptaro-amerkane. Është po ashtu interesante të dimë se këto dy personalitete, ky çift që punuan ngushtë dhe shumë afër me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, dalin në pah si drejtues intelektualë, kulturor dhe politik të kësaj bashkësie.
F.Konica siç e dimë erdhi në SHBA në 1909 me ftesën e shqiptarëve që sapo kishin nxjerrur të parën gazetë të rëndësishme “Dielli”. Ai e mori në dorë atë duke punuar bashkë me Nolin. Kur mbërriti më SHBA (1909), Konica ishte një personalitet i formuar tashmë në Lëvizjen Shqiptare. Prej 1897-1909 ai kishte botuar gazetën “ALBANIA”, një botim shumë i rëndësishëm për ngritjen e ndjenjës kombëtare shqiptare dhe po kështu në të kishte punë kërkimore dhe njohje më të reja të tij për çështje të kulturës, historisë, gjuhësisë, kritikës së letërsisë shqipe duke mbuluar fusha me vlera të rëndësishme edhe nga historia, ku trajtoi tema si figura e Skënderbeut, përkrenarja dhe shpata e tij, një kopje e flamurit të hershëm shqiptar dhe të tjera…
Me ardhjen e tij n SHBA dhe në bashkëpunimin me F.S Nolin, ata krijuan dhe u kujdesën për tre nga institucionet më kryesore;
1-Kishën Orthodokse Shqiptare në Amerikë ( megjitëse mysliman ai ishe një mbështetës i fortë i kësaj nisme). Ai ndihmoi në redaktimin e disa prej botimeve të para të librave për kishat e përkther nga Noli, si dhe mundësoi botimet e tyre me shtëpitë botuese në europë për shkak të lidhjeve që kishte. Pra librat u prodhuan dhe ai ishte mjaft mbështetës në këtë sipërmarrje.
2- Duke punuar tek “Dielli” botimi më i rëndësishëm shqiptar i shekullit të XX në SHBA, dhe
3- Puna e përbashkët për të themeluar “Vatrën”. Nga shumë detyrat që Konica kishte aty, më i rëndësishmi ishte ai i konferencierit ( pra si zdhënës). Ishte detyra e tij të udhëtonte, të organizonte degët e Vatrës dhe në librin e Agronit ju gjeni listën e gjithë këtyre degëve, disa dhjetra syresh ashtu sikurse edhe degën e Usterit që rilind në këtë 75 vjetor të mungesës së F. Konicës.
Padyshim se të dy, Konica dhe Noli ishin më të rëndësishmit mes shqiptarëve emigrantë dhe ishin miq mes tyre deri rreth fillimit të viteve njëzetë.
Pas dështimit të revolucionit të Nolit, ata ndoqën shtigje të ndryshme për një dhjetëvjeçar 1925-1935, kohë kur këta dy burra ishn futur në luftë me njëri-tjetrin dhe kjo luftë qendroi për shkak të dallimeve politike.
Revolucioni i Nolit dështoi dhe Konica ishte tepër kritik ndaj regjimit të Nolit. Ai e kritikoi pasi Noli dështoi se programi i tij;
a- nuk ishte realist në drejtimin e problemeve të vendit,
b- njihte BRSS dhe
c- ai ishte i shqetësuar sepse Noli dështoi në qeverisjen e tij pasi mbajti zgjedhjet duke thirrur kuvendin e asamblesë.
Këto luftra mes tyre nisën fillimisht në parim dhe me kalimin e kohës u bënë më personale. Natyra e ndryshimeve në marrëdhëniet mes Konicës dhe Nolit ishte një nga anët më të rëndësishme në historinë e bashkësisë së emigrantëve shqiptaro-amerikanë dhe një kohësisht është një nënvizim në librin e Agronit “Dritëhijet e një Diplomati”.
Titulli është zgjedhur me kujdes dhe më mirë do të përkthehej “Chiaroscuro”, një teknikë e njohur në pikturë, artet pamore, fotografi, kinematografi e të tjera media që kontrastojnë dritën dhe hijen për efektet artistike.
Në rastin e librit të Agronit, titulli është gjetur i duhuri dhe na jep siç u përmend më parë anët e ndritura dhe të errëta të personalitetit të Konicës në jetën e tij publike. Është mirë të theksojmë se ky libër nuk është një biografi, por që shpalos informacion të madh për personin e Konicës.
Konica dhe Noli do të shëndërroheshin armiqësor në marrëdhëniet e tyre gjatë viteve 1925-1936, apo shkëputeshin. Unë do të flisja për këto dhe të tjera gjëra, por si për të qenë të qartë në ato që sjell ky libër i jashtëzakonshëm, është e pamundur të vendosim drejtësi në tërë këto aspekte që paraqiten këtu.
Nja dy anë të tjera me interes të veçantë për mua në libër lidhen sëpari me atë që unë nuk kam asnjë ngurrim që të shpreh se ky libër padiskutim është një punim tërësor i mbështetur në studimin e dokumentacionit të punës dhe karrjerës diplomatike të Faik Konicës dhe misionit të tij në Uashington.
Unë e përgëzoj autorin për punën këmbëngulëse duke u futur në arkivat shqiptare si dhe ato të fundit të gjetura përmes Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Romë.
Rezultatet vlejnë për përpjekjet e bëra. Këto materiale sigurojnë edhe informacione ndihmëse përtej njohjes së deritanishme apo që janë përdorur më parë rreth jetës dhe karrjerës së Faik Konicës.
Në zbulimet e reja më të fundit autori ka qënë në gjendje të përmbledhë fuhën e veprimtarisë së Konicës.
Një gjë që mua mu duk interesante dhe që edhe juve mund ta gjeni të tillë kur ta lexoni librin janë tregimet, letrat të shkruara dhe korrespondencat, përmbledhje të ndryshme nga shqiptarë dhe të huaj që e pyesnin dhe donin qendrime apo njohje mbi çështjet si femrën shqiptare, gjuhën, kulturën, turizmin, pra ca pyetje si ato që edhe z. Van Kristo gjindet nganjëherë me rolin e tij si Konsull Nderi i shqiptarëve në Boston.
Prekëse dhe me një vend të veçantë në libër janë vetë shqiptarët emigrantë që kërkojnë informacione për miqtë e tyre në Shqipëri. Janë disa letra prekëse nga shqiptarët që duan të dijnë për të afërmit e tyre në SHBA e të lidhen me ta,…si edhe një tjetër letër interesante e një shqiptari të dënuar me burg për një kohë të gjatë i cili kërkon nga Konica të ndërhyjë tek guvernatori i Nju Jorkut. Në letër përshkruhet se Konica e ndihmoi këtë njeri të dënuar.
Për ata që janë të interesuar në historinë e bashkësisë shqiptaro-amerikane, aty gjenden të dhëna dhe nga valët e hershme, më të parat të emigrantëve, siç është doktoresha e shquar më vonë, Dhimitra Cine Ilia, e cila i kërkoi ndihmë për bursë studimi që të kryente degën e mjeksisë e që u bë e suksesshme më pas dhe,… po kështu të tjerë studentë këkonin ndihmë tek Konica.
Në punën e tij diplomatike gjerësisht të larmishme, Konica mbikqyrte dhe punën e konsullatës shqiptare të Bostonit drejtuar nga Xhorh Prifti ashtu sikurse dhe konsullatën e Nju Jorkut ku në vitin 1938 pritej vizita e motrave të mbretit Ahmet Zogu.
Për më tepër, si diplomat Konica u kujdes dhe bëri një jetë active. Ai u njoh në elitën diplomatike të Uashingtonit. Ka të dhëna se ai ishte i njohur, bëri udhëtime dhe mjaft takime sidomos me përfaqësues të shtypit si dhe ftesa në radio, diça ndryshe për një diplomat i një vendi si Shqipëria.
Agroni ka bërë një punë të mirë në renditjen e detyrave zyrtare që mbante Konica mbështetur në burimet që ka gjetur. Në mbyllje ai tregon se Konica i shërbeu mirë qeverisë shqiptare, mbretit shqiptar dhe la përshtypje të mirë në bashkësinë diplomatike në Uashington.
Konica kishte edhe një tjetër mandat në shërbim të qeverisë shqiptare dhe mbretit dhe kjo ishte që të siguronte besnikërinë e bashkësisë së shqiptaro-amerikane. Kjo besnikëri nga 1925 e më pas filloi të thyhej,…ca të mbanin krahun nga mbreti dhe një pjesë nga Noli.
Si pasojë e dështimit të revolucionit të 1924-s. Në këtë pikë unë desha tj’u tregoj diçka që Faik Konica dëmtoi me shërbimin e tij si konsull ku ju kundërvu rikthimit të Fan S. Nolit nga azili në Europë më 1932.
Noli kishte hyrë një herë për 6 muaj pas 1926 -1930 ( kohë kur dha shërbesën edhe në martesën e prindërve të mi, korrik 1930), pastaj shkoi në Gjermani dhe donte të hynte përsëri në SHBA.
Konica shkroi ca letra tepër të këqia dhe acaruese ndaj Nolit e shumë të padrejta për mendimin tim të cilat ja dëmtuan emrin për ca kohë.
Nga mesi i viteve ’30-të, konflikti në bashkësi arriti kulmin dhe pastaj u dobësua ca. Vatra u nda më dysh, me përfaqësi drejtimi në Boston dhe Detroit.
Më pas Konica dhe Noli filluan të afrohen. Konica dhe Noli mbajtën një takim më 1936-ën, në një nga hotelet e njohura në Boston dhe me kalimin e kohës me vizitën e princesësh shqiptare më 1938 afrimi i tyre u bë më i dukshëm.
Janë disa ngjarje të tjera më pas si, pushtimi i Shqipërisë në Prill të 1939-së dhe ku edhe njëherë ashtu si gjatë Luftës së Parë bashkësia shqiptaro-amerikane u bashkua më shumë për të përballur jovetëm pavarësinë, por edhe paprekshmërinë e territoreve.
Kjo ishte koha kur të dy bashkuan përpjekjet për pavarsinë dhe kufijtë e Shqipërisë që zgjati në një periudhë kohe nga 1939-1948.
Dyshimet nisën për të dy në atë kohë dhe shërbimet sekrete të FBI-së dhe OSS-së (pararendësja e CIA-s), përgjonin Nolin dhe Konicën, por nuk arritën të tregonin se veprimtaria e tyre të ishte armiqësore apo të kishin bërë ndonjë gabim e të ishin fajtorë.
Konica dhe Noli u përpoqën që e ardhmja e Shqipërisë të drejtohej nga një qeverisje e quajtur Bashkimi i Shenjtë, kohë që solli konfliktin e ri me Kosta Çekrezin (që prej Luftës së Parë Botërore), i cili i ardhur në amerikë drejtoi më 1941 organizatën e Shqipërisë së Lirë. Çekrezi ishte në përkrahje të një regjimi demokratik kundër monarkisë ndryshe Nga kjo që mbështesnin Noli dhe Konica.
Megjithatë u duk se u bë një përpjekje e afrimit të të treve, por nuk arriti pasi Konica vdiq në Dhjetor të 1942-it.
Ky pak a shumë është shtrati historike. Por ajo që është e rëndësishme është se Noli bëri të gjitha përgatitjet dhe shërbimet e përcjelljes me nderim të Faik Konicës. Shoqëria e tyre e gjatë do të kushtëzonin, ruajten e objekteve dhe mbajtjen e amanetit që eshtrat e tij të ktheheshin në Shqipëri ( parashikuar për 1955).
Noli ruajti arkivat dhe botimet e Konicës dhe një nga më interesantet është se u ndoqën burimet në Uashington dhe Romë, u grumbulluan 276 libra për tju dorëzuar Bibliotekës së Tiranës dhe këto Agroni i përshkruan në libër dhe tani çështja mbetet me fatin e rreth mbi 2000 vëllimeve që nuk gjinden që ti bashkohen atyre të Bibliotekës së Tiranës.
Besoj se Agroni s’do të tërhiqet deri sa ta arrijë qëllimin.
Janë edhe nja dy karakteristika rreth librit që dua t’i përmend. Libri është shkruar mirë dhe qartë dhe është kënaqësi la lexosh atë. Së dyti me një përmbajtje të detajuar dhe treguestit ju keni mundësinë që të arrini menjëherë dhe thjeshtë në temat e duhura.Në përfundim më lejoni të them se Agron Alibali me “Dritëhijet e një diplomati” ka sjellë një kontribut me vlerë në lidhur me Fan S. Nolin, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Për këtë arësye mendoj se ai meriton tërheqjen e një audience të gjerë dhe shpresoj se shumë prej jush do të kenë mundësinë për të lexuar këtë libër duke marrë prej tij një perspektivë të vyer jo vetëm për bashkësinë tonë në SHBA, por edhe për njërin nga intelektualët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë dhe në se nuk është themelues i një rilidjeje kombëtare, ai sigurisht mbetet njëri prej personaliteteve më të rëndësishëm të saj. Ju faleminderit.
Me një falenderim të veçatë për gjithë pjesëmarrësit Agron Alibali solli kujtimet mbi idenë dhe fillimet e librit të tij. Ai u ndal në fillimin e viteve 2000 kur ishte student në Harvard për shkollën e ligjit. Ishte një kartolinë origjinale e Konicës në frengjisht drejtuar Ndoc Nikajt për botimin e “Historisë së Shqipërisë. Disa vite më vonë pasi botohet një libër shumë interesant në Londër nga Bejtulla Destani “Faik Konica- Korespondencat e zgjedhura”, u gjet periudha fill pas vdekjes së Konicës ku ishin letrat e sekretares së tij. Ajo shkruante detaje se si vdiq Faiku, nata e fundit dhe çfarë do të behej me inventarin e pasurisë së Faikut e me bibliotekën.
Për herë të parë tregon Alibali mësova që Faiku kishte lënë një amanet gojor, jo me shkrim. Amaneti ishte ky; që biblioteka ime (shumë e pasur prej 2000-3000 libra), do t’i shkojë pas vdekjes sime fondit të Bibliotekës Shqiptare.
Këtu më lindi pyetja se ç’ka ndodhur me këtë biliotekë. Janë 2000-3000 libra që s’mund të humbasin në hiç. Fillova gjurmimet dhe zbulova se Vatra ishte përpjekur për të ruajtur librat dhe kjo kishte ardhur në Boston në vitin 1956, sipas një botimi në “Dielli”. Pra unë jetoja në Boston dhe nuk kisha dëgjuar gjë. Nisa kërkimin dhe i biri A. Athanas, Pol më thotë se ai kishte të ruajtura 272 libra dhe ofron që mund t’i merrnim. Ndërsa po në Harvard më vonë shfletova dosjet për studentët të cilat bëhen të mundshme për publikun vetëm 70 vjet pas vdekjes.
Kështu që arrita të shikoj dosjen e Fan S. Nolit, dosjen e Kosta Çekrezit, Faik Konicës, Koço Tashkos,dhe mjekut Hamdi Sulçebe, këto i kam përfshirë në libër madje edhe disa nga të tjerët që kishin qenë para meje tek dosjet.
Arkiva diplomatike e Konicës është shumë e madhe dhe u desh punë për ta gjetur. Kjo është pjesa ku zbulohen dritëhijet e tij, ku shkëlqimi i tij shtohet edhe më shumë me ndihmën e jashtëzakonshme që ai i dha shumë pjestarëve të komunitetit, si dhe ana tjetër hijet e tij me luftën që ai pati me disa pjestarë të shquar e drejtues të bashkësisë.
Aty është një letër shumë e bukur e një gruaje shqiptare nga Bernardson Masacusets, ajo ishte 15 vjeç kur i shkruan Faikut më 1939 dhe, i tregonte se ishte birësuar nga një familje amerikane dhe se kishte dëgjuar se kishte një vëlla në Shqipëri. U mundova edhe më vonë të bija në ndonjë gjurmë, por nuk gjeta. Pra libri sjell shumë ngjarje nga jeta e Konicës dhe jam i lumtur që botimi ja arriti qëllimit tha në mbyllje A.Alibali duke ja lënë vlerësimin më tej lexuesve, por në këtë rrugë fondi i gjetur deri tani dhe që ju dorëzua Tiranës tregon se përpjekjet tona nuk ende kanë ndalur.
Veç kurreshtjes mbi librin takimi kaloi në diskutime të lira ku morën fjalën Thanas Gjika, Artur Vrekaj, Julja Gjika (recitim vargjesh), Sotir Pani, Neka Doko, Franklin Zdruli etj, ku u vlerësa puna 12 vjeçare te autorit në pëpjekjet për ta grumbulluar fondin si dhe u ndalën disa vërejtje të cilat do t’i bënin mirë në rastin e ndonjë ribotimi.
Pas kësaj pasdite tematike në restorantin “Nuovo” një grup vatranësh dhe miqtë e ftuar bënë një vizitë në Kishën Orthodokse Shiptare “Fjetja e Shën Marisë” ku u takuan me të tjerë veprimtarë të bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Komentet